Disa urdhra të Enverit, që gjeneralin Parllaku do ta turpëronin

May 10, 2019 09:42

Disa urdhra të Enverit, që gjeneralin Parllaku do ta turpëronin

Muharrem Xhafa

Lexova një shkrim të Gëzim Vodës, botuar në gazetën “Dita”, më 7 maj 2019, me titullin “Gjeneral, ti duhet të jepje përgjigje më burrërore për Enver Hoxhën”, kushtuar Rrahman Parllakut.

Me që autorin e shkrimit, Gëzim Vodën e njoh mirë, që kur punonte në KP të Përmetit e pastaj në Aparatin e KQ të PPSH-së, mendova të them diçka për shkrimin e tij.

Më së pari dua të them se, për hir të së vërtetës, shkrimi ishte shkruar me kulturë, i argumentuar dhe me modesti, ashtu siç karakterizohet vetë Gëzimi.

Së dyti, s’më erdhi mirë që në shkrimin e tij, Gëzim Voda vinte vërdallë, herë me “elozhe” e herë me kritika jo të drejtpërdrejta, po që kuptoheshin se ishin për Gjeneral Parllakun.

Së treti, dua t’i them Gëzimit që ke pasur plot kohë për ta njohur Rrahman Parllakun, të cilit nuk mund t’i kërkohet të japë përgjigje burrërore për Enver Hoxhën! Se Enver Hoxha është “mal mbi male”, është Kryekomandanti i Përgjithshëm i Gjeneralëve, kurse Rrahmani është një gjeneral i radhës me të tjerë, po që sigurisht ka meritat e tij.

Së katërti, i them Gëzimit se u plakëm unë e ti, që kemi lindur me mbarimin e LANÇ-it, e jo më Rrahman Parllaku, i cili kapërceu shekullin! Nejse, Gjeneral Parllaku të rrojë sa t’i dojë zemra, po gabon kur shprehet si një qytetar ordiner për Komandantin e tij, Enver Hoxhën!

Edhe pse nuk e kam njohur nga afër, jam i bindur se kjo “siguri” i vjen Rrahmanit, përveçse nga mllefi i tij për Enverin, edhe nga mbështetja e pushtetit 30 vjeçar të borgjezisë antishqiptare dhe krerëve të tij, që kanë dalë hapur në mbrojtje të fashizmit e kolaboracionizmit, çka shënoi kulmin me nderimet qeveritare dhe ediste për kryeballistin, Mithat Frashëri!

Së pesti, unë nuk besoj që Rrahman Parllaku të ketë harruar se me vullnetin, me urdhrin  e me firmën e Enver Hoxhës ai është dërguar Komandant Divizioni në Kosovë në ndihmë të çlirimit të popujve të Jugosllavisë, se Gjeneral është bërë me firmën e Enver Hoxhes, dhe se Drejtor i Drejtorisë Politike në Ministrinë e Mbrojtjes, zëvendësministër i Mbrojtjes dhe zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore të Shqipërisë është bërë po me firmën e Enver Hoxhës. S’besoj të ketë harruar se dhe deputet, anëtar i KQ të PPSH-së, Hero i Popullit është bërë me propozim e me firmë të Enverit etj. etj. A thua t’i ketë harruar të gjitha këto Gjeneral Parllaku dhe mban mend vetëm dënimet që i janë dhënë në parti në bazë të Statutit të saj e nga gjykatat e kohës në bazë të ligjit?! Po autokritikën për gabimet e tij në organizatën e forumet e Partisë, në gjyqet e në letrat dërguar Enverit që nga burgu, a i mban mend Gjenerali?! Gradat, funksionet e detyrat që i janë ngarkuar Rrahman Parllakut s’kanë qenë për mëshirë, se i ka merituar dhe, siç e thashë, është një njeri me merita, po Parllaku nuk i pamend ato, bile “harron” se ka pasur të tjerë si ai e mbase më të aftë, po është përzgjedhur për arsye të ndryshme, që unë nuk po i përmend!

Po kështu, Gjeneral Parllaku nuk është pa mend sa të mos dijë se sa vlen para Enver Hoxhës! Rrahmani i di të gjitha, po ia do puna, misioni, të flasë ashtu, dmth të mos tregojë nga kush i ka vlerësimet për meritat, po t’i thotë atij, pas vdekjes, vetëm çfarë nuk i pëlqen Gjeneralit! Pra, Gëzim i dashur, s’është çështje burrërie ajo që tha Gjeneral Parllaku për Komandantin e tij, Enver Hoxhën!

Unë e kam ndjekur Gjeneral Parllakun në shumë shkrime, intervista e dalje në televizione të ndryshëm dhe, për të qenë i sinqertë, në shumë raste e qëndrime të tij për LANÇ-in, në mbrojtje të saj, më ka pëlqyer. Po nuk e kam dëgjuar të shprehet asnjëherë që Komandanti i tij, Enver Hoxha e ka vendin në koshin e plehrave!! Po të ishte një kapter në Zall-Herr, unë nuk do të shkruaja, po Rrahmani është Gjeneral dhe nuk ia lejojnë grada e nderi të flasë në atë mënyrë! Ndaj shkrova në vijim të shkrimit të Gëzim Vodës! Rrahmani nuk duhet të harrojë se Gjykata e Popullit ia fali jetën dhe se ky nuk do të fliste kështu po të ishte gjallë Enver Hoxha.

Po e mbyll këtë shënim me një material që Kolonel Maks Subashi kishte vënë këto ditë në facebook, pa u ndalur në komentet e në reagimet e ashpra për Gjeneralin.

Maksi shkruan :

“Eh, more, Rrahman Parllaku ! Të njoha në dy kohë, atëherë kur të drejtohesha si shoku Rrahman dhe të shihnim në dritë të syrit dhe sot, pas 50 vitesh, kur të thonë (jo unë) zoti Rrahman. Them në dritë të syrit,

sepse të shihja si komisar, anëtar i KQ  të PPSH, deputet i Kuvendit Popullor, zv. shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe si anëtar i organizatës së Partisë së Shtabit të Përgjithshëm, ku unë u pranova si kandidat partie dhe ku ti dhe Petrit Dume (që ishte shumë e shumë më lart se ti) më votuat me dy duart!

Mbaja shënime kur nja dy herë, i ftuar në organizatë (pra përgatitesha për të bërë kërkesë për në parti), ti flisje për forcimin e luftës së klasave ndaj armiqve të Partisë dhe shokut Enver. Të kam ndjekur me shumë kujdes (edhe shokët e tjerë si unë), kur erdhe në Stanet e Linosit, pasi u larguam nga Ballenja e Martaneshit, ku ishte vendosur çadra e Grupit të Rikonjicionit të Shtabit të Përgjithshëm për përgatitjen dhe pastaj drejtimin e stërvitjes së madhe “Kaptina” me korpusin e Burrelit. Ishe ti që na fole për punimet e plenumit të KQ të PPSH, që dënoi Fadil Paçramin e Todi Lubonjën, dhe vure në dukje largpamësinë e shokut Enver, duke na thënë që ashtu si në luftë edhe tani shoku Enver i shpëtoi Partinë dhe Shqipërinë nga armiqtë e saj.

Gjeneral, e lexova intervistën tënde të fundit tani që mbushe 100 vjeç dhe për mua s’kishte ndonjë gjë të re, pasi ato i ke thënë kohë më parë dhe pas të cilave organizata e veteranëve të Lumës “tënde” të bënë qepazé apo si i thonë : Të varën teneqen!

Unë nuk mendoja se do flisje keq edhe për Hysni Kapon, ish eprorin tënd gjatë luftës, i cili ndërhyri që Enveri të të vinte në poste të larta, jo për ndonjë cilësi të dallueshme nga shumë drejtues të tjerë të luftës, por se, si gjithmonë në atë kohë, bëhej kujdes të kishte në strukturat e larta edhe nga krahina (jote) që kishte pak kuadro, sikurse Luma e Kukësi. Ja, pra, (Gjeneral) njeriu njihet deri në fund të jetës dhe unë të njoha edhe tani kur ti bëre 100 vjeç”.

***

Sa i madh është populli, Gëzim Voda! Po perifrazoj një shprehje të tij: Një i vjetër (përfshirë dhe mua e ty) ka kohë për t’u turpëruar, po nuk ka kohë për t’u korrigjuar!

Shoku im, jetojmë një kohë të vështirë, antinjerëzore, po, pavarësisht kësaj, aq sa është e mundur, duhet t’i ruajmë vlerat e dinjitetin e shqiptarit!

Ti, Gezim, i ke ruajtur!

Të lumtë!

May 10, 2019 09:42
Komento

59 Komente

  1. maks May 10, 10:00

    Shkrim brilant ,shumebukur!

    Reply to this comment
    • Monteskie May 10, 15:32

      Nuk e kuptoj kete cilesimin, “shkrim brillant”!
      Ne rradhe te pare, nuk eshte shkrim per tu botuar ne gazete, por per tu lexuar ne keshillin e veteraneve te diktatures, sepse personazhet, per mire a per keq i kane sherbyer nje kauze falimentare, Kane perfituar apo kane sherbyer, me pas ndoshta edhe jane denuar, por megjithate ngelen personazhe te nje kohe qe pasqyroi ndertim, zhvillim, sakrifica, vuajtje, padrejtesira, lufte klasash, çmenduri ideologjike, ngelen personazhe te nje sistemi qe nuk eshte per tu lakmuar.

      Reply to this comment
      • Feniks May 10, 17:25

        I shnderuar Monteskie!
        Se cfare kohe ishte ajo socialiste nuk e vlereson dot ti,nje kerme fashiste qe ke qene armik i saj dhe njekohesisht i shumices se popullit!
        Ne se do qe te argumentosh sharjet dhe shpifjet e tua per socializmin,bej prove dhe rreshto te mirat qe kapitalizmi shkerdhatokratik i sotem i dha me shume se socializmi shumices se popullit shqiptar ne arsim,shendetesi,drejtesi,barazi shoqerore,mireqenie,bujqesi,industri,kulture,art,sport etj!
        Ne se do te akuzosh luften e klasave atehere na provo te mbrosh percarjen e sotme ne 120 parti,10 fe, ne te pasur njew grusht cubash dhe 95% varfanjake etj!
        Mbroje veten kur sot nderohen armiqte e ketij vendi dhe poshterohen heronjte,pra jane kthyer kembet t’i bien kokes!
        Sot nderohen bashkepuntoret me pushtuesit dhe injorohen partizanet clirimtare!
        Sot nderohet satrapi tradhetar Zogolli dhe krye ballisti antishqiptar M.Frasheri,ndersa dridhen kur del foto e Enver Hoxhes!
        Keni 29 vjet qe derdellitni se Enveri retushoi historine,por sot ju as nuk doni te permendet emri i Enver Hoxhes si komandant e komisar i Luftes Antifashiste!
        Kjo eshte lufta e klasave me e ndyre se te gjithe luftrat e tjera!

        Reply to this comment
        • Thupra May 10, 21:55

          Feniks dembeli,kapitalizmi nuk eshte per sojin tend zvarranik,U mesuat te kenaqeshit me nje cope buke qe ju dha enveri pa punuar duke spiunuar Pse nuk ikni,te lire jeni,shkoni ne Kube ose Korene e Kimit ta gezoni komunizmin?
          Parazita doni tju ushqej shteti,me taksat tona, e ju te rrini gjithe diten ne kafe.Nuk ka me qofte ke daja,Njerzit qe s’punojne le te katandisen te lypin,Nuk jua ka njeri borxh tju mbaj me buke,Iku ajo kohe qe e hanit qyl me maskaralliqe,Ajo kohe nuk vjen me,perpjete te hidheni deri sa te ngordhni.

          Reply to this comment
      • sopiqoti May 10, 21:53

        Zoti ” Monteskie ” nuk e di se sa i mencur je POR qe mendesi ke sa te nje BIBE kete e mora vesh nga keto pake radhe qe ke shkruar.

        Reply to this comment
        • per nostalgjiket Feniks dhe sopiqoti May 10, 23:10

          E verteta eshte e veshtire per tu pranuar, por nga nostalgjiket e diktatures eshte e papranueshme dhe siç e kane zakon fillojne menjehere luften e klasave me mjete rrethanore, p.sh. Monteskien e quajne kerme fashiste (edhe pse ai nuk thote as edhe nje fjale per luften antifashiste) apo mendje BIBE per faktin qe ai rreshton ne menyre konçize disa tipare themelore te perjudhes te diktatures, “kohe qe pasqyroi ndertim, zhvillim, sakrifica, vuajtje, padrejtesira, lufte klasash, çmenduri ideologjike, sistem qe nuk eshte per tu lakmuar”.
          Nuk jeni dakord qe ne ate perjudhe pati zhvillim ekonomik dhe u ndertua shteti e shqiperia?
          Doni ta mohoni qe populli shqiptar beri sakrifica te medha ne ndertimin e zhvillimin e shqiperise?
          Doni ti mohoni vuajtjet dhe luften e klasave qe ishte parimi themelor i diktatures se proletariatit?
          Doni ta mohoni çmendurine ideologjike, preh e te ciles u bene mijra njerez te cilet mbushen burgjet nen akuzen e propagandes e agjitacionit kunder ideologjise marksiste?
          Mund edhe te mohoni gjithshka, por e verteta per te triunfuar nuk ka nevoje per urrejtjen tuaj, sepse ajo bart ne vetevete faktet reale te mohushme!
          Zvarritja 30 vjeçare e popullit shqiptar neper labirintet e kaosit pseudokapitalist (te inauguruar nga prijesi i fundit komunist Ramiz Alia), nuk eshte preteks per te evokuar ate sistem qe falimentoi ne menyre natyrale!

          Reply to this comment
      • katarakti May 11, 18:58

        Shume koment i mençur dhe i ekulibruar i “monteskie”-se. Dua te nenvizoj shprehjen e tij se ishte: “nje kohe qe pasqyroi ndertim, zhvillim, sakrifica, vuajtje, padrejtesira, lufte klasash, çmenduri ideologjike, te nje sistemi qe nuk eshte per tu lakmuar”. Lapidare. E ka pershkruar sistemin komunist ashtu siç ka qene ne te vertete. Por verej se disa enveristeve u ka ardhur tharte. Dhe meqe kjo shkerdhatokracia e sotme ka deshtuar me po aq turp sa diktatura e djeshme, ketyre u eshte hapur goja. Ndofta fajtore jemi vete ne si popull: ndertuam dhe mbeshtetem diktaturen me mizore ne te gjitha vendet e Europes Lindore, siç mbeshtetem dhe ndertuam shkerdhatokracine me te urryer gjate ketyre 30 viteve te fundit.

        Reply to this comment
    • Mali May 10, 21:53

      Shkrim ordiner. Me ato tonet e hudhura te te kaluares. Edhe frymen qe merr duhet tja kesh per nder shokut enver. Po ik ore. Po enver hoxha vetem e beri shqiperine? Njerezit punuan dhe u vlersuan. Ku e gjete kete se kishte edhe te tjere, po ky Rrahmani nuk kish luftu? Po te lexoni apo degjoni cfare thote zt. Parllaku do tw reflektonit wdhe ju.

      Reply to this comment
    • Eno May 11, 07:03

      Po, jo vetëm brilant, por krahasojeni me shkrimet e të shkolluarve të sotëm.

      Reply to this comment
    • ELIOT May 19, 16:34

      MORE KARL MAKS .. MORE RREM XHAFA MORE DEBILA TE EUROPES MORE COBANE TE BOTES ..MORE PJELLA TE TITOS ..MORE TRADHETARE TE POPULLIT …PO CFARE BERI HITLERI PER POPULLIN MORE DERRRRRR .MORE ANALFABET …MORE QYP ..A E DINI JU SE ENVERI PO TE ISHTE NE FRANCE DO TA VARNIN PREJ KOQES MORE ZHULSA MORE MORRACAKE …..PSHTU FARE E KEQE …KUR NJE DIKTATOR QE E LA VENDIN ME TE VERFER NE EUROPE KY ..MORRACAKU E BEN HERO …. U SHOFTE RRACA JOTE PREJ SPIUNI PREJ TURKU PREJ KINEZI … PRANDAJ NUK ECEN SHQIPERIA S E KA INJORANTE SI KY RREMI .ME BENI TE VJELLE JENI MUTRAT E EUROPES JENI SHURRAT E CIVILIZIMIT ….PAK CIVILIZIM DO TJU BENTE MIRE …KRIMB HALESH ..MERCI KACABU KOMUNIST ..SA POSHT KENI RENE BOTONI INDIOTIZMAT E NEJ COBANI .. JENI AKOMA NE SHEKULLIN E 15 KUJTON SE ESHTE AKOMA NE GAZETEN ZERI I POPULLIT ..ME RRENAT E KOMUNISTAVE …..NON MAIS JE REVE ….. CE PA VRAIS …..

      Reply to this comment
  2. ela May 10, 10:11

    Nje bravo te madhe , per kete shkrim qe tu thuhet troc plehrave sahan lepiresve si rahaman parllaku,malok

    Reply to this comment
  3. Kosovari May 10, 10:22

    Gejneral mos u turpro nga vlerat e thesarin kombetar.Mos u turpro me ate qe ke cliruar vendin dhe popullin tash e sa dekada.Gjeneral Enveri ishte komandant I clirimtareve,Gjeneral Enveri cliroi popullin dhe vendin nga Fashizmi banal,pasi Mbreti me 7 Prill 1939 ia mbathi ka syte kembet,pa harruar thesarin kaombetar te mer me vete e te ‘Luja”rrush e kombula ai dhe familja e tija,qe zhdulu identitetin shteteror te zhqiptareve,Ju gjenal me clirimtaret Tuaj,me Enverin ne krye e rikthyet nderin shqiptar,e rikthyet shtetin shqiptar ua dhat shqiptarevt,Shqiperia e shqiptarevet.

    Reply to this comment
  4. Niku May 10, 10:27

    Rrespekte per shkrimin e goditur, brravo , kjo esht e verteta .

    Reply to this comment
  5. Niku May 10, 10:30

    Rrespekte per shkrimin e goditur, brravo , kjo esht e verteta . Esht teper e rend kur njeriu ndryshon karakterin mas interesit , jo vetem e rend , por e shemtuar.

    Reply to this comment
  6. Ylli May 10, 10:48

    Ka gallate me komunistet….ulerasin respektoni Ludten ,por po vere ata nga 41 e deri tani ja kane nxjerre syte njeri – tjetrit ,kane degjeneruar njeri – tjetrin dhe kane poshteruar njeri – tjetrin ,me shume sesa ngs te supozuarit “armiq” te tyre !!
    Komuniste hesapi….

    Reply to this comment
  7. Vjola May 10, 10:54

    Te lumte te lumte. .. ……….. Keta Jane njerezit qe duam .Kjo eshte Shqiperia qe duam

    Reply to this comment
  8. demo May 10, 11:00

    Rekruti i enverit i ben presion rrugaceror Gjeneralit 100 vjecar Rrahman Parllakut,te pranoje SKLLAVERINE,
    Te ule koken dhe te pranoje PARANOJATme puciste e me grupe armiqesore te Enverr Hoxhes.Te pranoje si Lufte per Clirim nga Okupatori nazifashist,Masakrat e brigadave partizane ne Lume dhe Kosove,ku nuk kishte asnje kembe gjermani..Ky e meson Rrahman Parllakun ,t`i thote DERRIT,DAJE.
    Po je i vogel ti o aparati KQ te mesoc Rrahman Parllakun!
    Enver Hoxhen ne koshin e plerave te historise e kane hedhur 45 vjet krime,intriga,pabesi ne kurriz te popullit shqiptar.
    Rrahman Parllaku e di me mire se Taku,cfare urdherash me shkrim e me goje leshonte vete enver hoxha per masakrimin e popullsise se Staroves,Dibres,Mirdites,Vermoshit,Lumes,Kosoves.
    Rahman Parllaku e di para se te zbulohej ne Arkiva urdherin me shkrim dore per torturimin gjer ne vdekje te komunistit leninist ,antifashistit te 1939,Zai Fundo.
    Di edhe urdherat per vrasjen prapa kraheve te antifashisteve te Vlores Anastas Lulo,Sadik Premte,Pali Terovsa ,se i ka zbatuar vete.Di dhe urdhrin e vrasjes se familjes Kryeziu,ne malsine e Gjakoves,:pa mbrritur aty kosovaret” Di vrasjen pas shpine te ASHP Mustafa Gjinishi.Di te gjitha Plenumet,konferencat,kongreset ku u sajuan vrasjet internimet,pushkatimet e Sejfulla Maleshoves,Nako Spirut,Tuk Jakoves,Dali Ndreut,Bedri Spahiut,Liri Belishoves,Maqo Comos,Teme Sejkos,Beqir Ballukut,Petrit Dumes,Abdyl Kellezit,e nje rradhe kilometrike me puciste,armiq,deviator,qe i prodhonte paranoja vrastare e Intrigantit Enver Hoxha.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 10, 11:28

      dem o copa e mishit
      dem o shok i nastrobythës
      “Ky e meson Rrahman Parllakun ,t`i thote DERRIT,DAJE.”
      RAHMAN PËRLLAKU jo vetëm i tha dajë derrit,por dhe i lëpiu bythën për një kohë shumë të gjatë!!prandaj mos ha shumë,se të bëhet mullar në bark!!rahmani nuk duhet të tregohet aq budalla sa të përdoret nga ca copa mishi si puna tënde!copa mishi që e akuzoni enverin për tradhëti me sërbët dhe titon në veçanti,por në krahun tjetër pësoni orgazëm bythore sa herë përmëndet tito!!
      ti o dem me sa shoh unë e quan enverin tradhëtar sepse nuk pranoi të bëhej rep e 7 e jugosllavisë së titos,dhe jo se bashkpunoi gjat L2B!!
      ti je si nastrua me lotët që derdhi për “djalin minoritar” shkoi për lesh pa vrarë as një shqiptar të vetëm!!
      të përdoresh nga njerëz si ti o dem është më keq se të pranosh me dëshirë të të dhjesin në surrat!!
      ju jeni qënje patollogjike,qënje të sëmura kronike!!

      Reply to this comment
  9. anticensurë25642654 May 10, 11:18

    kam lexuar shumë pak nga përllaku dhe pothuajse të gjitha indirekt!!
    gjëja që më bën përshtypje,e kemi si popull,është se pasi na ka rënë bytha në ujë,pra pasi e kemi pësuar,sidomos nga njerzit tanë,ne këthehemi kundër tyre!!pak a shumë është njerzore dhe e drejtë!!
    POR harrojmë një fakt të vogël,që para se të fillojmë e ti shajmë “tiu nxjerrim bojën”,duhet të bëjmë një autokritikë dhe të pranojmë se kemi qënë vetë ne që kemi qënë pjesë e “njerzve tanë” se dhe ne para se ta pësonim kemi dënuar të tjerë!para se të llapim për ndyrësinë e “njerëzve tanë” duhet të themi se dhe ne vetë kemi qënë pjesë e asaj ndyrësie!!
    pasi të kemi bërë këtë autokritikë,këtë katharsis!?
    atëherë mund të fillojmë e ti nxjerrim “bojën”atyre që na kanë dënuar,përjashtuar nga rrethi i tyre!!
    edhe në këtë moment ne duhet të ruajmë integritetin tonë!dhe në këtë moment duhet të themi se çfar ka qënë e gabuar dhe çfar ka qënë e drejtë!
    po u bë një gjë e tillë dhe kundërshtari nuk ka fuqi të të sulmojë!!
    kështu si e mendoj unë është shumë e vështirë ta bësh!!në radhë të parë duhet të dalësh mbivetveten!
    në radhë të fundit nuk duhet ta lësh veten të përdoresh nga të tjerët si një leckë dyshemje!!
    gjeneral përllakun ata që e përdorin sot,nuk e kanë falur,si për luftën as për pas luftën!!ata thjeshtë po e përdorin!!bëjnë sikur e kanë falur,bëjnë sikur e afrojnë si njeriun e tyre!!
    çdo njeri në këtë vënd komb,si në të gjithë botën ka të mirat dhe të këqijat e tij!!
    enveri nuk ishte perëndi,ishte një njeri që bëri gabime dhe faje sa të duash!mund të goditet në shumë drejtime,por jo për ato që nuk janë për tu goditur!!
    enveri dhe sistemi i tij bënë dhe shumë për këtë shtet,por nuk bënë gjihtçka!dhe këtu duhet lavdëruar dhe kritikuar në të njëjtën kohë në mënyrë objektive!!
    vetëm në këtë mënyrë mund të shkojmë përpara!!
    kemi 30 vjet që lindim enverë dhe skënderbej çdo 2 a 4 vjet,dh e për fat të keq nuk kemi ndrequr asgjë!për fat të keq këta enverë e gjergja na kanë shkatërruar si ekonomikisht ashtu dhe moralisht!!
    janë njerëz si butkat,tufat e derr vishët,janë njerëz si xhafat,vodat,islamët që i kanë vënë shkopinjt në rrotat e shqipërisë!!është ekstremizmi i tyre si nihilist dhe glorifikues që nuk po na lë të riparojmë fajet dhe gabimet,që nuk po na lë të ndërtojmë një shtet të drejtë për të gjithë!!
    janë këto qëndrime ekstreme që po bëjnë të lulzojë një kalsë politike,kriminele,tradhëtare!!një kalasë politike që do të na çojë në katastrofë!
    një klasë politike që nuk ndalet përpara asgjëje,si në kompromiset e brëndëshme,po ashtu në ato të jashtëme!!të brëndëshmet janë me shkatërruesit e shqipërise,shkatërrues serialë,të jashtmet janë me shitje interesash,sovraniteti dhe derinë dhënje teritori!të kësaj shqipërie që deri tashti ka mundur të mbijetojë si një shprehje gjeografike,e nesër nuk do të jetë as e tillë!!

    Reply to this comment
    • Tartufi May 10, 13:40

      Muharemi eshte I pa krahesushem me kete plehane kapteri I quajtur general Porllaku. Jane te verteta te medha ,,,, E gjithe kopeja e komunisteve e denuar nga banditi komunist ,,, qe e braktisur nga familija dhe grate,,per hir te idealit te parties. Muharemi nuk genjen,,, pjesa me e madhia e tyre I shkruanin letra banditit dhe gruas se tij per ditlindje,,,,biles te jipnin dhe vite nga jeta e tyre e burgut ! Banditi qe kaq I zgjuar te kuptonte ,,,,oficeri I madh te ben gjemen te permbis [ Ata qene te gjithe kaptera idiotesh me grada te ndryshme gjenerali,qe te vjen per te qeshur kur qendron me ta ne tavoline ]

      Reply to this comment
  10. Met bathorja May 10, 12:23

    ska me keq kur kalon vite me nder e ditet e fundit i zhyt ne llum,sic ben Parrllaku.Duhet ta dorezoje titullin gjeneral se ia ka dhene Enveri……

    Reply to this comment
  11. Mersin May 10, 13:03

    Per Muharremin Enveri ishte dhe do te mbetet mal mbi male, por se kush ka pergjegjesine per deshtimin e sistemit dhe varferine e skajshme te ketij populli e di Rrema.

    Reply to this comment
  12. demo May 10, 13:06

    Z.shurre,qe me vjen me dhi,vetem kur lexoj halene tende,qe nuk le pa hedhur mut majtas e djathtas,.
    Enveri nuk ka qene as ushtar,,mor po as ushtar frikacak.
    Enverit i dridhej dora dhe mbyllte syte kur terhiqte kembezen e nagantit qe e mbante si stoli ne mulle,.Jo me te kishte te drejte te gradonte ushtarake dhe gjenerale!
    Poker,,xing,pesekatc,prestigjator bixhozi,,,ky ishte zanati enverit.Ketyre hajduteve te Laberise u hodhi trute e gomarit,se u shtirej si porofesor,si koke e madhe.Pleqte tane qe e njihnin cfare malli ishte i kalbi neper burgje,kishte frike mos i dilte bytha jashte,i cirrej maska e udheheqesit sypatrmbur..

    Reply to this comment
    • Ndini May 10, 13:48

      Pleqte tuaj ishin copa pisanjosesh qe dogjen shtepite dhe vrane fshataret e varfer.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 10, 16:52

      duke njohur enverin,pleqt e tu të futën në zemër dashurinë për titon o dem??
      por asnjërherë për shqipërinë e shqiptarët??
      mor dem,a je shqiptar??
      apo ndonjë i vrakës a pustecit?
      nga vëndet e nastrosumës nuk je,jam i sigurtë!!
      po të jetë se je i atyre anëve që përmënda më sipër ta kuptoj arsyen e dashurisë për titon,por nuk të kuptoj urrejtjen për shqiptarët!as për ata komunistë se dhe tito trimi i maleve të jugosllavisë së rrafshtë,ishte komunist!!
      dem mbaje lart koburen o trim se po plagosesh në këmbë,a më keq në bibilush!!
      nuk ke nga e bën shurrën o i shkret!!vështirë e ke me atë që ke e jo më me një të vetpagosur!!
      pssss:komentin e ke aq bindës sa dhe diarrenë ta bllokon!!i fortë je kur nuk di çfar të shkruash!!

      Reply to this comment
  13. Orteku i Fekenit May 10, 13:21

    Parllaku u vlersua e u ngrit gjate luftes! Gjeneral e Hero jane tituj qe i takojne e i meriton! Ather ai s’kish si ta dinte si do rridhnin punet! Me pas asnjeri nuk terhiqej dot me! Lirim ose shkarkim nga detyra ne e dime mire te gjithe se c’do te thoshte si pas Hoxhes!
    Koshi apo monumenti nuk e di c’eshte me mire! Me tregoni vetem nje ,vetem nje “Agjent ”
    nga te pushkatuarit (te liruarit nga detyra)
    100 vjecare me te kthjellet s’ka !! Jo vetem kaq
    por nuk eshte dhe nje dikush qe plumbat i thjeshte i fishkelluan pran veshit !
    VETEM NDER I KA SJELL VENDIT TONE KY BURRE!!
    KERKOJINI FALJE PER SHKRIMET E MESIPERME!!!!!!

    Reply to this comment
  14. Besniku May 10, 13:41

    Shkrim teper i argumentuar. Te lumte Muharrem! Parllaku perse nuk i mohon gradat dhe titujt e larte qe ka, se pat ka dhene pikerisht Enver Hoxha. Pra, gradat e titujt ia ppranon Enverit, por denimin (me hak) nuk ia pranon. Enver Hoxha ka qene dhe mbetet KORAB dhe nuk do te mund te shebet dot me kazmat e parllaqeve, qe sot u ben iso ballisteve, qe dje i pati ne gryke te pushkes. Lavdi Enver Hoxhes se pavdekshem!

    Reply to this comment
  15. Llaf Dibre May 10, 13:59

    Teksa po vdiste nje Njeri i Urte, njerzit e krahines,qe e pergjonin, pranuan ne nje mendim qe po ikte nga kjo bote nje njeri i mire. Njeriu i Urte e degjoi kete, mblodhi te fundmet forca qe i kishin ngelur, doli nga pershpirtja dhe u drejtohet atyre: “Mos u nxitoni, edhe ne frymen e fundit mund te bej nje gjest e te mbahem mend ndryshe…”
    Z. Xhafa, me nje shprehje qe ke nenvizuar i ke thene te gjitha: “Plaku ka kohe per tu turperuar, nuk kahe per tu korrigjuar”
    Per kete llaf te kam borxh nje kafe. Dhe kjo eshte hera e pare qe po hyj ne borxh.

    Reply to this comment
  16. Arben May 10, 14:15

    Vellezerit e Kosoves, u masakruan nga zagaret

    e enver serbit, keshtu shkresa ben sa te duash.

    krimet sllavo-komuniste ne shqiperi presin akoma te

    marrin denimin shembullor

    Reply to this comment
  17. Buzuku May 10, 14:39

    Tashti…ti dha Enveri, ti dha Enveri, te beri Partia…- fjalet e kohes. Po Enverit kush ja dha? Pa merite nuk ti jep as pere
    ndia. Se ne kete menyre ulet personaliteti I kujtdo. Ka ca mentalitete qe duhet te korigjohen si njerez te lire e Jo te ngurtesuar SI dikur.

    Reply to this comment
  18. fteri May 10, 16:32

    Gjeneralëëëëëëë,Gjeneralëëëëëëë,mos u kthe për së gjalli në kufomë politike siç jan kthyer disa kufoma që vjellin vrerë ,u turpërove o Rraman Përllaku i popullit të Lumës heroike që ka luftuar në shekuj kundër serbve ,që trimat mbas betejës varte koka serbësh në gardh ,për të treguar trimëritë .

    Je akoma gjallë dhe duhet vdesësh me nderë NUK KE KOHË TI KORIGJOSH ,kërko falje publike për lajthitjen tënde.Duhet ta dishë se për legjendarin Enver hoxhën sot rënkojnë malet ,rënkojnë fushat ,shqiptarët kërkojnë Enver Hoxhën ,jo Rraman Përllakun ,jo Muharrem Bajrektarin jo Vrasisn Gjon Markagjonin që në Vërmosh nën komandën e Ziogjit Mbret hajdut 1936,ropën për së gjalli e poqën njerzit të gjallë në hellë ,por ty në se ty të është thyer poçeja e kresë në pleqëri dhe harron komandantin tëndë të luftës dhe paqës Enver Hoxhën strategun që së bashku me popullin e partizanët legjendar çliroi vendin çau retë si shqiponjë mbi tokën arbërore ,gjezdisi me pushkë e dyfek nëpër male e fusha ,pa buke e fishekë në gjardan e pa ujë fare ,bashkë me çetat partizane i dha lirin atdheut robëruar dhe popullit të ardhmen e ndritur e sigurt,ishte mendje ndritur dhe udhërrëfyes i pa gabueshëm ,ndërtoi vepra madhështore sa 1000 vjet zhvillim që nuk i ndërtuan regjimet e kaluar anadollak zogistë e 500 vjeçar otoman.

    Jo ENVER HOXHA NUK VDES KURRË or Rraman Përllaku !….. ENVER Hoxha është i gjallë ,është NË BALLË , NË SHQIPËRI TË BARDHË.
    Bëni krahasimet me të sotmen ai është PËRSËRI FITIMTAR pari .

    Por fiksoje se të ZEZËT ,SKËTRRËT E TRADHËTARËT NUK KAN VEND NË SHQIPËRI !…. ,MALLKUAR QOFSHIN ,KUSH SHANË ENVER Hoxhën , LOTËT E POPULLIT 30 VJET DO u kthehen në gurë varri ,e kërkuat hollë dhe u doli TRASHË !

    Reply to this comment
  19. Taraboshi May 10, 16:42

    Mos ja merrni per te keq Pellakut.se pleqeria ben te veten.inatet personale qe ne te veriut i kemi si ves.Kjo sipas thenies popullore.Kur me ben nje nder te them faliminderit.Kur me ben nder per here te dyte te them e ke per detyre.Nuk si asnje beme te ketij gjenerali te shkarkuar pervec firmes se teorise se rreshqitjes.Qe ishte nje veprimantikushtetues dhe si rrjedhim armiqesor.Kjo teori mori me vete edhe gjenerale te tjere
    Perllaku nuk ka kohe per korrigjim.Me mkire ta leme me kaq.

    Reply to this comment
  20. MH May 10, 16:50

    Monteskie!
    Shkrimin e ka quejt brilant sepse sot po hidhet pleh ndaj luftes,deshmorve dhe veteranve padrejtesisht.E ka quejt dhe asht plotesisht brilante sepse flet mbi rrealitetin e vertete qe ka ekzistue ne cdo dite te asaj kohe e deri tashti me rrealitetin e vertet qe konstatohet pleh nga fundrrinat e mbeturinat e trashigimtarve te tradhetarve te atdheut qe arrine deri tek Rama qe riabiliton ballistet.
    Koncepte,mendimet tona qe i bazojme ne rrealitetin e ngjarjeve stomaku i juej ballist dhe tradhetar nuk i bluen.Keni stomak per ajgare per pula dhe petulla dhe jo per patriotizem e atdhetarizem.

    Reply to this comment
  21. ALBAN DEGA May 10, 18:17

    Replike me Muharram Xhafen

    TI PLAK !?

    The age it’s not measured by carts!
    It’ measured by hearts, thone amerikanet.
    Pra mosha nuk matet me letra
    Matet me zemer!
    Do ti shtoja vetem nje fjale kesaj filozofine popullore amerikane :
    Matet me zemer dhe me tru!
    Ndaj nuk jam dakord me ty kur e quan veten plak !?
    Nuk eshte e vertete !
    Zemren e ke gjithnje te re!
    Trurin edhe me te ri jo nga letrat por nga veprat, analizat, stili rinor nga fuqia dhe sidomos nga thellesia dhe freskia e mendimit !
    Kur pleqte na thonin ne vegjeline tone “ U plaksh biro!” na dukej sikur na shanin !
    Ne fakt ishte nje urim shume me origjinal se “ Jete te gjate !” Pra u befsh plak nga vitet dhe pjekuria e moshes, pervoja e jetes ….
    E ti Muharram Xhafa je plak vetem nga vitet, nga kartat, nga letrat, nga pervoja e jetes!
    Zemren e trurin i ke me te rinj e me te fuqishem se 90 per qind te rinjeve te sotem per te mos folur per persona pafytyre e payndyre qe me shume moren, zhvaten nga e kaluara se sa dhane per kete popull e shtet te sakatuar mbi 15 here ne 15 vjetet e SaLikekracise kobezeze, aq me shume shajne, mallkojne, shpifin shiten e blihen si kurvat e Mouline Rouge ( Mullirit te Kuq ) te Parisit tek ai qe paguan me shume !
    Meqe e quan veten plak Muharram Xhafa kam vetem nje urim : Zemra e truri te mbetshin gjithnje te rinje, te ndritur e te fuqishem !

    Reply to this comment
  22. artan vlora May 10, 18:40

    plehra komuniste. Rahmani beri burg kot se koti e duhet ta falte enverin?! Rrofsh o shoku muharrem qe na ndriçove se ky voda paska qene nje kuader i atij regjimi, ateherë kur ishim mirë kur nuk kishim as për të ngrënë. Ta provonte muharremi burrelin e spaçin, e pastaj ta shihnim.

    Reply to this comment
  23. demo May 10, 19:06

    Care thua vrakacorr,shule or z.shurre,.
    Po ka vrakacorr,dhe shule te kene studiuar ne Europe?
    Degjo or shurrane dhie qe ju solli enveri ne Tirane,se ju ishit mire atje ku ishit.Po ec nje enver merr stanaret e laberise me vete,;ec nje Sali merr maloket e dhise me vete,u mbush Tirana me maloke,nuk ja tregon dot fotografine se ckane qene se gjithe pisllekun e tyre ta hedhin ne surrat!
    Pleqte tane e kane njohur enverin kur shtrinte doren,si pun e pacave te lokaleve qe bredhin neper tavolina;-O xhaxhi na jep nai lek! E kishin derguar ne shkolle per te mesuar,,e felliqi mulla Halilin,flinte te Tajari,nje pjate supe te Sazani,dy muaj te Abazi,kepucet e Kole Tromares,kostumin Bari Omari,Pardesyne ja vodhi gjyshit tim.Ja keshtu e kemi njohur ne enver hoxhen.Ne vatrat tona eshte folur vetem me NEVERI per kete birbo,se nuk degradon shqiptari deri ne kete fare feje.
    Gjyshi im arriti deri ne 1977 dhe kur e pa ne televizor,peshtyu ekranin:-Ptuuu faree e keqe!
    Gjirokastritet e vjeter kane pasur DINJITET.Edhe gjirokastriti me i varfer robtohej ne pune,ne emigracion,POR NUK LYPTE,si enveri..Bahri Omari ka qene goxha personalitet.Gabimi i vetem fatal i jetes se tij eshte se mbajti kete gjarper ne familje,si djalin e tij.
    Ju morracakerit nga jugu e nga veriu,ju kapterrat e enverit dhe plepaxhijt e Saliut lavderojini,gezojini,se plerat i sjellin mizat me vete.

    Reply to this comment
    • palortoja May 10, 23:25

      ti pinjolli i morracakeve dibrane, pjelle e dyndjeve te para te shpellareve e mban veten per kryeqitetas mbasi stargjysherit kishin aplikuar praktiken e “tokes se zanun”?
      Kuptohet fare mire qe gjyshi jot mashtrues e injorant do te kete qene nje zvarranik hajdut e qelepirxhi i rendomte, sepse ka lene pas pasqyren e familjes me llagapin DEMO qe, si trashegimtar i denje i nje race intrigante e injorante, artin e trillimit dhe te mut-shtirjes e e zoteron me se miri. Mjafton ky detaj per te kuptuar se kush eshte origjina e familjes tende!

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 13, 12:43

      dem
      o vëllai binjak sërbofil i grekofilit nastrobythë!
      po përse je kaq i dobët??
      përse nuk e bën replikën nën komenitn tim??përse mor qënje e ulët dhe këtu përpiqesh të jesh i ndyrë??
      dhe këtu nuk ke bythë të dalësh ball për ballë??
      duke sharë enverin kujton se po më ngrë nervat!?kujton se po barazon llogaritë??
      mor palaço e kam sharë para teje,jo për këto budallallëqe që e shan ti,por për ato që ja quaj gabime,për ato që ja quaj faje!!për pjesën tjetër u shkërdhefshë ti bithë bashkë me të!!ai,për mua, ishte një politikan dhe asgjë më tepër!!ashtu si janë dhe këta sot!!
      bahri omari goxha personalitet??i njëjtë me turpin e frashërllinjëve??
      jo mor debil,nuk mund të quhesh personalitet nëse nuk je në gjëndje të bësh zgjedhjen e duhur në kohën e duhur!!bahri omari bëri zgjedhjen e gabuhur në kohën e tij!!ai zgjodhi atë që dje dhe sot gjithë bota e quajnë mynxyrën më të madhe që ka përjetuar njerzimi!!mynxyrë që po rishafqet dhe sot!!
      por nëse unë them se bahri omari bëri zgjedhjen e gabuar në atë kohë!?
      për ty nuk mund të them të njëjtën gjë!!
      ti zgjedhjen e gabuar të tij e ke këthyer në faj!!
      ti sot,duke ditur se çfar ka ndodhur në të shkuarën,ke zgjedhur nazizmin dhe marshall titon!!
      nëse njërën zgjedhje tënde e arsyeton me një argument foshnjor,tjetrës nuk ke se çfar argumeti ti japësh!!prandaj kalon në çmënduri!!
      dem o teveqel,ti që e mban veten për “kryeqytetas”më shumë se ata lebërit e staneve!
      mos harro se ishin ata që e bënë kyeqytet fshatin me emrin tiranë!edhe sikur në ditët e para të të qënit kryeqytet të jesh vendosur,nga mali je shpërngulur dhe ti!!qytetar nuk të bën toka ku jeton!!
      nuk e di se sa i zoti je për ta kuptuar o dem!!për të ditur di shumë,por për të kuptuar ke vështirësi!!je si puna e kompiuterit!!nxë shumë por nuk tjerr dot!!
      të pjerdhça në vesh për këto komente që shkruan mor i senilosur!!

      Reply to this comment
  24. rina e bardhe May 10, 19:14

    TEflasesh per Luften Antifashiste asnjehere nuk eshte vone.Populli patriot rinia,te edukuar nga puna emadhe e rilindasve dhe nga rrezatimi ishkollavete hapura qysh prej vitit te normales ne mase ,u hodhen ne lufte kunder pushtuesit me thirrjen epare dhe te vetme te PKSH.DHe kjo ube nemase ,djem dhe vajza , bujq ,zanatcinj, intelektuale ,shkuan nelufte pa qene nerradhet e asnje partie por ne udheheqjen e saj .Ne vitet 70 kam pyetur Ibrahim Dervishin ,intelektual dhe ngga shtrese epasur eKanines ,se perse mori pjese ne luften antifashiste nen udheheqjen e PKSH .M’u pergjegj pa hezitim ;U internova nga Italianet sepse nuk ubetova per flamurin me fashat eliktorit. Kur uktheva ne Shqipperi e vetmja force qe luftonte pushtuesin ishte P-KSH.ishte DESTIN

    Reply to this comment
  25. Limani May 10, 20:02

    Ç’ka thënë Parllaku kur Enveri dënonte ushtarakët e shquar :
    Gjin Marku , Tahir Kadarea , Nexhip Vinçani , Tuk Jakova , Bedri Spahiu , Panajot Plaku , Hamit Keçi etj , nuk po përmend dënimet e politikaneve . Parllaku ka qenë në udhëheqje të PK në një kohë me Mehmet Shehun dhe bashkë me Enverin e me Mehmetin s’lanë komunist të vërtetë në Parti , i bënë armiq , servilët qëndronin sipër , si tapa .
    Antikomunistin Enver Hoxha unë s’e mbroj dot , por, edhe “ i shkreti Rrahman “ nuk më mallëngjen dot , unë s’e ndaj dot nga Enveri . Enveri – në kosh të historisë , por , jo vetëm , bashkë me Rrahmanin dhe me shumë të tjerë si Rrahmani .
    Rrahmani ka qenë konsulent ushtarak i kriminelit Berisha në vitin 1997 , për të shtypur Vlorën , atë Vlorë që , nga hallvaxhi e bëri gjeneral dhe hero . Kjo është jo vetem mungesë karakteri , por , edhe tradhëti !
    Të nderuar enveristë !
    Po shoku Enver , a ka ndonjë çikë përgjegjësi për gjithë këta armiq nga udhëheqja e partisë dhe për përmbysjen e sistemit që ndërtoi ?!
    Edhe diçka :
    Enveri ishte shumë racional kur dënonte “ armiqtë “ , ai apriori e dinte se , kursi i tij absurd mbështetej vetem nga frika dhe këdo që shpallte armik ( sipas një strategjie të tij ) me siguri ishte armik i tij !

    Reply to this comment
  26. konti sbalta May 10, 20:08

    Mos u merrni me Gjeneralin se eshte shume plak ,por merruni me”Tufen Neonaziste” qe po ndryshon historine, jo vetem te luftes Nac.Cl.por te tere periudhes gati50 vjecare nga vitet “40 te shekullit kaluar e deri ne fillim te viteve “90!

    Reply to this comment
  27. pitu May 10, 20:37

    enveri i tradhetoi shoket sa ishin ne igalitet dhe nuk e njihnin njeri tjeterin ishin heronje kur u takuan morren vesh cfare cfare kallpi ishin dhe vrane njeritjeterin

    Reply to this comment
  28. NNP May 10, 21:10

    DEMO MAVRIA pi pak uthull te qetsohesh megjithese ti ilac ke vetem ngrenien e MUTIT. TE BEFTE MIRE O LEGEN ME SHURE.

    Reply to this comment
  29. Genti May 10, 21:30

    Enver Hoxha vrau kunatin e tij Bahri Omarin qe e mbajti me buke dhe e strehoi, jo me te tjeret. Imagjinoni. La motren e tij te veje dhe degdisi rrugeve te Tiranes me nje peshore per copen e bukes, dhe kjo per karriken e tij diktatoriale. Kjo i tregon te gjitha se cfare monstre ishte.

    Kur e ngroh nje gjarper te ngrire, ai do te kthehet e do te kafshoje me ne fund. Gjithe gomeret idealiste qe e besuan dhe ndihmuan kete gjarper Gjirokastrit, me ne fund u kafshuan prej tij.

    Reply to this comment
  30. pirua May 10, 22:33

    I keni pare qe menjehere mbas shiut, dalin ca krimba te kuq me qafore qe populli i quan krimba shiu ose kakzoza, nders latinisht Lumbricous terrestis ? Dhe sa here shkruahet ndonje shkrim per luften apo Enver Hoxhen, fap keta krimba fillojne e levizin. Nuk e kam fjalen ketu te mbroj as Enverin dhe as Luften qe edhe ti mbroj me argumenta mire bej, por e kam fjalen se sa armiq ka akoma shqiptari brenda vetes. Jo te bejen ndonje analize rreth ngjarjeve qe shkruhen, por kategorike kundra pjeses tjeter te njerzeve. Keta nuk i perkasin shoqerive te civilizuara, por njerzeve te hakmarrjes dhe njerzeve shpirtzij qe nuk e duan kurre paqen midis tyre, por luften me mendimin: dje e kishit ju pushtetin dhe na e bete keshtu, tani e kemi ne dhe do tu a bejme ashtu. Sa keq, bota ka ecur perpara. Plagen po e gervishe fillon e rrjedh gjak dhe jo vetem por mund te behet dhe ngrene te te marre jeten.

    Reply to this comment
  31. alphade May 10, 22:36

    Muharremin dhe Gezimin i njoh prej vitesh, mbase. 30 apo 40 vjet te shkuara. Jane miqt e mij te vjeter. Por
    Gezimin e shoh perdite aty tek nje qoshe te Shkolla e
    Baletit, shet rrobe per femije. Ka qene dikushi por asgje
    nuk,perfitoi nga Ai sistem i kaluar. Rrojti dhe rron me
    ndershmeri ashtu si te gjithe ne qe me ndershmeri po e
    perballojme me sakrifica jeten e veshtire qe po kalojme.
    Nje shprehje popullore thote: “Rron shqiponja ne maje te
    malit,rron dhe miza ne bythe te kalit” ! Ky zoteria qe ka
    mbushur 100 vjet e meriton kete shprehje. Megjithate
    eshte e drejta e tij te beje vleresime per individe apo fi-
    gurat politike te djeshme dhe te sotme. Por nje gje duhet
    te dije ky gjeneral se te bllasfemosh ” Everestin” shqiptar
    dhe te lavderosh e te ngrish ne qiell me hosana e ditiram-
    mbe ” Monstren e Vicidolit”,ne intervisten qe dha para pak ditesh ne televizionin, kosh qelbesirash, eshte per t’i
    thene “dheut hapu” ! A mund ta quash Berishem “burre”,
    ndaj te cilit gjenerali na rezervon respekt e simpati,kur
    tere populli shqiptar ose me sakte shumica derrmuese e
    shqiptareve kete njeri e ka hale ne sy, kur ky nuk eshte
    gje tjeter vecse nje hajn,nje kriminel,nje kryemafioz,tra-
    dhetari me i madh i Shqioerise dhe kombit shqiptar,aq sa
    edhe mbreti ZI ,ZOG dhe Esat Toptani do ta kishin zili per
    nga antishqiptarizmi dhe atdheshitesi dhe gjemen qe i ka
    bere vendit Sali Ram Berisha. Nuk e di pse ky “detaj” i ka
    shpetuar dhe ku duhej meshuar me shume ne deklaraten
    e gjeneralit qe duke bllasfemuar nje Hero te Madh te Kombit Shqiptar, ngren ne qiell nje individ ndaj te cilit ren-
    ndojne mbi 280 krime dhe ku cdo njeri prej tyre,i marre
    ne vecanti e con kete monster ne denimin kapital,nese do
    te vihej serish ne fuqi ky ligj. Prandaj gjeneralit shyqyr qe
    iu fal jeta dhe kjo perseri jo sepse sipas ligjeve te kohes
    nuk e meritonte por sepse sic ka ndodhur kurdohere ne
    Shqioerine tone te vogel “Lalagjonet” kane ekzistuar dhe
    vazhdojne te ekzistojne edhe sot te shumefishuar….! Ne
    saje te “Lalagjonit” dhe fale atij shpetoi gjenerali sepse
    ndryshe do te kushte pesuar fatin e “treshjes” qe nuk
    paten fatin e gjeneralit.
    Neser ne mengjez do te kaloj aty nga “dyqane luksoz” i
    Gezimit dhe do ta pershendes duke i thene se sa artikull
    te mire kishte shkruar per gjeneralin dhe per pergjigjen e
    Mikut tim, Muharrem ,,,,,,!!!

    Reply to this comment
  32. I. Storiani May 11, 06:00

    Mos ja vini re plakut Rahman:
    E para, Enveri e futi ne burg. Mund ta nxirrte ne pension. Pra si do flase mire ai per Enverin.

    E dyta, perse nga nje 100 vjecar prisni qe te marre flamurin ne mbrojtje te Enverit?! Paskeni rrjedhur te gjithe! Po plaku, per arsye qe dihen, eshte oportunist, ashtu si edhe nje femije.

    Reply to this comment
    • lenci May 12, 14:56

      Nuk kishte arsye bte fliste keq. E la te gjalle (shtrohet pyetja: PSE?), nderkohe qe Ballukun, Dumen dhe Cakon i pushkaoti. U perckendoi edhe familjet, por familjen e Parllakut nuk e ndeshkoi sic beri me tre te tjeret.
      Ata tre te tjeret jane rehabilituar pas renies se sistemit komunist dhe vetem kaq. Parllaku eshte nderuar me shume gjera, deri edhe nder i Kombit. Perse, ku ndryshoi nga ata? Apo se mbajti qendrimin e “duhur” ne gjyqin e Enverit?

      Reply to this comment
  33. gjermani i fundit May 11, 11:55

    mendoj se z. Muharrem duhet te pergatise mire nje shkrim te detajuar per ti shpjeguar mire Tufes çeshtjen e pushtetit dhe te Luftes antifashiste. Nuk me terheq ideja e perzierjes me fjalet e nje ish gjenerali te denuar ne kohen e Enverit. Kjo, sepse gjenerali i denua dhe pak e ka share. Por edhe nga fushepamja e tij disa gjera qendrojne. Siç u bene te tere gjenerale dhe kolonele nga Lufta, pa shkolle dhe diploma, kuptohet se edhe gjenerali qe u titullua ne moshe shume te re i pati ofiqe prej kohes dhe rrethanave sesa zotesise shume te madhe. Edhe vete Enveri gjeneral-kolonel do marre pak me folklorizem, apo edhe gradimet qe bente Enveri gjate luftes dhe ne periudhen imediate te pasluftes. Nje gje tjeter ishte perpjekja reale me okupatorin dhe zelli i mire antifashist, tjeter gje hierarkia e luftes partizane dhe organizimi i njesive, qe detyrimisht ne kushtet dhe rrethanat gjen plot difekte e rrjedhimisht ngjarje qe lene per te deshiruar. Shtroj nje gje per diskutim, konceptin sipas te cilit Enveri “hengri” shoket e vet. Sipas nastradineve, Enveri qe drejtoi nje shtet me ligje te rrepta dhe doemos diktatoriale, kur vinte fjala per “shoket” e vet te Luftes u dashkesh qe te toleronte. Sesi do ta mbante shtetin ne kembe me kete koncept nepotik, kush po e çan koken. Dmth Ligji te binte mbi hallexhinjte, po kur vinte puna per “shoket”, ata duheshin trajtuar me privilegj. Le te hanin dhe pinin, le te shperdoronin, se medemek kishin bere Luften dhe e kishin hallall…Jo zoteri, perkundrazi! Koncepti i shtetit leal ketu duket; te gjithe te respektojne Ligjin dhe te trajtohen sipas Ligjit. Enveri mund te kete qene krimineli i krimineleve, por ne parim ai theksonte se Luften e beri populli, dhe ai ishte fitimtari. Po shkele Ligjin, te jesh kush te duash, do paguash qe ç’ke me te! Se po u tolerove ti, do tolerohet ai e me rradhe, shteti behet si pazari i bagetive. Pra, ne koncept, e kane kot nastradinet dhe Tuhafdinet qe per te goditur Enverin me patjeter gjigantizojne sjelljen e tij ndaj “shokeve” te Luftes si kurbane te pushtetit kur me shpesh ata binin viktima te Ligjit pikerisht se e konceptonin shtetin si fabrike privilegjesh. Natyrisht qe pushteti enverist e kalonte masen dhe ne mjaft raste mund te kishte kursyer denime kapitale. Por ka edhe nje gje, qe periudha dhe koha kur keto gjera ndodhnin duhen krahasuar me boten e atehershme. Ti jepje te dhena ruseve perfundoje ne karriken elektrike ne Amerike, kujtni Rozenberget e te tjere. Ju thoni qe shteti akuzonte gjeneralet per tradhti te larte dhe harroni se per kete akuze Ligji parashikonte denimin kapital. Se qene “shoke” lufte apo jo, kjo pastaj tregon sesa i forte ishe autoriteti i Ligjit. Edhe sot Ligji denon shperdoruesit dhe kriminelet, por ja qe pushtetaret jane “shoke demokracie” me shkelesit e Ligjit dhe ankohemi pastaj pse kriminelet jane jashte, ne “drejtim te paditur”, ose me keq, ne krye te partive.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 13, 12:58

      mono teorikisht ke të drejtë!!
      por mos harro se shpesh teoria nuk ka të bëjë shumë me praktikën!!
      mos harro se,të paktën e të paktës,jo të gjithë që ai vrau e preu,hyjnë këtë shkrim tejet teorik që ke bërë!!
      sepse i vjen që një virgjëreshë të mbetet e tillë në mes të kurvarëve!!duhet të ketë qënë të paktën,një,minimumi i minimumit,që ka mbrojtur nderin e kësaj virgjëreshe!!
      mono,enveri njihte shumë mirë mentalitetin shqiptar!ngriti me zell e dhunë kultin e tij,kultin e të gjithëditurit,e të pagabueshmit,e të pazëvëndësueshmit,e udhëruesit të padiskutueshëm,dhe të gjithë ne e hëngrëm sapunin për djathë!!gjithashtu dhe ata që i kishte afër,shokë të vjetër të luftës e shok të pasluftës!!
      nuk më merakos ajo që ka ndodhur atëherë!aspak!
      më merakos ajo që ne nuk kemi mësuar nga gabimet,pësimet tona!!
      sot po pranojmë të njëjtën gjë!!udhëheqësit botërorë!
      duke filluar me saliun skizofrenin, e duke e mbyllur me këtë psikopatin që ka i vetëm timonin për të vozitur në tepsi!!
      të gjithë të pagabueshëm,të pazëvëndësueshëm!!
      merë për ne po na vdiqën!!
      duhet ti qajmë si enverin!!

      Reply to this comment
  34. Adi May 11, 11:58

    Rrahman Berlloku e ka vendin ne krye te koshit te plehrave .Ky ka rrjedhur nga trute qysh kur i sherbente OZNAS serbe po keshtu e peson kur zhytesh ne tradheti dhe ha supen e helmatisur ne graxhden slavo-serbe .
    Cfare gjenerali i trapit eshte ky tradhetar?

    Reply to this comment
  35. Plaku i mocem May 11, 13:14

    “Piro”,je me konkreti dhe i sakti , mendjehapuri . Lum ata qe te degjojne ! J’u thua bishave:”Urrejtja dhe hakmarrja ‘ju ka vervuar syte dhe nuk shikoni c’po beni,vazhdoni me urrejte por dijeni-Shqiperia rrezikohet te mos egzistoje,mbi toke do mbetet urrejtja juaj.Asnje nga ata me urrejtje nuk e gjykon dot te kaluaren.Ata m e urrjtje nuk e shohin ku po shkon atedheu.Popullsia e vendit po shkon poshte e me poshte,juvej nuk j’u ben pershtypje,se kemi vetm urrejtje ne shpirt”

    Reply to this comment
  36. Paci May 12, 09:38

    Parrllaku u semur nga humbja e kujteses Enveri per te nuk gaboj perveç kur beri Parllakun gjeneral .Mire do ishte te ishte Parllaku Enver por puna eshte se Enver lind shqiptarja nje ne 500 vjet .

    Reply to this comment
  37. Albanistani vicidol I ramutit te kristaqit te like floririt May 13, 20:59

    Gjyshi I’m ishte partizan me yll ne balle vrau 23 gjermane 12 italiane 6 diversante dhe plagosi shume armiq ,rrofte partia e punes me shokun enver hoxha lavdi deshmoreve,,,,

    Reply to this comment
  38. Anus tasi May 14, 14:31

    Pse e ngacmon mor zotni gjeneleshin ??? Ne fund te fundit leshi ate pune ka , te mbaje ere !

    Reply to this comment
  39. Bashkim May 26, 22:55

    Bravo Edi Rama
    Nxorra nga vrima e halesë mijtë e kuq

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*