Luan Rama: Arta Marku injoron Vettingun, qëndrim arrogant dhe përçmues

July 3, 2018 21:39

Luan Rama: Arta Marku injoron Vettingun, qëndrim arrogant dhe përçmues

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka thënë se kryeprokurorja Arta Marku me mos paraqitjen e saj në seancën e sotme, e ka refuzuar procesin e Vettingut.

“Do të duhej të paraqitej sot para komisionit të Vettingut për vlerësimin që buron si detyrim prej reformës në drejtësi, por Prokurorja e Përgjithshme nuk ka dënjuar, nuk ka shkuar, është trembur, duke dëshmuar kësisoj jo vetëm mungesë respekti për Komisionin e Vettingut, por edhe mungesë sensi përgjegjshmërie për detyrën e lartë që është komanduar të kryejë.”-ka thënë ai, duke shtuar se  qëndrimi i Markut është mospërfillës, përçmues, arrogant dhe i padenjë për një funksionar të lartë të shtetit.

Rama vijoi të thoshte se po flitet për mungesë objektiviteti dhe paanshmërie në Kushtetutë, pasi procesi i Vettingut dhe reforma në drejtësi janë të kompromentuara.

Ai e ka përmbyllur deklaratën e tij duke iu drejtuar ONM-së.

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të dëshmojë se është këtu për të mbrojtur integritetin e procesit!”

s.a/dita

July 3, 2018 21:39
Komento

8 Komente

  1. alphade July 3, 22:00

    Luanus ! Me arrigant,me agresiv dhe megalloman se Ti,
    nuk mund te gjesh ne kete planet. Ti ke dhene prova per
    keto epitete qe vetem Ty te perkasin dhe askujt tjeter.
    Arta Marku nje gje e karakterizon modestia dhe thjeshte-
    sia dhe ato qe thua Ti more hajvan jane shpifje te ndyra.
    Do t’ju vije koha edhe per juve ! Mjaft keni abuzuar me
    kete popull . Nje dite do te jepni llogari para asaj qe ju sot
    duke e patur frike s’e c’ju pret perpiqeni ta denigroni e te
    shpifni. Ju mund te shpifni sa te doni por ate e ka zgje-
    dhur Amerika dhe ju do te perfundoni ne gjirizet e ujrave
    te zeza si antishqiptare, hajna e bande mafioze. Ky eshte
    fundi juaj i pashmangeshem …..!!!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku July 4, 01:29

      o alphade, po mire mer inteligjent gjenial, ato qe thua ti per kete Luanin edhe mund te jene te verteta, po a e kupton qe nuk eshte ky thelbi i kesaj pune. Si thua ti ajo Arta Marku ka bere mire qe nuk eshte paraqitur. Te lutem mu pergjigj me nje po ose me nje jo. Je i lutur qe pervec Luan Rames te shash edhe Salehun, Lylin, dreqin dhe te birin, Shqupin, edhe mua po deshe, ta kam bere hallall, vetem te lutem me thuaj nje “po” ose nje “jo” se po vdes ta marr vesh a beri mire Arta apo gabim.

      Reply to this comment
  2. Zgalem July 4, 00:55

    Mos paraqitja fizikisht e Arta Markut , perballe komisionit te vettingut , tregon modesti . Ku eshte arrogance e saj ? Arrogante do te ishte po te perdorte pushtetin . Edhe prezenca e saj perpara komisionit , mund te merrej si ndikim , per vendim te trupes . Perfaqesimi me avokat , tregon fare qarte , se Arta e ka vene veten ne rrolin e qytetarit te thjeshte . Perfaqesimi me avokat eshte jo vetem e ligjshme , por jep mundesi trupes te gjykoi pa as nje ndikim anesor . Pashe, ne nje gazete , qe nje prokuror I huaj e kritikoi Arten pse nuk u paraqit vete .Kerkesa e ketij prokurori eshte e jashtligjshme . Ai prokurori , ka thene se do t’i bente pyetja teknike . Kete veprim nuk ja mohon kush . UZgalemne gjykoj se Arta e ka kryer detyren ne nivel te larte , per kaq pak sa eshte ne detyren e larte , ku kane thyer turinjte te gjithe prokuroret e Saliut . Ne vend , qe ta inkurajoni Arten flisni kodra pas bregut . Zgalem

    Reply to this comment
    • info analitike July 4, 11:22

      aaaa jam shume dakord me shokun Zgalem. Ai ka gjikuar me mendjen e ndritur nga drita e partise. C’jane keta reaksionare e imperialiste te huaj qe fusin hundet ne sistemin tone te drejtesise. Shoqja Arta ka vepruar sipas vijes se partise me modesti por me vendosmeri e pa asnje arrogance duke marre shembull nga udheheqesi i dashur i partise qe eshte shume i dashur e i respektueshem me popullin dhe i degjon e perkujdeset per ta me modesti shume te madhe. Ai dallohet edhe per seriozitetin ne veshje ne takimet nderkombetare.dhe si fanar ndricues i lidereve te tjere te cilet kane vec per te mesuar prej tij.

      Reply to this comment
  3. tir July 4, 05:11

    O Luan vjersha po shpejt do ja degjosh krismen mos paraqitjes se zonjes Arta mgjs ajo kish avokaten. Jo se nuk e nuhat zotrote, por si byrhlepires qe je, shkruan per te marre dy leke, se frika me Arten u ka hyre ne palce. Boll vodhet ju te LSI-se.

    Reply to this comment
  4. Jimi July 4, 12:34

    Kur qoftlargu thirrej nga prokuroria dhe ai e injoronte, por shkonte edhe me tej e anatemonte prokuroren si lavire bulevardi , kjo nuk ishte arrogance!?

    Reply to this comment
  5. alphade July 5, 00:11

    Z. Xhuxhumaku….Me qe me kerkon nje “Po” ose “Jo”
    per zonjen Arta Marku : Nese duhej apo jo te paraqitej
    personalisht para Komisionit te Vettingut.? Une them se
    “PO” duhej te paraqitej. Megjithate ne cdo afirmacion
    gjithemone ka nje “POR” ! Vetem ne ligjin e mohimit te
    mohimit deklarohej “PO” ose “JO” ,por ne jeten e perdi-
    teshme gjithemone vlen aresyeja dhe argumenti. Ne kete
    rast nuk e konsideroj nje sakrilegj mos paraqitjen e kesaj
    zonje ne Komisionin e Vettingut dhe te arrish ne konklu-
    zionin se kjo zonje eshte “arrogante,percmuese” nuk e
    besoj se keto epitete te bindin per te akuzuar kete zonje.
    Shiko vetem fotografine, shiko nga vjen,origjina ,etj.etj.
    dhe nuk te jep pershtypjen e arrogantes e percmueses,
    por te nje zonje serioze.
    Persa i perket Luanit : te gjithe e njohin,si arrogant, me-
    galloman qe na flet nga “Maja Olimpit” ne qe jemi ne
    kembet e ketij mali. Pervec kesaj te gjithe shqiotaret e
    dine sjelljen e tij kur ishte per disa kohe minister i Bren-
    deshem ! E pra, duke u nisur nga keto pak fakte dhe
    shume te tjera qe nuk po i permend ketu sepse s’eshte
    vendi konkluzioni eshte i qarte se ato,per te cilen akuzon
    Zonjen Arta, i ka vete. Nuk di nese je i kenaqur me keto
    shpjegim “A grosso modo”… Respekte… ,

    Reply to this comment
  6. alphade July 5, 00:21

    Shtojce: I nderuar zoti Xhuxhumak, nese i ke lexuar
    komente e mia do te keshe mesuar qendrimin tim
    ndaj bandes mafioze te Vicidolit.
    Respekte, FLM.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim