Luçiano Boçi denoncon: MAS detyron mësuesit të blejnë kredite, duhet të jepeshin falas

February 25, 2018 17:19

Luçiano Boçi denoncon: MAS detyron mësuesit të blejnë kredite, duhet të jepeshin falas

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka denoncuar Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Boçi shprehet se mësuesit detyrohen të blejnë kreditë nga fondacione dhe organizma fantazmë. Sipas tij mësuesi duhet të paguajë 20.000 mijë lekë për të marrë një kredit, për një seancë trajtimi.

Postimi i plotë:

ZHVATJA E MËSUESVE

Mësuesit megjithëse janë pa kontratë kolektive, domethënë pa siguri në punën e tyre, zhvaten sistematikisht nga Ministria e Arsimit.

Detyrohen të blejnë kredite, si në rastin e treguar më poshtë, me një letër bakalli, nga fondacione e organizma fantazmë që nuk kanë as faqe web e jo më profesionalizëm. Por ama që kanë liçencimin dhe viston e ministrisë për të grabitur mësuesit.

20.000 mijë lekë duhet të paguajë mësuesi që të marrë një kredit të vetëm për një seancë trajnimi. I duhen disa të tilla. Me demek sipas premtimit, do të bëheshin falas dhe nga institucione të kualifikuara.

Këto “indulgjenca”, mësuesit më pas i fusin në dosjet e kualifikimit, në përpjekjet e tyre të mundimshme për të ruajtur atë të shkretë vend pune!

Rraskapitje, zhvatje dhe tallje.

Kjo është reforma në arsim.

 

s.a/dita

February 25, 2018 17:19
Komento

1 Koment

  1. Ohoooo February 25, 18:00

    LOQIANO BOCI ,po ku ke humbur more ,ta ka dhi Sorre Vasili.
    Na bere merak,,Ti dhe Tit Vasili jeni me TOPET E POLITIKES,,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*