TRUMP’S WAR WITH IRAN

May 25, 2019 15:37

TRUMP’S WAR WITH IRAN

Nga Janusz Bugajski

Most US Presidentshave conducted a major war by which they are remembered. It was Kuwait for George Bush senior, Kosova for Bill Clinton, and Iraq for George Bush junior. And despite his vocal opposition to foreign entanglements, it now looks like Trump’s warmay be with Iran.

Tensions between Washington and Tehran are escalating. The US has deployed an aircraft carrier strike group to the regionand a bomber squadron with plans to send additional forces. This is in evident response to an intelligence report indicating that the Iranian regime has given its proxies a green light to attack UScitizens and assets in the region.The burning question now is whether Washington will take pre-emptive military action.

During his presidential campaign, Donald Trump criticized US involvement in foreign wars, claiming that they were not in America’s national interest. In particular, he vigorously attacked President George W. Bush for the decision to invade Iraq. On the other hand, Trump does not want to appear weak and helpless on the international stage, as this is exactly how he depicted President Barack Obama.

Trump appointed John Bolton, a leading neo-conservative, as his National Security Advisor.Bolton and otheranti-Iran hawks at the National Security Council have been pushing for military engagement. Before his appointment, Bolton openly advocated for regime change in Tehran and his hard stance has alienated many of Trump’s other advisers both inside and outside the administration, even including Secretary of State Mike Pompeo.

Bolton and his allies have built up a case against Tehran – accusing it of assisting al Qaeda, designated an arm of the Iranian military as a terrorist organization, and claiming Iran is linked to a terrorist threat against the US embassy in Baghdad, Iraq.Bolton’s critics contend that attempts to link Iran’s Shia regime to terrorism carried out by Sunni groups is disinformation. And even the UK, America’s closest ally, is distancing itself from the White House. A senior British general in the coalition fighting ISIS recently asserted that there is no enhanced threat from Iran in Iraq or Syria.

In appealing to Trump’s ego in the dispute with Tehran, Bolton opposesUS congressional oversight over the President in waging war and is counting on anti-Iranian hawks in the Senate to support him. By establishing links between al Qaeda and Iran and casting Iran as a terrorist threat to America, the Presidenthas sufficient justification to fight Iran without congressional approval under the still-in-effect 2001 use-of-force resolution.

The 2001 authorization for the use of military force gives the White House the power to use military forces against “nations, organizations, or persons” that the President determines planned, authorized, committed, or aided the terrorist attacks that occurred on September 11, 2001, or “harbored such organizations or persons, in order to prevent any future acts of international terrorism against the US.”

In its escalating anti-Iranian campaign, the White House has imposed tough economic sanctions, targeting Tehran’s export revenues, and pulled out of a deal to prevent Iran from developing nuclear weapons, claiming that the agreement benefits Tehran.Trump is also encouragedby Saudi Arabia, whose rulers seek to use the US to promotetheir regional dominance. The Trump family’s close financial and personal ties with the Saudi monarchyare well known. Trump is also spurred on by the rightist government in Israel, which sees a clerical Iran as an existential threat to Israel.

But even while thedrumsof war are getting louder, there are reports that Trump has become irritated by the impression that Bolton is directing foreign policy toward Iran. To counter this perception, Trump is also claiming that he wants to initiate bilateral talks with Tehran just as he did with North Korea. Despite his bluster about “ending Iran” if it threatens the US, Trump understands that such a war could prove more bloody and prolonged than the one in Iraq,which he has vehemently criticized.

Ultimately, Iran is both strategically and demographically the most important state in the Middle East. A war with Iran could quickly turn into a regional conflagration involving Americans, Iranians, Arabs, Turks, and Russians. Trump may pull back from the brink as he seeks re-election on the promise of keeping America out of foreign wars. But given his unpredictability and volatility he could also spark a war almost overnight.

 

*****

Nga Janusz Bugajski

Ekskluzive Dita – Shumica e presidentëve të Shteteve të Bashkuara e kanë zhvilluar një luftë të madhe me të cilën mbahen mend. Për Xhorxh Bushin e Parë ishte Kuvajti, për Bill Klinton e Kosovës dhe për Xhorxh Bushin e Ri ishte Iraku. E pavarësisht se ai verbalisht i ka kundërshtuar ngatërresat me të huajt me forcë, me sa duket lufta e Trumpit mund të jetë me Iranin.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë përshkallëzuar. SHBA ka dërguar një njësi aeroplanmbajtëse sulmuese, si dhe një njësi bombarduese në rajon, ndërsa është planifikuar dhe dërgimi i forcave shtesë. Kjo është një përgjigje e qartë ndaj një raporti inteligjence që tregon se regjimi iranian ka dhënë aprovimin aleatëve të vet për të sulmuar shtetasit amerikanë dhe asetet e tyre në rajon. Tani, pyetja që shtrohet është nëse Uashingtoni do të ndërmarrë veprime parandaluese ushtarake.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Donald Trump e ka kritikuar përfshirjen e SHBA-ve në luftëra të huaja, duke pretenduar se ato nuk ishin në interesin kombëtar të Amerikës. Në veçanti, ai pati sulmuar fuqishëm Presidentin Xhorxh Bush për vendimin e tij për të pushtuar Irakun. Por, nga ana tjetër, Trumpi nuk do të duket i dobët dhe i pafuqishëm në arenën ndërkombëtare, pikërisht ashtu si ai përshkruante presidentin Barack Obama.

Trump ka emëruar John Bolton, një neo-konservator i mirëfilltë, si Këshilltarin e tij për Sigurinë Kombëtare. Boltoni, ashtu si dhe anëtarët e tjerë pro-luftë e anti-Iran të Këshillit për Sigurinë Kombëtare e kanë nxitur papushim angazhimin ushtarak të SHBA-ve. Para emërimit të tij, Bolton e ka mbështetur haptazi ndryshimin e regjimit në Teheran dhe qëndrimi i tij i ashpër ka armiqësuar shumë nga këshilltarët e tjerë të Trump si brenda ashtu edhe jashtë administratës, përfshi edhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.

Bolton dhe bashkëpunëtorët e tij kanë përgatitur një çështje kundër Teheranit, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar Al Kaedën, duke përcaktuar një njësi të ushtrisë iraniane si organizatë terroriste, e duke pretenduar se Irani është pjesë e një kërcënimi terrorist kundër ambasadës amerikane në Bagdad të Irakut.

Kundërshtuesit e Boltonit pretendojnë se përpjekjet për të lidhur regjimin shiit të Iranit me sulmet terroriste të kryera nga grupet sunite është thjesht dezinformim. Madje edhe Mbretëria e Bashkuar, aleati më i afërt i Amerikës, po distancohet nga Shtëpia e Bardhë. Një gjeneral i lartë britanik i koalicionit, që po lufton ISIS-in, rishtas, deklaroi se në Irak apo Siri nuk ka kërcënim që buron nga Irani.

Në përpjekje për të përfshirë egon e Trumpit në mosmarrëveshjen me Teheranin, Bolton është fokusuar në kundërshtimin e supervizimit të kongresit të SHBA-së mbi shpalljen e luftës nga presidenti dhe beson në mbështetjen që do i japin anëtarët anti-Iran të senatit. Duke krijuar lidhje mes Al Kaedës dhe Iranit e duke e lançuar Iranin si një kërcënim terrorist ndaj Amerikës, presidenti ka arsye të mjaftueshme për t’i shpallur luftë Iranit pa miratimin e kongresit, sipas rezolutës të vitit 2001 për përdorimin e forcës, akoma në fuqi.

Rezoluta e vitit 2001 për përdorimin e forcës ushtarake i jep Shtëpisë së Bardhë të drejtën për ndërhyrje ushtarake kundër “kombeve, organizatave ose personave” që presidenti përcakton se kanë planifikuar, autorizuar, kryer ose ndihmuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, ose “kanë strehuar organizata ose persona të tillë, për të parandaluar çdo akt të ardhshëm të terrorizmit ndërkombëtar kundër SHBA-së”.

Në fushatën e saj të përshkallëzuar kundër Iranit, Shtëpia e Bardhë ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike kundrejt të ardhurave nga eksporti të Teheranit dhe është tërhequr nga marrëveshja që parandalon zhvillimin e armëve bërthamore nga ana e Iranit, me pretendimin se marrëveshja favorizon Teheranin. Qëndrimi i Trump gjithashtu inkurajohet nga Arabia Saudite, drejtuesit e së cilës kërkojnë të përdorin SHBA për të rritur dominimin në rajon. Lidhjet e ngushta financiare dhe personale të familjes Trump me monarkinë saudite janë të njohura. Për më tepër, Trump nxitet nga qeveria e djathtë e Izraelit, e cila sheh Iranin me sundim religjionist si një kërcënim ekzistencial për të.

Por, edhe pse lodrat e luftës po bien gjithnjë e më afër, raportohet se Trump është irrituar nga ideja se Bolton po drejton politikën e jashtme ndaj Iranit. E për ta ndryshuar këtë perceptim, Trump ka deklaruar se ai është i gatshëm të fillojë bisedime dypalëshe me Teheranin, ashtu siç ka bërë me Korenë e Veriut. Pavarësisht nga shpërthimi i tij për “mbarimin e Iranit” nëse ai kërcënon SHBA-në, Trump është i ndërgjegjshëm se një luftë me të mund të rezultojë edhe më e përgjakshme e më e gjatë sesa ajo në Irak, të cilën ai e ka kritikuar ashpërsisht.

