“Lufta ekonomike” Kosovë- Serbi: Vuçiç e Mogherini: Anuloni vendimin për taksën ndaj produkteve serbe

November 22, 2018 10:05

“Lufta ekonomike” Kosovë- Serbi: Vuçiç e Mogherini: Anuloni vendimin për taksën ndaj produkteve serbe

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka takuar ambasadorët e Kinës dhe Rusisë, si dhe ambasadorët e vendeve të “Quint”-it në Beograd, pas vendimit për rritjen e taksave nga ana e Qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe, nga 10 në 100%.

Në grupin e “Quint”-it bëjnë pjesë Gjermania, SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Italia.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç kërkon që kjo taksë të hiqet. Sipas tij, këto vendime janë shkelje e rëndë e rregullave të “CEFTA”-s. Presidenti serb tha ndër të tjera se “dialogu ka edhe rregulla, sepse duhet respektuar pala tjetër”.

“Ne po presim që pala tjetër të kryejë punët e saj dhe të vendoset në anën e civilizimit. Kur ta bëjnë këtë, dialogu do të vazhdojë menjëherë”, tha Vuçiç.

“Ju kërkoj të tërhiqni vendimin tuaj. Ne duhet të ulemi dhe të biem dakord për një marrëveshje dhe kompromis. Ju duhet të negocioni me ne. Amerikanët, ose kushdo tjetër nuk do t’iu ndihmojë”, u shpreh më tej Vuçiç.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksave është quajtur nga mediet serbe “skandaloz” dhe në kundërshtim të plotë me rregullat e “CEFTA”-s. Sipas tyre, kjo masë do të shtojë edhe më shumë tensionet në rajon.

Qeveria e Kosovës, ndërkohë, ka thënë se vendimi është marrë për të mbrojtur interesat ekonomike dhe politike të vendit, në kohën kur Serbia po përpiqet me të gjitha mjetet të bllokojë Kosovën në të gjitha fushat ndërkombëtare.

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se ata nuk mund të veprojnë ndryshe, në kohën kur Serbia bllokon Kosovën.

“Jemi dëshmitarë se, prej një kohe të gjatë Kosova është bllokuar, nuk është lejuar që të gëzojë të drejtat e CEFTA-s, është penguar përmes origjinës së mallit, pra duke mos e njohur origjinën e mallit, është penguar në transport, analiza dhe në çdo instrument tjetër. CEFTA nuk ka funksionuar mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Haradinaj.

Një ditë më parë, edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të tërheqë vendimin për rritjen e taksës. Përmes një deklarate për mediet, ajo tha se ky vendim është shkelje e marrëveshjes për tregti të lirë, e njohur si “CEFTA”, dhe Marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin.

 

o.j/dita

November 22, 2018 10:05
Komento

3 Komente

  1. katarakti November 22, 11:30

    Te mos terhiqen asnje centimeter. Kosova duhej ta kishte marre kete mase qe para 18 vjetesh. Asnje leshim Serbise. Dhemb per dhemb. Edhe nga BE-ja nuk ka pse frikesohen. BE-ja as vizat nuk ia a hequr Kosoves. Te vetmit qytetare te Ballkanit qe nuk mund te udhetojne pa viza ne Europe.

    Reply to this comment
    • Toni November 22, 12:13

      @katarakti
      Te Ballkanit?! Jo vetem te Ballkanit por te gjithe botes. Ne Gjermani po vjen kuc e mac nga Afrika, Azia e me larg dhe nuk po debohen, packa se shumica e tyre as edhe kane ndermend te punojne ndonjehere, ndersa kosovaret (shqiptaret ne pergjithesi), shumica e te cileve ben punet me te renda dhe te percmuara qe ekzistojne, debohen si qente. Europa qene e ka treguar dhe tregon vazhdimisht se cmendojne per shqiptaret!

      Reply to this comment
  2. Arben November 22, 17:25

    CEFTA lejon serbine te mos pranoje asnje prodhim te kosoves, dhe kerkon nga kosova te heqi taksat per prodhimet serbe.

    Kesaj I thone, o te dhjefsha mu ne CEFTA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

SONDAZH

NËSE NË TIRANË KANDIDATI PS + RILINDJE, ERION VELIAJ DO TË KISHTE PËRBALLË SI KANDIDAT TË PD, LULZIM BASHËN, PËR KË DO TË VOTONIT:

Shiko rezultatin