Lufta e Madhe dhe fitimtarët e saj

November 21, 2018 02:07

Lufta e Madhe dhe fitimtarët e saj

Amicus Plato, sed magis amica Veritas (E kam mik Platonin, por dua më shumë të vërtetën) Aristoteli

Sociologu i njohur Fatos Tarifa, deri më sot, nuk ka marrë pjesë në debatin e gjerë publik lidhur me rehabilitimin e një figure kolaboracioniste, si Mit’hat Frashëri. Djali i një veterani shumë të nderuar të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe vetë ai një prej intelektualëve të majtë më të spikatur në vend, Tarifa flet për Luftën dhe fitimtarët e vërtetë të saj, për të vërtetat e historisë dhe “korrigjimet” që përpiqen t’i bëjnë asaj nga koha në kohë, si dhe për humnerën politike e morale që ekziston mes fajit dhe përgjegjësisë individuale, nga njëra anë, dhe përgjegjësisë politike kolektive, nga ana tjetër.

Erion Habilaj: Prof. Tarifa, eshtrat e Mit’hat Frashërit u kthyen në Shqipëri dhe, nën sponsorizimin e qeverisë socialiste, u rivarrosën me nderimet më të mëdha në “Panteonin” e rilindësve tanë të mëdhenj, vëllezërve të shquar Frashëri, pinjoll i të cilëve ai ishte. A ju duket kjo një gjë normale?

Fatos Tarifa: Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe jonormale në sjelljen e eshtrave në atdhe të Mit’hat Frashërit, ose të kujtdo figure të njohur në historinë kulturore të popullit tonë. Unë mendoj, sidoqoftë, se nderimet shtetërore që iu bënë atij me rastin e sjelljes së eshtrave dhe rivarrimit të tyre ishin shproporcionale me figurën dhe vendin e tij në historinë politike e kulturore të popullit shqiptar. Përpara se të mendohej për sjelljen e eshtrave të Mit’hat Frashërit, duhej menduar per eshtrat e shqiptarit më të madh të shekullit të 20-të dhe, ndoshta, të vetmit gjeni të kulturës sonë kombëtare, Fan Nolit, të cilat ende prehen në varrezat publike Forrest Hills të Bostonit, përtej Atlantikut.

Mes këtyre dy figurave historike nuk mund të bësh krahasim. Noli, si pak të tjerë (ndër ta do të veçoja tre vëllezërit Frashëri dhe Ismail Qemalin), është ndër ata njerëz të mëdhenj që i kanë shërbyer më shumë se kushdo dhe në shumë drejtime kombit tonë.Dhe, ndërsa për Mit’hat Frashërin sot flitet kaq shumë, ndërsa edhe Ahmed Zogu, mbreti i vetshpallur i shqiptarëve, që e braktisi popullin e vet në prag të pushtimit fashist, ka një monument në Tiranë, Noli i madh thuasje është harruar. Ai Fan Nol, me të cilin do të mburrej çdo popull e çdo vend. Noli meriton t’i sillen eshtrat në atdheun e tij. Noli meriton të nderohet si pak të tjerë në këtë vend. Noli meriton t’u mësohet nxënësve në shkollat tona dhe t’i botohen e ribotohen, nga koha në kohë, për gjeneratat e reja të shqiptarëve, veprat dhe përkthimet e tij mjeshtërore.Noli meriton një përmendore të lartë në zemër të kryeqytetit tonë.

Krahasuar me figurën, meritat, kontributet dhe integritetin moral e politik tëFan Nolit, ato të Mit’hat Frashërit janë shumë, shumë të zbehta e kontraverse dhe unë mendoj senuk do tëmeritonin nderimet e mëdha që iu bënë pak ditë më parë.

Habilaj: Pra, ju mendoni se Fan Nolit i takon një përmendore në Tiranë?

Tarifa: Domosdo. Dhe jo vetëm Nolit. Si mundet të pranojmë një përmendore të Zogut, ndërkohë që Nolin e madh e kemi lënë thuajse në harresë?Edhe Kishën Ortodokse autoqefale shqiptare qëNoli e themeloi ia morëm për t’ia dhënë një greku. Si mundet që Azem Hajdari të ketë një monument më të madh se Ismail Qemali?!Cili popull ka gabuar, ose do të gabonte kaq shumësa ne, shqiptarët, në vlerësimin e figurave tona kombëtare më të shquara?!Pse e përccmojmë historinë tone dhe nuk i vlerësojmë sa duhet njerëzit më të shquar të kombit tonë?Dhe pastaj qahemi se shqiptarët, sidomos të rinjtë, po largohen e duan të largohen nga vendi.

I pyeta dje studentët e mi të sociologjisë se ç’dinë për Nolin dhe vetëm dy a tre thanë se dinin diçka, fare pak, për të. I pyeta se cilët janë, sipas tyre, shqiptarët më tëshquar dhe, për habinë time,dikush përmendi Azem Hajdarin.Vallë një brez të tillë duam të rrisim?Pse nuk kemi një monument madhështor të Gjon Buzukut, këtij Martin Luteri tëkombit tonë?! Pjetër Bogdani, Çajupi, Avni Rustemi, por edhe Shahin Kolonja, Jani Vruho, Nikoll Ivanaj e të tjerë meritojnë nderimet më të mëdha të brezit të sotëm të shqiptarëve dhe të brezave që do të vijnjë. Ata nuk i kanë shërbyer Shqipërisë më pak sesa Mit’hat Frashëri.

Habilaj: Ceremonia shtetërore që u organizua për rivarrosjen e eshtrave të Mit’hat Frashërit dhe, sidomos, fjalimi i z. Rama me atë rast, kanë ngjallur debate e kundërshti të shumta, madje edhe protesta të heshtura në shumë njerëz, jo vetëm veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, por edhe intelektualë progresitë, që janë ndier të fyer nga fjalët e kryeministrit socialist. Gazeta Dita, e cila gjithmonë i ka mbrojtur vlerat dhe figurat e mëdha të Luftës, i ka pasqyruar një pjesë të këtyre sentimenteve të lënduara e të revoltuara në faqet e saj.Cili është mendimi juaj për vlerësimin që z. Rama i bëri figurës së Mit’hat Frashërit dhe, sidomos, për apelin gati kërcënues të tij ndaj veteranëve fitimtarë të asaj Lufte heroike?

Tarifa:U preka shumë dhe u vura në mendime të thella të nesërmen e asaj ngjarjeje kur, ndërsa hyra në dhomën e tim eti për t’i thënë mirëmëngjes e për t’i uruar një ditë të mbarë, para se të dilja për punë, ai më tha: “Dua të ndaj diçka me ty. Sot kam vendosur të dorëzoj teserën e Partisë Socialiste. Kjo nuk është më partia e idealeve për të cilat luftuam dhe as përfaqëson më interesat e pjesës më të madhe të brezit tim, që luftuam kundër fashizmit dhe nazizmit dhe çliruam vendin”. I thashë tim eti se kjo ishte zgjedhja dhe vendimi i tij dhe se e kuptoja shumë mirë brengën e tij. Besoj se të njëjtën brengë kanë ndarë dhe ndajnë edhe shumë veteranë të tjerë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe pjesëtarë të familjeve të tyre. Më vonë, po atë ditë, im atë më telefonoi për të më thënë se shokët e tij dhe vëllai im më i madh, edhe ai socialist, e kishin bindur qëtë mos vepronte në atë mënyrë, pra të mos e dorëzonte teserën e Partisë Socialiste.“Jam shumë i zhgënyer”, më tha, “por unë do vdes socialist”.

Unë e kuptoj shumë mirë tim atë. Sot ai është 92. Ishte vetëm 14 vjeç kur iu bashkua lëvizjes klandestine dhe vetëm 16 vjeç kur, në vitin 1943, doli partizan, me një pushkë në dorë,që ishte e gjatë gati sa ai vetë.Me një qëllim dhe me një ideal të shenjtë: të luftonte për çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë italianë dhe ata nazistë që erdhën pas tyre, si dhe kundër atyre që bashkëpunuan me pushtuesit, në radhë të parë Ballit Kombëtar, të udhëhequr nga Mit’hat Frashëri.

Vitet e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare (që janë periudha më e lavdishme në historinë e popullit tonë deri më sot) dhe një jetë e tërë e mbushur me punë, përpjekje e sakrifica për të ndërtuar një shoqëri ku të sundonin barazia ekonomike dhe drejtësia sociale për të gjithë, patën si epilog të tyre përmbysjen e sistemit të socializmit shtetëror, që i kishte premtuar këto të mira, por qw nuk i realizoi, dhe për krijimin e të cilit im atë dhe një pjesë e mirë e brezit të tij milituan e kontribuan me ndershmëri dhe idealizëm.

Shumë realitete të padëshiruara të sistemit socialist por, veçanërisht, përmbysja e atij sistemi në fillimin e viteve 1990, që për tim atë, ashtu si dhe për shumë të tjerë të brezit të tij, duhet të ketë qenë shumë e dhimbshme, madje tragjike, duhet ta kenë deziluzionuar e ta kenë vrarë moralisht e shpirtërisht atë. Sidoqoftë, unë nuk e kam parë tim atë asnjëherë të ligështuar, të rënë moralisht, të lodhur, të pashpresë, të çorientuar, të trembur, të përgjunjur. Të ligështuar tim atëe kam parë vetëm atë ditë, kur veteranëve të Luftës, kryetari Partisë Socialiste u tha të “ulnin kokën” e ta pranonin Mit’hat Frashërin në mesin e tyre si një atdhetar të madh, pa çka se ai drejtoi një organizatë kolaboracioniste.Në fakt, shkaku i ligështimit të tim eti nuk ishte aq sjellja e eshtrave të Mit’hat Frashërit në Shqipëri dhe nderimet që iu bënë nga një qeveri socialiste, por fjalët e z. Rama për ata që “arkëmortin” e Lumos Skëndos e shohin si një “provokim ndaj një historie që e shkruan fitimtarët”. Këtyre njerëzve, ndër të cilët bëjnë pjesë, në radhë të parë, veteranët e Luftës së madhe, pra, edhe im atë, z. Rama u kërkoi “të ulin kokën” e të mos ndihen, me argumentin se edhe regjimi që u krijua në Shqipëri pas Luftës bëri po ashtu krime.

