Gafa e kreut të Bektashizmit me një kolaboracionist, kolonel të fashizmit

April 27, 2016 10:29

Gafa e kreut të Bektashizmit me një kolaboracionist, kolonel të fashizmit

Skrapari si një vatër e rëndësishme atdhetarie në gjithë vendin, ka ditur të vlerësojë dhe vlerëson rolin e veçantë që kanë luajtur klerikët bektashinj për çështjen kombëtare. Është nder e krenari që çdo skraparlli kudo që jeton të përmendë emrin e klerikut bektashi Baba Meleq Staraveckës.

Ky klerik qe një ndër ideatorët dhe pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878, pjesëmarrës në Kuvendin e Frashërit 1880, delegat në Kongresin e Manastirit për alfabetin shqip, pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë 1912 në Vlorë.

Ky personalitet i lartë i Rilindjes Kombëtare përshkoi mijëra km rrugë me libra në krah që nga Staravecka, në Egjipt, Stamboll, Maqedoni, Prizren, Bukuresht me një kushtrim.

“Krrabë e hostenë lini / Rrëmbeni pushkë e pallë / Në të gjithë anët i bini / Armik të mos mbesë i gjallë”

Populli i Skraparit e përjetësoi emrin e tij në QKF të rrethit. Po ashtu, është nder e krenari për çdo skraparlli kudo që jeton të flasë e dëgjojë për baba Fejzo Dervishin, komandant batalioni partizan.

Është nder e krenari për çdo skraparlli të flasë për emrin e Dervish Iljaz Qafokut të Verzhezhës, këtij simboli të altruizmit. Ky klerik e vuri gjithë jetën e tij në shërbim të Atdheut e popullit. Ku vajti ai e nuk ndërtoi një urë, një çezëm, një pus, nuk mbolli një pemë që nga Skrapari, Përmeti, Leskoviku, Vlora etj.? Pjesëmarrës në çetat e para kundër sundimit turk.

Po kështu me emrin e baba Fetahut të teqesë së Backës, dervish Muços nga Panariti, dervish Shaqir Gerxhani etj., etj.

Por ja që në një shkrim të datës 06.04.2016 në gazetën Telegraf na del dhe Baba Kamberi si atdhetar!

“Baba Kamber Ali Dede, kryegjyshi botëror që luftoi për Atdheun dhe bektashizmin”

Autori i shkrimit Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Pa mohuar respektin që kemi sot për detyrën e lartë që mban, si dhe më parë e kemi njohur mire, sepse në rrethin tonë ka kryer detyrën atdhetare të oficerit të ushtrisë popullore, por për shkrimin në fjalë kemi shumë rezerva.

Autori rreket të na mbushë mendjen se Kamber Pagria na qenka atdhetar. Në asnjë rresht nuk na thotë se ku e ka treguar atdhetarinë ky person, ku është ndeshur me ndonjë pushtues kur dha kushtrimin Atdheu, apo ka udhëhequr ndonjë njësi luftarake si shumë kolegë të tij, apo ndonjë polemikë që ka bërë me eksponentë të pushtuesve etj.

Cila është arsyeja: Se autori nuk ka çfarë të thotë? Apo Babai ka bërë të kundërtën?

Kriter themelor për përcaktimin e vlerave pozitive të një njeriu është qëndrimi ndaj lirisë. Baba Kamberi është turpi i klerikëve bektashinj në Skrapar. Pse? Së pari, Kamber Pagria është tradhtar, bashkëpunëtor me pushtuesit.

Ai që në muajin nëntor 1942 kur u formua organizata e Ballit Kombëtar në qarkun e Beratit, është zgjedhur në shtabin e saj. Gjatë operacionit dhjetor 1942 thellon veprimtarinë e tij antikombëtare. E thërret Ali Bej Këlcyra bashkë me Teki Xhindin dhe u ngarkon detyra, njërit të punojë me mehypët dhe tjetri me masën tjetër në shërbim të Ballit.

Është graduar me gradën Kolonel nga Fashizmi.

Për zbatim të kësaj detyre, Babai thirri shumë mehypë në teqe në të cilën merrnin pjesë burra e gra. Nënat kishin marrë me vete edhe djem e vajza të vegjël.

