Luan Rama: Kemi nevojë për prokurorë kurajozë, që nuk e shesin emrin

July 4, 2018 19:45

Luan Rama: Kemi nevojë për prokurorë kurajozë, që nuk e shesin emrin

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar këtë të mërkurë rreth qëndrimit që kanë patur prokurorë, të njohur e të panjohur ndaj statusit të tij të djeshëm, ku e komentonte mosparaqitjen e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, para komisionit të Vettingut si papërgjegjshmëri totale.

Përmes rrjetit social “Facebook”, Rama vijon të thotë se kritikat dhe vërejtjet që ata mund të kenë ndaj Markut, le t’ia adresojnë asaj, në mënyrë që t’i bëjnë objekt diskutimesh.

Ai shton se nuk e shikon si të nevojshme faktet që ata servirin, që të kuptojë se institucioni i prokurorisë ka degraduar.

Në fund, nënkryetari i LSI-së shkruan se sistemi i drejtësisë ka nevojë për prokurorë të devotshëm e të ndershëm, pasi vetëm kështu mund të fitohet besimi i qytetarëve.

Postimi i Luan Ramës

Një falenderim dhe një këshillë për disa prokurorë!…

Pas publikimit të qendrimit tim dje dhe sot për mosparaqitjen e Prokurores së Përgjithshme para komisionit të Vettingut, ç’ka, edhe një herë e ritheksoj, ishte fyese e në papërgjegjshmëri të plotë me përmbushjen e detyrës së lartë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, poshtërues e mospërfillës për institucionet e Vettingut dhe vetë reformën në drejtësi, shumë prokurorë, të njohur e të panjohur, me kanë dërguar mesazhe solidariteti e falenderimi!

Në respekt të kodit tim etik edhe unë i falenderoj. 

Por, ndërkaq, dua t’ua bëj të qartë e t’iu jap edhe një këshillë miqësore, se nuk kanë përse të më falenderojnë mua, por, ato vërejtje, madje edhe kritika që kanë për Prokuroren e tyre të Përgjithshme, le t’ia adresojnë asaj e t’i bëjnë objekt debatesh e diskutimesh në strukturat e tyre!

Unë nuk kam nevojë për faktet që më sjellin ata e që lidhen me mosfuksionimin dhe degradimin e institucionit të prokurorisë.

Unë, e si unë besoj edhe qytetarët e tjerë, kemi nevojë për prokurorë të devotshëm, korrektë e të ndershëm në zbatimin e ligjit, kemi nevojë për prokurorë qytetarë, me integritet e dinjitet profesional, për njerëz kurajozë e që nuk e shesin emrin e tyre nëpër mejhanet e korrupsionit!

Sistemi i drejtësisë është përpara provës së madhe, për të fituar pikësëpari sfidën e besimit të qytetarëve! E që kjo të ndodhë, prokurorët e gjyqtarët të parët, duhet të dëshmojnë se janë shërbëtorë në zbatim të ligjit e jo servilë të pushtetit!

s.a/dita

July 4, 2018 19:45
Komento

2 Komente

  1. Arben July 4, 22:15

    Normale, duhet buegosur ilir meta

    Reply to this comment
  2. petriti July 5, 07:46

    Sa i zgjuar ky debili i lesh e lise. Kerkon tu jape mend shqiptareve a thua se nuk te njohin, se per fat shqiperia aq eshte sa njihemi te gjithe njeri me tjetrin. Po mbylleni ate hale se qelbet vendin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*