Lubonja i pëgjigjet Blushit: Kanabistët dhe krenaristët janë edhe tek PS, jo vetëm tek Rilindja

April 20, 2015 19:29

Lubonja i pëgjigjet Blushit: Kanabistët dhe krenaristët janë edhe tek PS, jo vetëm tek Rilindja

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot në këndin e tij në Agon Channel, mbi analizën e deputetit të Partisë Socialiste, Ben Blushi, për qeverisjen dhe maxhorancën. Lubonja nënvizon se shkrimi i Blushit, edhe pse ka kritika, ka mungesën e alternativës, e të një vizioni se si mund të dilet nga ky funeral. Ky funeral, në mënyrë figurative sipas Lubonjës, po vazhdon prej 20 vitesh. Por duke iu përgjigjur Blushit, analisti i mirënjohur thekson se “krenaristët” dhe “kanabistët”, dy terma që i përdor deputeti në shkrim, janë edhe tek PS, jo vetëm tek Rilindja.

Analiza e Fatos Lubonjës “Mbi funeralin e Rilindjes sipas Blushit” Një shkrim i Ben Blushit, Funerali i Rilindjes, një fjalim imagjinar, ka tërhequr vëmendjen duke u bërë edhe objekt diskutimi. Vetë fjala funeral, që përdor për ecjen e mazhorancës pas dy vjet në pushtet, është e rëndë. Shpreh emocione dëshpërimi, zhgënjimi të mëdha që besoj se i gjen të përhapura goxha nëpër ambientet e ndryshme. Përtej kësaj, bien në sy disa klasifikime, për atë që e quan rilindje, si pa frymë, pa organizimi, pa motivim, pa ide, pa pendim, vetëm si rrëzim pra konsiderohet kjo rilindje dhe karakterizohet si etje për pushtet. Cfarë bie në sy në analizën përtej këtyre nocioneve.

E para gjë që bie në sy është një dallim që bën Blushi midis PS dhe Rilindjes. Pra kur tenton të shpjegojë shkaqet e kësaj gjendjeje, ai e gjen tek PS e cila ka bërë një aleancë sipas Blushit me Rilindjen, ku Rilindja është tjetër gjë pra. Nënkuptohet qartazi që bën fjalë për politikat e Edi Ramës, personalizuese. Në analizën që i bën pastaj Rilindjes, Blushi e ndan atë në dy kategori. Njëra e quan kategoria e krenaristëve, dhe tjetra është krenaria e kanabistëve. Krenaristët janë nënkuptohet pjesa që bën propagandën edhe kur ka dështimë, ndërkohë që kanabistët nuk ëhstë vështirë ti kuptosh, kur ai i definon në një frazë kur thotë kanabistët duan të fitojnë vetëm me ndihmën e shtetit, shteti është për ta banka, shteti është për ta prona, sipërmarrja, ndërmarrja, huamarrja dhe pengmarrja e tyre. Pra besoj se nuk thotë ndonjë gjë të re për sa i përket asaj që këtu bëhet fjalë për atë sistem që është ngritur.

Vetë kam shkruar dikur “Kukullat në skenë, oligarkët në prapaskenë”, pra ndërkohë që kukullat luajnë teatrin politik që i duhet publikut, oligarkët janë ata që tërheqin fijet e këtyre kukullave. Në këtë rast, shtohet edhe ideja e hedhur nga Koco Kokëdhima që del si simbol i oligarkëve, i cili ka hedhur idenë e mbjelljes së kanabisit në Shqipëri dhe Blushi me të drejtë mendoj unë e akuzon rilindjen si mungesë vizioni ekonomik, përderisa hedh këtë ide që është edhe qesharake dhe absurde do thoja sot në Europe për Shqipërinë.

Tani çfarë mund të kish këtu një vërejtje thelbësore, Blushi flet edhe për përgjegjësinë e tij, ajo ndarja mes PS me një anë dhe Rilindjes me anën tjetër nuk është shumë bindëse sepse nuk besoj se kanabistët dhe krenaristët janë vetëm tek rilindja dhe nuk janë tek PS. Blushi flet për mungesë zgjedhjesh, mungesë debati në PS, sikur PS pra të jetë e nxjerrë jashtë loje nga rilindasit, por kush e ka përgjegjësinë për këtë? Para disa kohësh ndodhi një gjë shumë e rëndë, Blushi ka të drejtë se është i vetmi që ngriti zërin, por kur doli çështja e Tom Doshit, çështja e kriminalizimit të partisë, e futjes së deputetëve me të kaluar kriminale trafiqe droge e prostitucioni etj, askush në atë parti nuk e pamë që vërtet të bëhet mbledhja dhe t’i kërkohet përgjegjësia atyre që i kanë futur. Kjo çështje nuk është kaq e thjeshtë.

Unë mendoj që këtu kemi të bëjmë me një sistem që është ndërtuar prej kohësh ku shteti është i kapur nga ajo që quhet oligarkia në përgjithësi, dhe ajo që mungon në listën e Blushit sipas mendimit tim, është pikërisht goditja e krejt sistemit dhe jo thjesht e rilindasve apo thjesht e një pjese të PS që quhet rilindje. Është e vërtetë që shkrimi i Blushit jep idenë e një dëshpërimi, e nevojës për një ndryshim, dhe prandaj tërheq vëmendjen shumë. Tërheq vëmendjen edhe për arsyen se PD që është në opozitë edhe kur bën kritika i bën duke mos ndërtuar një akuzë për gjithë sistemin dhe një alternativë për gjithë sistemin. Në këtë rast edhe shkrimi i Blushit ka mungesën e alternativës, mungesën e një vizioni se si mund të dilet nga ky funeral që në mënyrë figurative është një funeral që po vazhdon sipas mendimit tim prej 20 vitesh e këtej.

April 20, 2015 19:29
Komento

9 Komente

  1. TJ April 20, 20:20

    Jemi merzitur me keta lloj analistesh qe kane shitur tropin mendjen jane gati te shesin edhe bythen! Lubonja bente jete borgjeze ne kohen e enverit,familje komuniste hyri ne burg se nuk i rrinte goja rehat! Tani jane antikomuniste te thekur, jane po aq te piste nga goja por edhe nga trupi, jane qorra, gezojne te gjitha nga sistemi dhe Para te madhe nga Berisha! Pra ” hajde qejf Hajde Fatos” .Njerez te peshtire dhe te poshter!

    Reply to this comment
  2. Kris 1 April 20, 20:59

    alternativa eshtevqe kryesia e ps te hiqet dhe te trajtohet njesoj si ajo e Pd.Eshte ne te mire te popullit qe Ramen me banden e tij ta coje bashke me Berishen ne shtepine e funeralit ose pas dyerve

    Reply to this comment
  3. Kris 1 April 20, 21:03

    pas dyerve te qelive.Nje Rame mbret dhe idjot nuk i duhet vendit.Po ti numerosh shperthimet e marrezise e te tritolit Rama e ka mbushur kupen.Duhet te ndergjegjesohemi dhe ta demaskojme njesoj si Berishen

    Reply to this comment
  4. AI... April 20, 21:15

    PS BARAZ PARTIA E SPIUNAVE

    PS BARAZ PARTIA SICILIANE

    p.s TE SHKOJE PS-JA ME LSI-NE NE p.. te semes

    Reply to this comment
  5. anna April 20, 21:54

    Anushka shkruan: Blushi vete eshte nje superkrenar i ideve te veta efemere, nje letrar qe kujton se ekonomia eshte po aq e thjeshte sa te shkruash nje pamflet,nje dikush qe shkelqen ne kritika pafund, po pa asnje ide se si mund te ndertohet dicka qofte edhe e thjeshte. Cfare ka bere qe t’i jape vetes te drejten te hedhe poshte gjithcka qe te tjeret perpiqen te bejne? kritikon po cfare propozon? nje hiç te madh !! Ketij narcisisti i shkon per bukuri shprehja : kush mohon gjithcka,pohon gjithcka. Te beje dicka qe ta besojme, se per kritika jemi te gjithe mjeshter, nga i pari tek i fundit.
    Shkurt, eshte nje Art pa Lëndë . Dikush duhet t’ia kujtoje se uthulla e forte prish enen e vet.

    Ndersa Anna shton: Kurse Lubonja nuk le rast , real apo ireal , i ardhur nga parajsa apo ferri ,nga Blushi apo babai blushit,mjafton te jete kunder Rames. Eshte bere si dhelpra qe shkon pas dashit me shprese se do t’i bien koqet…

    Eshte shume interesante se si mblidhen te gjithe Blushi,Lubonja, ..,Nano( qe do krijoka parti te re, hahaha) sikur dikush t’i kish fryre bilbilit. Kush valle mund te jete bilbilxhiu ?

    Reply to this comment
  6. aqo April 21, 04:16

    Tani qe po rilind Fatosi me Blushin do rregullohet cdo gje.Vdiq per njecike ministry Blushi I paafte.

    Reply to this comment
  7. joy-72 April 21, 09:13

    fansat e kallomit , krenariste ,:t akoma i thurin ode kallomit nuk e kuptojne akoma qe edhe bythlepirja ka 1 fund, eshte 1 cikel i mbyllur, o qorra ju ka qorruar lengu i kallomit kur lepini rrenjet e kallomit te krisur menderisht,,,,,,,!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  8. merqinja April 21, 09:42

    Ne burgjet e Enverit po te kaloje nga 3 vjet dalje o me nje semundje kronike te minatorit o i semur mendor.Po nje i burgosur nga borgjezet e kohes se Enverit si del.Lubonja nje skupidhje qe i thur lavdi vetes se njeri nuk ja vare.

    Reply to this comment
  9. anticensurë April 21, 10:07

    shkrimi i radhës së lubonjës!!kritiku i radhës,i përheshëm që sthotë asgjë!!bile dhe ato që thotë i ka si prapashtesat e ilaçeve me veprim të vonuar o të zgjatur”retard”!
    bile ndonjëherë thot se eai e ka thënë më parë këtë mendim!!por në realitet nuk e dinte as vet!!vetëm kur koha dhe ngjarja përputhen me mendimin e tij ai kujtohet ta ket thënë!!duke mo pasur qëllim në ato që thotë dhe duke thënë shumë,ato në një kohë dhe mund të përkojën!!kështu që lubonja me një vetmarketing të shkëlqyeshëm e nxjerr veten më të zotin nga analistët!!
    sido që të jetë analiza e blushit,prap lubonja i nxjerr një bisht!!nuk kishte një rugëdalje!?
    nuk është e thënë që rrugdalja të jepet nga blushi!!nuk është e thënë që me shtrimin e problemit të paraqitet dhe zgjidhja!!nuk është se me paraqitjen e një zgjidhjeje të kesh thënë atë të drjtën,dhe po të kesh “zgjidhjen e drejtë”,nuk ëhstë e thënë se është e tillë për të gjithë!!
    kështu që analisti ynë,ose korbi në kërkim të kërmës,lubonja,shikon tek çdo gjë që është e shtrirë një kufomë për të mbushur barkun!!korbi këtë punë bën!!vërtitet gjithandej,sidomos atje ku ka qënje të shtrira dhe të palëvizëshme!!në këtë rast korbi lubonjë ka fluturuar mbi plazh!!duke dalë i zhgënjyer se nuk vinte era kërmë për të zbritur dhe për të filluar e të mbushë barkun,u mja ftua duke shijuar erën e keqe që mund të vinte nga ndonjë palë këmbë të palara,ose nga ndonjë pordhë e plevitosur!!
    nuk kapet pas tërë asaj që ka shkruar blushi,por pas asaj që ai nuk ka shkruar!!
    por që dhe vetë lubonja nuk është i sigurtë për atë që thotë!!ndoshta nuk do ta thotë!!askush se di!!por ajo që dihet është se ai mund të gjejë “gabimet” por aspak nuk është në gjëndje ti korigjojë!!
    tos analisti,blushi bëri të tijën,bile dy herë,me janullën dhe palloshin mund të bëjë dhe më shumë,por dotë ishte më e ndershme që duke marrë shkas nga guximi i blushit dhe ju “mëndjet”e tjera të bëni diçka!!e jo të rrini e të thoni nuk ja vlen se si kishte të gjitha!!
    bota uk është ndërtuar në një ditë!!as në 7,por në mijëra e mijëra vjet(flas për botën tonë njerzore)!shpesh është shkatërruar dhe prap rindërtuar!!
    ti besoj je nga ata që e kanë mbajtur në sanjacion,por me tendencë shkatërrimin!!
    blushi të paktën dha diçka që mund të fillohet e të ndërtohet!!
    të shohim drejtimin që do të marrë!ka tre variante:
    -për të mirë ,nëse vazhdohet fillesa e blushit
    -stanjacion,nëse ky shkrim vlen për tre ditëshin e zakonsëm të lajmit
    -shkatërrim nëse dhe kritika më e drejtë nënçmohet dhe hidhet në hale sepse nuk shkruajtur me bukurshkrim!!(këtë po e bën ti)
    pastaj të këthehem shpejt tek titulli përmbledhës i mendimit tënd.krenaristë dhe kanabistë kadhe në PS!po është normale o lubi!në çdo vënd ka të tillë!bile ka dhe të tilë si ti që nuk i përmënd fare,krenokanabistë!!
    kur fjet për PS blushi nuk flet për persona por për rregullat që duhen zbatuar në atë parti që quhet PS!!rregulla që janë zbatuar më pastër se çdo parti e periudhës pluraliste!!pas ardhjes së delirantit të tironës,shumë kanabist e aspak krenarist,është zhdukur çdo referim në këto rregulla!!ai njëlloj si ata që ai i shan dhe demonizon deri në delir,ka vënë nën thundrën e tij tërë partinë!!sot,me përjashtime të vogla,nuk kemi të bëjmë më me një parti,por thjeshtë me një shpurë lakejsh!!sot kjo parti nuk është më në nivelin e PPSHsë që sadoqë ishte partia e një njeriu,për figurë zbatoheshin rregullat e saj në perfeksion!!po ashtu nuk është as në nivelin e PDs,pavarsisht se është një parti familiare prap bën sikur zbaton statute!!
    kurse PS e rilindur me metën është këtyer në një sekt!ku të gjithë duhet ti besojnë kryetarit të tyre!!bile ndonjëherë duhet ta lënë të pushojë të shkruaj ndonjë kryevepër thjesht për tu rehatuar nga tërë ato punë që bën!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*