Lubonja, Astiri dhe opozita

December 6, 2018 10:37

Lubonja, Astiri dhe opozita

Bedri Islami

Lajmi i ditës së djeshme, i cili u përhap thuajse në të gjitha mediat, se analisti Fatos Lubonja ka qenë mes protestuesve banorë të Astirit, së bashku me thirrjen e tij për përmbysjen e qeverisë Rama, zgjoi interes për atë pjesë që e mbështet atë sot dhe që e ka urryer disa vite më parë.

Lubonja është një ish i burgosur politik i kohës moniste, pjesë e së cilës ishte dhe kundërshtar i të cilës e bënë.

Ka një dallim esencial mes kundërshtarëve të regjimit nga ajo që mund të quhet klasë e përmbysur e vitit 1945 dhe që kishte vërtet hesape me komunizmin: hesape të pasurisë, të bindjeve, të qëndrimeve, të prejardhjes, të mendimit dhe e cila gjendej natyrshëm në skajin tjetër dhe si e tillë, duke pritur ndëshkimin, bëhej gati për një përballim të ri dhe, të atyre që nuk u bënë me dashje kundërshtarë të regjimit, por që regjimi nuk i deshi më, pasi, duke qenë pjesë e elitës së tij, ata, ose u bënë koka turku, prej të cilëve duheshin trembur të tjerët, ose sapo kishin filluar të rebeloheshin, nga të cilët, etërit si pasojë e thyerjes së idealit që kishin pasur në rininë e tyre, ndërsa bijtë më shumë si modë, snobizëm dhe llastim politik.

Megjithatë ata u ndëshkuan ashpër, padrejtësisht, humbën rininë, të ardhmen e tyre, ua shkatërruan familjet, por asnjëri, ose pak prej tyre, mendonin seriozisht se do të përmbysnin regjimin që i kishte bërë të ishin në elitën komuniste.

Të më ndjejnë, por shumë prej tyre, që sot janë në radhët e disidentëve politikë, që u burgosën, internuan ose u persekutuan,qofshin bij ministrash, gjeneralësh, sekretarësh, etj., kjo u ndodhi jo se deshën, por sepse regjimi nuk i deshi më ose nuk iu përshtatën atij.

Lubonja është njëri prej tyre. Më shumë e bënë armik të regjimit, se sa u bë vetë i tillë.

Por, duhet saktësuar, se kjo nuk e mohon aspak vuajtjen e tyre.

Të më ndjejnë, por shumë prej tyre, që sot janë në radhët e disidentëve politikë, që u burgosën, internuan ose u persekutuan, qofshin bij ministrash, gjeneralësh, sekretarësh, etj., kjo u ndodhi jo se deshën, por sepse regjimi nuk i deshi më ose nuk iu përshtatën atij.

Fatos Lubonja është njëri prej tyre. Vera Bekteshi një tjetër. Ngjela, po ashtu. Për të cituar më të njohurit.

Por kjo nuk dërgon në harresë vuajtjen e tyre.

Kur kam lexuar librin e Lubonjës, “Në vitin e shtatëmbëdhjetë”, kam ndjerë shtrëngimin e darëve të pushtetit mbi jetët njerëzore.

Lubonja, si shumë të tjerë, në fillim me shumicë, u bë pjesë e jetës politike. Shumë prej tyre, në kalimin e viteve, heshtën; pak mbetën dhe dy më të njohurit prej tyre, Ngjela dhe Lubonja, janë të pranishëm, megjithëse shpesh herë në kahe të ndryshme e të kundërta.

Lubonja u njoh sidomos në vitin 1997, kur bashke drejtonte strukturën më të njohur politike kundër qeverisë Berisha; ishte po ashtu më agresivi, edhe më agresiv se Kurt Kola, mos qofsha gabim i biri i Bilal Kolës së Macukullit.

Lubonja , pas pushimit të zjarrit 1997, papritmas, u gjend jashtë pushtetit, por kjo nuk është një gjë e pazakontë. Mik i afërt i Edi Ramës, aq sa ishte armik i Berishës, befas ndërroi lëvizjen e tij politike, duke u bërë armik i të parit dhe i heshtur, në mos dashamirës me të dytin.

