Luan Rama shpërthen ndaj vdekjes së gjykatëses Hafizi: Shteti është vrasësi i vërtetë

August 31, 2017 20:44

Luan Rama shpërthen ndaj vdekjes së gjykatëses Hafizi: Shteti është vrasësi i vërtetë

Një tjetër politikan ka reaguar për vdekjen e gjykatëses Hafizi. Ka qenë pikërisht kryetari i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook, ka akuzuar si përgjegjës shtetin për vdekjen e gjyqtares. Ai ka shpërthyer me akuza duke thënë se shteti dhe qeveria janë vrasësit e vërtetë të gjykatëses.

Statusi i plotë:

Një zë që thirri në shkretëtirë!

Fildeze Hafizin e vrau shteti!

Cronaca d’un muerte anunçiada! (Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar). Më erdh në mend titulli i këtij libri të famshëm të Marques-it, pas gjithë asaj tragjedie kriminale që fatalisht vrau jetën e një gruaje – nënë e qytetare e mirë!
Fjalët, tani që Fildeze Hafizi nuk jeton më, e vrarë në mes të ditës mu mes të Tiranës, nuk kanë asnjë vlerë!
Sepse ajo i tha dhe i bëri të gjitha sa qe gjallë; denoncoi, luftoi, kerkoi ndihmë e mbrojtje për jetën, e megjithatë humbi!
Humbi në betejën e jetës së vet!
Megjithëse u përpoq që në këtë betejë të mos ishte e vetme!
Humbi sepse e vranë!
E vranë, sepse ne e lamë vetëm!
E vranë!!!
E vrau shteti i vet, ai që më së pari e kishte për detyrë ta mbronte!
E vrau mosveprimi, indiferenca, heshtja, braktisja e të gjithëve ne që e kishim për detyrë ta mbronim!
E vrau sistemi që ne kemi krijuar që e kishte për detyrë ta mbronte!
E vranë kolegët e sajë, prokurorë e gjyqtarë që me veprimet e mosveprimin e tyre kriminal nuk zgjodhën ta mbronin me armët e drejtësisë, por e vranë duke mbajtur anën e ish-burrit vrasës e duke u bërë ortakë me të në këtë krim makabër!
E tani, ajo, gruaja e pambrojtur, nëna e dy fëmijëve jetimë, gjyqtarja e përkushtuar, qytetarja e mirë Fildeze Hafizi nuk jeton më!
Për fajin tonë! Për fajin e shtetit në shërbim të të cilit ishte!
Prandaj tash e mbrapa fjalët nuk kanë më asnjë vlerë!
Shteti vrasës, qeveria vrasëse, prokuroria vrasëse, gjykatat vrasëse, politika vrasëse, shoqëria vrasëse, nëse duan të dëshmojnë se nuk do të jenë të tillë, pra nëse nuk do të jenë vrasëse edhe nesër, edhe pasnesër, edhe në çdo ditë të së ardhmes tonë, le ta dëshmojnë duke “vrarë” me forcën e ligjit të gjithë vrasësit e Fildezit, nënës së dy fëmijëve jetimë!
Ndërsa krerët e drejtësisë e të qeverisë e të gjithë ata të cilëve gjyqtarja e vrarë ju kerkoi ndihmë për t’i shpëtuar jetën, le t’i mbajnë letrat e saj si dëshminë e një zëri që thirri në shkretëtirë, por që nuk e dëgjoi njeri! Vox clamantis in deserto! – sipas Biblës.

 

August 31, 2017 20:44
Komento

11 Komente

  1. floriri i Bençes August 31, 22:31

    Je komplet bole, je bolja e djathte e Like floririt.

    Reply to this comment
  2. hë për hë.... August 31, 22:54

    O luan i leseise. Kerko qe neser ne mengjez arrestimin urgjent te ministrit dhe kolegut tuaj te drejtesiseyllit qe nuk ndrin e shkelqen si nje yll por si jnje koke tul, ne se e ke seriozisht per kete akt te pashembullt te mungeses se ligjit. Mos e kerko tek te tjeret me qe po beni opozite me vdekjen. Kaq. na e shpifet si politikane ordinere dhe krejtesisht pa vizione. jeni bere si llafazanet e lagjes.tek rradha e qumeshtit ti e sorollopi juaj pede e lesei

    Reply to this comment
  3. Tz August 31, 23:26

    o zot kur do mbarojne keto hipokrizi te ndyra dhe vdekja te bjere mbi keto hiena.cfar mund te thuash tjeter per ate sistem drejtesie qe nuk eshte ne gjendje te mbroje vetveten.Nuk ishte nje aksident i castit qe ti nuk mund ta parashikosh por paska qene nje histori 2 vjecare dhe sidomos me nje person te drejtesise qe i nje ligjet.Mjere ai popull i shkrete ne duart e kujt eshte……

    Reply to this comment
  4. MH September 1, 00:38

    Ti je budalla i rrezikshem.Cfrytezon humbjen e jetes se gjyqtares per politike.
    Pse nuk i drejtohesh ambasadorit Lu qe i asht vue ne dijeni dhe nuk shikojme te kete reaguar ne kerkesen e te ndjeres viktime Hafizi.Po te kujtoi qe ti nuk din hiq per sa do te tregoj.Jo vetem se je i ri ne kohe lindje.Por nuk din nji karakteristike te njeriut qe kur vendos per dicka ai nuk pyet fare per shtet,drejtesi,gjyqesi.
    Ngjarja e ndodhur ne Shkoder rreth viteve 1950.Burri dinte tradhetin qe i bante e shoqja.Priste rastin ma konkret per ta zan ne flagerance.E zen tue ece bashk me oficerin ne drejtim te piaces sa kalon ish dyqanin e valutes ne Shkoder(sot pedonale) I del per balle hek alltine dhe ia numron grues dhe oficerit dhe i len shakull ne vend.I bajne gjyqin.Ne mes te tjerave i drejtohen:A din qe denohesh nga shteti e nuk te lejon.
    Ai i thote trimenisht:Kur ta qes ceken me vdeke qeveri bahem vete.
    Tashti Luan mos shit budallalleqe politike idiotesh.Nuk ka asnji tager te mbaj pergjegjesi shteti.
    Jane vra e vra njerez me potence dhe shteti nuk ka pas cfare te ndreqin.Aq ma teper te mbaj pergjegjesi.Cili pushtet ne Amerike mbajti pergjegjesi per vrasjen e Kenedit.Ai iku e nuk kthehesh.Po cili u ekzekutue per Kenedin.
    Krimi rasti konkret asht i dhimbeshem por mos guxo te bash politike se te qeshin.

    Reply to this comment
  5. alphade September 1, 11:13

    E vrane dy ministrat tuaj, zoti Rama : kaposh Qerozi
    Manjani dhe mjeran Vasili, te cilet, me sa duket duke
    qene biznesmen i kamur, me siguri ka levuar paraja,
    gje qe banda juaj i ka qejf shume eurot dhe dollaret.
    Prandaj mos u mundoni ju Leseistat t’ja ngarkoni fajin
    te tjereve dhe vete t’i “lani” duart si Pons Pilati. Ju jeni
    fajtor dhe askush tjere qe leruat nga burgu nje kriminel.!

    Reply to this comment
  6. Arben September 1, 11:24

    JE PERGJEGJES TI MORE KRIMINEL.