Baba Fejzo, Shefqet Peçi dhe Hysni Kapo

Baba Fejzo, Shefqet Peçi dhe Hysni Kapo

Kamber Pagria në bisedë e sipër i drejtohet një vajze dhe i thotë: “Po të rritesh edhe ca, do të hedhësh dyfekun në krah dhe do të dalësh në mal dhe do të dredhësh bishtin me partizanët siç po bëjnë vajzat e tjera që kanë dalë në mal”.

Qazim Cuku nga Zabërzani e ndërpret babain duke i thënë: “Turp të kesh nga hija jote o baba, turp, ti je fetar dhe nuk të lejohet as të ka hije të shash çupat!” E në mbyllje të debatit i thotë: “Unë i kam thënë vetes burrë, një herë kam lindur e një herë do të vdes si burrat dhe ja ku po ta them se nga populli e Fronti vetëm vdekja më ndan. Në jam fajtor vdeksha, në je ti fajtor vdeksh!”

Ku qëndron atdhetaria e Babait në këtë rast?

Me nënshkrimin e marrëveshjes Dalmaco-Këlcyra më 15 mars 1943 baba Kamberi thirret nga Ali Beu bashkë me disa përfaqësues të tjerë të Ballit në Skrapar dhe Baba Kamberit i ngarkohet detyra të punojë në zonën e Çepanit.

I kanë shkuar në teqe dhe kanë bërë takim disa atdhetarë të mirënjohur në krahinën e Çepanit si Rustem Çepani, Feim Gërmenji, Qazim Zabërzani e Riza Lapani për ta bindur që të lidhej me LANÇ-in, por ai nuk ka pranuar, përkundrazi i ka përzënë me forcë.

Po këtu ku është atdhetaria e Kamberit?

Kamber Pagria ka qenë një eksponent i fashizmit në Skrapar dhe është dekoruar prej tij. Baba Kamberi ka qenë organizator i vrasjes së atdhetarëve skraparllinj dhe këtë punë e ka filluar që para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore.

E ka filluar me emblemën e Skraparit, Heroin e Popullit, Riza Cerova. Ja çfarë shkruan gazeta qeveritare “Besa”, e enjte 19 shtator 1935, me titull: “Gjysh Kamber Prishta përgëzon ministrin e Punëve të Brendshme”:

“Gjysh Kamber Prishta, një nga klerikët e naltë të sektit bektashian i ka drejtue një letër ministrit të Brendshëm, tue e përgëzue për masat e shpejta qe muer kundra turbulluesve të mallkuem të Fierit. Në këtë letër mes të tjerash thotë: Detyrat e klerit bektashian janë më parë se fetarë, ato të mbrojtjes së Atdheut, të familjes mbretnore dhe të regjimit monarshik; Siç e kemi pa Gjysh Kamber Prishta këto parime i ka treguar edhe me fakte, me qenë se kur plasi kryengritja mblodhi një tok vullnetarë dhe i vuni në dispozicion të Qeverise tue kontribue shumë në mbajtjen e qetësisë dhe në shkatërrimin e çetës së Riza Cerovës.”

Po këtu a ka atdhetari të treguar nga Babai?

Ai ka thirrur Sade Desnikun, një antizogist dhe i ka premtuar amnisti nga ana e palo mbretit Zog me kusht që të vriste Myrto Cerovën në muajin gusht 1936 dhe Ramiz Spatharën në muajin gusht 1937, shokë armësh të Riza Cerovës dhe Sadja e kreu këtë krim. Veprime të tilla i bënin atdhetarët apo kriminelët?

Teqeja e Kamber Pagrisë ka qenë bazë e shtabit të Ballit Kombëtar gjatë LANÇ-it dhe ai ruhej nga një togë shërbimi me ndërresa që përbëhej nga ballistë. Po këtu prapë atdhetar del sipas autorit?

Së dyti. Klerikët bektashinj si gjithë klerikët kanë patur tipar dallues humanizmin. Ai nuk ka qenë i tillë, ka qenë e kundërta.

Ali Myftiu, një mësues atdhetar nga Elbasani që jepte mësim në Internat në Vërzhezhë tregon:

“Një herë i kërkuam Baba Kamberit të Prishtës që të na ndihmonte me lekë për të vazhduar Internatin dy nxënës me gjendje shumë të vështirë ekonomike. Baba Kamberi na u përgjigj: Ky tergja, teqe, nuk ka fonde për të përballuar ato shpenzime.

Qazim Fusha, një fshatar nga Doresi, në një mot të vështirë po i rrezikoheshin fëmija për bukë dhe iu drejtua vendit të Zotit për ndihmë aty ku kryesonte Baba Kamberi, po fatkeqësisht jo vetëm që nuk mori asnjë kg misër, por u rrah keqaz nga dervishët. Kështu vepron një humanist?!

Mbasi u mor vesh ky incident një fshatar nga Zabërzani, Hysen Veliko, vajti tek Baba Kamberi dhe e provokoi duke i kërkuar drithë. Baba Kamberi merr shkopin dhe niset ta godasë. Hysen Velikua nxjerr revolen dhe i thotë: Unë nuk pyes për atë që më ka bërë kokën, e jo të pyes për doçin e Pagrisë. Babai tërhiqet dhe i thotë: Hejvalla, hejvalla bëra shaka!

Baba Kamberi

Baba Kamberi

Ndërkohë dervishët i mbushen mushkën Hysenit me drithë dhe ai shkon në shtëpi.

Populli i Skraparit i ka ngritur në art ato figura që kanë vënë gjithçka në shërbim të popullit dhe Atdheut ku ka shprehur mirënjohjen për ta dhe njëherazi ka shkruar dhe për antipodet e tyre duke shprehur urrejtjen për ta. Ja si shkruan për Baba Kamber Pagrinë:

Cjap i handakosur i Pagrisë / Zemërnxiri si fundi i kusisë / Thellë baltës ku të kanë shtënë / Mirë e bukur cjap ta paskan vënë / Po dhe baltën ti e kishe tepër / Ti babadervishi i bërë dhelpër / U bëre zabit përmbi xhandarë / Për të vrarë e therur bijtë tanë / Si s’ta mbajti mendjen perëndia / Kur mes lotësh mbytej dhe fëmija  / Cjap i zi si ti katran s’qe parë / Ujk, lubi, kasap, fetar i shkarë.

 

Në institucionet fetare bektashiane kemi parë me germa kapitale të shkruar devizën: Pa Atdhe nuk ka fe. E po të kishte ndjekur populli rrugën që ndoqi Baba Kamber Pagria me shokë, atëherë sot nuk do të kishim më atdhe, kështu që as për fenë Kamber Pagria nuk ka punuar siç trumbetohet.

Apo jo zoti Baba Edmondi?

Këto janë pak fakte që flasin qartë për veprimtarinë antikombëtare të Kamber Pagrisë si dhe të vëllait të tij, sepse ka shumë të tjera të cilat do i bëjmë të njohura mbas kësaj.

Baba Edmondi me atë shkrim është rreshtuar me dashje apo pa dashje, këtë nuk e themi dot të saktë, në radhën e atyre pseudoatdhetarëve apo të vetëquajturve historianë të tipit Butka që duan të justifikojnë tradhtinë e prindërve të tyre në Luftën e Dytë Botërore, që kanë mbi 25 vjet që duan të hedhin baltë mbi LANÇ-in duke na i kthyer xhelatët në heronj dhe heronjtë në viktima.

Shpresojmë se Baba Edmondi do të reflektojë.

Së fundi duam t’i kujtojmë zotërinjve Baba Edmond Brahimaj dhe ndihmësve të tij për shkrimin, mendimtarin e madh Lukiani, që ka krijuar që në kohën e Perandorisë Romake.

Ai shkruan:

“Shikoni ç’bëri ai arkitekti nga Knida, ndërtoi farin e Aleksandrisë, veprën më të madhe e më të bukur, për t’u bërë dritë lundërtarëve nga një largësi e madhe dhe për të mos i lënë t’i qasen Partonit, një vend siç thonë shumë i rrezikshëm nga i cili njeriu nuk shpëton dot, po të hasë në shkëmbinjtë e nënujshëm. Pra pasi e mbaroi veprën ndërtuesi shkroi brenda në gurët e godinës emrin e vet dhe pastaj si e mbuloi me llaç shkroi përsipër emrin e mbretit të atëhershëm, duke pasur parasysh ç’do të ndodhë, sikurse ndodhi në të vërtetë, se ky emër do të binte së shpejti bashkë me suvanë dhe kështu do të dilte në shesh mbishkrimi: “Sostrati, i biri i Dikasifonit, nga Knida, perëndive shpëtuese, për të mirën e lundërtarëve.”

