Luan Rama: Koalicioni ynë është funksional

August 23, 2016 18:12

Luan Rama: Koalicioni ynë është funksional

PS dhe LSI prezantuan sëbashku kandidatin e së majtës për Bashkinë e Dibrës.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama konfirmoi funksionimin e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Në prezantimin e kandidatit të majtë Muharrem Rama, deputeti i LSI tha se ky koalicion do të vazhdojë deri në përmbushjen e misionit që është ai i integrimit të Shqipërisë.

“ASHE është funksionale dhe do të jetë funksionale deri sa të përmbushet misioni i integrimit të Shqipërisë. Dimë të reflektojmë dhe të korrigjojmë gabimet në të mirë të Shqipërisë. Këto votime janë një moment reflektimi me shumë përgjegjësi për të zgjedhur me mendje dhe me zemër. Le të votojmë Muharrem Ramën për të fituar Dibrën dhe të nesërmen e saj”, tha deputeti i LSI-së.

Luan Rama i bëri edhe një thirrje kryeministrit që të ndërtojë Rrugën e Arbërit.

“I bashkohem zërit të dibranëve, zoti kryeministër ndërtoje Rrugën e Arbërit sepse është një nder që e meriton Dibra, sepse është një detyrim që e kemi ndaj Dibrës. Në 25 vjet kemi premtuar për rrugën e Arbërit, por nuk kemi bërë gjë”, theksoi Luan Rama.

August 23, 2016 18:12
Komento

1 Koment

  1. Raimond vlonjati August 24, 00:06

    Po koalicion me Edi Ramen ben ti mor idiot

    Edi Rama mezi pret rastin tjeter qe ta rrasi ne burg Meten , ndersa ti thua jemi funksional

    Ju te LSI tregoheni konplet te leshte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*