Lufta dhe Socializmi: Debat për Shqipërinë para ’90-s

August 10, 2017 15:06

Lufta dhe Socializmi: Debat për Shqipërinë para ’90-s

 

Nga Prof. Fatos Tarifa

Ky studim përfaqëson një vështrim rifreskues mbi një debat të vjetër, duke qenë i çliruar prej tiradave polemike dhe politizimeve që tradicionalisht kanë karakterizuar debatin mbi këtë çështje.

Prof. Richard Simpson

University of North Carolina, Chapel Hill

Ky është një studim i shkëlqyer, që përfaqëson analizën më të mirë e më të balancuar të problemit të legjitimitetit të socializmit shtetëror.

Revista Social Forces

Oxford University Press

 Një paradigmë e re

Për të krijuar një ide të re mbi procesin e transformimit e të legjitimimit politik të shteteve komunistë në Europën Qendrore e Lindore pas Luftës së Dytë Botërore, duhet të rivlerësojmë nocionet tona mbi sovjetizimin e shoqërisë në këta vende. Në këtë kontekst, mendoj se një këndvështrim socio-historik do të ishte më informues dhe më i dobishëm sesa kënvështrimi tradicional politiko-historik. Qasja e fundit e trajton problemin në suazën e një shkëputjeje drastike nga zhvillimet parakomuniste dhe nga ato të paraluftës. Qasja që unë propozoj mundëson trajtimin e problemit në kuadrin e një procesi vazhdimësie të kontekstualizuar. Një këndvështrim i tillë socio-historik, në kuadrin e diskutimit në fjalë, kërkon që analiza e dukurisë së marrjes së pushtetit nga partitë komuniste në vendet e Europës Qendrore e Lindore të fillojë me Luftën e Dytë Botërore dhe me periudhën që i parapriu asaj.

Në një studim të mëparshëm,[1] kam argumentuar se, shoqëritë e Europës Qendrore e Lindore, përveç ngjashmërive që kishin, kanë pasur gjithnjë edhe veçoritë e tyre dhe dallime të rëndësishme për sa u përket përvojave të tyre historike, strukturave sociale, zhvillimit të tyre ekonomik, trashëgimisë kulturore, traditave në fushën e së drejtës, modeleve të pronësisë, përbërjes etnike, faktorit fetar etj. Këta veçorie dallime nuk mund e nuk duhet të mohohen, Edhe eksperiencat e tyre gjatë Luftës kanë qenë mjaft të ndryshme: disa vende përfunduan në kampin e Boshtit, disa me aleatët; disa u çliruan dhe u pushtuan nga Ushtria e Kuqe, disa jo; disa u copëtuan, të tjerë i zgjeruan territoret e tyre. Kështu, siç vë në dukje studiuesi Jan Gross, nga këndvështrimi i vitit 1950, kur të gjitha vendet e Europës Qendrore e Lindore ishin strehuar përfundimisht në kampin e “demokracive popullore”, sipas një modeli mjaft të ngjashëm zhvillimesh politike e organizimesh institucionale, madje edhe mbi bazën e një kalendari politik pothuajse identik, ishte thuajse e pamundur të përfytyroje se sa të ndryshme kishin qenë zhvillimet e brendshme në të gjithë këta vende gjatë dekadës që i parapriu konsolidimit të rendit komunist.[2]

Lufta dhe socializmi

Në situata historike të caktuara, të cilat Weber-i nuk ka mundur t’i parashikonte, fjala vjen, kur një sistem pushteti lind nga lufta, ose nga revolucioni, aplikimi i kritereve formalë të legjitimitetit do të ishte pa vend. Në situata të tilla, legjitimiteti mund të burojë jo nga tradita, por nga “populli”, nga “revolucioni”, nga “lufta nacional-çlirimtare”, ose nga lufta kundër sunduesve apo sistemeve të mëparshëm, tashmë jolegjitimë.

Alfred Meyer ka vënë në dukje se revolucionet legjitimohen nga mungesa e legjitimitetit të sistemeve që ata zëvendësojnë. Ai ka argumentuar se: “Shumica e regjimeve të periudhës së luftës në Europën Lindore, duke qenë regjime pushtimi, ose nën dominimin e një force pushtuese, kishin pak ose aspak legjitimitet, ndërsa shumë nga regjimet e paraluftës nuk kishin shumë më tepër se kaq. Për këtë arsye, rendi i pasluftës u legjitimua pjesërisht nga mungesa e legjitimitetit të uzurpuesve të pushtetit gjatë dhe para luftës. Sidoqoftë, legjitimiteti i regjimeve që u vendosën pas Luftës ishte rrjedhojë jo e sistemeve komunistë, por e qeverive që u krijuan menjëherë pas luftës, të cilat ishin koalicione me bazë të gjerë… Edhe pse nuk mund të mohohet se sistemet e paraluftës e kishin humbur legjitimitetin e tyre, partitë komuniste e morën pushtetin thjesht sepse Bashkimi Sovjetik ishte në gjendje që ta kanalizonte revolucionin në këtë drejtim”.[3]

Pyetja e vetme që mund të shtrohet për ata sisteme pushteti, të cilët dalin nga lufta, ose nga revolucioni, sipas Meyer-it, është kjo: A munden apo jo këta sisteme të bëhen legjitimë më vonë?

Ka rëndësi të jemi të qartë në këtë pikë: ushtritë sovjetike në fakt pushtuan territore e shtete, shoqëritë e të cilave vështirë se do të kishin mbijetuar dot në formën e tyre të vjetër. Klasat e vjetra sunduese në këta vende e kishin demonstruar me kohë falimentimin e tyre. Gjatë pushtimit gjerman, si kudo gjetkë edhe në Shqipëri, segmente të gjera të klasave të vjetra sunduese, në fakt, ose u shkatërruan, ose mbijetuan me koston e bashkëpunimit me pushtuesin, gjë që i la ato të përlyera pas çlirimit. Ky faktor pati një ndikim të thellë në procesin e konsolidimit dhe në karakterin e regjimeve të pasluftës. Klasat e vjetra sunduese jo vetëm që nuk ishin në gjendje t’u bënin një rezistencë reale kërkesave ruse, por as nuk mund të mobilizonin një mbështetje popullore për rindërtimin e pas-luftës.

Qysh para Luftës, në këto vende kishte një mungesë të drejtimit dhe kohezionit social. Të gjithë këta vende, me përjashtim të Çekosllovakisë, ishin zhytur në varfëri dhe kishin rënë në një gjendje, e cila u rëndua mjaft gjatë depresionit të viteve 1930. Tensionet nacionaliste brenda çdo shteti u acaruan më tej dhe shumë nga qeveritë nacionaliste ekzistuese filluan të flirtonin me fashizmin. Në një klimë të tillë, modeli politik dominues u bë ai i qeverisjes së djathtë dhe të pastabilizuar. Pavarësisht nëse qarqet sunduese të paraluftës kishin zgjedhur të radhiteshin në krah të nazistëve (si në Rumani, në Hungari dhe në Bullgari), apo u ishte dashur të bënin një farë rezistence (si qeveritë çeke dhe polake), në vitin 1945 këto qarqe ishin dobësuar dhe fragmentarizuar tej mase. Përveç kësaj, asnjë sektor me rëndësi i popullatës nuk kishte besim të mjaftueshëm tek ato për t’i mbështetur kundër rusëve. Të gjitha protestat dhe manovrat e tyre gjatë periudhës dy-tre vjeçare menjëherë pas Luftës nuk u sollën ndonjë dobi. Pronat e tyre qenë konfiskuar në një masë të madhe nga forcat pushtuese dhe mundën të merreshin lehtë pas çlirimit nga qeveritë e reja.

Jan Gross është i mendimit se proceset e gjera të ndryshimeve sociale, të cilat çuan në etatizimin e shoqërisë dhe në modifikime strukturore që prekën shoqëritë europiano-lindore gjatë periudhës së pushtimit nazist ishin “kushte lehtësuese” për vendosjen e regjimeve komuniste në këta vende. Ai argumenton se, të paktën pesë vite para se Bashkimi Sovjetik të vendoste sundimin e tij të plotë në rajon, ekonomitë kombëtare të Çekosllovakisë, të Hungarisë, të Bullgarisë dhe të Rumanisë ishin “riorientuar larg perëndimit dhe gradualisht qenë venë nën kontrollin e shtetit”.[4] Kështu, komunistët trashëguan dhe mundën të shfrytëzonin, të inkurajuar edhe nga Stalini në emër të “socializmit shkencor”, rudimentet e etatizimit të ekonomisë përmes një sistemi të planifikimit nga qendra, i cili qe ndërtuar nga Gjermania naziste dhe nga regjimet e saj kukulla.

