Lu: Të rinjtë mund të udhëheqin një politikë pa korrupsion

September 15, 2016 21:32

Lu: Të rinjtë mund të udhëheqin një politikë pa korrupsion

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu është i bindur se të rinjtë dinë të udhëheqin për një botë të mirë dhe të pastër.

Në aktivitetin “Clear Up Albania” që synon rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për çështjet e mjedisit dhe pastëtisë, Lu shprehu edhe një herë zhgënjimin e tij për politikën shqiptare.

“Unë besoj se të rinjtë udhëheqin jo vetëm në mjedis, por në përmbushjen e të gjitha ëndrrave të kësaj gjenerate. Pa dyshim një botë më të mirë dhe më të pastër për ju dhe fëmijët tuaj të ardhshëm, por gjithashtu një sistem politik të lirë nga korrupsioni dhe kriminelët, një sistem edukimi që u jep mundësi të gjithëve, dhe një ekonomi që krijon vende pune dhe dinjitet për çdo qytetar që punon shumë në këtë vend.

Ambasadori Lu për të treguar rëndësinë e angazhimit të brezave të rinj solli si shembull historinë e një mikut të tij shqiptar.

“Kam një mik shqiptar dhe po i tregonim njëri-tjetrin për pushimet e verës dhe unë i thashë se çfarë bëmë ne gjatë pushimeve. Ai më tha si kishte shkuar në plazh dhe kishte marrë me vete djalin e tij dhe teksa po pushonin në det dhe ai pasi mbaroi shishen e tij të ujit e hodhi atë në det. Djali i tij që është 5 vjeç ishte aq i inatosur me të atin, po i bërtiste atij që bëri pis planetin dhe i shkaktoi dëm oqeanit dhe i ati pranoi se djali i tij kishte të drejtë”.

September 15, 2016 21:32
Komento

5 Komente

  1. Monika shoqja e Sllobodankes September 15, 22:16

    LU SHAKAXHIU,
    E reja ne ne demokraci,ne ekonomi ne qeverrisje e ne shtet nuk eshte GJENERACIONALE por ide mentalitete moral pasion shkence kulture nga 18 vjeçaret tek 80 vjeçaret!
    Po qe se do ish pune adoleshentesh mernim nudistet e Jales e prostitutat e ‘gjirizit te Lalesit’ mbesat e supermbesat e ‘burrave te shtetit’ dhe nga rostitucion i rruges 25 vjet e kthenim ne BORDELLO te organizuar qe te paguanin edhe taksat edhe nga pikpamja shendetesore te luftonim SIFILIZIN e ardhur nga AmeriQIja!

    Reply to this comment
  2. ludi September 15, 22:38

    OK

    Reply to this comment
  3. Andrea (jo Stefan trapi) September 16, 00:25

    z.LU,me respekt per pozicionin tuaj si ambasador i nje shteti mik duhet qe gjate ketyre viteve te qendrimit tuaj ne shqiperi te kini kuptuar se kush jane shqiptaret.Nuk eshte e hijshme qe brockulla si kjo qe tregoni JU,te femijes me babain pasi,dilni pak si shakaxhi.Shqiptarin e ka zene atje ku sthuhet nga politikanet miope vegla te te huajve dhe ambasadore te koruptuar qe duan te na mesojne luften ndaj korupsionit.Hapni driten jeshile per arestimin e idhujve tuaj Sali Berisha e Lulezim kopilit,kjo eshte kerkese mbare popullore dhe e shprehur edhe me vote plebishitare per rezimin e asaj qeverie gangsteresh qe po mundoheni ti rikuperoni duke ju mare mendime dhe duke i trajtuar si politikane KRIMINELET dhe TRADHETARET E KETIJ KOMBI. Ne shqiperi duhet nje burre shteti qe tju tregoje botes se kush eshte SHQIPTARI dhe di populli si ta mbeshtese per ta bere ate vend nje bace me lule.Loja e piste e ambasadoreve bene qe nder shekuj shqiperise ti vithet trecereku i teritorit.

    Reply to this comment
  4. info analitike September 16, 08:06

    Lu ne versionin e gjyshit te perrallave. Me sa qejf e degjon Zaho kete sepse e ka dhe mik te babait.

    Reply to this comment
  5. shabani September 16, 13:33

    Sillni te rinjte nga perendimi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*