Kjo nuk është një logjikë e drejtë, as e saktë, as bindëse. Dhe unë mendoj se im atë, ashtu si shokët e tij veteranë të Luftës dhe dhjetëra e qindra mijëra shqiptarë që i çmojnë patriotizmin dhe vlerat e tij, dhe që deri më sot kanë votuar për Partinë Socialiste, kanë të drejtë të indinjohen nga fjalët e kryeministrit.

Habilaj: Rasti i Mit’hat Frashërit dhe nderimet që organizoi për të qeveria socialiste e z. Rama flasin për një marrëdhënie gjithnjë të vështirë mes politikës dhe historisë, apo jo?

Tarifa: Jo vetëm në Shqipëri, por kudo, marrëdhënia mes politikës dhe historisë ka qenë dhe mbetet një marrëdhënie e vështirë. Sidoqoftë, përderisa si politika, ashtu dhe historia, janë objekt i shkencës, unë, siç thoshte Louis Althusser, besoj se marrëdhënia mes politikës dhe historisë paraqitet si “një domosdoshmëri, të cilën shkenca shpreson ta zbulojë”. Detyra jonë është të sqarojmë rrethanat që kanë kushtëzuar e kushtëzojnë marrëdhënien mes politikës dhe historisë, për të kuptuar atë çfarë mund të jetë politizim i historisë, ose ndikim i historisë në procesin politik, ose të dyja këto njëherësh.

Është e vërtetë se historinë e shkruajnë fitimtarët.Por, edhe më e vërtetë është se historinë e bëjnë fitimtarët. Pasi fitimtarët, si çdo brez njerëzor, ndahen nga jeta e largohen nga skena, ata që do të duhej të ishin pasuesit e tyre antifashistë, nuk mund ta zhbëjnë historinë e Luftës duke i bërë humbësit “fitimtarë”. Mohimi i të vërtetave historike, edhe kur kjo është bërë në emër të “korrigjimit” të historisë, shpesh herë ka shërbyer për rehabilitimin e bashkëpunëtorëve të nazizmit dhe të ideologjive ekstreme të krahut të djathtë; në raste të tjera edhe të krahut të majtë.Unë mendoj se Lufta e Dytë Botërore, si kudo në Europë e në mbarë botën, edhe në Shqipëri, dëshmoi hapur, pa asnjë ekuivok, se cilat forca politike u vunë në krahun e duhur të lëvizjes historike, në krahun e lirisë e të progresit, dhe cilat u rreshtuan në krahun e kundërt, duke bashkëpunuar me pushtuesit e huaj. Të parët përqafuan parimet e lirisë dhe etikën e një humanizmi universal; të dytët i kundërshtuan këto dhe bënë kauzë të përbashkët me forcat më të errëta e me regresive të kohës.

Ky realitet nuk mund të zhbëhet, edhe nëse historia e Luftës shkruhet një mijë herë. Sidoqoftë, unë mendoj se, gjithnjë ka vend që kujtesa për krimet e Luftës nga ana e atyre që bashkëpunuan me pushtuesit fashistë e nazistë, si dhe kujtesa për krimet e komunizmit më vonë, siç mësojmë nga Lyotard dhe Derrida, të ngrihen mbi një rindërtim serioz e të besueshëm të fakteve historike, sociale, politike e materiale, pa të cilat nuk mund të shkruhet objektivisht asnjë histori.

Unë e kuptoj se koncepti i sotëm juridik mbi drejtësinë është, ndoshta,i pamjaftueshëm për kapërcimin e humnerës politike e morale që ekziston mes fajit dhe përgjegjësisë individuale,nga njëra anë, dhe përgjegjësisë politike kolektive, nga ana tjetër, siç e pranoj edhe faktin që, Enver Hoxha, ashtu si dhe Tito në Jugosllavi, secili në krye të një ushtrie që doli fitimtare nga Lufta e Dytë Botërore, e përdori triumfin në atë luftë për të legjitimuar, ruajtur e forcuar pushtetin evet.

Pavarësisht se tani, në Shqipëri, për Luftën e Dytë Botërore flasin një pluralitet zërash, disa prej të cilëve mundohen, ose shpresojnë që ta nxjerrin plotësisht historinë e Luftës nga axhendat politike, pavarësisht debatit politikisht të motivuar mbi atë luftë, mbi rolin e komunistëve dhe të ushtrisë antifashiste nacional-çlirimtare që ata organizuan dhe drejtuan në luftën e madhe patriotike kundër pushtuesve fashistë e nazistë,të vërtetën për atë luftë askush nuk mundet ta mohojnë, ose ta shtrembërojnë. Ata dhjetëra mijëra shqiptarë që luftuan me heroizëm dhe idealizëm për çlirimin e vendit të tyre nuk mund ta “ulin kokën” e të pranojnë rehabilitimin politik (jo atë letrar e kulturor) të dikujt që, sado të përpiqemi ta mohojmë, ose ta justifikojmë, ka qenë kolaboracionist. Fitimtarët mbeten fitimtarë, edhe nëse fitoren e tyre përpiqen t’ua mohojnë.Dhe këtë unë nuk e them thjesht si djali i një veterani fitimtar në atë Luftë të madhe; këtë e them si një qytetar dhe si një studiues i politikës dhe i shoqërisë në shekullin e 21-të, një shekull, përmbajtja e të cilit, ashtu si dhe gjysma e dytë e shekullit që lamë pas, u përcaktua pikërisht nga fitorja globale në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit.

****

Intervistoi Erion Habilaj. Botuar sot në DITA

November 21, 2018 02:07
Komento

30 Komente

  1. Zgalem November 21, 02:40

    Kam tre vrejtjet , per kete interviste nervoze te Profesorit te shquar z. Tarifa .. Shteti nuk eshte vetem I socialistave , por I te tera Partive , besimeve fetare , shtresave . Monumentet , perjashto Azem hajdarin , deri -diku justifikohen .
    Mitat Frasheri perfaqeson mendimin kunder me levizjen Ncl . Mendimi kunder respektohet ne demokraci . Epopeja e luftes na rreshtoi me fitimtaret dhe lufta do te mbetet nje epope e lavdishme . Kjo nuk presupozon mendimin ndryshe , sepse askush nuk e di si do te kishin rrjedhur ngjariet , po qe se ne krye te levizjes do te kishte qene Mit’hati Nuk diskutohet per patriot , I ditur , familja me emadhe shqiptare .

    Ne vitin 1990 ne u pajtuam me pluralizmin dhe antikomunizmin . Kete e pranoi dh PS me Driterone dhe Fatosin . U pranua antikomunizmi . Ideollog I antikomunizmit ne Shqiperi ishte Mith’ti
    Nuk shof arsye t’i kundershtosh keto 3 argumenta . Edi Rama eshte K/Minister per te gjitha rrymat dhe Partite , se drejton shtetin . Nuk mund te jet nje shtetar I nje anshem ne vleresimin e figurave te Kombit .

    Zgalem

    Reply to this comment
    • ante November 21, 10:25

      po ti nuk di as kuptimin e emerit zgalem o lajmetar i furtunes dmth i leshit ,,,, dallkauk i lindur

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 21, 15:58

      “Mendimi kunder respektohet ne demokraci ”
      dhe askush nuk i thotë gjë të gjithëve që kanë mendim kundër,në ditët e sotme!pra vendos vetëm vota!
      dje nuk ishim në demokraci për të respektuar mendimin kundër!
      pjesën tjetër nuk e kuptoj se çke dashur të thuash” Kjo nuk presupozon mendimin ndryshe , sepse askush nuk e di si do te kishin rrjedhur ngjariet , po qe se ne krye te levizjes do te kishte qene Mit’hati Nuk diskutohet per patriot , I ditur , familja me emadhe shqiptare . ”
      nëse në atë kohë kishim dy palë që në fund dolën fituese dhe humbëse,kishim dhe dy vija që ishin lirija dhe nënshtrimi racor!
      edhe këtu,pa pritur përfundimin e luftës,mithati u rreshtua në vijën e gabuar!!u rreshtua në vijën e të qënit skllav i pushtuesit!ndoshta me idenë e skllavit të bashkuar nën një sundues!!të jesh i bashkuar nën një skllavopronar nuk do të thotë të jesh i lirë!
      edhe nëse do të kishte humbur,ajo që sotë është pala fitimtare!?prap ishte zgjidhja më e drejtë!ishte zgjedhja e LIRISË!!
      përveç ekstremistëve islamik,askush nuk e shan gjergj kastriotin për rreshtimin e tij në krahun e të humburit!!e kemi hero dhe shëmbull!do të ishte më bukur sikur dhe të kishte fituar!
      nëse mithati,pavarsisht prejardhjes familiare dhe diturisë,bëri gabimin(për një njeri normal,analfabet të asaj kohe)fajin që të bashkohej me pushtuesin dhe të ishte kundër lirisë dhe demokracisë,mund ti japim një farë arsye,asnjëherë të drejtë,mbështetësve të tij sot!?
      nuk di se si ti vlersoj!!
      por kur lexoj bastardë si puna tënde!?
      të vjen për të vjellë!!
      njerëz si ti!?
      nuk gëlltisin një lugë çorbe të prishur!jo,jo!
      ju gëlltisni të ngrohtë,pa i dalë nga bytha,diarrenë dashit të kopesë!!
      hy hale!
      bastardë të tillë nuk na lënë të marrim frymë!!

      Reply to this comment
  2. demo November 21, 07:35

    Luften e Pare Boterore e fitoi Esad pashe Toptani.
    Luften e Dyte Boterore e fitoi Enveri i Gjylo Cucit.
    Luften e Trete boterore e fitoi Saliu i Sheqeres.
    Rrofshin kopilat!

    Reply to this comment
  3. intelektuali November 21, 09:01

    CFARE THA CUNI I SEVOS ME KETE DACIBAO TE GJATE BOLSHEVIKE?

    As mish, as peshk per temen e debatit kryesor:

    Mit’hat Frasheri eshte nje PATRIOT qe donte te bashkonte Kosoven me Shqypnine,

    apo:

    Mit’hat Frasheri eshte nje TRADHETAR qe luftoi dhe vrau partizanet 14 vjecar si Sevo Tarifa dhe qe hengri qyl gjithe jeten me soje e sorrollopet e tij familjare komunista qe Sigurimi i emeroi si ambasadore ne SHBA dhe si lakmitare qe jane vodhen edhe ambasaden e tyre ne kete shtet te Demokracise maksimale. Tani dalin dhe na japin mend dhe na bejne moral historie duke perdorur si “Leter Bythe” figuren e Fan Nolit qe ne SHBA ishte nen survejimin e FBI-se per lidhjet e tij me Mosken dhe qe Ahmet Zogu jo vetem e ndihmoi me te holla dhe i pagoi mjekimin ne spital pa patur asnje siguarcion mjekesor ne SHBA, por arriti te binde autoritetet amerikane qe Fan Noli nuk kishte qene spiun i Kremlinit dhe qe Revolucioni i tij Bolshevik i Qershorit 1924 kishte qene vetem nje aventure e rrezikshme per fatin e Vatanit sipas fjaleve te vet Nolit kur i puthi cizmet Ahmet Zogut ne Korce perpara se te largohej nga Shqypnia. Per cfare flet atehere ne kete dacibao rezili cuni i Sevo Tarifes?

    TE NGREME NJE PERMENDORE PER CUBIN PSIKOPAT AVNI RUSTEMI QE VRAU KRYEMINISTRIN SHQYPTAR NE PARIS!

    Po me kete llogjike t’i ngreme Permendore edhe cubit tjeter psikopat, Xhevdet Mustafa qe Kadri hazbiu e kishte pajtuar per te vrare Enver Hoxhen

    PO PSE ATEHERE SHQYPTARET REZUAN KOEPOSHTE PERMENDOREN E VRASTARIT ME GJAKATAR TE TE GJITHA KOHRAVE, SADISTIN ENVER HOXHA DHE SHURRUAN PUBLIKISHT MBI TE?

    Cfare akti historik ka kryer Avni Rustemi qe Fatos Tarifa propozon t’i ngrihet nje Permendore ne mes te Tiranes sic ishte ajo e Enverit do kohe me pare?

    sepse:

    Historikisht dihet vetem qe ka qelluar me pabesi si skuth i paguar dhe ka vrare Kryeministrin shqyptar qe kishte shkuar ne Paris ne krye te nje delegacioni per te mbrojtur Shqypnine nga coptimi dhe ne Boten Demokratike ky akt monstruoz denohet kudo si nje krim makaber dhe keshtu veproi edhe Gjykata franceze kur degjoi pergjigjen e killerit psikopat pa shkolle Avni Rusemi: “E vrava sepse ishte fodull i padurueshem”

    HE MO ENVERISTI FATOS TARIFA PER KETE DO T’I NGRESH PERMENDORE KILLERIT PSIKOPAT, AVNI RUSTEMI?

    sepse:

    Une per vete besoj se libohovitit killer dhe vrastar nuk mund t’ja ngresh permendoren as ne Rusine e Putinit qe e pagoi Avini Rustemin per te ekzekutuar Kryeministrin shqyptar, afro nje shekull me pare,

    por:

    Shko o Fatos Tarifa ne Korene e Veriut se Diktatori Kim mund te pranoje propozimin tend te turpit dhe rezilit si ambasador ne SHBA qe nuk ka mesuar kurgje nga Demokracia Perendimore.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 21, 16:07

      a mor qën i gërkut të zi!!
      robt para e pas!!

      Reply to this comment
      • intelektuali November 21, 17:27

        Me mire qen se DERR i Enverit qe ka dale nga ferma e kafsheve te Partise dhe Sigurimi, beji te fala Gruevskit qe do rripte gjalle shqyptaret dhe me lekuren e tyre do te bente lidhse kepuce, por qe bujti ne Shqypni si ne Shtepine e vet i ndjekur si kriminel nga Interpoli sa per grekun mbylle nocken e DERRIT enverist se do te mbyllim ne kafaz do te hypim ne nje varke dhe do te hedhim ne mes te nje ishulli te shkrete qe te mos hedhesh jashteqitjet nacionaliste enveriste ne kete forum te nderuar te gazetes DITA ku verrehen shume intelektuale liberale me ide demokratike dhe antikomuniste qe duan te mesojne te VERTETEN.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 November 21, 17:41

          kurse ty jo vetëm ti shkërdheftë robt enveri por dhe mao ce duni me kinë e BRSS bashkë!!
          o qën muti ti flet për të vërtetë??
          ti o gërku i zi o sërb i çmëndur dhe çdo gjë e ndyrë antishqiptare??
          grujevski është vëllai tënd shpirtëror,njëlloj si ata të muzgut të plumbt gërk që të mbajnë me kar o nastrobytha!!

          Reply to this comment
          • intelektuali November 23, 07:51

            Te thashe edhe me pare, mos shkerdhe kaqe shume se do mbetesh pa bile dhe do te bejme eunuk dhe do te cojme te ruash femrat e harremit ne ndonje shtet komunist islamik,

            por:

            Beji te fala Mikes tende, Prandvera Hoxhes o Vetcensura, Vezhguesi F me bisht enverist nga para, por mos harro t’i besh te fala edhe shokut tend te klases, spiunit te Sigurimit, Ilir Kumbaros qe vrau Ramzi Hoxhen me nje pabesi komunisti dhe u fsheh ne brimen e miut, tregoje ku eshte Ilir Kumbaro qe nga te ligat si spiun i sigurimit te mbete nje gje e mire te pakten.

            MOS SHKERDHE KAQE SHUME O SPIUN I SIGURIMIT SE DO T’I PRESIM KOQET SIC JA PREU MEHMETI LUNSHNJAREVE TE NGRATE.

    • VL November 21, 18:24

      Avi Rustemi e ka nje monument trashanikogjigand te bere nga baba i k/ministrit tone artistopolitikan, ne Vloren tone heroike!

      Reply to this comment
    • Moisi Golemi November 25, 02:09

      Pthuuuu, shtazë e ndyrë berishiane!!! Nqs e lavdëroj Enverin ndonjëherë, e bëj vetëm se gëlbazave serbo-greke si puna jote, ua fuste kokën në hale. Dhe i mbante aty derisa të treteshin e të tredheshin. Ndërkohë që sigurimsat u çapëlenin gratë e vajzat.

      Reply to this comment
  4. demo November 21, 10:11

    Lufta e Madhe ne historine boterore,quhet Lufta e pare boterore.Ne luften e pare boterore,FITIMTARET,qe e renditen Shqiperine me fituesit,me bllokun e Antantes,Serbine,Greqine,Francen,Ameriko-Angline ishin Esad pashe Toptani,dhespoti i Durresit,,grekomani Jakov,Qirie Ilia Zografos nga Zagoria,Spiro Milo nga Himara.Humbesut e kesaj lufte,bashkepunetoret e pushtuesve Austro-gjermane ishin te gjithe te tjeret,te gjithe themeluesit e Pavaresise ne Vlpre,qe nga Ismail,Qemali,Lef Nosi,Nikolle Kacorri,Gjergj Fishta,Sali Butka,Aqif Pasha,Ahmet Zogu,..
    Vecse ne dallim nga lufta e dyte boterore,fituesit e luftes se pare boterore nuk e shfrytezuan fitoren,nuk i persekutuan bashkepunetoret me armikun Austriak..
    Esat pasha dhe grekomanet qe e renditen Shqiperine me Aleatet e medhenj,nuk i pushkatuan,burgosen,internuan,bashkepunetoret me armikun,sic ishin Ismail Qemali Lef Nosi e te tjeret.Po nuk e shfrytezuan fare fitoren,nuk ju rrembyen pronat,pasurine,florinjte bashkepunetoreve me okupatorin Austriak,por i lane te livadhisin,derisa kuislingu,agjent i deklarue i Vjenes,Ahmet Zogu mori pushtetin.Keto gabime nuk i perseriti enver hoxha,qe e renditi Shqiperine me te njejtet aleate fitues ne luften e dyte boterore,poor ama humbesve qe nuk u renditen perkrah Serbeve dhe Grekeve,u nxorri ujet e Zi.

    Reply to this comment
    • Shefqet Cela November 21, 21:02

      Paske “dosje” te sakta per emerat, por nuk ditke gje, ose di por je selektiv, pse vdiq Ismail Qemali dhe baskepunetoret e tije. Une ne krye te kesaj liste te zeze ve Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinen e keshtu me radhe, qe te mos bej liste si puna jote.
      Nderime!

      Reply to this comment
      • Babalja November 22, 11:19

        Esat Pasha nepermjet Osman Balit sherbetorit te tij , vetem sa i hodhi helmin ne filxhanin e kafes Plakut te Pavaresise. ” Esati i donte shume kundershtaret”

        Reply to this comment
  5. ante November 21, 10:30

    Sikur gomart ta dinte qe eshte gomar nuk do ngarkohej me dru ne kuriz….,KURSE TI E DI QE JE BUDALLA POR NGUL KEMBE NE MAREZITE E TUA

    Reply to this comment
  6. Borian November 21, 12:18

    Nje artikulli mbrekulli.
    Respekte Profesor,

    Ish studenti juaj,

    Borian

    Reply to this comment
  7. Sevo Tarifa November 21, 13:22

    Nje pishman kam ne kete jete, ky im bir Fatosi mbeti ter jeten si ja vura ate dreq emri, pra nje Fatos e nuk u poq kurre.

    Reply to this comment
  8. Sevo November 21, 13:23

    Doli prape ky islamist erdoganist profesor anadollak

    Reply to this comment
  9. anticensurë25642654 November 21, 16:05

    dy fjalë për këtë buçen e paguar nga erdogani!!
    pavarsisht se e ke shkruar sikur ta kisha shkruar unë për veten time,prap ke rënë në nivelin e mithatit!!
    ne nuk jemi të pushtuar,por ti je në radhët e “kolonës së pestë”,të asaj erdoganiste!!
    sa për”Ai Fan Nol, me të cilin do të mburrej çdo popull e çdo vend. ”
    nuk e bëri as nano e as berisha atë që duhet të bënin me nolin”Ai Fan Nol, me të cilin do të mburrej çdo popull e çdo vend. “!
    kjo ndyrësirë kryeministrore,si thotë fate mavria,jo vetëm nolin që nuk ka për ta prurë këtu,po ka për të na futur grekun deri në tiranë!!
    zyrtarisht ka dhënë varreza të pafund dhe shërbimin inteligjent!nesër do të shohim “detin” dhe tokën!!
    përsa kohë të jetë “shqiptari” janullatos në krye të kishës shqiptare ortodokse të pavarur!?
    harrojeni nolin,papa kristo negovanin,at stath melanin e petro nini luarasin!

    Reply to this comment
  10. fteri November 21, 19:34

    Si thonë kot dardha nënë dardhë bie,të lumtë profesor kur kujton dhe vlerson kontributin e Fanolit Madhë.

    Reply to this comment
  11. Orteku i Fekenit November 21, 20:13

    ANTICE si eshte kjo puna e Skenderbeut qe u rreshtua ne krahun e gabuar??DEMO ! Esati fitoi luften e pare botrore?
    Per me teper bashke me SERBET!!!!
    PO BONI GALLATE ME DUKET!!

    Reply to this comment
    • ganiu November 21, 21:45

      Ortek i Fekenit, po të më lejosh mund të ta jap unë përgjigjen.
      Po ta lexosh mirë, replikën e anticen, do të shikosh se ai nuk shkruan për “anën e gabuar”,por për “askush nuk e shan gjergj kastriotin për rreshtimin e tij në krahun e të humburit!!”. Pra të të humburit dhe jo të gabuar. Pavarsisht se rezistuam e luftuam për më shumë se 30 vjet, prapë humbëm?! Apo jo, u pushtuam?
      Më duket se llogjika dhe mënyra e shpjegimit të anticen, është sa e drejtë aq e veçantë.

      Reply to this comment
      • Orteku i Fekenit November 22, 00:12

        Po “humbur ” Vetem se Skenderbeu nuk u mund deri sa vdiq!!Pra nuk humbi sa qe gjalle!
        Pstaj nuk behet fjale per “ne” por per Skenderbeun vete! Ke ” ne” hyjne Hamzat dhe
        Moisite na del se ata ose dikush nga”ne” paska qene nga krahu i fitimtareve!!!
        E njejta vlen edhe per Demon e ben diku “rezil”
        Hoxhen dhe komunistet se u lidhen me Serbet
        kurse Esati “fitoi” luften e pare botrore duke u lidhur me Serbet
        Behet gjithmon fjale per ndonje Hamza Moisi ose Esad i tille ka qene edhe njeri nga Batot ilir!
        Ndarja ne te djathte ose te majte nuk duhet te coje deri atje sa te mos kuptohet se c’eshte
        PATRIOTIZMI

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 November 22, 09:54

          orteko
          si unë si,ganua,ta kemi shpjeguar mirë!!
          skënderbeu ishte në krahun e të dobtit,në një kohë që fare thjeshtë mund të kishte ndenjur në atë të të fortit!
          skënderbeu në luftën e tij në udhëheqje të shqiptarëve,ata që la pas pas vdekjes,i rezistuan,nuk humbën pothuajse asnjë betejë,POOOOOOR në fund,ne u pushtuam!në fund ne humbëm!!
          pavarsisht shpresave që ai pati,pasardhësit e tij,më pas,për një mbështetje europiane(shpresa që shqiptarët i kanë kërkuar 500 vjet rresht)prapë ai ishte me ndërgjegje në krahun e më të dobtit!e një të dobti që vetëm gjenialiteti i tij e bëri të ishte fitimtar në beteja!!
          në fund të fundit me gjithë fitoret e tij dhe të pasardhësve të tij,ne si komb humbëm!jo vetëm ne por dhe shumë të tjerë!!500 vjet robëri!?
          më duket se nuk mund të quhet palë fituese ajo që pavarsisht gjakut të derdhur,pavarsisht kauzës për të cilën ka luftuar,nënshtrohet,pushtohet nga armiku i saj!?
          ps:gjeneralë të hitlerit patën fitore,ndonjë ndoshta as edhe një humbje,por në fund të fundit ishin në radhët e humbësit!!nuk janë fitoret ato që përcaktojnë krahun!!është përfundimi!!

          orteko
          hamza mojsi e edi rama kemi sa të duash!për këtë mos u mërzit!!të ishin faktet,o të ndodhnin ngajrjet si na i do qefi neve?!ndryshe do të flisnim!!ne jemi kështu si jemi,kemi pasur një rrast të veçantë në historinë tonë,jashtëzakonisht të lavdishëm,të vetmin ku shqiptarët,të paktën të shqipërisë bënë bashkimin më masiv që ka ndodhur!
          dhe këtë nuk mund ta pranojmë!!na duhet ta shkatërrojmë dhe atë gjë të vetme e të mirë që kemi pasur!!
          thjeshtë për forcë të zakonit!nuk jemi mësuar të jemi të bashkuar!nuk na leverdis të jemi të bashkuar!nuk na leverdis të jetojmë mirë me njëri tjetrin!
          sepse nuk mund të bëjmë pisllëkun!nuk mund të rrimë pa shkërdhyer,dhe pa na shkërdhyer!
          me një fjalë,jemi mësuar me batak dhe pastërtia na sëmur menjëhrë!

          tashti ti këthehemi demës dhe llogjikës së tij!!
          duke lënë mënjanë manipulimet e tij prej idioti ose të fandaksuri!!
          esat toptani u rreshtua në krahun e fituesve të luftës,pra angli-francë-shba!pra dhe pas fitores,duam sduam,deshin sdeshin fitimtarët,e rreshtuan në krah të tyre!!
          llogjika e demës,quan të drejtë veprimet,jo vetëm gjat L1B të toptanit,por dhe ato para e pas asaj lufte!!
          ai quan të drejta tërë tradhëtitë që ka bërë toptani për llogari të shovinistëve reth e qark!!
          ashtu si quan tradhëti veprimet e enverit pavarsisht se këmba e asnjë të huaji,pas L2B nuk shkeli në shqipëri!!llogjika e tij është aq e sëmurë,më duket sikur është i njëjtë me nastrokarin(vetëm pseudonimi ndryshon)sa megjithëse anglezët e kanë nxjerrë të pastër enverin nga kanali i korfuzit,ai vazhdon ta quajë vrasës të marinarëve anglezë!!
          dema adhuruesi i titos dhe urryesi i enverit!?
          çfar mund të thuash!?
          një sahat i prishur që për fat të kohës që lëviz,tregon orën e saktë dy herë në ditë!!

          Reply to this comment
  12. Shqiperia November 22, 13:31

    Ky eshte hamza kastrioti mjere shqiperia me njerez si ky qe shiteni per dy leke per fat te keq shqiperia ka nxjerr plot te tille

    Reply to this comment
  13. intelektuali November 23, 07:51

    Te thashe edhe me pare, mos shkerdhe kaqe shume se do mbetesh pa bile dhe do te bejme eunuk dhe do te cojme te ruash femrat e harremit ne ndonje shtet komunist islamik,

    por:

    Beji te fala Mikes tende, Prandvera Hoxhes o Vetcensura, Vezhguesi F me bisht enverist nga para, por mos harro t’i besh te fala edhe shokut tend te klases, spiunit te Sigurimit, Ilir Kumbaros qe vrau Ramzi Hoxhen me nje pabesi komunisti dhe u fsheh ne brimen e miut, tregoje ku eshte Ilir Kumbaro qe nga te ligat si spiun i sigurimit te mbete nje gje e mire te pakten.

    MOS SHKERDHE KAQE SHUME O SPIUN I SIGURIMIT SE DO T’I PRESIM KOQET SIC JA PREU MEHMETI LUNSHNJAREVE TE NGRATE.

    Reply to this comment
  14. Coli November 23, 21:42

    Kot shqetsohet Edi Rama, se familja Tarifa nuk e dorezon kurre teseren. Keta qe jane mesuar te hane ne grazhdin e pushtetit nuk rrine dot pa pushtet. Jane si pune e qenit qe nuk rri dot pa henger mut. Sevo ka qene tere jeten pas bythes se Nexhmijes. Ai nuk ka lidhje fare me socialistet sepse ka qene komunist dhe po te ishte burre duhet te ishte ne nje parti me Nexhmijen. Por u kthye nga komunist ne socialist per punen e grazhdit ose si thote populli; ktheu gunen nga fryu era.

    Reply to this comment
  15. Tor Hejerdall November 24, 13:36

    Tarifat jane kamunista te tymosur, si pastermaja e tharre ne tym.

    Reply to this comment
  16. kadriu anetes November 24, 23:07

    RRESPEKTE per artikullin dhe rrespektin qe tregon per luften nacional çlirimtare , edhe atdhetaret e shquar si NOLI rrespekte profesor.

    Reply to this comment
  17. kadriu anetes November 24, 23:21

    RRESPEKTE per artikullin profesor, gjithashtu dhe per rrespektin qe tregon per luften nacional çlirimtare , edhe atdhetaret e shquar si NOLI , rrespekte profesor , jeni shum i sakt dhe i vertet ne gjykimin tuaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*