Forcat sovjetike (në ato vende që u çliruan dhe mbetën të pushtuara prej tyre) dhe partitë komuniste në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore arritën të përcaktonin me lehtësi të madhe konturet e shoqërisë socialiste që doli nga kaosi i pasluftës,[5] si edhe rregullat e politikës së tyre, një politikë e shumës zero, ku fituesit merrnin gjithçka, ndërsa të mundurit humbisnin çdo gjë, duke përfshirë edhe mundësinë e organizimit të bërthamave të tyre të jetës e të veprimit kolektiv. Në fakt, pikërisht këtu partitë komuniste të Europës Lindore arritën fitoren e tyre vendimtare mbi të gjithë aktorët politikë tradicionalë. Duke e çaftësuar dhe shkatërruar qëllimisht shoqërinë civile, ata nuk lanë hapësirë në sferën publike, në të cilën shoqatat vullnetare ose aktorët politikë të llojeve të ndryshëm të mund të ndërtonin dhe shprehnin vizione alternativë për shoqëritë e tyre. Në vend që të përpiqeshin për të fituar besnikërinë e segmenteve të tjerë të rëndësishëm të shoqërisë, partitë komuniste u përpoqën t’ia zenë frymën fare asaj.

Vetëm Shqipëria dhe Jugosllavia, të cilat, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore nuk ishin të pushtuara ushtarakisht nga trupat sovjetike, me shembjen e Gjermanisë naziste u vunë nën kontrollin e lëvizjeve të rezistencës që dominoheshin nga komunistët. Gjatë luftës, sa herë që partizanët në këta dy vende çlironin një zonë të caktuar, organizonin komitete për administrimin e çështjeve lokale dhe për ruajtjen e rendit. Kur lufta po i afrohej fundit, u bë e qartë se komunistët kishin ngritur autoritete qendrore në vendet e tyre përkatëse: KANÇ (Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar i Shqipërisë) dhe AVNOJ (Këshilli Antifashist për Çlirimin Kombëtar të Jugosllavisë). Ka shumë mundësi që edhe Greqia të kishte ecur në të njëjtën rrugë si Shqipëria dhe Jugosllavia në qoftë se britanikët, të cilët ishin shumë të preokupuar për të mos e lënë Greqinë të binte në duart e Frontit të Çlirimit Kombëtar, të udhëhequr nga komunistët, (EAM) nuk do të kishin ndërhyrë në favor të qeverisë greke në mërgim në vitin 1944 dhe nëse anglo-amerikanët nuk do të kishin mbështetur qeverinë në luftën civile që zgjati deri më 1949.

Legjitimiteti si domosdoshmëri për të sunduar

Siç ndodh me të gjitha regjimet revolucionare, elitat komuniste në Europën Qendrore e Lindore. të cilat morën pushtetin pas Luftës së Dytë Botërore donin me çdo kusht ta legjitimonin veten, me qëllim që të justifikonin sa më gjatë të drejtën e tyre për të sunduar. E drejta për të sunduar ka rëndësi thelbësore për çdo qeveri. Berger dhe Luckman argumentojnë se për t’u krijuar dhe për të mbijetuar, “të gjithë sistemet shoqërorë dhe institucionet e tyre duhet të legjitimohen në ndërgjegjen njerëzore”.[6] Meqenëse legjitimiteti përbën bërthamën e organizimit politik të shoqërisë, ai prek të gjitha aktivitetet politike të saj. Siç argumentton Weber, baza mbi të cilën kërkohet legjitimiteti ndikon në strukturën e dominimit. “Tipi i bindjes, lloji i stafit administrativ i krijuar për ta garantuar atë, mënyra e ushtrimit të autoritetit”—të gjitha këto varen nga lloji i legjitimitetit që kërkohet.[7]

Pavarësisht se si partitë komuniste kishin arritur ta merrnin pushtetin, atyre u duhej që ta legjitimonin autoritetin e tyre, në mënyrë që të arrinin qëllimet që kishin, ose thjesht të ruanin pushtetin. Për të gjitha qeveritë komuniste kishte një rëndësi kritike që ato t’i krijonin vetes imazhin e autoritetit legjitim, të cilin Marcus e quan “legjitimitet nga lart”,[8] në mënyrë që të ulnin koston sociale, politike dhe ekonomike të qeverisjes së tyre dhe të rrisnin aftësinë për arritjen e synimeve politike dhe social-ekonomike.

Nga pikëpamja e sunduesve komunistë, legjitimiteti nuk ishte thjesht një truk për të siguruar një kontroll më efektiv mbi shoqërinë, ose për të “përjetësuar” pushtetin e tyre. Vetëjustifikimi, në kuptimin moral të fjalës, ishte për ta po aq i rëndësishëm. Komunistët kishin nevojë të besonin se po u shërbenin interesave kombëtare, ose një çështjeje morale madhore, edhe pse, siç shprehet Dennis Wrong, kjo ishte një “gënjeshtër fisnike”.[9] Një besim i tillë u forconte atyre vendosmërinë dhe, njëkohësisht, u shërbente për të përligjur dominimin dhe privilegjet e pushtetit. Në këtë mënyrë, edhe mbrojtja e qeverisë komuniste, duke përfshirë përdorimin e metodave të detyrimit ndaj rivalëve të pushtetit, bëhej e pranueshme, si diçka e nevojshme dhe e justifikuar në sytë e publikut.

Mendoj se është i pasaktë pohimi i autorit të njohur, Giuseppe Di Palma, profesor i shkencës politike në Universitetin e Kalifornisë në Berkli, se nevoja e të besuarit në të drejtën për të sunduar nuk ka pasur dhe nuk ka të njëjtën rëndësi për format e tjera të sundimit sa ç’ka qenë rasti për sistemin komunist.[10] Synimi për t’u dukur legjitimë dhe përpjekjet për të kultivuar besimin në legjitimitetin e tyre kanë një rëndësi kritike për elitat sunduese në çdo shoqëri e në çdo kohë dhe jo vetëm në shoqërinë komuniste. Siç vëren Nicholas Kittrie, nevoja për legjitimitet ka qenë kritike për të gjithë njerëzit në pushtet, pavarësisht nëse regjimi i tyre është karakterizuar nga teprime abuzive, ose nëse është njohur për qeverisje të drejtë dhe të mirë.[11] Ky autor argumenton se: “Edhe midis klaneve më të lashtë dhe primitivë apo organizimeve të tjera njerëzore, njerëzit në kontroll janë përpjekur ta përforcojnë pozitën e tyre përmes diçkaje më sublime dhe më detyruese sesa thjesht zotërimi dhe ushtrimi i pushtetit të zhveshur apo de fakto”.[12]

A ishte socializmi një ide e huaj në Europën Lindore?

Ekziston një mendim i përhapur se, në vende si Gjermania Lindore, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania, ku pati pak ose aspak rezistencë kundër fashizmit, si dhe në Poloni e në Çekosllovaki ku, megjithë rezistencën e gjerë popullore, çlirimi i detyrohej Ushtrisë së Kuqe, komunizmi ka qenë një sistem krejt i huaj, i imponuar prej tankeve sovjetike dhe asnjëherë i pranuar nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë, mbi të cilën rëndonte detyrimi për t’u bindur, pra ai nuk u legjitimua kurrë. Për shembull, Robert Tucker pohon se regjimet e imponuara komuniste në Europën Lindore do të kishin patjetër probleme legjitimiteti dhe nuk do të pasqyronin tiparet nacional-kulturore të vendeve të tyre.[13] William Echikson jep një argument të ngjashëm, por në një kontekst më të gjerë: “Popujt e Europës Lindore gjithmonë e kanë konsideruar komunizmin si të huaj, duke e lidhur atë me rusët, të cilët, me trashëgiminë e tyre lindore, ata i shihnin si të rangut të dytë nga pikëpamja kulturore, krahasuar me trashëgiminë kulturore, fetare dhe intelektuale të Perëndimit”.[14]

Argumente të tillë u bënë në fakt mjaft të rëndësishëm në debatin e viteve 1980-të rreth identitetit kulturor të Europës Lindore, debat i cili e pati zanafillën te teza polemike e Milan Kunderës mbi “tragjedinë e Europës Qendrore” si një “Perëndim i grabitur”.[15] Për Kunderën, komunizmi rus ishte jo thjesht një sistem politik i neveritshëm, por edhe “një civilizim i ndryshëm”.

Një teori e tillë, sidoqoftë, është vënë shumë herë në pikëpyetje nga shumë studiues (Alfred Meyer, Richard Löwenthal, Samuel Huntington, Viktor Osiatynski, Adam Michnik etj.), shumë prej të cilëve, për ironi, janë vetë nga Europa Lindore. Viktor Osiatynski, për shembull, vëren: “Në fakt, menjëherë pas ardhjes së tyre në fuqi, komunistët gëzonin mbështetje të konsiderueshme dhe një farë legjitimiteti, sidomos në radhët e punëtorëve. Fitorja mbi nazistët dhe fundi i mizorive të pushtimit nazist bëri që popullata ta shikonte Ushtrinë Sovjetike me sy pozitiv”.[16]

Në të njëjtën frymë, Jan Gross ve në dukje se: “Pas disa vitesh jetë në kushtet e amullisë, pasigurisë dhe tmerrit, njerëzit dëshironin angazhim dhe një jetë aktive, të lidhur në mënyrë konstruktive me komunitetin. Dhe, në atë kohë, shanset për t’u mobilizuar ishin të panumërta, për shkak të të çarave që ishin shkaktuar në indin social si pasojë e luftës. Edhe lëvizjet e popullsisë ishin inkurajuese. Në fund të fundit, përse të mos provohej një formulë e re për themelimin e jetës kolektive? Edhe në Poloni, e cila kishte një përvojë direkte dhe të hidhur nga pushtimi sovjetik gjatë viteve të para të luftës, duhet vënë re një lëvizje e ndjeshme në opinionin publik drejt së majtës. Fashizmi, i cili vinte nga Perëndimi, si dhe tmerret e nazistëve, nuk mund të mos ngjallnin dyshime mbi karakterin civilizues të bazave kulturore të Perëndimit”.[17]

Robert Daniels,[18] Anthony Oberschall,[19] Stephen White[20] dhe studiues të tjerë i referohen edhe një vendi tjetër, Çekosllovakisë, partia komuniste e së cilës, një ndër më të mëdhatë në periudhën midis dy luftrave botërore, menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë gëzonte simpati të vërtetë dhe mbështetje të gjerë midis elektoratit, edhe para se të vinte në fuqi në vitin 1948. Kjo u provua në përqindjen e lartë (38) të votave që ajo mori në zgjedhjet e para, relativisht të lira, në vitin 1946.

(Vijon)

Shënime dhe referenca

[1] Fatos Tarifa, “The Quest for Legitimacy and the Withering Away of Utopia”, Social Forces (1997) 76, 2: 437-474.

[2] Jan Gross, “Social Consequences of War: Preliminaries to the Study of Imposition of Communist Regimes in East Central Europe”, Eastern European Politics and Societies (1989), 3, 2: 198-214. Për një analizë të shkëlqyer rreth këtij subjekti, shih gjithashtu: Walter Laqueur, Europe in Our Times: A History 1945-1992 (New York: Viking, 1992).

[3] Alfred Meyer, “Legitimacy of Power in East Central Europe”, në S. Sinanian, I. Deak & P. Ludz (eds.), Eastern Europe in the 1970s (New York: Praeger, 1972), f. 53.

[4] Gross, “Social Consequences of War”, f. 202.

[5] Chris Harman, Class Struggles in Eastern Europe, 1945-83 (London: Pluto Press, 1983).

[6] Peter Berger & Thomas Luckman, The Social Construction of Reality: A Treatise in the Sociology of Knowledge (Garden City, NY: Anchor Books, 1967), f. 61.

[7] Max Weber, The Theory of Social and Economic Organization (Glencoe, IL: Free Press, 1947).

[8] Maria Marcus, “Overt and Covert Modes of Legitimation in East European Societies”, në T. H. Rigby & Ferenc Fehér (eds.). Political Legitimation in Communist States (New York: St. Martin’s Press, 1982), ff. 82-93.

[9] Dennis Wrong, Power: Its Form, Bases and Uses (New York: Harper & Row, 1979), ff. 103-113.

[10] Giuseppe Di Palma, “Legitimation from the Top to Civil Society: Politico-Cultural Change in Eastern Europe”, World Politics (1991) 44, 1: 49-80.

[11] Nicholas Kittrie, The War Against Authority: From the Crisis of Legitimacy to a New Social Contract (Baltimore: Johns Hopkins University Press, 1995).

[12] Ibid, f. 225.

[13] Robert Tucker, “Communist Revolutions, National Cultures, and Divided Nations”, Studies in Comparative Communism (1974), 7, 3: 235-245.

[14] William Echikson, Lighting the Night: Revolution in Eastern Europe (William Morrow, 1990), f. 4.

[15] Milan Kundera, “The Tragedy of Central Europe”, The New York Review of Books (26 April 1984).

[16] Viktor Osiatynski, “Revolutions in Eastern Europe”, The University of Chicago Law Review (1981), 58, 2: 830.

[17] Gross, “Social Consequences of War”, f. 214.

[18] Robert Daniels, The Nature of Communism (New York: Vintage Books, 1962).

[19] Anthony Oberschall, Social Movements: Ideologies, Interests, and Identities (New Brunswick: Transaction, 1993).

[20] Stephen White, “Eastern Europe After Communism”, në S. White, J. Batt & P. G. Lewis (eds.), Developments in East European Politics, edited by (Durham: Duke University Press, 1993), ff. 2-15.

August 10, 2017 15:06
Komento

8 Komente

  1. L.H August 10, 16:53

    Sii kur te ish gjalle profesori Enver Hoxhes Sevo Tarifa kete palo ‘perkthim’ se nuk mund te quhet shkrim as qe do e lexonte.
    Te perdoresh ne shekullin e 21 _te togfjaleshat ‘Regjim komunist’ e aqe me teper ‘Sistem komuniost’ eshte me teper se Injorance.
    Edhe Nexhmije Hoxha nje nga kreret e te ashtuquajtur ‘diktature e proletariatit’ apo nga pikpamja social-ekonomike ‘sistem socialist’ jo vetem e ka shprehur qe ish thjesht nje forme qe nuk arriti te ndertohej dhe nuk eshte aqe IDJOTE te thote qe tek ne tentohej kish ‘Sistem komunist’ kur ai as qe imagjinohej edhe ne Bashkimin sovjetik .
    Kete nuk e pranonin jo vetem Enver Hoxha e aqe me teper kalemxhinjte e tij te studjuar petrfshi profesoret Foto òami ,Sofokli Lazri etj se do quhej idjotesi ne nje vend ku as 5 perqind e vepres se Marks filloi te perkthehej tek ne ne vitet ’60.

    Sa i takon edhe partise Komuniste per shume arsye edhe ‘djallezore’ ju hoq emri mbas viteve ’50.
    Vete Marks qe eshte ‘strumbullari’ jo vetem i ‘manifestit komunist’ si autor e pa teser partije edhe tek vepra KAPITALI flet pake per ‘sistemin komunist’ por vetem per periudhen tranzitore qe do duheshin mijera vjet ate te ashtuquajtur ‘sistem socialist’ ku do mbizoteronte ‘Prona shoqerore mbi mjetet e prodhimit’!
    ‘Baballaret ‘ e djemkave te ish bllokut Fugave,Pollove,Blushave ,lubonjave kapove pashkove edhe pse nuk kishin perkthyer ASGJE nga KAPITALI edhe thenjen BAZE te Marksit per kalimin nga ‘Prona private mbi mjetet e prodhimit’ ne ‘pronen shoqerore mbi mjetet e prodhimiotì’ do ngelej e do egzistonte :’E DREJTA BORGJEZE PA BORGJEZINE’ ose ne shqip edhe pse borgjezija nuk do egzistonte si klase ajo do GEZONTE nje fare te drejte mbi pronen e saj do i lihej nje pjese per te mbijetuar!
    Pikerisht ketu ‘profesoret’ S.Pellumbat,Tarifat,Pollot,Lubonjat e me radhe te ‘detyruar’ apo qellimisht apo nga padija :Te drejten borgjeze pa borgjezine’ ja dhane nomeklatures se Mihal Bishes ose ish BLLOKUT!

    Ish djemte e bllokut para se te perkthejne Marksin qe nuk arriten baballaret e tyre qe i kishin koqet shtate OKE le te perkthejne me pare ‘Guiden e leterDhise’ te supermbeses se Salise!

    Reply to this comment
  2. intelektuali August 10, 16:59

    FASHIZMI DHE KOMUNIZMI JANE BINJAKE TE NJE NENE QE NJIHET ME EMERIN “DIKTATURE” O CUNI I ENVERISTIT SEVO TARIFA!

    Jo me kot Ducja eshte edhe socialisti i pare ne Evrope me Partine e tij qe me pak u be Partia e kemishzinjve, por edhe Hitleri ne vitet e para te karrieres se tij ishte ithtar i Partise Komuniste gjermane, por e perzune sepse kishte vjedhur LEKAT e kuotave te antarsimit dhe pse harron qe Partia e tij ishte Partia Nacional Socialiste e Gjermanise.

    Partite komuniste dhe ato fashiste njihen per egersine kunder lirise se popujve dhe jane vrastare te njerezimit. Hitleri dihet qe vrau afro 6 milion njerez, me shume cifute sepse i quante hajdute kapitaliste, nderkohe qe vellai i tij nga Lindja, Stalini i BRSS komuniste kishte vrare me pare pa lufte nga 1923 deri me 1933 mbi 33 milion ruse dhe ukrainas dhe renditet vrastari i dyte me i madh ne Bote pas Mao Ce dunit te Kines Komuniste me mbi 40 milion te vrare, te gjithe njerez te pafajshem.

    A I DI KETO SHIFRA HORROR O FILLOZOFI FATOS TARIFA?

    sepse:

    Me DACIBAOT fillozofike qe shkruan ne gazeten DITA duket qe nuk e ke haberin fare duke tentuar te mbulosh MUTIN komunist me frazeollogji enveriste per fashizmin e keq qe beri te mundur edhe perhapjen e bolshevizmit ne Evropen Lindore, qe eshte huazuar nga ideollogjia staliniste ne Bote, por qe u huazua me shume force dhe talent prej killeri nga ideollogjia e Partise se Punes ku punonte edhe Sevo Tarifa si nje servil i bindur i regjimit katil te Enverit,

    prandaj:

    AMANME KETO DACIBAO ENVERISTE QE DUAN TE JUSTIFIKOJNE TRADHETINE MAKABER TE ENVERIT NE NJE KOHE QE SHQYPNIA PO KERKON TE BEHET PJESE E BOTES DEMOKRATIKE

    Po ti i Fatos Tarifa nuk ke mesuar asgje nga demokracia amerikane more mavri gjate kohes se ke qene ne SHBA si perfaqesuaes i Shqypnise Demokratike,

    sepse:

    NGA KETO QE SHKRUAN SHKO ME MIRE TEK KIMET NE KORENE E VERIUT QE TE JESH NE ORIGJINEN TENDE!

    Reply to this comment
    • Altin August 11, 05:27

      Keto kohet e fundit po behet nje tentative dashakeqese per te rehabilituar kohen e komunizmit dhe figuren e enverit.
      Po kerkohet te justifikohen krimet e tij nga njerez qe u bene pjese e saj duke patur parasysh qe edhe shumica e shoqerise shqiptare e nenshtruar me tru te shplare 50 vite po e suporton kete levizje duke mos kuptuar rrezikshmerine e kesaj menyre te menduari per te ardhmen.
      Nese shqiptaret nuk ndahen nga enveri qe kane ne mendje, ai vend kurre nuk behet.

      Reply to this comment
  3. Vedi August 10, 17:18

    Mashtrimi katastrofik fatal ne kuptimin e nje teorie qe te analizoje historikisht familjen, shtepine (vatren), pronen, punen, prodhimin, teknologjine, kulturen, konfliktet dhe te ndalet ne konfliktin e madh qe u shfaq kur lulezoje RILINDJA EUROPIANE bashke me INFUSTRIALIZIMIN pas udhetimeve globale, eshte mashtrimi qe nacinalizmi fshatar Rus i quajtur (pa asnje kuptim) BOLSHEVIZEM, i mveshur me petkun e teorise komuiste u quajte KOMUNIZEM. FAKTIKISHT, bolsheizmi shpalli terrorin e kuq nepetmjet kthimit te ushtrise (kryesht prej fshataresh) nga fronti kunder, jo vetem, shtetit demokratik te Kerenskit, por edhe cdo shfaqjeje jo bolshevike. RUSIA U BOLSHRIZUA. Komunizmi intrrnaionalist dhe proletar (industfial) u adaptua nga LENINI ne pseudokomunizem naionalist dhe fshatar => bota fshatare ruse te drejtoje boten industriale. Lenini e shpalli Bolshevizmin Nanal MODEL TE KOMUNIZMIT. Kjo eshte katastrofs qe shtangu perpjekjet per zhvillimin paqsor te mbare botes duke perforuar demokratizimin dhe dobesuar militarizimin.

    Reply to this comment
  4. Edi August 10, 19:28

    Nuk e lexova shkrimin sepse nuk duke mos u marre me studime te fushes suaj nuk me intereson as permbajtja e nje artikulli pseudo-shkencor. Por po e bej kete koment thjeshte per te thene se me sa di une ne te gjithe boten shkrime te tilla botohen ne revista te specializuara (kuptohet, nese e kalojne siten e kritikes shkencore). Keto tek ne profesoret tane te medhenje, qe s’besoj te kene botuar ndonjehere ne revista te verteta shkencore, perdorin gazetat e dite per te shitur pordhe me “njohurite” e type. Hajde gomere hajde! Ca bohet kshu more ? Ku jane intelektualet e shkencetaret shqipefoles? Po redaktoret e gazetave qe pranojne te tilla shkrime per cfare e mendojne gazeten e tyre?

    Reply to this comment
  5. Idjoti i Bathores August 10, 20:03

    ‘ITELEKTUAL’!
    Je ca idjot e ne vend te truve ke testikola.
    Fasizmi ashtu si mund te thuash enverizmi apo stalinizmi jane forma diktaturash qe i perkasin sistemit politik ndersa sistemet ekonomiko shoqerore jane gje tjeter duke filluar nga sistemi primitiv ku ben pjese ti 27 vjet si salisjan me komentet e tua idjote deri tek sistemi i ‘ekonomise se tregut te lire’ neoliberizmi ”Sistemi socialiost’ i ashtu quajtur duke arritur ne ate qe ish thjesht nje ide apo fantazi qe u quajt ‘Sistem komunist’ qe mund te arrihej te ndertohej kur te ishin krijuar kushtet ne me shume se gjysma e vendeve me te zhvilluara te Botes kryesisht n dergjegja te ish ne ate shkalle ku te mund te zbatohej forma e shperndarjes me moton:TE PUNOSH SIPAS MUNDESIDSE MARESH SIPAS NEVOJES’!
    Ne te ashtuquajturin ‘sistem komunist’ qe as u provua e skish si te provohej ne asnje vend te Botes SHTETI i humb funksionet NUK EGZISTON se njerezity ashtu si ne komunitetoin primitiv si puna jote dhe e Saliut as vjedhin e as kerkojne as ne vartesi te punes por punojne me ndergjegje edhe kur punojne me shume dikush tjeter qe nuk i ka mundesite mer me shume po ka nevoje.
    Ne kine apo Kube edhe pse ka nga nje parti dhe quhen ‘komuniste’ eshte nje gomarllek me brire te thuash qe aty ka ‘sistem komunist’ perjashtu atyre qe kane nevoje per trajtim sanitar te detyruar si puna jote se edhe ne KINE diferenca midis miliardareve ne pushtet dhe milionave kineze tregon per sistem ‘Neoliberizt’ shtazarak ku njeriu per njeriun eshte SALI apo like flori

    Reply to this comment
  6. Arben August 11, 02:33

    VDEKJE KOMUNIZMIT.

    VDEKJE SIGURIMIT TE SHTETIT.

    Reply to this comment
  7. Kelmendi August 11, 19:15

    Ndoshta nuk jam I sakte por do te thosha qe nje pjese e mire e kesaj analize te Evropes lindore se pasluftes ka te bej shume pak me rrjedhojat politiko-shoqerore te Shqiperise.
    Se pari revolta fillestare ne Shqiperi ishte anti-Zogiste, pra antimonarkiste, frymezuar nga rrevolucioni Frsncez, pra republikane.
    Se dyti Shqiperija perfunfoi nen ombrellen Sovietike pasi iu mbyllen te gjitha portat e mbeshtetjes politike ne perendim (vlen te theksohet ketu kembngulja e paepur e qeverise Britanike per mosnjohjen kategorikr te shtetit te ri Shqiptar) Ishte pra zgjedhja taktike e weverise Shqiptare te zgjidhte mbeshtetjen Sovietike qe çoi ne pranimin “me pahir” te Shqiperise ne OKB dhe rreshtimi i saj ne listen e fitimtareve te LDB.
    Se treti, qeverija Shqiptare ne vitin 1960 beri shkeputjen perfundimtare dhe nderpreu mardheniet diplomatike me Badhkimin Sovietik (kjo mund te interpretohet per arsye te ndryshme por e verteta eshte qe prej atij viti “ruset” nuk ishin aspak pjese e jetes politiko/ shoqerore te Shqiperise)
    Dhe se fundi;
    Perse duhet te praktikojme forma apo sisteme shoqerore me tiparet dhe tradita specifike te nje grupnjerzish ne nje shoqeri me tipare krejt te ndryshme, dhe t’i pranojme verberisht! Fjala vjen te vendosim mbret ne Amerike sepse keshtu mendojne dhe bejne Britaniket! Apo te nderrojme Partine e Punes dhe perqendrojme fuqine ekonomike e politike tek 3 perqind e popullsise ( perbere keto nga bankat kreditore dhe korporatat gjigande) qe sigurisht,…gjeje çfar!!! – nuk i kemi zgjedjur kurre, por i pranojme si legjitime, ashtu si ju me te drejte aludoni per “komunistet”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*