E vërteta pra, sado të mbulohet, do dalë.

 

 

 

April 27, 2016 10:29
Komento

19 Komente

  1. gjini April 27, 10:38

    Ish oficeri i sigurimit u ba edhe kryetari i kryegjyshates botnore! Paradoks shqiptar.

    Reply to this comment
    • Kopenhagen April 27, 16:06

      Muhabet skrapallinjsh, gjelle qensh.
      Keta plehra vetem te mburren dine, te vjedhin dhe te betohen per atdhetari.
      Njerez legena dhe spiune, servile dhe hajdute.
      Burra leshi dhe gra qeflie.

      Reply to this comment
      • XEN KARADUZI April 27, 19:30

        zoti kopenhale

        ke plotesisht te drejte…por kur bashkohet idioti skraparit me kriminel tropojanin…quhej DJAJ

        A te duhen luftetare,
        Gjithe botes t’i vesh zjarre ?
        Do arratine te marre ?
        Merr nja dhjete kosovare!
        ***
        Hall i math me skraparline,
        ka rrezik te hash dhe dru,
        Dy ministra le te rrine,
        Se na duhen dhe pa tru !
        ***
        A te duhen sharlatane,
        qe te lepihen ne ç’do ane,
        qe te perçajne vatane ?
        Ke sa te duash tropojane !

        Reply to this comment
    • Iliri April 29, 16:04

      Po te ka ngelur merak burrnia e Skraparllinjeve dil nje here me mamin ketej nga Skrapari ti Kopilhagen

      Reply to this comment
  2. Te Vdekurit...dhe Te Gjallet April 27, 12:13

    Syrja Xhela, Nuri Cuni dhe Kujtim Borici ka vite qe e rrezuan suvane false te propagandes se lige te komunizmit, dhe duket se Baba Mondi, edhe nese nuk eshte klerik i shkolluar si i tille, eshte kthyer tek E Verteta e Madhe.
    Zoterinjte autore te kesaj ankese ne Kshill, jane ne te drejten e tyre te vazhdojne te besojne ne ate qr u be nje cerek shekulli qe shqiptaret e quajne diktature, manipulim, por Jo te te ribotojne letrat anoninme derguar ne Degen e Brendshme…

    Reply to this comment
  3. feniks April 27, 12:36

    Nje shkrim i shkelqyer me fakte dhe argumenta llogjike,qe rrezojne qellimin ogurzi te sharlatanit ish oficer Mondi qe na u be Dervish per te ngrene e per te pire se per tjeter pune ai nuk ben dot!
    I keni cjerre masken ketij pseudo fetari,qe shet edhe newnen e tij per t;i sherbyer padroneve kolaboracioniste!”

    Reply to this comment
  4. . April 27, 12:51

    Njerzit me te keqinje ne bote jane ata qe Zoti nuk u ploteson deshiren .

    Reply to this comment
  5. x5 April 27, 15:13

    Te Nderuar skraparllinj te inatosur !!

    Fillimisht shpreh respektin maksimal per cfare shkruani dhe cfare perfaqsoni,por miqesisht do ju sugjeroje se gjerat jane me thelle dhe ky BABA MONDI jo vetem qe eshte turpi i zotit por dhe kokrra budallit..

    Ky lloj “dekomunistifikimi” duke na nazistifikuar me berishen dhe fashistizuar me lul byth bashen ka filluar qe ne 1991..ku dhe miku Rajerson para nje jave e deklaroi hapur kete tendence..

    Por ndyresia me e madhe sot per sot pas sali kriminelit eshte ILIR META

    Sepse ne dhjetor 2011 u be KUISLING i regjimit fashist te LUL BERISHES se hoqen pllaken e 4 shkurtit 1944 dhe vune nje kuasi fashist..ibrahim rugoven qe eshte ne nj elinje me xhaferr deven…dhe kjo eshte 1 miljard here me e rende se BABA MONDIDIOTI

    Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”., pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashkiakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër
    .
    Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës. Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.Ky akt është antiligjor. Në nenin 11 të ligjit të Statusit të Dëshmorit të Atdheut, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2000, me konsensus të plotë të të gjitha forcave politike parlamentare, pra edhe të PD-së (në opozitë në atë kohë) thuhet: “Në shenj nderimi për dëshmorët e Atdheut, me vendim të këshillit të qarkut ose të bashkisë (komunës), ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen lapidarë, pllaka përkujtimore, përmendore etj., si dhe emërtohen mjedise dhe institucione publike”. Është shumë e qartë se ky nen i obligon drejtëpërdrejtë organet e pushtetit për të nderuar dëshmorët dhe jo për t’i shkurorëzuar ata. Për qartësuar edhe më mirë këtë kërkesë, në nenin 12 të këtij ligji thuhet: “Zhvendosja e permendoreve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, si dhe objekteve të tjera që kanë lidhje me dëshmorët e Atdheut, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur këtë e kërkojnë interesa të larta shtetrore. Zhvendosja bëhet me vendim të këshillit të qarkut… Ky këshill përballon shpenzimet për zhvendosjen. Objektet e mësipërme rivendosen në një mjedis publik të përshtatshëm, para se të fillojnë punimet në vendndodhjen e mëparshme të objektit”.
    Pra ky ligj nuk lejon të hiqet pllaka përkujtimore, që emërton rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për të vendosur në vend të saj një pllakë tjetër, me çfarëdo emri qoftë. Mbi dëshmorët nuk mund të dalë askush, me emrin dhe me gjakun e tyre nuk mund të luhet, nuk të lejon ligji, as morali.Por me sa duket, Kryebashkiaku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës.

    Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

    Nuk çuditë fakti që edhe këshilltarët e kuislingut Ilir Metës, i bashkuan votat, si gjithnjë, me Lulin. Por, tashmë, me këtë akt bëhet e qartë për të gjithë se Ilir Meta është vetëm një mashtrues pa parime: ai, njëlloi si Saliu, mohon LANÇ dhe gjakun e dëshmorëve, është vetëm një tradhtar i tyre. –

    Reply to this comment
    • Aqo April 27, 23:17

      Jam plotesisht dakord per sa keni shkruar ne kete koment.E para,ai Mond-kapteri nuk eshte skraparli,por elbasanas.E dyta ai nuk ka as arsimimin minimal te domosdoshem per klerik dhe aq me teper per postin e larte qe padrejtesisht gezon.

      Reply to this comment
  6. predator April 27, 15:21

    Baba Mondi e ka lidhur qerren tek Baba Likja,

    Reply to this comment
  7. bije partizani April 27, 15:22

    shyqyr qe ka ngelur nje media qe i del per zot Luftes dhe atyre qe derdhen gjakun per Shqiperine.
    Sikur ta shikonin sot ku u ktandis Shqiperia do rrotulloheshin ne varr

    Reply to this comment
  8. [email protected] April 27, 18:58

    Mos u merrni me te shkuaren-Skrapalinj-se Baba Mondi se bashku me Zalo Hajdut Qaton po ju grabisin leket dhe pronat e ju flini gjume………

    Reply to this comment
    • bersant taho December 13, 14:46

      Do te vij momenti i i baba mondit dhe zalo qatos se shpejti nga niprit e baba fetuhut zoti ari.na paskan mare dhe 300 ha toke ne malin e babait ostrovica dhe disa te tjere sikur te jete prone e tyre por tapit i kane niorit e tij nga vlora……. se shpejti.

      Reply to this comment
  9. bureto April 27, 19:29

    Patriot eshte kushdo qe e do Atdheun pavaresisht nga rruget qe ndjek. E keqja e hstorise tone eshte se ne politike u ngaterrua edhe feja, gje qe, nese do te ishin klereike te vertete te besiimit qe perfaqesonin, ata duhet te merreshin me punen e tyre, sherbesen fetare, dhe jo te benin sherbime, qofte ne favor te komunisteve, qofte te ballisteve etj. Se historia nuk shtrihet ne 3-4 vjet veprimtari dhe nga fakti nese je fitimtar apo humbes, por eshte me spekter me te gjere dhe e shtrire ne kohe. “Koha eshte, baza dhe kriteri i se vertetes”, thote nje shprehje e gjithpranuar. E duan apo s’duan disa, faktin qe, me rasti e ardhjes se Papes ne Tirane, Bulevardi “Deshmoret e Kombit” u mbush me fotot e martireve te Kishes te persekutuar nga regjimi komunist dhe Papa keto dite i martirizoi. Si t’ia bejme tani? Si t’i quajme ata, akoma agjente te Vatikanit? Duhet më shume gjakftohtesi ne vleresimin e historise dhe me pak emocione. Keto nuk i sherbejne asaj, qe shume i meshojne, por pak kontribuojne, ngaqe s’jane dhe aq te tille, qenien Atdhetar.

    Reply to this comment
    • rrofshin priftat fashiste te Papes !! April 27, 20:09

      zoti bureto

      sipas jush te ngreme lapidarIn e naziskinit xhaferr deves…se qeveria amerikane e konsideron si hero “antikomunist” ??

      Nuk eshte hera e pare qe Papa e detyrojne te abuzoje me realitetin…Ndiq keto rrjeshat me poshte te kuptosh qe nuk ngeli katolik neshqiperi qe nuk e festoi pushtimin…se vetem pak javë pas agresionit italian eksponentët më të lartë të bashkësisë katolike shqiptare shprehnin zyrtarisht pëlqimin e tyre për regjimin e ri, duke e rreshtuar kështu gjykimin e tyre politik krahas atij të krerëve myslimanë dhe ortodoksë të vendit.

      Dhe më 4 maj Mëkëmbësia italiane mund të raportonte nga Tirana: ”…gjithë ipeshkvinjtë katolikë të Shqipërisë duke qenë të pranishëm përfaqësuesi i etërve françeskanë dhe rektori i kolegjit të Jezuitëve të Shkodrës, erdhën në selinë e Mëkëmbësisë për të shprehur ndjenjat e besnikërisë së tyre ndaj Mbretit Perandor dhe ndaj Duçes dhe për të më komunikuar kënaqësinë e tyre të plotë për gjendjen e re të krijuar në vend.

      Arqipeshkvi Thaçi duke folur në emër të të gjithëve, deklaroi se kishte besim që, nën mbrojtjen e Italisë, Shqipëria më së fundi do ta ketë të garantuar zhvillimin e vet shoqëror, ekonomik dhe shpirtëror ect ,,ect

      Reply to this comment
  10. Drini i Bardhe nuk ka te ndale April 28, 06:23

    Redaksi e Gazetes Dita , si me , edhe juve filluat t’u bani ” temena ” ketyre flliqesirash gazetaresh qe shkruajne per gjera krejt absurde qe dhe ne mesjete te ishim , populli nuk do ishte aq qorr per ti marrur te mireqene keta hora shehlere e kadilere plere ?!

    Reply to this comment
    • Attila UK April 29, 01:04

      or tej prej bjeshkeve te Namuna.

      Vetem nje njeri ne globin toksor e ndali jo vetem drinin e bardhe por dhe ate te ziun……Enver hoxha enrin ja thone.dhe beri tre hidrocentrale vlera e energjise se prodhuar deri tani nga shtatdhjeta i ka kaluar 20 MILJARD DOLLARE

      Ti mor jaron para se ti drejtohesh redaksise si karaduz shko dhe fillo shkollen nga klasa e dyte ose e trete per gjuhen shqipe se e ke bastarduar..

      Ndersa per fete dhe per keto mjekrrosha e ke mire se ashtu thoshte dhe ai xhaxhi me gojen me sheqer qe dhe te huajt po e kerkojne

      “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”, ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
      Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
      Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.
      Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
      Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
      “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
      Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
      Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
      E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
      Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
      Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
      Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
      Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
      Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
      Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
      Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
      Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
      Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”. ..si të thuash në Shqipëri sot ” Berisha Akbar”

      Reply to this comment
  11. Aureli April 29, 09:58

    Akoma ka budallenj qe shkojne pas modi debilt? po ai eshte kokrra e idjotit qe pi akoma ne lokalet e tiranes e behet xurxull, natyrisht ul perdet qe te mois e shofin. Po me e keqa iken pa paguar e ju thote jua sjell me vone. I tille qelbesire eshte Mond sigurimsi.

    Reply to this comment
  12. Kastrioti May 1, 03:52

    Me intereson te di fundin e Baba Fejzos komunistet dihen se cfare fundi kane dhe sa per dijeni vetem nje poste italianesh kane qene ne Skrapar dhe duket vaj me detet ku na cuan

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*