“Vetëm i marri dhe i vdekuri nuk ndryshon”, më thoshte dikur Adem Demaçi, por e keqja e Lubonjës ishte se, me gjithë ndryshimin e tij politik, befas, nacionalisti, ose njeriu i një Shqipërie tjetër, u bë befas kozmopoliti ballkanas, mohuesi i çdo vlere të krijuar, sidomos kur ai nuk ishte më pjesë; butas i rrëshqitur në ndërlidhjet shqiptaro – serbe dhe kërcënues në ndërlidhjen e mundshme mes shqiptarëve; njeriu që kishte vuajtur nga dhuna e një kohe bënte fjalë për një dhunë të re; nëse mbi të kishte rënë dhuna revolucionare, ai, befas, bëhet mëtues i po kësaj dhune; njeriu i fjalës thërret në ndihmë lëvizjet përmbysëse, si një maoist i vonuar.

Por le të kthehem tek fillesa e këtij shkrimi: Lubonja ishte tek Astiri!

E pastaj? Cilën forcë politike përfaqëson, meqenëse ajo lëvizje tani po bëhet politike e nuk është më qytetare?

Ai është në të drejtën e tij të jetë i pranishëm kudo dhe të bëjë atë thirrje që i mbushet mendja, por ku do të jetë ai vetë nëse kjo ide e tij bëhet njëmend moto e një lëvizje përmbysëse?

Shpesh herë analistët tanë qëndrojnë në katin e dhjetë të një ngrehine moderne dhe shohin nga lart se si lëvizin gjërat poshtë, duke pirë ngadalë kafenë e tyre dhe duke hamendësuar se si mund të shkojnë gjërat.

Ata e ndjejnë veten fitues në të gjithë planet e mundshme: po fitoi një lëvizje ata shkruajnë për të; po humbi, përsëri shkruajnë, por katin nuk e ndërrojnë vetëm kur shkojnë në studiot televizive.

Lubonja ishte i pari nga analistët që shkoi tek Astiri, pra në një lëvizje. Ndërkohë janë bërë dhjetëra e ndoshta qindra shkrime për këtë pabindje qytetare ndaj një vendimi qytetar, dhe, jo pak herë analistët, nga studiot e tyre, shkojnë edhe më tej se vetë banorët. Nëse këto të fundit kërkojnë dëmshpërblimin e tyre, i drejtë apo jo ky pretendim- këtë e saktësojnë ligjet e miratuara bashkarisht, pozitë e opozitë; analistët kërkojnë përmbysje, me çdo kusht.

E kur kjo nuk ndodh, ose banorët e popullin bashkë me të i bëjnë dele, ose i vërsulen shefit të qeverisë, shumë nga të cilët e kanë pasur mik, ose i drejtohen Veliajt, si shefi i bashkisë që u prishi shumë llogari.

Shkuarja e Lubonjës tek protestuesit është gjëja më e zakonshme në botë dhe njëkohësisht gjëja më e parëndësishme.

Nëse ai i vetëm ka më shumë forcë se e gjithë opozita së bashku, duke futur në të Lul e Vasil, atëherë le të ndërrojnë vendet ose të bëhen njësh, të dalin nga strehëzat në katin e dhjetë të godinave luksoze dhe të dëshmojnë se nuk kanë vetëm fjalët.

Një opozitë që ndjen ngazëllim pasi u doli në krah një armik i vjetër, që ishte ku e ku më shumë radikal se e gjithë e majta së bashku, është për t’u vajtuar.

Nëse Lubonja ka shkuar për këtë të fundit, për t’iu dhënë një dorë vajtimit të saj, atëherë mirë ka bërë.

Ia paska vlejtur!

Tjetër gjë mos pritni prej saj. Është e mundur që, qysh tani, ai e ka harruar se ka qenë aty.

 

 

December 6, 2018 10:37
Komento

9 Komente

  1. Sallakja December 6, 10:56

    Shife, shife Bedriu !!!!!!!!!
    Zbuloji ujtin e nrofet.
    Bravo Bedri,
    Shkrim interesante.
    Kam idene se do ishte mire ta kishe bere nja 30 vjet me pare.
    Tani e la madre ferra uraten

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic December 6, 11:26

    ATA QE NUK KAN ASNJE TE DREJTE PELLASIN ME SHUME PER DREJTESI.!

    Gjithmon ata qe nuk kan te drejte , ata bertasin me shum dhe fitojne me shum.
    Te ngrihesh nga ana e anes te zbesesh e Tirane dhe te zeshe ne mesin e Tiranes pa asnje dokumente. Te Nugulesh ne vendin e Gabuar dhe ne token e Gabuar dhe sote te ngresh zerin ne kupe te qiellit per “Drejtesi” Kjo eshte fatale. Ky eshte fatalitet.
    Ky eshte fatalitat i artyre qe e gatuan kete fatalitet.
    I Mallkuari Berisha i ndolli ne kokerra nga ana e anes dhe i solli ne token e gebuar.
    I joshi me lloi lloi politike dhe i fymezoi si gjithnje per mbrapshte.
    Sote keta qe shkelen ligjin ne menyre te pa meshirshme kerkojen edhe shperblim. Kerkojn edhe dem shperblim athua ti se shteti ua paska borxh ketyre per padrejtesit qe ben me zenjen ne token e Gabuar.
    Keta qe e gatuan kete fatalitet sote ne vend qe te japin llogari ata jen bashkuar ne krye te ketyre fatkeqeve per te mbojtur padrejtesit e tyre , dhe per te shpetuar edhe keta krere te pa din e pa iman per ti shpetuar nga kjo katrahure qe ata vete e gatuan.
    Sote keta qe e katuan ket katrahure bertasin me shum se askush per ” drejtesi” qe ne fakte qe se kane dale ne skenen politike e deri me sote vetem kunder intersave te popullin kan punuar.
    Sote keta duan “drejtesi” Po ky shte i kujte eshte more mjeran, nuk eshte i juaje.? Ku shte qenka i ardhur nga qielli, ndersa ju qe ndertuat ne toke te gabuar keni “lindur” ketu.!
    Shume e pa drejte.
    Shteti eshte teguar mjafte me fytyre njerzore. Ejani futuni ne banesa social per tre vjet dhe pas tra vjetev ejani e mrrni kredi te bute.!
    Eshte e tepertk kjo.!
    Pore keta vandal nuk kuptojen asgje para padrejtesi qe e ben bashke me keta politikan mjerane.!

    Reply to this comment
  3. Gezimi December 6, 12:45

    Fatos Lubonja nuk vajti te banoret e Astirit si ish i persekutuar si perpiqet deshperimisht Bedriu te imitoje ate bufonin Er Veline. Fatos Lubonja vajti atje si qytetar ne mbeshtetje te nje grupi qytetaresh qe qeveria po i prish shtepite. Mire se qeveria e Rames a bashkia e Erionkes lebetiten nga protesta te Astiri, po ti o Bedri pse te ha miza? Sa here ka proteste anti-Rama do dale shpejt Bedriu te beje avokatine e qeverise! Beje o Bedri beje por jo duke u marre me biografite e atyre qe protestojne. Ato dalin nga halli ne proteste, ti e ke nga malli bythlepirjen per qeverine.

    Reply to this comment
  4. karamele zana December 6, 13:48

    TOSI DHE KAR AMELET “ZANA” ( ju njohim me monstren komuniste-antikomuniste)
    .
    Fatosi u martua me “dajre & daulle “që në vitin e tretë të studimeve universitare, në moshën 21 vjet dhe po atë vit, në 1972, i lindi dhe fëmija i parë.

    Sikur të mos mjaftonte martesa pa leje brenda rrethit të udhëheqjes, Todi pranoi një veprim servil të drejtuesve të kohës të Kombinatit ushqimor “Ali Kelmendi” në Tiranë, i vetmi në vend, të cilët me rastin e kësaj martese i vunë emrin “Zana”, një lloji të ri karamelesh të shtrenjta që dolën në atë kohë. Drejtuesit e Kombinatit e bënë këtë gjë që Todi t’ u bënte publicitet atyre në televizionin që drejtonte dhe që ishte i vetmi në vend.
    .
    Karamelet me emrin e nuses qenë një gjë që ndodhte vetëm me rastin e martesave mbretërore. Fati i Todit dhe i Fadilit u vulos kur Nexhmija i hodhi mbi tryezën e punës Enverit një grusht karamelesh të mbështjella me letër të kuqe ku shkëlqente me germa të arta emri “.Zana”.
    .
    Këtu u vulos dhe fati i Fatosit, duke u bërë ai i urryer për Enverin. Kur u lirua Todi nga burgu në 1987, ai i shkroi letër Ramiz Alisë dhe i kërkoi që t’ i lironte të birin. Ramizi natyrisht e pyeti Nexhmijen nëse ajo kishte kundërshtim që të falej djali i Todit. Nexhmija, tha: “Kush, ai princi për dasmën e të cilit dolën karamele firmato me emrin e nuses së tij? Jo, atë jo!”
    Kështu që Fatosi për shkak të karameleve me emrin e gruas qëndroi në burg deri në mars 1991.

    Ai divorcoi gruan (Kam dëgjuar se Fatosi nuk pranon as në Facebook miqësi nga persona me emrin “Zana”, por nuk ka çfarë bën kur ndonjë e tillë bën “like” faqen e tij). Atë grua e cila ishte kujdesur për të gjatë shtatëmbëdhjetë viteve që ai kishte qenë në burg, i kishte shkuar ta takonte rregullisht dhe i kishte dërguar ushqime, të cilat i siguronte duke bërë punët e vështira ku e kishte çuar regjimi. E megjithatë Fatosi në asnjë nga librat e shumtë që ka shkruar, nuk ka thënë dy fjalë mirënjohjeje për këtë përkushtim të gruas së tij. ..ect
    .
    Nuk e di cfare mendimi kane te tjeret por mjere Enveri c’fare paska hequr me Fatos Ulkonjen.Bashkim shehajt..Avukatin Ngjela..Andi Bushatin e deri te ajo vajza e gjeneralit qe bente orgji me garipat e Mehmetit dhe Manushit

    Reply to this comment
  5. Info December 6, 16:07

    Kur Lubonja nuk ka rendesi, po pse u lodhe me kete shkrim te gjate o Bedri?

    Reply to this comment
  6. H December 6, 16:23

    Ai ishte pjesë e nomenklaturës dhe do vazhdonte te ishte mos ja kishte fut kaqolin enveri. Vetem grupi i deputetëve 1945 ishin antikomunistë. Këta zagarët e tjerë ishin vetëm shërbëtorë të bindur derisa i duheshin regjimit. Pastaj i përzente. Kundërshtari del kur është në pushtet jo në spaç se atje nuk kishe pushtet.

    Reply to this comment
  7. Gzim Kulufi December 6, 17:33

    Nje shkrim me teper se i dobet, i shkruar shpejt e me korrigjime te shpejta, aq sa ka harruar nja dy paragrafe te perseritur. Qe Lubonja apo kushdo tjetwr esht futur ne burg jo pse kundershtoi regjimin, por se ashtu iu tek regjimit, kjo nuk perben argument ne interesimin e tij sot per nje problem aktual. Problemi eshte, pse ka vajtur, öfare ka thene dhe cfare don te tregoje, -gjera keto per te cilat shkrimi nuk foli fare.

    Reply to this comment
  8. Kosta December 6, 21:00

    O Dita, o botues i kesaj gazete…po largoje kete Bedriun se akoma shkruan sikur shkruante tek zeri i popullit te dikurshe…..ci mbani keto fosile gazetarie te vjeteruara……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*