Në fund të fundit, Irani është strategjikisht dhe demografikisht shteti më i rëndësishëm në Lindjen e Mesme. Një luftë me Iranin mund të kthehej shpejt në një shpërthim rajonal, ku do të përfshiheshin amerikanët, iranianët, arabët, turqit dhe rusët. Trump mund të tërhiqet në moment të fundit nga kjo luftë, pasi ai po kërkon të rizgjidhet president me premtimin se do ta mbajë Amerikën larg luftërave ndërkombëtare. Por duke pasur parasysh paparashikueshmërinë dhe paqëndrueshmërinë e Trump, ai edhe mund të fillojë një luftë pothuajse brenda natës.

***

Kolumnën e Janusz Bugajskit mund ta lexoni çdo të shtunë shqip dhe anglisht në Dita print dhe online. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

May 25, 2019 15:37
Komento

4 Komente

  1. *************+++Goot Bless Amerika+++*********** May 25, 17:04

    Hec aty Bosso caj me dysh Boshtin e se Keqes

    dhe pastaj bo nji Vizite ne Shqipni ,

    se kemi edhe ktu nji bande te isis udheheq nga nji miku sadamit e gaddafit ,

    nji shpellar muti islamist i qelbur ,mbeshtetes i isis .

    amon se ke ty i kena shpresat Bosso

    ta pastrojme ket vend nga fara e Djallit terrorist

    Reply to this comment
  2. Vasili May 26, 11:09

    Per mendimin tim,shkrimi mban nje ekuiliber,deri ne frazen e fundit,ku Bugajski i ben shurren atij,ku shkruan:
    Por duke pasur parasysh,paparashikushmerine dhe paqendrueshmerine e Trump,ai dhe mund te filloje dhe nje lufte brenda nates.
    Ne te kundert,ne si njerez te paanshem kemi perjetuar krejt te kunderten e ketij pohimi:
    Ai si ralle president tjeter amerikan,ka bere céshte e mundur te realizoje ate qe u ka premtuar zgjedhesve ne fushate.ne lufte me kunderveniet e verbra te interesave te vogla te opozites demokrate.
    Dhe ne vazhdim,ne kemi perjetuar jo paparashikueshmeri,sic thote Bugajski,per te filluar konflikte qofte dhe kunder diktatoresh,por nje president teper prudent ne praktik,qe ne ndryshim nga paraardhesit,ka arritur te ulet ne bisedime me diktatorin berthamor te Korese se Veriut.
    Keshtu ,qe autori,megjithse eshte perpjeku goxha te shtrengoje gjuhen e mendimit, per te mos u cfaqur partiak apo antiTrump,ne frazen e fundit ka dale me gjithe dimensionin e tii si i tille,ashtu si dhe me pare.
    Ne si lexues na mbush nje analist i paanshem,qe i kundervihet kujtdo,por me argumentin objektiv,qe bind nje lexues te paanshem.
    Dhe ashtu sic e kam thene dhe me pare z.Bugajski,nuk eshte i tille,ne funksion te se vertetes,prandaj per kete rubrike mendoj se gazeta, duhet tu referohet analistave te tjere te huaj dhe jo njerit te vetem,jashte interesave te ngushta redaksionale.

    Reply to this comment
  3. Trump, Irani dhe muxhahedinet ne Shqiperi May 26, 11:24

    Ka nje te fituar kjo lufta verbale USA-Iran! Eshte…Edi Rama qe i mban ketu ne Shqiperi Amerikes ato 4 mije a me teper muxhahedinet (numrin e sakte askush nuk e tregon) qe asnje qeveri ne bote, as ajo amerikane vete nuk i mban. Mbajtja e atyre eshte nje bombe me sahat qe mund te plase ne c’do kohe, por per qeverine e Rames eshte mjeti qe neutralizon c’do mllef te administrates amerikane ndaj tij. Rreziku i mbetet Shqiperise. Nje rrezik qe sic e thone te gjithe, asnje vend tjeter nuk e merr persiper sepse e kthen ne target te Iranit.

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi May 30, 14:56

    Kjo lufte, (te cilet po e kerkon edhe vete Irani, per shkak te krizes se gjithaneshme qe po kalon, inkluzive aty papunsia dhe rritja galopante e popullsise), ka per ta ndezur edhe me keq rajonin, duke perfshire edhe vende arabe. Europa dhe Amerika do pesojne renien e radhes, Rusia perforcimin e radhes, Kina do vazhdoje sigurimin e kryesimit te ekonomise boterore, nga e cila do jene akoma me teper te varura vendet e tjera. Shqiperia do vazhdoje zvarritjene saj, pa u perfillur nga askush, pervec Italise, e cila ka gjithmone interes qe ky vend te kete nje fare stabiliteti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim