Lu: Politikanët kanë frikë. Dikur ishin të paprekshëm

May 1, 2018 15:06

Lu: Politikanët kanë frikë. Dikur ishin të paprekshëm

Dy shkaqet që vonuan ngritjen e institucioneve si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë zgjidhur tashmë, thotë Donald Lu.

Në një deklaratë për Top Channel ambasadori amerikan i përgjigjet pyetjeve se çfarë po e vonon ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Vonesat kanë ardhur për dy arsye. E para, ishte kundërshtimi i ligjit të Vettingut nga opozita. Ata e humbën këtë sfidë. E dyta, ishte vonesa në gjetjen e kandidatëve të kualifikuar jashtë sistemit të drejtësisë për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së. Tashmë, të dyja këto çështje janë zgjidhur. Kandidatët për këto institucione janë duke kaluar në procesin e Vettingut. Ata do të jenë funksionalë shumë shpejt”, tha për Donald Lu.

Asnjë habi nga ambasadori Lu për ata që nuk e kanë optimizmin e tij.

Nuk është për t’u habitur që politikanët vazhdojnë të kritikojnë dhe të mbjellin dyshime për këto struktura. Ata ishin dikur të paprekshëm. Tani ata kanë frikë”, thotë Lu.

Ambasadori Amerikan e deklaroi reformën në drejtësi si pikë kryesore të misionit diplomatik që në ditën e tij të parë në Shqipëri.

Prej zotit Lu kanë ardhur deklaratat më të forta për politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, për banda dhe grupe kriminale si dhe për dekriminalizimin e politikës.

Pse po vonohet ngritja e Prokurorisë Speciale?

Shpresa më e madhe për të luftuar korrupsionin në nivele të larta është ngritja e Prokurorisë Speciale.

Por struktura e njohur me shkurtimin SPAK nuk ka shans të ngrihet së shpejti, pavarësisht se ka kaluar një vit e gjysmë nga miratimi i të vetmit ligj të pranuar me konsensus të paketës së reformës në drejtësi.

Struktura e posaçme antikorrupsion duhet të kishte nisur nga puna në 31 gusht 2017, pra sipas parashikimeve ligjore brenda 300 ditëve nga miratimi i ligjit. Që SPAK të niste nga puna, fillimisht duhet të ishte formuar organi qeverisës i akuzës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ashtu sikurse për gjykatën që do të hetojë korrupsionin duhet të ishte ngritur Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është organi i vetëm kompetent që emëron prokurorin e posaçëm të SPAK.

Me përjashtim të Arta Markut që aktualisht mban postin e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, janë në gare 25 kandidatë për gjashtë nga 11 vendet e KLP.

Por anëtarët e KLP janë ende nën Vetting, ndërkohë që shkarkimi i Besa Nikëhasanit, e hoqi emrin e saj nga gara duke hapur diskutimet për riçeljen e garës.

Por ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë që zgjedh prokurorët e SPAK është ende larg, me optimisti në këtë situatë është ambasadori amerikan.

“Besoj që SPAK dhe BKH do të ngrihen këtë verë. Duhet të kalojnë Vettingun mjaftueshëm persona për të pasur mundësi zgjedhjeje të personave që të jenë të pastër dhe që mund të bëhen drejtor i SPAK dhe drejtor i BKH”, thotë Lu.

Ambasadori Amerikan e deklaroi reformën në drejtësi si pikë kryesore të misionit diplomatik që në ditën e tij të parë në Shqipëri.

o.j/dita

May 1, 2018 15:06
Komento

13 Komente

  1. intelektuali May 1, 15:52

    Ta falim dhe ta bejme kurban edhe Adriatik Llallen o ambasadori i nerum Lu,

    por:

    KUR DO TE DALE VETTINGU NGA BRIMA E MIUT QE TA SHIHIM TE GJITHE ASHIQARE?

    Qe te filloje te godase “Peshqit e Medhenj” qe duhet te filloje:

    Me “Kulcedren e Korrupsionit”, Like Floriri qe Karagjozi yne Kryeminister e hodhi ne postin e Presidentit, qe e pa gjithe Bota me ze dhe figure si vidhte ryshfetin pushtetar, qe e ka sekretarin e tij Almir Rrapo ne burg federal ne SHBA per vrasje dhe krime te organizuar dhe qe ti vete o ambasadori i nerum Lu e puthe disa dite me pare ne te dy faqet duke pergenjeshtruar Adriatik Llallen qe e shpalle ARMIK te popullit perpara Gjykates albaneze,

    dhe:

    Me “Kryekriminelin e Enverit” Sali Berisha qe ka vjedhur dhe ka vrare njerez te pafajshem njesoj si Enveri dhe qe ka korruptuar mabje edhe ambasadorin Withers dhe Pnetagonin e Bush Junjorit qe financoi firmen private te tij “Saliu&Son” me 300 meleone USD per te groposur ne Gerdec me BUMJEN e tij 26 njerez te pafajshem, qe vrau si zogj pule 4 protestues ne 21 janar nga paniku i humbjes se pushtetit dhe qe vodhi si i papare ne Rrugen e Kombit duke e kamufluar me llogje patriotike dhe qe ka mbetur i parkerkur nga Drejtesia e Edvinit deri tani,

    dhe:

    Me rufjanin enverist Edi Rama qe dekoron xhelatet dhe kriminelet e Enverit, qe po vjedh si i papare buxhetin e shtetit me taksa dhe tatime, me koncesione dhe investime mafioze PPP, me kullat e tij prej betoni dhe me investime ne rruge e kudo pa frena fare qe s’i kontrollon askush dhe qe ka mbuluar Vatanin me kanabis dhe droge pa kurfare vizioni per prodhimin e ndershem kombetar,

    por:

    AMAN KUR DO TE GODASE VETTINGU SAJME QORRIN E HABILAJVE DHE TE EDVINIT QE MBULOI VATANIN ME KNABIS DHE KOKAINE DHE QE MASAKROI KOMISARIN E TIJ TE POLICISE SI ENVERI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES?

    He ta marsha te keqen o ambasadori i nerum Lu,

    KUR DO TE DALE VETTINGU JOT NGA BRIMA E MIUT QE TA SHIKOJME LIVE NE, KOKPALARET E SHQYPNISE?

    Reply to this comment
  2. intelektuali May 1, 15:53

    Ta falim dhe ta bejme kurban edhe Adriatik Llallen o ambasadori i nerum Lu,

    por:

    KUR DO TE DALE VETTINGU NGA BRIMA E MIUT QE TA SHOHIM TE GJITHE ASHIQARE?

    Qe te filloje te godase “Peshqit e Medhenj” qe duhet te filloje:

    Me “Kulcedren e Korrupsionit”, Like Floriri qe Karagjozi yne Kryeminister e hodhi ne postin e Presidentit, qe e pa gjithe Bota me ze dhe figure si vidhte ryshfetin pushtetar, qe e ka sekretarin e tij Almir Rrapo ne burg federal ne SHBA per vrasje dhe krime te organizuar dhe qe ti vete o ambasadori i nerum Lu e puthe disa dite me pare ne te dy faqet duke pergenjeshtruar Adriatik Llallen qe e shpalle ARMIK te popullit perpara Gjykates albaneze,

    dhe:

    Me “Kryekriminelin e Enverit” Sali Berisha qe ka vjedhur dhe ka vrare njerez te pafajshem njesoj si Enveri dhe qe ka korruptuar mabje edhe ambasadorin Withers dhe Pnetagonin e Bush Junjorit qe financoi firmen private te tij “Saliu&Son” me 300 meleone USD per te groposur ne Gerdec me BUMJEN e tij 26 njerez te pafajshem, qe vrau si zogj pule 4 protestues ne 21 janar nga paniku i humbjes se pushtetit dhe qe vodhi si i papare ne Rrugen e Kombit duke e kamufluar me llogje patriotike dhe qe ka mbetur i parkerkur nga Drejtesia e Edvinit deri tani,

    dhe:

    Me rufjanin enverist Edi Rama qe dekoron xhelatet dhe kriminelet e Enverit, qe po vjedh si i papare buxhetin e shtetit me taksa dhe tatime, me koncesione dhe investime mafioze PPP, me kullat e tij prej betoni dhe me investime ne rruge e kudo pa frena fare qe s’i kontrollon askush dhe qe ka mbuluar Vatanin me kanabis dhe droge pa kurfare vizioni per prodhimin e ndershem kombetar,

    por:

    AMAN KUR DO TE GODASE VETTINGU SAJME QORRIN E HABILAJVE DHE TE EDVINIT QE MBULOI VATANIN ME KNABIS DHE KOKAINE DHE QE MASAKROI KOMISARIN E TIJ TE POLICISE SI ENVERI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES?

    He ta marsha te keqen o ambasadori i nerum Lu,

    KUR DO TE DALE VETTINGU JOT NGA BRIMA E MIUT QE TA SHIKOJME LIVE NE, KOKPALARET E SHQYPNISE?

    Reply to this comment
  3. era May 1, 16:23

    Nuk mund te flasesh per lufte kunder korupsionit bkur nuk fut brenda dy eterit klasik te tij te paret (sal/meten)

    Reply to this comment
  4. alphade May 1, 16:26

    Bjeri fort zoti LU, ambasador i nderuar,i respektuar dhe i
    dashur i 96 perqind e shqiptareve qe ju adhurojne per pu-
    nen heroike qe keni bere ne Reformen ne Drejtesi dhe si-
    domos me Vettingun. Deri tani i gjithe sistemi i Drejtesise
    dhe politikanet e kallepit: Berisha- Basha-Meta,si dhe vri-
    ma e katert e kavallit, PP,LLalla,kllouni,megallomanit dhe
    imkorruptuari deri ne palce,keto reforma i kane qusjtur “shaka”‘qe sic kishin kaluar deri tani gjerat ne Shqioeti me mashtrime,genjeshtra e alibira, por tash po binden se
    gjerat Amerika dhe BE- ja nuk ben “shaka” ,ato kerkojne
    me kembengulje rezultate te thella: Kerkojne “Peshqit e
    Medhenj” prandaj ne keto momente i te gjithe sistemit te
    drejtesise u ka hyre frika ne palce. Ju, zoti amnbasador po shikoni me syte e tuaj se si po largohen “hienat” me
    bisht nder shale. Sot per “aresye shendetesore” na lane
    shendetin tre qelbesira nga sistemi gjyqesor. Neser,te tjere do t’impasojne dhe deri ne fund te vettingun mund te
    mbeten jo me shume se 10 perqind e ish-ve ne sitemin e
    Drejtesise. Dhe shqiptaret,bashke me mua dhe me ju ,zoti Ambasador i nderuar do te veme duart ne koke duke
    klithur sa shume i kalbezuar sistemi i drejtesise ne Shqi-
    peri dhe atehere te gjithe ne sebashku do te kujtojme fja-
    let e zonjes se adhuruar nga shqiptaret, Merkel kur i tha
    hapur e direkt kryeministrit shqiptar dy vjet me pare: “Zoti
    K/minister, megjithe mend kerkoni ju te hyni ne Europe, me ate sistem drejtesie te korruptuar qe keni” ! Nga shu-
    mekush nga Ne si popull dhe jo Ju ,ende nuk i dinim per-
    masat e ketij korrupsioni sepse sic e keni vene re edhe ju, zoti Lu ,ketu qofte “bataku e llumi” i Drejtesise,ashtu
    dhe politikanet e korruptuar hiqen sikur jane njerezit me te ndershme te globit,kur faktikisht jane zhytur ne nje ko-
    rrupsion te papare. “Asnje lek, ulurine deputeti Berisha,
    nuk,do te gjeni tek Une te tepert nga ajo c,me takon” !!!
    Dhe per fat te keq ka fanatike qe e besojne. Pra,sic tho-
    te populli yne,”Hajduti bertet kapeni hajdutin” . Sot po
    evidentohet fakti se sa te korruptuar e hajdute paskeshin
    qene prokuroret ,gjyqtaret duke filluar nga koka ,qe me
    siguri nuk do te jete e larget dita kur ky hajn,dallaverxhi,
    batakci,matrapaz,Llalla, te jape llogari per gjemen qe i ka
    bere ketij populli duke krijuar sistemin me te korruptuar
    te drejtesise ne Shqiperi.
    Zoti Ambasador, jam nje qytetar i zakonshen. Sistemin e
    Drejtesise nuk e njihnim sa e si duhet per faktin se ky sis-
    tem vepronte ne menyre shume te sofistikuar ,sidomos
    kohet e fundit kur prokuroret e gjykatesit e besuan se me
    te vertete ” parmenda ne drejtesi do te shkonte thelle”,
    filluan te veprojne msheftesi te zhvatnin dhe te fshihnin
    pasurine me rruge e menyra nga me te turpshmet ,hajdu-
    terie, ndersa sa per kupolen e politikaneve gjerat duke-
    shin me evidente. Tash, populli shqiptar i ka te qarte cilet
    politikane jane shushunjat e tij: Ne krye te piramides se
    politikaneve te korruptuar dhe jo vetem qendron: Sali Ram Berisha, sebashku me familjen e tij. CVI-ja e ketij
    politikani eshte komplet e zeze : Nuk eshte aspak merita e tij per rrezimin e komunizmit . Ishte fenomeni i Murit te
    Berlinit qe beri efektin domino edhe ne Shqiperi. Fale disa nderhyrjeve te huaja e te mbeshtetur nga disa komu-
    niste vendas ne kupolen e larte komuniste qe e vune ne
    krye te levizjes demokratike ne Shqipeti .Ate jo se e beri
    me ndergjegje por e “mori rryma”, dhe kjo,perben fatkeqesine me te madhe te Shqiperise dhe kombit shqip-
    tar. Njeri me shume vese negative,por mbi te gjitha : ka-
    rakteristike e tij ka qene dhe mbetet serviluzimi i dikur-
    shem ndaj te medhenjeve deri ne peshtirje she satraplle-
    ku e arroganca ndaj atyre qe ka poshte vedit. Dhe ne se
    i preken interesat e tij dhe te familjes se tij ka borxh te
    hedhe poshte si te paverteta edhe ” aksiomat gjeometri-
    ke” ! Se dyti, ne historine e kombit shqiptar zoti ambasa-
    dor ,Ai do te mbahet mend si percaresi me i madh . Ate
    qe nuk e bene rromaket e lashte me moton: “divide et
    impera” ,perca e sundo ! e beri Sali Berisha me klanin e
    tij qe e ka percare popullin shqiptar ne Jug e Veri . Nuk
    po numuroj malin me krime qe rendon mbi te sepse ate e
    di i madh e i vogel ne Shqiperi.
    poltikani i dyte qe duhet te perballet me drejtesine eshte
    padyshim,Presidenti aktual i Republikes. Njeriu i intriga-
    ve,i hajnive, i kulisave, imprapaskenave, i te nentedhjete-
    e nentave.Mjafton te nxirret nga “pluhuri” i harreses filimi-
    me ze e figure i te harruarit Dritan Prifti per te kuptuar di-
    mensionin e abuzimit te ketij hajduti i veshur me petkun e
    Presidentit aktual ….! Kryeministrit aktual dhe deputeteve
    te PS nuk i falet dhe perben nje njolle te zeze ne historine
    e kesaj partie qe e vuri kete bandit ne krye te shtetit
    shqiptar.
    Trinomin e ploteson: Lulezim Basha : bemat e tij me “rru-
    gen e kombit”, me 21 janarin, ceshtjen e detit, dhe kjo e
    fundit qe i ve kapakun te gjuthave: allishverishet me for-
    cat e errta mafioze ruse e rendojne ne maksimum besueshmerine e ketij kryetari te PD.
    Per te gjitha keto dhe shume fakte te tjera tregojne se
    ” palkati i drejtesise” duhet shembur i teri nga themelet.
    Kupola e politikaneve djathtas e majtas pa me te voglin
    perjashtim te perballen me vettingun e drejtesine. Le te
    bjere kush te bjere, qofte nga e majta apo nga e djathta
    pa dallim. Por ne radhe te pare e mbi te gjithe, i pari qe
    duhet te dale para drejtesise eshte Berisha dhe familja e
    tij. Zgjidhja e ketij problemi perben zgjidhjen perfundim-
    tare te te gjitha problemeve. Sapo kapo banda i tyre “flu-
    ron” ,te gjithe sejmenet ja mbathin nga syte kembet. Por ,
    zoti ambasador, kam nje sygjerim qe per te patur efekt
    pozitiv e gjithe kjo ne syte e shqiotareve eshte e domos-
    doshme te sillni ne Shqiperi je regjiment te NATOS per
    te mbeshtetur shtetin e qeverine tone frikacake ne reali-
    zimin e detyres per te cuar para drejtesise kete politikan
    te mbrapshte, i mbytur ne krime,hajni dhe si kapobande i
    mafias shqiptare……..!!

    Reply to this comment
  5. alphade May 1, 16:30

    Komenti im….please…

    Reply to this comment
  6. Vetting-u eshte nji "Qen" ne duart e Aleateve Usa Be. Duan ata e len te lirer te kapi kriminelet ,s'duan e mbajne te lidhur e te lehi ! May 1, 16:58

    kjo menyre diplomatike ose me mir te themi
    e rrafinuar te shprehuri ,qe vet Dreqi e kupton perse
    nuk flitet direkt politikaneve te inkriminuar
    qe USA*BE jovetm i njeh mire kush jane ,
    me emer e mbiemer por edhe sa e si i kann bere krimet dhe sa kufoma fshihen ne bodrumet e tyre ,
    (sali terroristi islamik .ilyer Muta e uturaku basha ),

    na ben te dyshojme se kush e trembet kujt ?

    i tremben Te Fortet e Botes nji bande shpellaresh ?
    Kjo eshte qesharake vetem ta shkosh neper mend !

    Pra ktu ka dicka tjeter ,qe kuptohet qarte ,
    nuk ka te bej fare me ate qe kto Te Forte trumpetojne
    her pas here medieve ,
    por vetem me intersat e tyre .
    Pikerishte ktu qebdron Hipokrizia e Gangove
    qe i tremben miut te frym te shpelles ,
    me te cilin experimentuan me suxses kto 28-vjet nen
    koston e jetes se shqiptareve .

    Kaq naiv s’duahet t’i marre kjo Bote shqiptaret ,
    edhe pse Arroganca e tyre s’njef kufi !!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  7. perkthyesi May 1, 17:12

    Zoti Lu! Patem shume besim se ju do te ndikonit ne realizimin e ndalimit te delenxhnjve politikane e soj e sorollopeve te tjere te fushes se drejtesie, por, te pakten une jam krejtesisht i zhgenjyer! Ju mund te flisni si te doni e sa te doni, por tashme eshte e qarte se ju vetem kerkoni tu zgjasni jeten politike atyre qe tash sa kohe duhej te ishin brenda ne biruce! Fatkeqesi e jona, sigurisht per ata qe kemi ne krye dhe ata qe na hiqen si miq…

    Reply to this comment
  8. Kris1 May 1, 18:14

    Nuk tremben se jane te llidhur ngushte me njeri tjeterin dhe I kane bere ligjet ne favor te hajduteve.

    Reply to this comment
  9. info analitike May 1, 18:20

    Lu peshkatari deri tani mbyll syte perballe peshqve te medhenj dhe ngazellehet per cironkat. Shoku Lu nderro grep se si e ke nisur nuk do te kapesh asnje peshk si ne janar.

    Reply to this comment
  10. h May 1, 21:46

    Mos harxhoni energji të kota në shqipëri se nuk do ta
    shpartalloni dot vjedhjen dhe korrupsionin .
    Mendoni vetëm faktin se presidenti është
    hajdut me damkë, të gjithë të tjerët ndjehen
    super të autorizuar për të vjedhur.
    Ka mundësi që Sizifi ta arrijë qëllimin e vet,
    kurse ju jo,nuk do ta arrini dot, Fatkeqsisht.

    Reply to this comment
  11. alphade May 2, 06:29

    Cfare peshku do te kapin, kur here pas here ” Peshkaqe-
    nit ” numur NJE te Shqiperise here pas here i bejne vizite
    “kortezie” diplomatet e aletateve tane duke dhene mesa-
    zhe shqiptareve se ky numur NJE eshte i paprekshem .
    Dhe shqiptare po nuk e pane prapa hekurave kete NJESH deklarojne njezeri se Vetting dhe Reforma ne
    Drejtesi nuk ka qene gje tjeter vecse nje vrime ne uje.
    Dhe NJESHI ,kryehajn,kryekriminel,kryemafioz eshte Sali
    Vicidoli.Kaq te thjeshta jane gjerat ne Shqiperi, nderlikimi
    vjen vetem nga nje psikoze qe eshte krijuar ne te gjithe
    ambientin shqiptar se Ky njeri eshte impaprekshem .se
    ben gjemen,se ndez ne flake gjithe shqioerine,se ka
    mbeshtetje nga jasht , se i ka paguar me sa kane doshur
    miqt nderkombetar nga SHBA- ja ne BE, se Dori- set ,
    Krichenbaun- net podestat ,etj. nuk harxhojne frymen kot
    po nuk ia mbushe plot lugen dhe Saliu me Lulin kete pune kane bere dhe bejne edhe tani qe po shkruhen keto
    rreshta komenti. Diabiliciteti i tyre nuk ka limit. Paskan
    qene marifetcijt me te medhenje qe ky vend ka njohur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*