    LITARI LITARI LITARI LITARI

    Reply to this comment
  7. Aranit Pojani September 1, 11:38

    Haleja pa ngjyre Luan Rama,papagalli i Mones,njeriu me i peshtire qe arrestoj Nard Koken pse i mori Qerretin,manjaku seksual si Ylli qe liroj Kasemin,pa pike turpi sic e ka zakon Mona kopilin ja le ne preher tjeterkujt,

    Reply to this comment
  8. Zgalem September 1, 14:22

    Po kuja I thote shtet ky mjeran . Shteti eshte Ministria e Drejtesise , qe e ka drejtuar historikisht LSHIja . Kjo Ministri pergjigjet deri sa te dekretohet Qeverria . Keta kane dale nga faza me kohe eme vaft .

    Reply to this comment
  9. vera e nxehte September 1, 15:32

    Jam dakort me Luan Ramen; shteti i drejtesise i ndertuar nga Luan Rama, Sali Berisha nen udheheqjen e presidentit Ilir Meta e vrau gjyqtaren. jepni llogari dhe lerini llafet kriminele!

    Reply to this comment
  10. Thanas Mustaqi September 1, 15:32

    Më 6 gusht 2003, para Drejtorisë së Policisë Durrës, ku ishte thirrur nga titullari për mbledhje, “rastisi” që aty të ndodhej një vrasës në pritë, u vra shefi i komisariatit të Fushë-Krujës kryekomisar Gani Malushi. Ndaj tij u qëllua me një breshëri plumbash, duke i shkaktuar vdekjen. Versioni zyrtar i ministrit të Rendit të asaj kohe Luan Rama se shkak i kësaj vrasjeje ishte gjakmarrja dhe shënjestra ishte shoferi i Malushit. Për vrasjen u dënua me burgim të përjetshëm Agim Pepa, i cili nuk u kap dot nga policët e Luanit. Vrasësi ishte strehuar në mjedise luksoze për rreth pesë muaj në kryeqytet, pastaj u vetëdorëzua. I bie që vrasjen e kryekomisarit Gani Malushi ta ketë orkestruar kryepolici i 2003-shit Luan Rama
    Kur ishte ministër i Fatos Nanos, nënkryetari i sotëm i LSI-së, që bërtet kundër qeverisë, është akuzuar për rekrutim policësh të lidhur me krimin, trafikun e heroinës nëpërmjet portit të Durrësit. Ky Luan “trimi” është akuzuar në mediat e kohës për paaftësi në gjetjen e vrasësve të shoferit të prokurorit Sollaku, vrasësve të biznesmenëve të ndryshëm dhe vrasjeve të tjera të panumërta në rritje.

    Reply to this comment
  11. Thanas Mustaqi September 1, 17:17

    Më 6 gusht 2003, para Drejtorisë së Policisë Durrës, ku ishte thirrur nga titullari për mbledhje, “rastisi” që aty të ndodhej një vrasës në pritë, u vra shefi i komisariatit të Fushë-Krujës kryekomisar Gani Malushi. Ndaj tij u qëllua me një breshëri plumbash, duke i shkaktuar vdekjen. Versioni zyrtar i ministrit të Rendit të asaj kohe Luan Rama se shkak i kësaj vrasjeje ishte gjakmarrja dhe shënjestra ishte shoferi i Malushit. Për vrasjen u dënua me burgim të përjetshëm Agim Pepa, i cili nuk u kap dot nga policët e Luanit. Vrasësi ishte strehuar në mjedise luksoze për rreth pesë muaj në kryeqytet, pastaj u vetëdorëzua. I bie që vrasjen e kryekomisarit Gani Malushi ta ketë orkestruar kryepolici i 2003-shit Luan Rama
    Kur ishte ministër i Fatos Nanos, nënkryetari i sotëm i LSI-së, që bërtet kundër qeverisë, është akuzuar për rekrutim policësh të lidhur me krimin, trafikun e heroinës nëpërmjet portit të Durrësit. Ky Luan “trimi” është akuzuar në mediat e kohës për paaftësi në gjetjen e vrasësve të shoferit të prokurorit Sollaku, vrasësve të biznesmenëve të ndryshëm dhe vrasjeve të tjera të panumërta në rritje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim