Lufta e Reçit, përgjigje Hamza Kazazit

August 23, 2016 13:01

Lufta e Reçit, përgjigje Hamza Kazazit

Lufta e Reçit, 1943, është një ngjarje e shënuar në zonën e Shkodrës dhe Malësisë. Është përkujtuar vit pas viti. E ndodhur në një moment vakumi politik në gushtin e 1943-it, kur Italia fashiste po jepte shpirt, kjo përplasje e armatosur me italianët shënoi edhe një ndër bashkimet e rralla të forcave mes partizanëve dhe të ashtuquajturve nacionalistë. Por vitet e fundit nuk ka munguar një protagonizëm i çuditshëm për t’i hequr fare trupat partizane nga “lista” e luftëtarëve. Ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe, siç dëshmon studiuesi, ish ambasadori e politikani, e njëherësh familjar dëshmorësh të luftës, Shaqir Vukaj. Në Reç pati një “shkëndijë të vonuar inteligjence” të disa nacionalistëve, që me hedhjen e dy pushkëve pas shkërrmoqjes së fashizmit, besuan se do fitonin davanë e pushtetit. Ndërkohë që pas lufte, liderë kryesore të Ballit, Legalitetit dhe ithtarë direkt të fashizmit, nuk rreshtën së vëni në dukje njëri tjetrit se po e mohonin më kot bashkëpunimin me fashizmin.

Në këtë pjesë të fundit të materialit, autori përqëndrohet në një përgjigje ndaj birit të Jup Kazazit, Hamza Kazazi, pas një shkrimi të tij në G.Shqiptare në apologji të bashkëpunimit me fashizmin.

Nga Shaqir Vukaj

Vijon nga numri i kaluar 

Pak fjalë në përgjigje të shkrimit të Hamza Kazazit. Së pari dua t’i kujtoj se bashkëpunëtorët e pushtuesve mbeten të tillë dhe askush nuk mund t’i rehabilitojë. Dua të kujtoj qëndrimin e Vatikanit ndaj bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazi fashistë. Ai jo vetëm ka dënuar qëndrimin e kryeministrit të “shtetit” të Sllovakisë gjatë pushtimit gjerman, priftit Tiso, por edhe e ka ç’kishëruar. Tepër kuptimplotë është qëndrimi i Vatikanit ndaj Patër Anton Harapit, një figurë e shquar e katolicizmit shqiptar, por bashkëpunëtor i zellshëm i pushtuesve italianë e më vonë anëtar e Regjencës gjatë pushtimit nazist (çka në fakt nuk ka rekomandonte as Kisha Katolike). Patër Anton Harapi nuk figuron ndër figurat që Vatikani do të shenjtërojë, (megjithëse i vrarë nga komunistët) vetëm se ka qenë bashkëpunëtor i pushtuesve, ashtu siç nuk do të shenjtërohen edhe disa priftërinj të tjerë, vetëm se kanë qenë bashkëpunëtorë të pushtuesve….

Së dyti, vazhdon të na ndajë në “ana jonë” dhe “ana e tyre”. Ka ardhur koha që të harrojmë të kaluarën, duke i lenë gjërat siç kanë ndodhur, pavarësisht na vjen apo nuk na vjen mirë, të pajtohemi, t’i shtrijmë dorën njëri tjetrit…

            Nuk do zgjatem e të hyj në polemikë me shokun tim të fëmijërisë, z. Hamza, por më vjen keq se ai nuk e njeh historinë (për kujtesë Partia Komuniste është krijuar më 8 Nëntor 1941, Balli Kombëtar në Nëntor 1942, ndërsa Partia e Legalitetit në nëntor 1943). Në shkrimin e tij, me qëllim apo nga padija, ngatërron data e ngjarje, përmend dokumente të një periudhe për një periudhë tjetër kohore etj.

            Në shkrime të tilla është mirë t’u qëndrohet besnik zhvillimit të ngjarjeve, kronologjisë dhe kryesorja, dokumenteve që janë me bollëk në Arkivat tona e jo të merresh me thashetheme “më kanë thënë” “kam dëgjuar”, “i kanë thënë motrës” e tjera të kësaj natyre.

            Nuk bën mirë, madje gabon rëndë që merresh me thashetheme, kur shkruan se partizani Lilo Zeneli, paska tentuar, madje edhe paska qëlluar për të vrarë Jup Kazazin gjatë Luftës së Reçit. Sikur të kishin dashur, ata mund të kishin vrarë njeri tjetrin pa asnjë problem, por merita e të gjithëve është se në atë luftë, ata luftuan krah për krah njeri tjetrit. Po ashtu nuk bën mirë që përpiqet të njollosësh figura si Qazim Kapisyzi, i cili ishte, ka qenë nder të parët që la Akademinë Ushtarake në Itali dhe u kthye në Shqipëri për të luftuar për çlirimin e vendit. Nuk nderohet askush që merret me thashetheme grash, e ta quash frikacak një njeri si ai…..

            Dhe se fundit dy fjalë për akuzat kundër familjes sime. Vërtetë ne kemi ardhur në Shkodër nga Reçi (që ti e thua me përbuzje) por unë dhe njerëzit e mij nuk e kemi për turp, madje krenohemi me atë krahinë dhe kontributin e saj (Sa për kujtesë, nga Reçi janë dy futbollistët e Kombëtares Hysaj dhe Balaj, që na nderuan në Francë…..). Kemi ardhur në Shkodër menjëherë mbas çlirimit të Shqipërisë, sepse shtëpinë na e kishin djegur dhe pasurinë na e kishin grabitur pushtuesit italianë dhe Milicia Fashiste (më saktë reparti ushtarak i Partisë Fashiste…).

