Luan Rama: Me arbëreshët, në viset ku jeton gjaku dhe gjuha e arbërit…

November 7, 2018 19:16

Luan Rama: Me arbëreshët, në viset ku jeton gjaku dhe gjuha e arbërit…

Presidenti Meta dhe Presidenti italian Mattarella vizituan Kolegjin e “Shën Adrianit” në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Deputeti Luan Rama, i pranishëm në këtë aktivitet ndan emocionin e tij me ndjekësit në Facebook.

Një ditë e veçantë; e veçantë prej emocionit e krenarisë, por edhe prej kënaqësisë që gjendem e ndër katunde e qytete arbëreshe të Kalabrisë, në këto vise ku që prej kohës së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut tonë, jeton gjaku dhe gjuha jonë.

E pikërisht, për këtë simbolikë mbijetese e trashëgimie të gjakut e gjuhës së arbërit që vjen që prej “Motit të Madh”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella u bënë bashkë në Kolegjin e Shën Adrianit, në Shën Mitër Korona, aty ku mësoi e më pas dha mësim De Rada ynë i madh, për të nderuar historinë e bashkëjetesës dhe të tolerancës, të mirëkuptimit dhe integrimit, që me arbëreshët na ofron modelin të cilit duhet t’i falemi e t’i jemi përjetë mirënjohës.

Mirënjohës sepse na ruajtën të gjallë, siç u shpreh Presidenti Meta, gjuhën dhe shpirtin e kohës së Skënderbeut“, thuhet në komentin e deputetit Luan Rama.

 

v.l/ Dita

November 7, 2018 19:16
Komento

11 Komente

  1. Baba Aliu November 7, 19:35

    Pika ty o Luan dhe Like Floririt qe perfaqesoni popullin shqiptar ne Vitin e Skenderbeut te Arbereshet. Fatkeqesi e madhe!

    Reply to this comment
  2. epo kjo bela November 7, 20:11

    e njejta gje duhet te ndodhe dhe ne greqi me arvanitasit… dil nje xhiro andej zoti president

    Reply to this comment
  3. pitu November 7, 20:39

    partia e tyre votoi kunder ligjit te minoriteteve ne shqiperi njerez me ty fytyra njerz koti

    Reply to this comment
  4. A November 7, 20:49

    Pse mo pika, ku eshte mender karagjozi me poture dhe kepuce atletike te bardha EDI KRISTAQ ANETA RAMA qe nuk i bjen ndermenn per vitin e 550-te jubilar te largimit nga kjo jete te Heroit tone Kombetar GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU me e nderu kete personalitet te kombit shqiptar por edhe me gjere si ne Ballkan, ne Evrope dhe ne bote.
    Ku qendron problemi, se shoku leckaman i rrugeve te Parisit EDI RAMa i ben fresk XHEP TAIP ERDOGANIT, megjithesi eshte i gjithi me origjine shqiptare eshte i shitur tek fanatiket dhe fondamentalistet islamike qe nuk e durojne dot GJERGJ KASTRIOTIN sepse per 25-se vjet qe ka luftuar me osmanet ja ka “thyer” hunden 29 here sulltan muratit te dyte dhe sulltan mehmetit te dyte.
    Arbereshet e Italise me vdekjen e GJERGJIT te MADH u shpengulen nga Shqiperia ne Itali, ku menjehere me dekrete mbreterore te Napolit dhe te Papes se Vatikanit u hapen shkollat ne gjuhen shqipe me tradita dhe zakone puro shqiptare qe i ruajne edhe sot. Kjo eshte kultura origjinale e popullit shqiptar pa ndikimi osmane, turke dhe islamike.
    Urime ILIR METES qe beri nje veprim te tille dhe te falenderojme Presidentin e Italise SERGIO MATTARELLA qe na ka nderuar dhe respektuar per kete jubile.
    Kurse ne Turqi jetojne sot 7 mijelion me origjine shqiptare dhe asnjehere, kurre, nuk jane lejuar te hapen jo shkolla por as kurse per te mesuar gjuhen shqipe. Me kalimin nga brezi ne brez shqiptaret e Turqise asimilohen si eshte asimiluar XHEP TAIP ERDOGAN qe e ka origjinen shqiptar nga Krahina e Krajes, ne bregun e Liqenit te Shkodres qe sot i takon shtetit te Malit te Zi, bile ky derdimen ka edhe kusherinj te afert ne Shqiperi edhe sot e kesaj dite.
    Edhe kur u muar vesht se Shqiperia do te dilte e pavarur me 28 NENTOR 1912 dhe do tu largonte nga Perandoria e pjerdhur dhe injorante Turke, sulltanet e saj nuk ben as veprimin me te vogel qe 4(KATER) VILAJETET SHQIPTARE ti benin 1(NJE) VILAJET te vetem. O bo bo sa na kane dashur ne shqiptareve qe pavaresia e Shqiperise e gjeti kete vend pa rruge, pa ura, pa zhvillim, pa shkolla, nje popull mjeran dhe te varfer. “Na kane dashur shume”!!

    Reply to this comment
  5. pak durim November 7, 22:34

    Po keta paskan ikur te gjithe ne Itali, po Monika apo eshte tek shoku HU ne Kine?

    Reply to this comment
  6. gjallesa qe flasin November 7, 22:38

    O Luan, po ju nuk doni gjakun ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” e jo te doni gjakun qe eshte kthyer ne italjan. se si duket dhe ju jeni turq se s’besoj se jeni shqiptar. Pse kembekryq ndenjen turqit 500 vjet?! Ju jeni nga ajo pjelle.

    Reply to this comment
  7. h November 8, 07:13

    Pashë dje dy pesidentët dhe u rrënqetha nga turpi kur
    krahasova Matarelën ish-prokuror simbol i ndershmërisë dhe drejtësisë,
    dhe metën simbol i hajdutllikut dhe mafjes.
    Në kushte të tjera,Matarela do ta kishte arrestuar hajdutin meta.

    Reply to this comment
  8. Harta la Vista November 8, 07:30

    Mirënjohje sepse, siç u shpreh dhe shoku Enver Hoxha, na ruajtën të gjallë gjuhën dhe kohën e Skënderbeut.
    Hë si thoni këtë desh të thoshte gazetari i ish ZP.
    HASTA LA VISTA

    Reply to this comment
  9. Genti November 8, 08:33

    Luan pacavurja,servili i nje presidenti hajdut.Ktheuni shpejt ne Shqiperi qe te merrni pjese ne ceremonine e varrosjes te nje terroristi.Arbereshet tane te Italse duhet ta dine qe presidenti Ilir Meta(xsa) eshte personaliteti me i felliqur ne historine presidenciale Shqipetare.I filmuar dhe i dekumentuar me prova te sakta si nje hajdut ordinier dhe i pa denuar nga krimineli SALI RAM BERISHA(vic)Nje president qe kushtetuten e perdor per interesa vetjake ne dem te interesave te popullit.

    Reply to this comment
  10. XXXL November 9, 00:50

    Kane shkuar legenat, horrat dhe hajdutet e Lesh e Lise tek Arbereshet e Kalabrise per te bere TURIZEM me parate e taksapaguesve shqiptare.
    U bene keta morracake, grabitqare dhe cari nga Cepani i Skraparit te na jape mend, per historine dhe kulturen shqiptare dhe ate arbereshe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*