“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, sot në 18:00 ndeshja e yjeve në Tiranë

January 10, 2020 11:53

“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, sot në 18:00 ndeshja e yjeve në Tiranë

Luajmë dhe rindërtojmë së bashku.

Është kjo iniciativa e Federatës Shqiptare të Futbollit për të mbledhur sa më shumë të ardhura për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019-të në Shqipëri.

Sot në stadiumin kombëtar do të përballen yjet e Shqipërisë, me yjet e Italisë, Turqisë dhe Greqisë, bëhet fjalë për futbollistë të rëndësishëm që kanë qenë pjesë e këtyre 4 kombëtareve në të shkuarën.

Gjithçka do të startojë në orën 18:00, do të luhen dy gjysmëfinale nga 35 minuta secila dhe më pas finalja e madhe.

Interesimi për ndeshjen e yjeve është i lartë edhe pse bileta në sektorët më të lirë të stadiumit kushton 500 lek.

Pjesë e yjeve të Shqipërisë do të jenë emra të tillë si Igli Tare, Foto Strakosha, Besnik Hasi, Altin Lala, Ervin Skela, Erjon Bogdani, Alban Bushi etj.

Te Italia spikasin dy kampionët e botës në vitin 2006 Gianluca Zambrotta e Simone Perrotta apo edhe Zaccardo e Chimenti.

Te Turqia mungon Hasan Sas, por do të jenë pjesë e kësaj sfide, Rustu Recber, Mehmet Aurelio e Hamit Altintop, ndërkohë që te Greqia diferencën pritet ta bëjnë Karagounis e Gekas.

j.l./ dita

January 10, 2020 11:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*