            Fillimisht na ka strehuar familja e Brahim Gjyrezit (një familje e mrekullueshme shkodrane) që na ka trajtuar si njerëz të familjes së tyre për çka u jemi shumë mirënjohës. Nuk nderohesh kur shkruan se “nuk u pëlqeu kjo shtëpi….”  e prej aty zunë shtëpinë e Koliqëve. Turp për ty, sepse ti e din se në ato shtëpi, me oborr të përbashkët, (ku ne kemi luajtur bashkë shumë herë), kanë jetuar 11 familje, dhe ne kemi qenë qiraxhi si gjithë të tjerët, madje kemi jetuar 7 vetë në një dhomë e kuzhinë… Me Koliqët dhe kushërinjtë e tyre, Benusët (që i sollën si të larguar nga Tirana) megjithëse ti i ndan në “tanët” dhe  “tuajt”  kemi pas marrëdhënie shumë të mira, që i ruajmë edhe sot mbas 50-60 vjetësh.

            Historia kurrsesi nuk mund t’i nxjerrë kolaboracionistët të larë. Asnjë justifikim se ata bashkëpunuan me pushtuesit fashistë e nazistë “për interes të atdheut” nuk i ç’njollos. Ata e baltosën veten dhe, sa më shumë të përpiqen pasardhësit e tyre, apo disa bashkëmendimtarë të tyre të shfaqen nëpër medie apo libra e t’i mbrojnë, madje t’i heroizojnë, ja shtojnë edhe më shumë baltën që ata kanë hedhur mbi vete. Më mirë t’i lenë të prehen të qetë. Edhe dekoratat që u japin pushtetarët, nga kush do qoftë, nuk ja heqin atë baltë….

            Është e drejtë, madje detyrë e secilit të mbrojë familjen e tij, emrin e babait e të paraardhësve, por me fakte e dokumente jo me llafe e thashetheme rrugësh, madje është më mirë të heshtësh, sepse duke dashur të mbrosh veprimtarinë e tyre kolaboracioniste i rëndon edhe më shumë për së vdekuri.. Shembulli i shumë bijve e pasardhësve të kolaboracionistëve në vendet e Europës demokratike që heshtin dhe nuk merren me çfarë kanë bërë baballarët e paraardhësit e tyre, duhet të shërbejë si shembull për disa bij e pasardhës të kolaboracionistëve shqiptarë…..

            Duhen pranuar dhe korrigjuar gabimet e fajet e epokës komuniste kur mohohej edhe emri i tyre, kur ata përmendeshin vetëm si tradhtarë. Ka prej tyre që kanë pas vlera e kontribute në epoka e periudha të ndryshme të historisë tonë, kanë kontribute tepër të mëdha në fusha të ndryshme të kulturës, gjuhës etj. të cilat duhen njohur e vlerësuar, duke zënë vendin që u takon.

            Ne bijtë, nipat e mbesat, e të gjithë pasardhësit e atyre që bënë luftën e çliruan Shqipërinë, krenohemi e iu jemi mirënjohës për gjithçka kanë bërë për vendin e  popullin e vet, për emrin e mirë që na kanë lënë. Ne kemi të drejtë vetëm të krenohemi, por nuk kemi asnjë meritë për atë çka kanë bërë ata. Ashtu si fëmijët, nipat, mbesat e pasardhësit e atyre që bashkëpunuan me pushtuesit nuk kanë asnjë faj e përgjegjësi për ato që kanë bërë paraardhësit e tyre.

Fund

August 23, 2016 13:01
Komento

32 Komente

  1. demo August 23, 13:28

    Ju katunaret cliruat Shqiperine nga shqiptaret.Ja kete keni bere ju katunaret!!Asgje e mire nuk i ka ardhur ketij vendi nga katunaret,as me cirimtaret e Haxhi Qamilit,as me clirimtaret e Enver Hoxhes,as me clirimtaret e Bathores.

    Reply to this comment
  2. Canada August 23, 13:38

    Jo gjithcka qe thua eshte e vertete sepse sipas shkencetareve: Historia eshte shkenca me e pasakte.
    Po te shikosh foton e atyre “TRADHETAREVE” mbrapa eshte busti I te madhit SKENDERBE dhe po te shohesh ato te trimave Enver & Company do shohesh mbrapa Leninin, Stalinin, Titon Mao Ce Dunin. Kjo te mjafton per te gjykuar sa patriot ishin ata, kjo vertetohet dhe me ate qe per rreth 70 vjet ata dhe klyshet e tyre nuk po ndertojne nje shtet sepse ata nuk e duan shtetin dhe Shqiperine.

    Reply to this comment
  3. D.Ulqinaku August 23, 13:47

    Shume sakte.
    Shaqiri me te vertete po jep kontribut te madh per sqarimin e momenteve te rendesishme te historise se Luftes ne Shkoder.
    Jam ndodhe para disa viteve ne Rec. Cfar te shikoje. Ishin rreshtue te gjith bijte e fashisteve ne tribune dhe flisnin kunder partizaneve, te cilet realisht kane fitue mbi fashistet ne Luften e Recit. Hajde gallate hajde.

    Askush nuk mundet te baltosi fitimtaret mbi nazifashizmin.
    Kot rreken keta kungujt, trashegimtaret e kolaboracionisteve. Historia e ka vulosur fitimtaret apo tradhetaret.

    Reply to this comment
    • Labja August 23, 13:57

      Kazazet umh Te gjithe e dine qe ata jane tradhetar e kriminel.

      Chfar beri Ali Kazazi ne 91????? Mos ju prefte shpirti ketij sadisti.

      Reply to this comment
      • labja August 26, 13:12

        what about you? e kuptoj se kush jeni ju. Loja qe keni bere duke share komunizmin per te vjedhur , vrar shkateruar vendin , ka mbaruar per ju pinjollet e fashisteve.

        Injoranca juaj per te pare Shqiperin ne driten e se ardhmes eshte nje penges .

        shkoni ne shkolla, edukohuni, humanizohuni dhe pastaj tu shikojme ne se jeni ndryshe nga baballaret tuaj.

        Reply to this comment
  4. besimndregjoni August 23, 14:22

    Te shkruash genjeshtra dhe te mohojsh realitetin e nje ngarje zonale aspak kombetare kjo ndodh vetem me idhtaret e komunizmit te cilet ne nje sinkron ideologjik genjeshtrasj kerkojne te marrin persiper dicka qe as eshte e tyr por perkundrazi duan te paraqiten si heroj te asaj lufte nac-clirimtare sic kan deshire ta quajne ate lufte civile. Si studjues i krimeve te komunizmit kam studjuar dokumentaciinin e kohes te luftes se Recit dhe kujtimet e bajraktarit te Hotit nipit te Cun Mulaj kujtime te cilat mi ka dhuruar djali i bajraktarit te Hotit ish i internuar politik 45 vjet nga Partia e Shaqir Vukajt e kompani. Me nje realizem dhe me nje vertetesi reth kesaj lufte me ka treguar i ndjeri Caf Jonuzi pjesmarrse ne ate lufte me kontigjenti komunist me vone i burgosur politik nga regjimi komuniste. Sigurishte qe Hamza Kazazi ne shkrimin e tij per luften e Recit i eshte permbajtur te vertetes se arkivave dhe deshmive te udheheqesve te saj perleshje se italia po shkonte drejt kapitullimit dhe komunistet deshen me urdher te serbeve te merrnin pushtetin qe te gezonte ofiqe ne diktature dhe komunisti Shqir Vukaj duke grabitur me anen e pushtetit te plumbit pronat shtepite e nacionallisteve dhe familjeve me emer kombetar sic ishte familja Kazazi e Shkodres qe Shkodra njihej krenare per kontributet e familjes Kazazi dhe te Jup Kazazit nje udheheqes e administrator i shkolluar dhe i ditshem sic ishte Jup Kazazi. Etikimet kolabracioniste apo bashkepuntore te fashizmit jane thjeshte dogma te ideologjise tuaj qe mbajti Shqiperine nen diktature 50 vjet. Mashtrimi i radhes i juaj eshte se Ju genjeni per figuren e ndritur te Pater Anton Harapit se nuk shenjterohet nga Vatikani sakeq per ty. Marrja e drejtimit te Shailerise nga Pater Anton Harapit me eliten e kohes nen pushtimin kalimtar nazizte ishte obligim ndaj kombit dhe aspak bashkepunim se perndryshe simbas arsyetimit te Shqir Vukajt keta shqiptare qe drejtoshin apo administratoshin shtetin do te ishin denuar si bashkepuntore te nazizmit nga gjykata e Nurembergut sic u denuan te gjithe ata qe i sherbyen fashizmit dhe nazizmit. Eshte turp te mohojsh te verteten sic bani ju.

    Reply to this comment
    • PO.PO August 23, 17:33

      Me ke flet dhe kujt i drejtohesh ,z. Vukaj ?! Qendrimet dhe veprimet tradhetare te baballareve te “kombit” , ashtu si te pinjolleve te tyre sot , nuk kane qene dhe nuk jane aspak te rastit . Ata,te djeshmit ,apo keta te sotmit, e kane zgjedhur me deshire te plote qendrimin e tyre antikombetar dhe jo se nuk e kuptojne.Ata jane te
      gjymtuar qer ne formim. A i sheh nivelet e komentuesve mjerane , qe as jane ne gjendje te kuptojne fjalen argument,pa folur per aplikimin e tyre.
      E vetmia arme e tyre mbetet urrejtja e verber ndaj kundershtareve ,… ne pamundesi te plumbit , te pakten
      te perbaltin !!!

      Reply to this comment
    • QafMurre August 23, 19:25

      O Besim Kur i paske lezuar tere keto gjera apo kur ishe Kryetar i Bashkimeve Profesionale ne Fierze e Koman apo kur babai yt i nderuar Merre Ndrexhoni mblidht gjeth per bagetite ne Lukan dhe ti mundoheshe te ngatrroje ofiqin e xhaxhait tend Rexhepit si komandant vendi sikur ate e kishte patur babai yt qe te beheshe i besuar per Partine,tani ke nderruar xhakete je bere i”persekutuar” i madh madje ua ke kaluar dhe atyre qe kane vuajtur burgjeve te komunizmit bravo KAMELEON i madh por dalngadale njerzve si ju po ju vjen fundi pasi historia pak e nga pak po ju zbardh si juve edhe Luften Antifashiste NacionalClirimtare si nje nga te paktet thesare qe ka trasheguar ky komb qe e radhiti ne radhen e kombeve fituese te L II Boterore ku kukmjacka si ju nuk e errsoni dot Tradhetia Mbetet Tradheti

      Reply to this comment
    • metafora August 24, 04:07

      Pershendetje z. Vukaj.
      Respekt per botimin e nje shkrimi qe bazohet mbi fakte te shkruara ( madje nga vete bashkepunetoret e te huajve ). Ata pasardhes te mencur te ish-krimineleve te luftes qe nuk flasin fare duhen respektuar sepse ata heshtin dhe jane te pafajshem per krimet e paraardhesve. Por, shiko cfare pleherash shfaqen poshte cdo shkrimi te DITES. Jane 4-5 bajga me emrat Besim ndregjoni ( ish-spiun i S.Shtetit ), Mark.uk, Intelektiuali etj. Po t’i vesh re kane dy karakteristika te perbashketa: 1. Nivel te mjere intelekti dhe 2. Urrejtje patologjike ndaj kujtdo qe s’iu pelqen gje qe nxjerr ne pah moralin e tyre prej llumi shoqeror. Shikoje si iu dalin zot gjithe banditeve te L2B, njerezve qe te gjitha shtetet, lindore e perendimore, i paten cuar ne plumb. Kjo kategori meriton jo vetem neveritje por edhe demaskim, sepse ata vazhdojne te jene dakord me veprat kriminale dhe antishqiptare te paraardhesve te tyre. Jane kjo kategori qe po te hapeshin totalisht dosjet do te shihnim se cfare spiunesh te UDB-se, Asfalise etj kane qene dhe cfare kane bere kunder vendit te tyre

      Reply to this comment
  5. Guri Naimit D(Dh.Xh) August 23, 17:55

    Leter – Zavalanllinve te mij.

    AMANETIN se TRET DHEU-
    miqte e mij -BASHKEFSHATARE- kudondodhur.
    ( Me nostalgji nga tej oqeani,Toronto, ju drejtohem)
    Te ndeuar bashkefashtare sa pasardhes te Myslim Shehu Zavalani- kudo ndodheni me krye jush Engjell S. Shehu ne Permet akrtualisht…ne kujtim te asaj Darke, madheshtore shtruar me 25 maj 2015 ne lakoalin tuaj buze Vjoses, mare pjese deri udheheqes kryesore te vendit…pos dashamiresit nga rrethet.
    Me falni per kete leter permes gazetes “DITA” derjtuar juve qe “Drite” sjell.
    Po e shkruaj per te gjithe ju Zavalanllinjte,miqte e mij kudo ndodhur.kjo, si pergjigje te nje shkrimi te te mirit Shaqir Vulaj “Lufta e Recit”…

    Kishte dhe mes ballisteve te mashruar qe duhet diferencuar..Ja nje rast:( e me falin sa permenden)
    Se pari, me vjen keq qe jam larg e nuk ia puth dot doren Shaqir Vukajt, per sa shkruan jo vetem ne kete shkrim.
    Ky shkrim me beri te jetoj ato vite(1943-44),une femije ne preherin e babait qe jepte amanete nga shtrati per ato kohe lufte.(Qershor 1944; Zavalani ne flake ballistesh.
    Kur zhvilloheshin luftime strehoeshim ne shtepite e njeri tjetrit pa dallim partizane a balliste)
    Ato dy paragrafet e fundit tuajat i miri Shaqir Vukaj me ricikloj kujtesen,sot,sa kaluar une, te 80 vite jete.
    Po jua illustroj shkrimin tuaj me nje rast konkret.
    -Ne Zavalanin tim, mes “Dangellise Naimjane”( me falni se kete emertim ” Dangellia Naimjane” po e perdor shpesh, ne komentet apo shkrimet e mia, po ia vlen;eshte krahina e “MARTIREVE”sa”PENEARTEVE” ne rang Kombetar ne shekuj..krenari e saj; “VELLEZERIT FRASHERI”.)
    Po, ta mbaroj fjalen.per Zavalanin, shpene ne ate kohe qe diskutohet, Si “Lufta e Recit”;
    Po krahasoj episodin vijues;diegies se shtepive partizane ne fshatin tone.
    …Gjermani, me “udherrefyes Balliste”,sa masakruan “Boroven martire”, ju drejtuan Dangellise, me kryefjale Frasherin sa “Mosken e Vogel”- Koblare -Vercisht- Mican,sa Selenicen shkrumbuar ne ikie,bere kerdine. Udherrefyesit balliste, vinin shenjat ne shtepite e partizaneve per ti djegur e turturuar.
    Zavalanin,aty poshte “Qafes Dellinjes” nga hyne gjermanet per ne Dangelli, mbetur si xhep, pa hyre gjermanet,thame se shpetoi…
    Po ballistat marre fuqi e lidhur me ta,dogjen Aty shtepi partizanesh, sa marre hov, me gjermani ne krah.
    Aty pame ballistet e vertete- baliste bashkepuntore me pushtuesit dhe ballistet atdhetare.
    Teksa ekstremistet balliste donin te vrisnin deri prindet e partizaneve,sa diegien e shtepive me c’kishin brenda,ju kundervune atyre, ballistetet e zgenjyer…
    Skene e pa shlyer ne syte e mij, 8 vjecar.
    Ndersa ekstremistet e Osman Gaducit-kryeballist, i vinin zjarrin shtepive: te partizanve:Novruz Tahiri dhe Satvri M. Xhoga,kete e kishin synin kryesor;qender e levizies partizaneve, shtepi sapo perfunduar se nderuari dy katshe me gure te skalitur,te partizanit Stavri, bir i Usta Mihalit e shtrat,(i njohur si mjeshteri ndertimit te vilave te “bejlereve” (rreth Dangellise).
    Ai teksa shihte ballistet me urre zjarri ne dore, theriste nga shtrati!(mire qe te afertit e nxoren shtratin e tij ne kopshtin perballe,atje rreze bajames sa gurit fasade dhe sot.).
    – Me lini te gjalle femijet”!
    Sa kaqe mes ballisteve filloj kontradita:
    Nje skene e lahtareshme zhvillohej mes tyre. Dashamiresit,ani se ballista, i nxirnin plackat jashte te mos digjeshin,ata(ekstremistet), i futnin brenda. Puna arriti deri ne konflikt me arme mes tyre.
    Fituan njerezit e mire( si thoni ju i nderuar Shaqir,) dhe te pakten plackat dhe baba Mihali,nuk u dogj i gjalle.Ballistet e fshatit ne mbrojtie…Myslim Shehu krye tyre…

    S’me harroet kur nje ballist,(nga Nikollara( te fali se nuk ia mbaj mend emrin, ime kunatemse harroi nje jete), atje bri Ashikies buze Osumit,(si mesuam me von), shpetoi nga diegia,pajen e Vitorise, nuses shtepise,futur ne nje ish furre brenda shtepise,mbyllur dera me gure e suvatuar. Ai pikasi;- aty ka dicka,ndaj pyeti nusen e gjore, qe vetem qante para saj,(i shoqi Partisan, im vella), nxori valixhen e hekurt nikeluar,qe ndriste,me pajen e nuse brenda.
    Nje jete kujtim ruajtur ate deri pas lufte shkuar ne Tirane,(Stavri partizan,kthyer nga lufta fitimtar me plumbat akoma ne kofshe..familien marre ne Tirane.).
    E theksova kete, per te perforcuar sa shkruani Ju, se jo te gjithe nga ballistet, ishin lidhur me pushtuesit,ata ishin viktime e ekstremisteve drejtues te ballit, bashkuar me pushtuesit .
    Nje nga antiekstremistet;ishte dhe Myslim Shehu (Zavalani) ,qe letra e fshatit derguar gjykates Korces (pas lufte gjyqi),e shpetoi nga denimi maksimal,(pas lufte), vetem per qendrimet e tij, jo ekstremist..Nga 101 vjet denimi dhene, ju kthye ne 25 vjet e deri sa liruar pas10 vitesh burg.pra ashtu eshte, duhet diferencuar pjesmarresit ‘viktime” ne radhet e ballit.Ashtu si nuk duhet folur per PARTIZANET; vrases apo kriminele..si bejne sot pinjollet e atyre ekstremisteve te ballit, legalitetit, me pasuesit e tyre.
    Mjaft me me “VELLAVRASIE” !
    Ju bukur e thoni,per pasardhesit e ish ballisteve me shoke,qe Historia jua ka dhene denimin e merituar;
    .”bashkepuntoreve te Nazifashizmit” qe bota mbare,ka denuar e denon ata.
    Partiznet ishin dhe mbeten CLIRIMTARET e ATDHEUT tone. I perjetshem shembulli TYRE.
    Pershendetie gjithe pasardhesve te bashkefshatare te mij, qe gjithnje me njeri tjetrin kemi qene dhe jemi vellezer. Sa di, ata;pasardhesit, nuk jane me radhet e ketyre ekstremisteve ish balliste.
    Nonje pjestar i familieve te tyre,ani,me ta rrejeshtuar, nuk bene krime ne fshat,po ruajten vellazerine.
    Nuk me harroet dhe kur partizanet erdhen pas nje jave ne fshat,pane ato shtepi partizanesh te djegura, donin te digjnin shtepine e komandantit ballist Myslim Zavalani, im ate ne shtrat ju tha:
    -Jo bijte e mij. E bene ata ate hata, mos e beni ju. Ju clirimtaret,erdhet sot e do shkoni, ne do jetojme me ta. Mos u hakmerni keshtu.Dhe ata nuk e dogjen,po dhe mes tyre, kishte ekstremiste dhe dogjen nje shtepi tjeter balliste..( te Izetit).
    Sa di, kete veprim, komanda partizane i qortoi ate veprim.-Partizanet jane ne mbrojtie jo diegie. -tha komandanti tyre..Radovicka,krah tij,Vaso Dama,”Luftetari Shekulli” bere,krah cetes teritoriale te Dangellise.
    Gjithe te mirat vellezer Dangelliote e Zavalanllinj, kudo qe jeni, dhe VELLAZERI paci jo kundervenie.
    Jetojme ne vitet kur BOTA kerkon UNITET e PAQE.
    Shkruaj une;bashkefshatari,Biri i Zavalanit; 80 vjecari Dhimiter M Xhoga; Nipi Jano P. Xhoga- Kapedani nderuar nga Qarku Gjirokastres me titullin ”
    “M I R E N J O H I E”
    -25 Maj 2015 ne “Dita Naimit”festuar ne Permet sa ne Frasherm nje vit me pare.
    Faleminderit atyre per nderimin pas 102-teve rene.
    Per te gjithe, me lejoni te perqafoj,te mirin djale,(ani se cupa nuse), Z. Engjell S. Shehu, qe na nderon Zavalanin sa Dangelline, me ate bisnes modest mes Permetit, buze Vjoses uje det, Ai Bir i Zavalanit te Dangellise.
    E kalofshi me gezime festene ardheshme te Clirimit te Dangellise; 12 Tetorin.
    Sa do te doja;te shkoni deri ne Zavalan e na kujtoni, atje tej sheshi pylli rrethuar,prane kishes “Shenmerise” (fatkeqesisht djegur vitet 70-t). Ay jane varret e te pareve, me krey varrin e KAPEDAN JANO P.XHOGA. Ju faleminderit po e bete kete.
    Me ju nga Toronto tej oqeanit,ne krah djali Frashelli: Vermosh Skenderi etj.Dangelliote sa permetare..
    Pershendeti djemve kuadro zavalanllinj sot aty mes Tiranes qe na nderojne si :Dalip Myftaraj( Zavalani, Ilir e Bardhyl Mustafaraj e tj.Sa nipit tim Fredi Ll Xhoga, qe i uroj sherrim te shpejte nga ajo ‘ masaker” qe i bene keqdashesit,atij farmacisti shembellor,sa ne Frasher dhe mbi 30 vjet, mes rruges “Naim Frashri”ne Tirane.
    Gazeta “DITA” si gjithnje DRITE i urojme.

    Toronto 23-08-2016 Guri Naimit D

    Reply to this comment
    • intelektuali August 23, 20:48

      Po nga Toronto Imperialiste i pergezon partizanet e Enverit more i paudhe? Po shko more tutkun qe te ka mbetur ora tek Partia e Punes, shko me mire tek Kimi ne Korene e Veriut se do ta gjesh Enverin LIVE qe te gezosh edhe partizant e tij, te cilet mbollen MURTAJEN bolshevike ne Shqypni dhe nga e cila po vuan kaq shume Vatani.

      SHKO DHE SHKRUAJ DACIBAOT NGA KOREA E VERIUT SE TORONTO NUK ESHTE VEND PER FANATIK SI TY.

      Reply to this comment
  6. MH August 23, 19:43

    Nuk di a i lexon dhe i nderuari Fritz Rodovani i “Zemres Shqipetare” keto dokumente te pa tundeshme qe e nxjerrin Pader Anton Harapin kusling dhe Vatikani e ka nda mendjen e nuk shenjtëron edhe pse e kane vrare komunistet.Ashtu si nuk shenjteron edhe sa prifta te tjere qe i kane sherbye nazi-fashizmit.

    Reply to this comment
  7. besimndregjoni August 23, 22:46

    Nje pergjigje per miun qe fshihet mbas emrit Qafmurre. Sa per dijenine tende dhe per njohuri te komentusve une kur komentoi vej emer e mbiemer dhe nuk fshihem mbas pseudonimit Qafmurre si shpifse ordiner dhe mi vc. Une po te kem qene Kryetar i Bashkimeve profesionale ne Fierze e Koman sot do te isha deputet i partise tende kriminale ne parlament. Ke shum kohe qe shpif ndaj meje dhe te nderuarit babait tim. Mjeran shpifse dhe frikacak qe sdel me emrin e vertet por ti je nato spiunet qe hedh gurin dhe fsheh doren. Ti e din shum mire qe babi im ska rujt lope e prere gjeth sic shpif ti morracak i katergrykeve por ka qene nje atdhetar e patriot qe ty te verbon dhe tani qe ai eshte i vdekur. Ashtu si xhaxhai im Rexhepi qe ka qene patriot si vellai i tij Imeri babai im. Ashtu dhe vellai i madh i tyre Ahmeti. Prandaj Qafmurra psedonimi i komentit edhe po te desha une apo te me pranonin kryetar i bashkimeve profesionale nuk me lejonte nena jote se ishte antare e partise dhe me bente biografine mua
    Sigurishte ty dhe sojsorollopit tend ju vret personaliteti im kombetar .juve ju vret kontributi i familjes time ndaj atdheut qe me ardhjen e demokracise u nderuan nga shteti shqiptar si babai im dhe une qe jam nderuar qe nga OKB me titullin ambasador i paqes e deri qytetar Nderi i Tiranes. Postribes. Dibres. Si studjues i krimeve te komunizmit dhe lufta ime 25 vjecare ne dokumentimin e krimeve te komunizmit e luftes se klasave qe beje ti e familja jote proletare te verbojne dhe te detyrojne te shpifish me emer te rreme ne komentet e mia qe i prmbahen realitetit dhe te vertetes. Bahu burre dil me emrin ten te vertete e ballafaqou me mua. Por ti je nje frikacak e mij ferrash qe fshihesh mbas pseudonimeve se keshtu je edukuar si spiun e shpifes. Por mos kujton se do te e gjej emrin e vertete dhe per shpifjet qe ban ne koment do te pergjigjesh ligjerishte.

    Reply to this comment
    • fteri August 24, 08:25

      ****Si nuk ta theu kokën diktatura e proletarjatit,gjynahë ! o’bari Lopësh ?…, në qoftë se edhe lopët nuk do ti humbësh në malë,jo të bëshë politikë o Reaksionar i kombit !.
      ***Ato dekorata nuk ti ka miratuar populli,nuk i meriton duhet ti kthesh atje ku i more ,kurse dekoratat e të huajve nuk pinë ujë pasi nuk të njohin çfar ke fshehur nën lëkurë !Komunizmi nuk ka egëzistuar.Ka egëzistuar socializmi rendi që zhduku varfërinë ,analfabetizmin edhe tëndin ,u dha shkollë e dituri 100% popullit shqiptar vepër brilante e pa parë ndonjëher në histori të kombit shqiptar si në pushtimin turk osman andollak (ku të partë tuaj i kan shërbyer me zellë otomanizmit dhe errësirës ),por edhe të gjitha qeveritë e sistemet antipopullore që kanë qeverisur në shqipëri .Populli jetonte në varfëri mizerje ,analfabet me një SHFRYTËZIM e grabitje BARBARE të egër me taksa të rënda, askush nga klasa e borgjezisë bejlerë ,agallarë ,bajrektar e bashibozuk e tradhëtar popullit nuk i jepte shkollë e dritë popullit ,por vetëm kërbaçin e xhandarve e taksagjinjëve gjakpirsa.
      ****Populli i thjeshtë vuante si pasojë e shfrytëzimit egër të borgjezisë në varfëri,edhe bukën e gojsë nuk e kishin por e siguroi 100% PPSH.Populli vuante barbarisht në mjerim e në skamje në padije dhe përmitivitet ku ndriçimi bëhej me dru pishe ,dhe transporti me çerre dhe gomar e kuaj bëhej .
      ****AI “komunizëm ” që ti o’BARI malesh e quan kriminal i dha DRITË ,SHËNDETËSI, SHKOLLË ,GARANCI JETË e ZHVILLIM KULTURË e sa qindra vjet regjime antipopullore otomane,zogistë e tradhëtarë etj. ****MODERNIZIM të jetës dhe kulturës popullit ,PUNSIM falas gjithë popullit shqiptar pa dallim rrace ,kombësie dhe identitet, edhe fshatrave më të thella ku banoje ti o’Bari malesh . Ç’far studjuesi i leshit je ti që quan krime komunizmi kur komunizmi nuk ka egësistuar në shqipëri ?,kur ka egëzistuar diktatura e proletarjatit dhe kush shkelte vijnë e kuqe ose thyente ligjet dënohej njëlloi për të gjithë.Ku është këtu krimi komunistë ?,ligjet i miratonte parlamenti me votën e popullit ,kush i shkelte dënohej . Kush shpif këtu ? ..,ju sigurisht !.Jo ai i familjes proletare, QË TI E URREN EDHE TANI ne v.2016.
      **SHkurt JE PËRFAJQËSUES I ERRËSIRËS DHE KRIMIT,një falsifikator i historisë dhe i ralitetit.

      Reply to this comment
      • intelektuali August 24, 11:39

        Ik dhe pi vaj recini o jashteqitje enveriste se e mbyte me ere te qelbur gazeten DITA.

        Reply to this comment
        • fteri August 25, 07:50

          ****perversit me nofkën itelektuali !…Të dogji e vërteta ,or balash blogjesh .!!! Kopuk i errësirës dhe injorancës ,llafazan e falsifikator i pa skrupullt.Vetëm e vërteta të dërrmon ty edhe Çakejtë tjerë që ulurinë.

          Reply to this comment
  8. alphade August 24, 02:03

    Ore zoterinj , gjenerali i famshem ,Peten , fitimtar ne Bete-
    jen e Verdynit ,kunder gjermaneve , Mashall gjate L2B ,
    firmosi kapitullimin e Frances ndaj Hitlerit dhe formoi qe-
    verine kukull ne Vishi , pas clirimit te Frances , Petenin e
    .denuan me pushkatim , ashtu si edhe Lavalin , kete te
    fundit e pushkstuan , ndersa Mareshallin Peten,fale nder-
    hyrjes se De-Golit e denuan me burgim te perjetshem
    sepse u denua me pushkatim fillimisht !
    Pra, te tille fund paten te gjithe kolaboracionistet ne Pe-
    rEndimin demokratik dhe ne Lindjen komuniste.! Tradhe-
    taret , kolaborocinistat,spiunet , hajnat ,vrasesit etj. kane
    tenjejtin fund :GJIRIZAT E HISTORISE !!!

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 24, 10:04

      e njëjta gjë kishte për të ndodhur dhe këtu nëse nuk do të kishte filluar lufta e ftohetë,lindje perëndim!!
      nëse nuk do të kishte filluar lufta e ftohtë këta të gjithë”antikomnuistë” dhe tradhëtarë,kishin për tu ekstraduar drejt shqipërisë nga anglo amerikanët!kishin për të pasur fatin e lavalit!megjithatë si e pamë dhe nga të dhënat për trajtimin e tradhëtarëve në perëndim,ne kemi qënë më pak të egër se ata!!

      Reply to this comment
  9. Guri Naimit D(Dh.Xh) August 24, 03:15

    Une jam Dhimiter Xhoga me Xh te madhe z. Intelektual ! do me…
    Ore “intelektual”….
    . Mos u merr me Toronton sa Kanadane, sa me mua, Laje pake gojen mire,pa shkruaj.
    Une nuk dua te hyj ne polemika me ju.se nuk ju njoh.Sa shkruani jeni bere bajat.nga do hap faqe gazetash, pilaf i pa ziere mire..Po puna yte.
    Ne je ai intelektuali, ish sekratar i partise time nje jete,hallall e ke. Qe keni nje “mendie”je, po gjene mos qofsh ai.
    Une po ta shkruaj me te madhe emer dhe miemer:
    Dhimiter M Xhoga ish Antar i asaj partie qe permua ishte, ku duhej e tille. Me qe nuk kam plotesuar normat e reja te qenies ne parti, jam perjashtuar automatikisht burokratikisht.
    Po ta them shqip. Bindiet jane personale. Per mua ATDHEU mbi te gjitha. Partite si parim shkojne vine.
    Fatkeqesisht tek ne, kuptuar se prapi pluralizmi. na mbyten PARTITE pseudo parti.Te pakten te ndjekim shembullin e Amerikes aleate…
    Mbetem besnik i bindies sime “opozitar po shqiptar”
    Nuk dua te te ofendoj,pluralizmin pluralizem e respektoj.
    Respektoj dhe Gazeten “DITA” qe me ploteson kerkesat e mia..
    Do me apo u ngope.
    Shendet pac se je njeri biologjikisht.
    Guri Naimit D. (Dh Xh)

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 24, 09:58

      “pilaf i pa ziere mire..”nuk e ke mirë!!
      sot quhet “al dente”,kështu që nastradini ynë,intelektual,përkëthyes e rrotë hajdari është në modë!!
      sot e bëjnë “risoto”!!është i preferuar dhe në shqipëri!!

      Reply to this comment
    • intelektuali August 24, 11:50

      JE BERE TURPI DHE REZILI I PATRIOTIT TAJAR ZAVALANI ME ENVERIZMIN FANATIK ASHTU SIC TE SHKRUAJTA EDHE ME PARE

      prandaj:

      lere Toronton e Kapitalisteve ARMIQ te Partise dhe Enverit dhe eja ne Shqypnine e Mafies Komuniste me pushtet qe ta provosh enverizmin real mbi kurrizin e fanatikut, jo me llafe e fillozofi patriotike ne dhe te huaj, por ketu ne token Amtare te Saliut, Likes dhe Edvinit qe shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e enverit ne dore, nderkohe qe vajtojne si kukumjacka pylli pse nuk i do Evropa, SHBA dhe Kanadaja ne gjirin e tyre.

      por:

      Me mire shko ne Korene e Veriut qe ta shiqosh Enverin fare LIVE ashtu sic e do ti nga toronto Kapitaliste e Kanadase Imperialiste.

      EDHE DICKA TJETER:

      Kur isha ne Kanada takova gardianin tim te burgut shoqeruar me hetuesin e Sigurimit Barjaktari bashke me Sulo Gradecin qe po kerkonin azil politik ne Kanada si te perndjekur nga Sali Berisha. U pashe dokumentat dhe u thashe:

      NUK JU VJEN TURP PER KETO DEKLARATA?

      prandaj:

      Edhe ty te pyes:

      NUK TE VJEN PAK TURP ME FANATIZMIN TEND ENVERIST DUKE POSHTERUAR VEPREN E TAJAR ZAVALANIT?

      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 24, 11:57

      “pilaf i pa ziere mire..”nuk e ke mirë!!
      sot quhet “al dente”,kështu që nastradini ynë,intelektual,përkëthyes e rrotë hajdari është në modë!!
      sot e bëjnë “risoto”!!është i preferuar dhe në shqipëri!!
      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

      Reply to this comment
  10. demo August 24, 12:35

    Midis Frances dhe Shqiperise ka nje hendek te thelle.Krahasimi nuk shkon.Gjermania ne luften e dyte boterore pushtoi Francen nje shtet te lire me integritet territorial.Ushtria gjermane ne luften e dyte boterore pushtoi copetuesit e Shqiperise,Jugosllavine dhe Greqine dhe bashkoi Shqiperine,Kosoven,Maqedonine perendimore,Camerine,Plave e Guci,Tivar dhe Ulqin ne nje administrate te vetme nen drejtimin e atyre burrave fisnike qe sheh ne ate foto.Nqs.per Francen,Serbine,Greqine ushtria gjermane ishte nje fuqi pushtuese,per Shqiperine e copetuar e gllaberuar, ishte ushtri CLIRIMTARE DHE KY FAT NUK VJEN PERDITE.Fati i Shqiperise nuk krahasohet me Francen,BRSS,Jugosllavine,Greqine,por me Finlanden,,Letonine,Lituanine, te pushtuar nga Ruset.Shiko pak dokumentaret,si pritet ushtria gjermane ne republikat balltike?Si i pret me lule populli clirimtaret gjermane.Krahasimi i gjeneralit Peten me baballaret e kombit qe bene Shqiperine e pavarur me Ismail Qemalin eshte nje krahasim demagogjik,qe ka per qellim justifikimin e terrorit Enverist mbi keto familje atdhetare.Edhe sot vazhdon mbi familjet fisnike ,patriotike shqiptare dhuna e llumit te proletariatit ne formen e grabitjes se pronave,tokave,;vendosjes ne to te cubave te malokerise,qe i kane zaptuar si toke e xanun.

    Reply to this comment
  11. Guri Naimit D. (Dh.Xh) August 24, 15:11

    Keq me vjen; s’qenke ne vete ..me te ty- s’merrem.
    Ore ” intelektuat” qe vetem i tille s’je. Mblidh mendien e para e degjo dhe cte thone, miqe shoke ne ke..
    Edyta mos u merr me mua si “intelektual” pseudo po me dil ASHIQARE, me emer e mbiemer si po te drejtohen une dhe llafosemi.
    Sa per Tajar Zavalanin- Zavalanlli mos u bej merrak ti. s’ka mbetur Zavalani,sa Ai fis i nderuar kudo qofte, ti dalish ti zot. .. “intelektuale” avulat..si ti.
    Si duket, nuk e ke lexuar mire komentin tim te fundit, lexoje dhe mbyll sqepin.Me te tjeret bej c’te duash.
    Mos harro! jam ne Toronto,po “jetoj Aty mes Tiranes,(ne je ti,ne Tirane)..dhe nje dite jo te lerget, aty me ke, ani se me thinja,po floket i kem si djale…Ne ke cipe besoj nuk do kesh kurajon te me takosh,do jem me miqte e shohet e mij qe i paca e me pacin…
    Prape ta theksoj “OPOZITRE po SHQIPTARE”= VELLEZER”.C’te te bej ty ne je kopil. (Ske faj se sot po vriten dhe vellai me vellane.)
    Mire mua me thuaj shko ne Kore, po Ti o “tirim” “intelektual” -ku do shkosh?!
    Po te ka mbet nje fije llogjike mjaft me me mua!
    “Tajar Zavalanin” do dergoj te ta heqe veshin.
    Po ta them jam NIPI KAPEDAN JANO XHOGES sa per fisin. ta thone “ballistet”…po ti mos u tut se nuk i ndyj duart me te tille.
    Gezuar festat e NENDORIT ! ndoshta shihemi me 12 Tetor ne festen e Clirimit te “DANGELISE NAIMJANE”.
    Aty MATEMI per ATDHETARIZEM !
    Keq me vjen qe sedi kush je ne te vertete se po te jesh, ai “sekratari im” nuk do vazhdoja komunikimin.

    Toronto 24-08-2016 Guri Naimit D. (Dh Xh.)

    Reply to this comment
  12. Boston92 August 24, 16:06

    E ke qare fare sh. Shaqir. me mire dhe drejte askush smund te shkruante.Te lumte

    Reply to this comment
  13. mustaf August 24, 17:13

    Je i madh Shaqir Vucaj,madheshtia e jote qendron ne kurajon e guzimin per te then te verteten per luften heroike te recit,ne kyt luft reciant treguan patriotizmin e madh dhe guzimin qe me zemer ju vun kundra fashistve e bashk puntorve te tyre,ju si familje late edhe deshmor per token tuaj te begat kush kerkoni te hedh balt mbi ju e familje tuaj patriotike eshte i paltosur e klysh antishqiptar.

    Reply to this comment
  14. Nje shqiptar August 25, 15:41

    Baballaret tane sikurse ne çdo moment te veshtire te historise edhe ne Luften e Reçit u bashkuan pa dallim feje e ideje dhe luftuan kunder pushtuesve te huaj per çlirimin e vendit, tani ne bijt e tyre pas 74 vitesh grindemi dhe nuk jemi te afte te dialogojme me fakte e dokumenta ate beteje dhe, te respektojme domethenjen e atij bashkimi. Kam lindur dhe rritur fqinje me Hamza Kazazin, ose Zukun, dhe me Shaqir Vuken. Hamza Kazazi ne shkrimet e tij, hedh drite mbi nje beteje qe u paraqit per 50 vite vetem si nje lufte partizane, apo e partise komuniste duke mohuar plotesisht rolin e te tjereve, madje vendimtar, ne organizimin e kesaj beteje. Shaqir Vuka ka meriten qe shkruan me zemren, mendjen, idete dhe qellimin e Luftes se Reçit, domethene te leme menjeane ideologjite, ngaterresat per interesat e te huajve, te falim dhe ti pervishemi punes, ndertimit te vendit qe te zhdukim prapambetjen ekonomike te lene trashigim edhe nga keqqeverisja e diktatures se proletariatit. Ne Luften e Reçit 1943, familja e Shaqir Vukes humbi nje moter, shtepi dhe katandine dhe u vendosen ne Shkoder. Jup Kazazit iu mohua kontributi, ai u vetevra per te mos u dorezue komunisteve ne Levizjen e Postribes (1946).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*