Luan Rama: Nismë ligjore për statusin e ish-ushtarakut

April 28, 2016 13:34

Luan Rama: Nismë ligjore për statusin e ish-ushtarakut

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Luan Rama tha sot në parlament se p/ligji ‘për faljen e detyrimeve  ish-ushtarakëve’ i rikthen kësaj kategorie atë që ju është marrë padrejtësisht nga qeverisja parardhëse.

Me këtë rast deputeti Rama kërkoi nga qeveria që të sjellë në parlament një nismë të plotë ligjore për statusin e ushtarakut.

“Faji qëndron tek ata që kanë bërë ligjin, duke kryer një shkelje ndaj ish-ushtarakëve, për t’i dhunuar, thyer dhe poshtëruar gjithë atë armatë njerëzish, me të vetmin faj se i kanë shërbyer popullit dhe vendit të tyre. Djersa, kontributi dhe sakrifica e tyre është grabitur me ligj dhe ky ka qënë një qëndrim klasor, politik i një maxhorance në një periudhë të caktuar të qeverisjes, për të fyer dhe poshtëruar këtë shtresë sociale”, u shpreh deputeti Luan Rama, gjatë debatit në parlament për pr/ligjin “Për faljen e detyrimeve ish-ushtarakëve’.

Në fjalën e tij deputeti i LSI-së tha se trajtimi i kësaj kategorie kërkon një trajtim tërësor dhe shterues, ndaj ai sugjeroi që qeveria të sjellë në parlament një paketë të plotë ligjore për statusin e ish-ushtarakut, brenda këtij mandati.

“Inicimi i një nisme ligjore për të zgjidhur përfundimisht statusin e ushtarakut duhet të jetë  proritet i punës së qeverisë, e cila duhet ta sjellë atë në parlament para mbarimit të mandatit. Qeveria duhet të vijë me një paketë të plotë, shteruese të statusit të ish-ushtarakëve, sepse ne sot jemi një vend anëtar i NATO-s, por standardi i trajtimit të ish-ushtarakëve tanë nuk ka asnjë referencë me trajtimin që i bëhet kësaj kategorie në vendet anëtare të Aleancës. Prandaj, meqë po flasim për premtime të mbajtura, le të ndërmarrim një nismë serioze dhe t’u garantojmë ish-ushtarakëve statusin e dinjitetit, të nderit dhe respektit, për kontributin e dhënë per këtë vend”, deklaroi deputeti Luan Rama.

April 28, 2016 13:34
Komento

4 Komente

  1. Zboristi April 28, 14:01

    Si te gjitha maxhorancat qe e kane bere ne fund te mandateve per te hyre ne fuqi kur te rimarrin pushtetin!!!
    -Pordhe gomari….!-do te thoshte Komandanti i Vertete

    Reply to this comment
  2. antifashisti April 28, 15:57

    Bravo Luan Rama!
    Kam besim te plote tek LSI-ja se ajo mund te behet promotore e ndreqjes se padrejtesise 25 vjecare ndaj ushtarakeve,qe jemi persekutuar nga te gjitha qeverite si te PD-se ashtu edhe te PS-se!
    Te dy keto psarti,vecanerisht PS-ne e sotme qe sundohet nga Edi Rama,na kane trsajtuar si armiq!
    Projekt ligji i fundit i sapo pergatitur eshte nje TALLLJE CINIKE qe keta socialistet po na bejne ne!
    Ne kerkojme te drejtsat tona te mohuara nga klikat fashiste ne fuqi sipas ligjeve dhe Kushtetutes,por Edi Rama u shqye se dheni MILIARDA LEKE per ish te burgosurit,shumica e tre cileve kane qene denuar per vjedhje,vrasje,spiunazh dhe diversante kunder Shqiperise!
    ] Askujt prej tyre nuk iu kerkua qe ta mbrojne PAFAJESINE ME GJYQ sic kane bere e po bejne me ne!
    Vetem kesti i fundit per te ish burgzxhinjte eshte 50 MILIAR LEKE,ndersa per buken e gojes se femijve tane te mohuar per 25 vjet rresht,keta hiqen se NUK KANE LEKE!
    MERRENI NE DORE STAFETEN PER TE DREJTAT E USHTARAKEVE,ju te LSI-se,se vetem ju mund ta coni deri ne fund kete pune!
    Edi Rama eshte treguar po aq armik me ne si Sali Berisha!
    Se pari,te na njohin denimin e dhene si anti kushtetues dhe te na kthejne te gjitha leket ve mbajtura padrejtesisht qe nga viti 2009 me gjithe interesat e kamatave!
    Se dyti,te na heqin nga supet gjyqet e shumta dhe ta padrejta qe kemi vite qe po rropatemi!
    Asgje nuk duhet pervec nje urdheri qe ISSH te zbatoje ligjet ne kohen kur secili prej nesh ka dale ne rezerve!
    Se treti,Ministria e mbrojtjes,per pensionet tona ka derguar ne ISSH,paga referuese mashtruese e jo ato qe jane te sanksionuara me Statusin e Ushtarakut!
    Une personalisht ne vitin 1993 kur dola ne rezerve e kisha pagen referuese 13000 leke,ndersa llogaritjet me jane bere sikur te isha civil me pagen 410 leke!
    Pra ka nje grabitje te madhe te pensioneve tona si nga ministria e Mbrojtjes ashtu edhe nga ISSH!

    Reply to this comment
  3. qazimi April 28, 16:03

    POSHTE PROJEK LIGJI MASHTRUES I PS-se per pensionet e ushtarakeve!
    Nuk duam lemoshe por te drejtsat tona te grabitura nga te dy klikat sunduese si ajo e Berishes ,F.Nanos dhe sot e E.Rames!
    Hiqeni fjalen :FSALJE: nga ligji se eshte sa i felliqur aq edhe poshterues!
    Ne se gjykoni se Berisha ka bere mire qe na da denuar per hakmarrje politike,NUK DUAM ASGJE NGA JU SOCIALISTET!
    HARRAM T’I KENI VOTAT TONA!
    Vetem nga LSI kemi shprese se vetem ajo do t’u beje ju qe te na jepni te drejtat tona!
    Zbatoni Kushtetuten,vendimin nr.33/2010 te Gjykates Kushtetuese dhe mos llomototni kot sikur po na jepni lemoshe!

    Reply to this comment
  4. Spata April 28, 16:34

    Mos vazhdoni me tallje elektorale.Ligjin e kini patur te gatshem qysh kur Shqiperia shpalli vendin Republike Demokratike.Ju dhe stani politike rrendet pas ligjeve si te fitonit per vete e te pa vdekshem. Ato ligje per te tjeret i bete me beshe. Si duket po ju djeg dhe kerkoni tju vije nga pas.
    Na keni genjyer dhe vazhdoni te genjeni. Ju te Lsis jeni xhonglera e nuk ju besojme per ato qe thoni. Na ktheni djersen e mohuar dhe me pas flisni per ne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*