Lufta, interesimi i anglezëve për të fituar Shqipërinë

August 14, 2018 15:09

Lufta, interesimi i anglezëve për të fituar Shqipërinë

 

Nga Auron Tare

Artikulli i botuar në gazetën Dita mbi disa dokumente britanike për Marrëveshjen e Mukjes ka ngjallur interes për lexuesit. Për këtë arsye dhe për t’ju përgjigjur më mirë interesimit të tyre për këto ngjarje historike për Shqipërinë po botojmë edhe disa të dhëna të tjera shkëputur nga një libër që pritet të dalë së shpejti mbi rolin e shërbimit britanik në ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Nëse do të kthehemi sërish në kohën e interesimit të zbulimit britanik ndaj Shqipërisë, do të kuptojmë qartë se ky interesim i madh ishte në kuadër të një plani sekret që SOE sapo kishte krijuar për Jugosllavinë dhe Greqinë ku Shqipëria do të luante një rol të rëndësishëm.

Kumbari i SOE, Winston Churchill së bashku me një grup shumë të ngushtë bashkëpunëtorësh po përpunonin një politikë sekrete, e cila kishte si synim final krijimin e një konflikti gjermano-rus në Ballkan si dhe mundësinë e angazhimit të këtyre dy forcave në teatrin ballkanik. Britanikët mendonin se përplasja e këtyre dy fuqive të mëdha ushtarake do të sillte një ndryshim në politikën europiane, duke i shndërruar ata në një faktor serioz përballë kundërshtarëve, të cilët do të kishin shpenzuar shumë energji në konfliktin e tyre.

Ndoshta, pakti i famshëm i mos sulmimit Ribentrop-Molotov duhet parë në këtë këndvështrim të ri dhe duhet gjykuar në dritën e dokumenteve të reja. Ka shumë mundësi që shërbimet gjermane apo ato ruse janë njohur me Planin Sekret të Çurçillit, dhe për të shuar çdo iluzion anglez ndaj një përplasje të mundshme gjermano-ruse, vendosen të firmosin Traktatin e famshëm të Mossulmimit.

Megjithatë, sipas dokumenteve të kohës, politika sekrete e Çurçillit ishte për “futjen e Jugosllavisë me çdo mënyrë në teatrin ushtarak” (A K (PRO HS5/166). Kjo politikë sekrete ishte mbajtur e tillë edhe nga një numër i anëtarëve të qeverisë dhe në veçanti nga ‘Foreign Office’. Situata në Jugosllavinë e kohës ishte shumë e ndërlikuar, ku një pjesë e politikës vendase ishte pro gjermane.

Politika britanike në Jugosllavi ishte e ndarë në dysh, pasi Ministria e Jashtme Britanike nëpërmjet Legatës së saj dhe konsullatave mbante kontakte me një elitë të ngushtë të politikës jugosllave me pikëpamje pro britanike.

Ndërkohë, sipas dokumenteve të deklasifikuara, Seksioni D/SOE dhe SIS kishte krijuar një rrjet të gjerë kontaktesh në shoqërinë jugosllave, kontakte të cilat përfshinin jo vetëm një pjesë të errëta të shoqërisë jugosllave, por edhe grupe me pikëpamje të hapura pro komuniste, por që me gjithë përpjekjet e SIS, “nuk kishte zbuluar dot emrat e liderëve të tyre” (AK HS5/398). Këto kontakte shqetësonin seriozisht Legatën britanike në Beograd si dhe ambasadorin anglez, Ronald Cambell i cili nuk dëshironte që një pjesë e personelit të tij të përfshiheshin në operacione sekrete apo të mbanin kontakte me shtresa të dyshimta të shoqërisë jugosllave.

***

Sipas dokumentacionit të SOE, në Ambasadën Britanike në Beograd kishte një tension midis SD/SOE dhe trupit diplomatik. Për këtë arsye, politika e ndjekur nga ‘Foreign Office’, e cila nxiste një politikë neutrale të Greqisë dhe Jugosllavisë, binte ndesh me përpjekjet sekrete të Ministrisë së Luftës Britanike (frymëzuar nga Çurçilli), e cila në mënyrë të fshehtë po krijonte një atmosferë lufte. Por, gjithsesi, duhet thënë se në Jugosllavinë e vitit 1940 seksioni D/SOE (Sektori D, drejtori e metodave jo konvencionale) si dhe SIS, (Shërbimi i Fshehtë i Inteligjencës) kishin njohuri më të mira mbi gjendjen reale të politikë dhe ekonomisë së vendit. ‘Foreign Office’, ndërmjet ambasadorit Cambell udhëzonte qeverinë jugosllave për të ruajtur me sa mundeshin neutralitetin me italianët, tashmë fqinjët e rinj në Ballkan. Ndërkohë, SOE kërkonte me çdo kusht që Jugosllavia të krijonte kushtet për një sulm ndaj shpinës italiane në Shqipëri.

Se çfarë mendonin oficerët e SOE mbi rolin e vendeve Ballkanike, shikohet mjaft qartë në një prej dokumenteve të drejtuar qendrës në Londër. Nga ky dokument duket qartë se vendet ballkanike, e në veçanti Jugosllavia dhe Greqia shikoheshin si një pjesë e lojës së politikës sekrete të Ministrisë së Ekonomisë së Luftës për të provokuar një konflikt ruso–gjerman. Dokument PRO HS5/938, Raporti i D/H2 nga Beogradi 2. Gusht. 1940: “SOE në Beograd beson se është e qartë që vendet ballkanike nuk duhet të kenë interesa të veçanta, por interesi i tyre duhet t’i nënshtrohet interesit të Qeverisë së Madhërisë së Tij për të provokuar një konflikt midis USSR dhe Gjermanisë”.

Gjatë kësaj periudhe, MIR (MIR dega ushtarake e sabotimeve), nën udhëheqjen e Sir John Shea kishte studiuar në mënyrë të gjerë kapacitetet ushtarake jugosllave si dhe mundësinë e rezistencës ndaj një sulmi italian. Ndërkohë, SIS kishte një rrjet kontaktesh shumë të mira në Shtabin Jugosllav, ushtrinë, Forcat Ajrore si dhe përdorte për qëllime spiunazhi konsullatat në Zagreb, Split, Dubrovnik, Lubjane, Shkup.

***

Kontaktet në nivele shumë të larta, inspironin jo vetëm një lloj besimi në influencën britanike të qeverisë së regjentit Paul, por në fakt shërbimet angleze po mendonin edhe për pozicionin e influencës angleze edhe pas lufte. Në një Memo Sekrete të dërguar nga George Taylor, zv/drejtori i SO/2, (SOE) në raportin e tij PRO HS57912 shkruan se: “Kontaktet e vendosura do ta vendosnin Britaninë në një pozicion shumë të favorshëm në qeveritë e pas luftës”.

Ky raport i shkruar nga një funksionar i rëndësishëm i Shërbimit Sekret tregon qartë se britaniket kishin mundur të angazhonin në favor të tyre një pjesë të mirë të shoqërisë politike jugosllave. Ndërkohë, Sektori D po përgatiste planet mbi një luftë eventuale në Ballkan, duke përpunuar edhe një sërë metodash jo konvencionale të cilat do të implemetoheshin nga rrjeti i agjentëve sekretë të saj. Deri në çfarë ekstremesh Sektori D ishte i gatshëm të shkonte, mund të kemi një ide nga një pasazh i shkurtër i Memorandumi Top Sekret të Nëntorit 1940 me titull: “Funksionimi dhe Organizimi i Sektorit D”.

“Helmimi i burimeve të ujit si dhe përhapja e baktereve si mënyrë sabotazhi nuk rekomandohet, por përhapja e sëmundjeve te bagëtitë, drithërat, patatet, inkurajohet dhe natyrisht çdo mënyrë sabotazhi ndaj stacioneve elektrike, rrjetit të komunikimi si dhe qendrave të prodhimit”. PROHS5/935

SIS dhe Shqipëria

Infiltrimi i grupeve guerrile në Shqipëri. Kush e financoi lëvizjen anti-italiane në Pezë? Misioni Sekret i Sir Jocelyn Percy për të evakuar Mbretin Zog nga Parisi.

Pushtimi italian i Shqipërisë në 7 Prill 1939, kishte bërë të mundur që rrjeti modest i shërbimit sekret britanik në Shqipëri, i përbërë më së shumti nga disa anglezë që jetonin në Mbretërinë Shqiptare, të kishte ndaluar së funksionuari.

Për këtë arsye, në pranverën e vitit 1940, me marrjen e vendimit politik në Londër se Shqipëria do të ishte pika e parë e goditjes ndaj interesave italiane ne Ballkan, Seksionit D i Shërbimit Sekret filloi hartimin e një plani të hollësishëm. Në Londër, Jo Holand, shefi i MIR dhe George Taylor, shefi i Zyrës për Ballkanin, Seksioni D i SIS, hartuan një plan paraprak dhe tashme fokusi i këtij plani u zhvendos nga Londra për në Beograd.

Zyrës së SIS në Beograd iu dha drita jeshile për të filluar operacionin në Shqipëri, pasi mendohej se kishte kushtet e përshtatshme për të organizuar një “lëvizje anti-italiane e përbërë nga elementë shqiptarë të emigruar atje që kishin kontakte edhe me zbulimin jugosllav”. Raporti i Alexander Glen, TNA PRO HS5/912.

Gjithsesi, plani i Seksionit D ishte koordinim edhe me një zhvillim paralel në Greqi, ku u mendua që të infiltroheshin një sërë rekrutësh të SIS për të krijuar trazira paralele me grupet guerrile që do të hynin në Veriun e Shqipërisë nga Jugosllavia. (Mbi planin e SIS në Greqi do të flasim në kapitullin e ardhshëm).

George Taylor, shefi i rrjetit ballkanik kishte besim se personeli i tij në Jugosllavi i udhëhequr nga tregtari i armëve Julius Hanau, një figurë e njohur në rrethet me influencë të Beogradit, do të mund të gjente personat e përshtatshëm për këtë Mision të rëndësishëm të zbulimit anglez. Hanua u evakua nga Beogradi pasi zbulimi anglez mësoi se ai ishte në listat e ekzekutimit që shërbimi gjerman do të bënte sapo të hynte në Jugosllavi. Mbante gradën e nënkolonelit. Për punë e tij në Ballkan u dekorua me medaljen e Shërbimit të Shquar. U dërgua në Kajro më 1943, por vdiq nga një infarkt në zemër. (Dosja e tij personale mban shënime interesante mbi aktivitetin e tij për SIS ne Jugosllavi dhe vetëm një). Ishte ky personazh i cili do të ishte edhe personi i parë që do të fillonte konkretisht punën në terren për organizimin e operacionit. Në dosjet e Shërbimit Sekret me arkivat britanike, ruhet edhe një prej letrave të para të dërguara nga George Taylor mbi fillimin e operacionit për Shqipërinë.

Në prill të ‘40-s, në këtë letër dërguar Julius Hanau ai i bën të qartë njeriut të SIS në Beograd platformën e re të SIS për sa i përket synimeve të Italisë në Ballkan dhe nënvizon se, “masa urgjente duhet të ndërmerren përpara se situata të përkeqësohet me tej”. Seksioni D, shpjegon në letrën e tij Taylor, do të krijojë lidhjet me grupet shqiptare të cilat janë në Jugosllavi dhe të mundohet “për të infiltruar grupe guerrile në brendësi të vendit si dhe të bëjë furnizime me armë ndërmjet kufirit greko-jugosllav për këto grupe sabotatore”. Julius Hanau kishte kontakte të mira me shërbimin jugosllav dhe me sa duket ka kërkuar ndihmën e tyre për të hartuar një listë me kandidatë potenciale për këtë mision. Gjithsesi, problemi parësor që Hanau kishte në përmbushjen e këtij misioni ishte survejimi i vazhdueshëm që shërbimet italo-gjermane i bënin atij dhe rrjetit të tij në Beograd, duke krijuar shumë problem për operacionin e Shqipërisë.

Në Jugosllavi, shërbimet gjermane dhe ato italiane ishin mjaft të rëndësishme, aq më tepër kur Musolini po kërkonte të zgjeronte influencën e tij në bregun Dalmat, ndërsa gjermanët tashmë kishin dalë në Hungari. Gjermanët përdornin zyrën gjermane të turizmit në Beograd si bazë për operacionet e tyre sekrete dhe për të survejuar rrjetin ballkanik të SIS të drejtuar nga Hanau. (Raporti i DH/4 mbi aktivitetin e kundër spiunazhit italian në Jugosllavi), Ekipi i Julius Hanau në Beograd, ndërkohë kishte në radhët e tij atasheun naval Aleksander Glen, i cili do të shfaqet shpesh edhe në brigjet shqiptare gjatë viteve 1943-44, John Bennett, Julian Amery, djali i ministrit të Shtetit për Indinë si dhe korrespondenti i gazetës ‘Time’ për Ballkanin, Ralp Parker.

Julian Amery, i cili do të luante një rol të rëndësishëm në të ardhmen e misioneve britanike në Shqipëri, e filloi karrierën e tij në radhët e SIS në një kohe mjaft të rëndësishme për misionin Shqiptar. Amery, një djalë shumë i ri në atë kohë, në fakt deri më atëherë kishte qenë më shumë i përfshirë në veprimtari ilegale dhe sipas tij, ai (Julian Amery), “përdorte rrjetin ilegal çifut i cili merrej me nxjerrjen e vizave në Ballkan për informacion në dobi të Shërbimit Sekret Britanik”.

Ndërkohë, kontaktet e Julius Hanau me shërbimet jugosllave dhanë edhe rezultatet e para. Shërbimet jugosllave kishin sugjeruar si kandidatë potencialë për misionin e Shqipërisë, vëllezërit Kryeziu, nga Gjakova. Kryezinjtë vinin nga një familje e madhe dhe me mjaft influencë nga të dyja anët e kufirit. Vëllai i tyre i madh, Ceno Bej Kryeziu, dikur kishte qenë kunati i Zogut, por me pas i vrarë në një atentat misterioz në Pragë. Me sa duket, shërbimet italiane i kanë pasur në vëzhgim familjen e Kryezinjve, pasi në dosjen e SIS ka edhe dokumente të cilat janë marrë nga dosjet sekrete të shërbimit italian dhe janë vënë në dispozicion të SIS.

Sipas këtyre dokumenteve, mund të nënvizojmë disa të thëna interesante. Dosja WO204/9559: “Gani Bej Kryeziu, ish- kapiten i ushtrisë jugosllave i kthyer në Shqipëri me 1924 me Zogun, me pas u emërua prefekt i Kukësit. Mbante lidhje të vazhdueshme me autoritetet serbe… Pas vrasjes së të vëllait, Ceno Bej, rekrutohet nga shërbimet jugosllave. Gjithmonë një pro serb ka dëmtuar interesat shqiptare me aktivitetin e tij. Është rekrutuar nga ‘Inteligjent Service’ anglez dhe ka organizuar një bandë prej 300 vetash në bashkëpunim me një oficer anglez duke penetruar ne Shqipëri, deri në Shalë.

Ka informacion se për këtë aktivitet ka marrë 12 milionë dinarë… Jeton tashmë në Beograd me të vëllanë, Hasanin dhe me vëllanë e vogël, Said një komunist i ri që ka studiuar në Paris”. Në fakt, familja Kryeziu do të luante një rol të rëndësishëm në planet e aleatëve kundra pushtimit gjerman në Kosovë dhe të dhënat e Shërbimit Italian se Kryezinjtë ishin të implikuar me shërbimet serbe, duhen marrë me rezerva.

Kryezinjtë, sigurisht kërkonin që ta shtrinin influencën e tyre sa më gjerë dhe do të kërkoni të bënin aleanca në interes të tyre. Fakti se ata njiheshin si një forcë krahinore anti-italiane, do t’i rreshtonte ata natyrshëm në krahun e fuqive anti-italiane, por me sa duket nga rekomandimet jugosllave për shërbimin anglez, mendohej se ardhja në pushtet e një lideri i cili kishte marrëdhënie të mira me ta do të kishte mjaft interes për politikën jugosllave. Megjithatë, burimet angleze kishin informacionin e tyre, dhe për Kryezinjtë ata kishin edhe referencat e tyre të cilat të bën të mendosh se Kryezinjtë kishin marrëdhënie mjaft të mira me Qeverinë Jugosllave dhe bashkëpunimi i tyre ishte më i thellë se sa mund të pranohej nga të dyja palët. (Arkivi Britanik, TNA Dosja HS 7/212), thuhet se: “Sipas burimeve tona në Ministrinë e Jashtme Jugosllave, Gani Beu merrte 10 mijë dinarë në muaj nga burime sekrete të kësaj Ministrie”.

Ndërkohë, jugosllavët ju ofrojnë anglezëve një listë me emra për Operacionet Shqiptare. SIS mundohet të përzgjedhë personat më të përshtatshëm nga kjo listë. Kuptohet qartë nga dokumentet e kësaj periudhe se askush nga ekipi i SIS ne Beograd nuk kishte ndonjë njohje të mirë mbi Shqipërinë. Disa ekspertëve anglezë ju ishte kërkuar ndihmë për të përpunuar një sërë dokumentesh mbi çështjet shqiptare, gjithsesi ekspertiza nuk ishte e mjaftueshme për një mision kaq të veçantë. Përveç disa prej ish-oficerëve të Xhandarmërisë së Zogut, kishte shumë pak ekspertë të mirëfilltë të çështjeve shqiptare. Emri i një Dr. Malcom Burr entimolog  (një profesion shpesh i përdorur nga  shërbimi sekret) del për një periudhë kohe në disa prej dokumenteve të kohës si një tjetër specialist për Shqipërinë i përfshirë në këtë operacion sekret.

Ai ka përgatitur disa prej memorandumeve mbi Shqipërinë, por gjithsesi jo të ndonjë niveli të lartë, dhe kjo tregon se SIS nuk kishte një informacion shumë korrekt mbi gjendjen aktuale mbi këtë vend.

Probleme të tilla që në fillimin e operacionit mbi Shqipërinë tregojnë qartë se SIS nuk ka pasur ndonjë rrjet të fortë në Shqipëri përpara pushtimit italian. Në këtë kohë, grupit të Kryezinjve i bashkëngjitet si person mjaft i rëndësishëm me funksionet e këshilltarit edhe Mustafa Gjinishi, një i ri me bindje komuniste, i cili gjithsesi vinte me rekomandimin e tyre në këtë mision. Mustafa Gjinishi, i cili në atë kohë jetonte si emigrant politik në Jugosllavi, më vonë do të bëhej një nga liderët e rëndësishëm të lëvizjes komuniste, por edhe një figurë e komplikuar për historinë e asaj periudhe. E fillon kështu aktivitetin e tij politik në një mision të përgatitur dhe financuar nga Shërbimi Sekret Britanik.

I rekomanduar nga Shërbimi Jugosllav apo jo, deri me tani nuk del qartë përfshirja e tij në këtë shërbim, por nëse kemi parasysh se përgatitja e misionit të SIS bëhej me mbështetjen dhe dijeninë e plotë të jugosllavëve, nënkupton se roli i Gjinishit në këtë mision nuk ishte i panjohur për Jugosllavet.

Mustafa Gjinishi, edhe pas kësaj orvatje për t’u implikuar në këtë mision delikat do të mbante lidhje me oficerët britanikë në Shqipëri. I dyshuar gjithmonë prej Enver Hoxhës si njeri i Shërbimit Anglez, Gjinishi do të vuante kështu faktin se përfshirja e tij në tentativën e dështuar të prillit të 1941 për një rebelim anti-italian në Shqipëri, ishte kryer me mbështetjen e SIS dhe aprovimin e Shërbimeve Jugosllave. Ky fakt me siguri i është përcjellë Enver Hoxhës nga emisarët jugosllavë, të cilët ndoshta kishin dijeni për rolin e tij në dobi të SIS, dhe për këtë arsye Hoxha dhe njerëzit e tij e shikuan atë gjithmonë me dyshim duke e mbajtur në distancë të ngjarjeve të rëndësishme të asaj periudhe.

Në fillimin e vitit 1940, SIS po përparonte në misionin për përgatitjen e krijimit të grupeve dhe tashmë kishin në dispozicion tre grupe kryesore, të cilët kishin filluar edhe kontaktet e tyre në Shqipëri. Një informacion mbi gjendjen reale të Shqipërisë tashme po vinte në tavolinën e SIS në Beograd ndërmjet rrjetit të krijuar nga lista e përzgjedhur nga SIS. Në dimrin e 1940, SIS sipas një dokumentacioni të rezervuar, dërgon nëpërmjet një agjenti të saj shumën prej 500 paund në flori në Pezë. Nga dokumenti që regjistron këtë dërgesë me firmën e Petër Boughey financieri i SD/SOE për Ballkanin, thuhet se: “K/ 76 një person i njohur i kësaj zone i cili ishte tashmë në listën e SIS/SOE si një prej rekrutëve të ardhur nga Jugosllavia, e mori shumën e dërguar në adresë të tij”.

Sipas dokumenteve, në këtë dosje shumë interesante të fillimit të lëvizjes anti-italiane në Shqipëri, një personazh shumë i njohur në zonën e Pezës ishte infiltruar nga shërbimet angleze dhe i financuar nga këto shërbime, i ishte caktuar detyra për të krijuar probleme për italianët. Dokumentet në vazhdim do të hedhin dritë mbi personazhin misterioz i njohur si K/76, i cili i financuar nga Shërbimet Sekrete Britanike dhe i aprovuar nga jugosllavët, do të fillonte një nga lëvizjet e para anti- italiane në Shqipëri. Ka një sasi të madhe dokumentacioni ku agjentët në terren informonin mbi aktivitetin e K/76 dhe përpjekjet e tij për të krijuar probleme në zonën e Pezës. Interesant është fakti se disa prej liderëve të hershëm të lëvizjes anti- italiane e kanë origjinën e tyre në operacionin e organizuar nga SIS gjatë pjesës më të madhe të 1940 dhe tentativës së dështuar të lëvizjes së prillit 1941.

Deri në verën e 1940, SIS/SOE mendonte se shpërndarja e një shume prej 40 mijë paund flori për kapedanet e Veriut do t’i bënte ata mbështetës të planit për krijimin e trazirave në shpinë të italianëve. Jugosllavët kishin premtuar mbështetje në armë dhe municion dhe kushtet dukeshin se ishin pjekur. Por, operacioni nuk do të fillonte dot, pasi gjermanët, pasi kishin sulmuar Norvegjinë dhe Danimarkën, tashmë po marshonin drejt Parisit. Në panikun që i kapi trupat britanike pas pushtimit të Francës, operacioni shqiptar nuk pati mundësi të konkretizohej. Gjithsesi, edhe në këto momente ankthi britanikët u munduan që në shërbim të planit të tyre të përfshinin edhe Mbretin Zog, i cili qëndronte në një vilë të madhe shumë pranë Parisit.

Sipas kujtimeve të një prej protagonistëve të atyre ditëve, Peter Wilkins, Dega MIR e zbulimit ushtarak u mundua që ta tërhiqte Zogun në Angli. Peter Wilkinson, shef i Zyrës Sekrete të SIS të Parisit, shkruan se Drejtoria e Zbulimit Ushtarak Britanik MIR, u përpoq që të evakuonte Mbretin Zog nga Parisi, por pa sukses. Petër Wilkinson: “Në datën 9 qershor, Sir Jocelyn Percy kishte ardhur me një mision sekret i dërguar nga Zyra MIR, për të përgatitur evakuimin e Mbretit të Shqipërisë Zog. Meqenëse nuk kishte mbetur më askush në Zyrën tonë të Parisit, mu desh mua që ta shoqëroja gati gjithë ditës nga Parisi në Versaje, ku Mbreti kishte një vilë të madhe. Mbreti ishte i përzemërt, por refuzonte të largohej nga Franca, por nëse britanikët do t’i dërgonin një anije ushtarake, ai e konsideronte këtë mundësi, sigurisht i shoqëruar nga personeli i tij i shumtë si dhe nga familja e tij e madhe. Pasi u përpoq gjatë gjithë ditës për t’i mbushur mendjen Mbretit, Sir Jocelin Percy u largua i zemëruar nga dështimi i misionit të tij. Unë i sigurova një vend në avionin e fundit për në Angli, i cili u largua në mbrëmjen e datës 11 qershor nga Bucque”.

Shënime:

SOE (Special Operation Executives)  ishte një organizate e shërbimit të fshehtë britanik  krijuar me urdhër special nga Churchil për luftë jo konvencionale. E specializuar dhe e trajnuar për të operuar në prapavijën armike dhe pjesë e njësiteve guerrile. Shumë aktive në Ballkan ku ka lënë gjurmë dhe ndikime të thella në historinë e pasluftës”

George Taylor ishte një tregtar australian i rekrutuar nga SOE. Për një periudhë 2 vjeçare shërbeu si zëvendës shef i operacioneve të SOE.

Julius Hanau kishte lindur në Afrikën e Jugut, në prill të 1885. I angazhuar në SIS gjatë periudhës së të dyja luftërave botërore në Ballkan, Hanau ishte pjesëtar që në fillimet e krijimit të SOE. Mbante gradën e nënkolonelit. Për punën e tij në Ballkan u dekorua me medaljen e Shërbimit të Shquar. U dërgua në Kajro më 1943, por vdiq nga një infarkt në zemër.

 

August 14, 2018 15:09
Komento

19 Komente

  1. Britain’s dirty secret August 14, 16:07

    Jane bere te urryer tituj te tille (ANGLIA TE FITONTE SHQIPERINE)
    .
    o zoteri !!

    thuaj qe ANGLIA TE PUSHTONTE SHQIPERINE SI GREQINE..
    .
    ..kush nuk e di faktin se ne pushtimin anglez ne greqi u vrane u pren..u surgjynosen u burgosen..u zhduken per 10 vjet 1944-1954 dhe me junten 1967-1974 mbi 2 miljon greke nga mosha 0.1 deri ne 80 vjec por me shume rinia e kohes
    .
    kush nuk e beson:
    .
    http://www.theguardian.com › World › Second world war

    Athens 1944: Britain’s dirty secret
    ’’
    When 28 civilians were killed in Athens, it wasn’t the Nazis who were to blame, it was the British. Ed Vulliamy and Helena Smith reveal how Churchill’s shameful decision to turn on the partisans who had fought on our side in the war sowed the seeds for the rise of the far right in Greece today

    Any British notion that the Communists were poised for revolution fell within the context of the so-called Percentages Agreement, forged between Churchill and Soviet Commissar Josef Stalin at the code-named “Tolstoy Conference” in Moscow on 9 October 1944. Under the terms agreed in what Churchill called “a naughty document”, southeast Europe was carved up into “spheres of influence”, whereby – broadly – Stalin took Romania and Bulgaria, Yugoslavia…while Britain, in order to keep Russia out of the Mediterranean, took Greece
    Timeline: the battle between left and right
    Late summer 1944 German forces withdraw from most of Greece, which is taken over by local partisans. Most of them are members of ELAS, the armed wing of the National Liberation Front, EAM, which included the Communist KKE party
    October 1944 Allied forces, led by General Ronald Scobie, enter Athens, the last German-occupied area, on 13 October. Georgios Papandreou returns from exile with the Greek government
    2 December 1944 Rather than integrate ELAS into the new army, Papandreou and Scobie demand the disarmament of all guerrilla forces. Six members of the new cabinet resign in protest
    3 December 1944 Violence in Athens after 200,000 march against the demands. More than 28 are killed and hundreds are injured. The 37-day Dekemvrianá begins. Martial law is declared on 5 December
    January/February 1945 Gen Scobie agrees to a ceasefire in exchange for ELAS withdrawal. In February the Treaty of Varkiza is signed by all parties. ELAS troops leave Athens with 15,000 prisoners
    1945/46 Right-wing gangs kill more than 1,100 civilians, triggering civil war when government forces start battling the new Democratic Army of Greece (DSE), mainly former ELAS soldiers
    1948-49 DSE suffers a catastrophic defeat in the summer of 1948, with nearly 20,000 killed. In July 1949 Tito closes the Yugoslav border, denying DSE shelter. Ceasefire signed on 16 October 1949
    21 April 1967 Right-wing forces seize power in a coup d’état. The junta lasts until 1974. Only in 1982 are communist veterans who had fled overseas allowed to return to Greece
    A group of Greek historians writes concerning this article. It was reported that British troops opened fire on the Greek demonstrators from the Grande Bretagne hotel in Athens on December 3 1944. The hotel was British military headquarters, but the fire from it could also have come from Greek police. We also said that the Greek anti-Nazi resistance, ELAS/EAM, agreed not to oppose the landing of British troops in May 1944. The historians point out that the agreement was formalised at Caserta in September.
    +The Percentages agreement was an agreement between Soviet premier Joseph Stalin and British prime minister Winston Churchill during the Fourth Moscow Conference on October 1944, about how to divide various European countries into spheres of influence. The agreement was made public by Fuckhurchill

    Reply to this comment
    • Toni August 14, 19:53

      Brilante

      Reply to this comment
      • Lili August 14, 20:08

        Shto se kur greket vritshin çamet, oficeret britanike ishin aty e bejshin seher,se urdherat ishin te shfarosen shqiptaret kudo,si ne greki si ne yugoslavie,si ne shqiperi edhe vellavrasje e mukjes ishte pjese e ketij plani

        Reply to this comment
  2. Drin August 14, 16:23

    Ky eshte ai dickhead qe i vuri dysheme Butrintit?
    Nuk ka turp kjo qeveri ,qe ve nje ish kapter( me kujtohet ne zbor Mamurras ,tallte byrhen Omer Stringa me te) te drejtoje segmente te turizmit?
    Apo e man Ilva “Barren”?!

    Reply to this comment
  3. katarakti August 14, 16:46

    Duke lexuar keto rreshta me lindi nje pyetje: A eshte ky Auron Tare deputet?! Apo u eshte afruar te 50-ve dhe e ka te ndaluar nga Rilindja?! Une mendoj se Shqiperia ka ende njerez me brume, kapacitet intelektual dhe atdhedashuri. Po si spjegohet qe parlamenti eshte mbushur me Grida, Salianjer, Nika, Muli, Balla dhe persona te tjere pa asnje lloj vlere, reputacioni apo aftesie?! Ky eshte nje problem i madh per demokracine e papjekur shqiptare.

    Reply to this comment
  4. ELIOT August 14, 19:26

    KY TARJA KA RESHQIT NGA TRUTE …. ANGLEZET E KISHIN HITLERIN NE KOKE U BOMBARDUAN ME MUAJ ..DHE E KISHIN MENDJE TEK PALLAVRA QE TEGON KU KOMUNISTI … ANGLIA KISHTE AMERIKEN DHE VETEM ME ATO I NDANTE SEKRETET… DHE KISHTE VETEM NJE IDE NE KOKE TE CLIRONIN EEUROPEN DHE E BEN .. NGA ANGLIA U NISEN ANIJET ME 300 MIJE ..USHTARE …PER TE PUSHTUAR FRANCEN …HA HA HA SA IDIOTA JENI … DHE GREQINE .. E SHPTUAN NGA BOLSHEVIKET … KAQ GJE TE THJESHTE SE KENI KUPTUAR ….NE GREQIE KISSHTE SHUME BOLSHEVIKE DHE DONIN SISTEM DIKTATOR STALINIST .. CHURCHILLI THA JO SE E BEME LUFTEN PER TI VENE KRIMINELAT E DIKTATURES NE FUQI DHE ANGLIA HUMBI MILIONA TE RINJ …PER TA PARE NJE DIKTATOR NE GREQI ..????? DHE E SULMUAN PER TE HEQUR QAFE PLEHRAT E KOMUNIZMIT JO PER QELLIM TJETER …MESONI MIRE HISTORINE COBANE ….HEJ TARE MJAF ME BARCALETA ..PERSE NUK SHKRUAN PE KRIMET E ENVERIT ..ANGLISE JA DINE PER MERCI E GJITHE EUROPA SE ATO ISHIN FILLIMI I REZISTENCES SE NAZISTAVE …JA SHKATERRUAN TE GJITHA AVIONAT HITLERIT …….E KUPTONI SE ME AVIONAT PO TI KISHTE HITLERI ..BENTE KERDINE …DHE ….

    Reply to this comment
    • gjyshja e makron mercise August 14, 21:00

      HALEJOT
      te p.shurrsha ate merci-ne e e Makaronit qe eshte martuar me gjyshen e tij ai qe ishte armiku nr1 per pengimin e Shqiperise ne BE..
      ,
      Anglia dhe Franca kane qene tradicionalisht kunder Shqiperise,,franca ne favor te jugoserbise dhe anglia ne favor te greqise…..dhe kjo u vertetua pas 1992 ku shqiperia nuk eshte me shtet por nje vilajet si ne kohen e turqise bashke me kosoven…
      .
      Ishte kush ishte Enveri ai beri shtet te ngjashem me Izraelin dhe per kete e meriton nje medalje..
      .
      Por edhe pse ja dhjeu disa here Churchillit qe ne konferncen e paqes ne 1946 i nxorren dhembet prej kolonialisti “demokratik”
      .
      Prandaj Enveri nuk mund te zbehet pamvaresisht shume gabimeve te ndodhura ne kohen e tij qofte nga eksperianca,qofte nga nje rrethim 40 vjecar nga athina dhe beogradi te ndihmuar ne ate kohe nga perendimi.Jo vetem i takojne ato dy dekoratat qe ka te Kuvendi por do ti shtoja dhe te tjera:

      1-DEKORATE ATDHETARIE
      Mbrojtja hyjnore qe i beri kombit Enver Hoxha ne konferencen e paqes ne Paris kur i tha botes se:
      SHQIPTARET KANE ARDHUR NE PARIS JO PER TE DHENE LLOGARI POR PER TE KERKUAR LLOGARI qe i la me goje hapur udheheqsit boterore me frengjishten e tij perfekte .

      2-DEKORATE TRIMERIE
      Mbrojtja e shkelqyer qe i beri monarko-fashisteve greke ne 1949 qe i shkerdheu nenen atyre.Kurse nen regjimin e talebanit Berishe ne 1994 komando greke shpartalloi dhe poshtroi maksimalisht duke vrare disa ushtarake shqiptare dhe duke i lidhur si bageti efektivin e nje njesie luftarake te mender berishes.

      3-DEKORATE GUXIMI
      Debimi spektakular qe i beri fllotes ruse ne Pashaliman qe shume stratege e cilesojne si nje nga veprimet me te guximshe ne historine e njerzimit.Ishen vitet 60′ kur Ruset ishin fuqia me e madhe boterore ushtarake derisa ne krizen e karaibeve ne 60′ Hryshovi i trembi amerikanet te cilet deshtuan ne ngjarjen e Gjirit te derrave ne Kube.

      4-DEKORATE LARGPAMESIE
      Trim u tregua dhe ne daljen nga traktati i Varshaves ne shenje proteste kunder pushtimit Cekosllovakise qe mbahet si dita kur u be komunist plehu Sali Birishi nga “mallengjimi” i ketij akti heroik .

      4-DEKORATE INTELIGJENCE
      Enver Trimi drejtoi vendin qe e mori absolutisht te shkaterruar dhe pa asnje kokerr leku ne arken e shtetit.Ai drejtoi dhe luftoi balle per balle me Titon per 30 vjet qe dihet se ishte nje figurat boterore me finoke dhe i mbeshtetur fuqimisht per te shkaterruar shqiperine.

      5-DEKORATE PER DIZINFEKTIM TE TURKOSHAKEVE
      Kjo eshte vepra e tij madheshtore qe vuri si Pashko Vaso ne zbatim moton :feja e shqiptarit eshte shqiptaria.Si rrjedhoje ekesaj politike kemi me mijra familje shqiptare me besim miks qe i ben me teper shqiptare se fetare.Eshte kriminale sot te shohes sumat perpjete te disa besimtareve dallkauke perpara gjergj kastriotit ne Tirane dhe kjo mjafton per kete supermedalje
      Jane shume aspekte qe flasin ne favor te ketij legjendari por pa harruar shume bema te keqia te tij qe nqs do ishte gjalle do ti kerkonte ndjese shqipatreve.
      Ishte sistemi i Enver Hoxhes qe mori Sali morracakun nga vicidoli nga nje familje ekstremisht analfabete ,i dha shkolle e futi ne gjirin e famijes deri te oxhaku i tij dhe pastaj ky gjarper kafshoi te zotin..

      6-DEKORATE “GARIPI”
      Eshte lideri I vetem ne bote qe I beri kaps dy superfuqite per 40 vjet dhe kjo eshte aresyeja kryesore qe ai luftohem me kaq cmenduri sidomoa nga ish mergata e qyqeve dhe Macrthistet ne Amerike qe ndyshe sillen me komunizmin kinez me Maon apo me Fidel Kastron dhe ndryshe me enver hoxhen qe kane kaluar deri ne kanibalizem.

      7-GJYSEM DEKORATE PER DE-TARTABIQIZIMIN E NASTRADINEVE &SALIBANEVE
      Ketu ka gabur se eshte treguar se ishte sistemi i Enver Hoxhes qe mori Sali morracakun nga vicidoli nga nje familje ekstremisht analfabete ,i dha shkolle e futi ne gjirin e famijes deri te oxhaku i tij dhe pastaj ky gjarper kafshoi te zotin..

      Ishte enver hoxha qe armiq te betuar te tij I fali ,I dha shkolle te larte dhe I ofroi dhe poste te rehateshme ku do permendja dy egzemplare nga mijra te tille si Uran Butken dhe Pellumb Kurvllen qe po na can menderen me rrefenja nga marika..ketu futet dhe nastardin perkthyesi I palodhur I veprave te xhaxhit ne rusisht..eshte kopja e amik kasaruhos qe ishte dhe I perndjekur dhe spiun I shokeve..

      Nuk dua te mbroj atdhetarin Enver Hoxha sepse ka qene ne nje fare menyre i para denuar nga koha qe jetoi dhe ideologjia qe perfaqsoi por Ate KOLLOS NUK MUND TA ZHDUKIN AS UFO-T nqs do vijne nje dite sepse ishte nje ZEUS qe historia e ka futur ne arkivat e saj.
      Ne ditet e sotme kur shqiperia eshte kthyer ne shprehje gjeografike nen ombrellen e Natos dhe klasa politike nuk eshte e afte jo vetem te vere ne funksion shtetin shqiptar por e ka shkaterruar ate perfundimisht duke e lene ne dore te ca ambasdoreve low life figura e tij eshte ne rritje progresiveVetem nje referendum popullor per Enver Hoxhen do ju mbylli gojen reaksionareve dhe tradhetareve te vendit te cilet ai I lujtoi per 40 vjet dhe nuk jane pak..
      Ne pefundim shtetareve qe na kane drejtuar pas 1924 do ti jepja kete vlersim simbolik per dhjete pike:
      enver hoxha…9 pike
      ahmet zogu …1 pike ( se eshte 1/2 dhender amerikan per hater)
      fatos nano…0 pike
      Sali berisha..nuk vlersohet burre shteti
      ( vetem arvizu eshte dipllomati I vetem ne bote qe beri nja gafe te tille per halen berishe por gafa me e madhe e tij ishte dalja ne television per te thene se enver hoxha ishte monster qe ka nje efekt boomerang..nqs ka nje diplomat arkitekt qe I ka bere permendoren me te madhe enverit ky ishte arvizu qe pranoi poshtrimin nga burri I tij I shtetit dhe iku nga shqiperia si ushtar ..kur ne e nderuam si general para 21 janarit..)
      JEPENI CEZARIT BALLKANIT ATE QE E MERITON DHE VETEM AMERIKANET E KANE CILESUAR
      ARMIKU YNE I DOBISHEM.
      .KAQ MJAFTON..

      Reply to this comment
      • ELIOT August 16, 18:17

        TE RRONI VET SE CITRONI TE PASKA LENE ..SDO TE HARXHOJ KOHEN ME ANALFABET .. SKE NJE PIKE CIVILIZMI …TI NA BEN ME TTURP ….EDHE NJE LOPE GJUKON ME MIRE SE JU GJYSHE NGA BERATI .

        Reply to this comment
  5. Lili August 14, 20:04

    Ah ah,pas keshillave qe i dhame,paska filluar Auroni me germuar pak ma shume per si Britaniket tradhtuan shqiptaret edhe i perdoren si ma keq .. ka halla shume dokumente Auron qe fillojne bile para 39 shit e para pushtimit italian,per si anglezet kishin informacione per invazionin e ardhshme e si i thane ok musolinit,ne nuk do reagojme,sepse shkaterimi i shqiperise ishte qillimi i tyre.duhet te shkoni edhe te dokumentat itali edhe te dokumentat greki churchill para luftes qe te kemi nje fillim te pasqyres se vertete..
    E besoj se edhe sot vazhdon po ajo politike,e shkaterimit te Shqiperise me mjete ma te sofistikuara alla soros and co…

    Reply to this comment
    • Tartufi August 15, 09:24

      Sa here qe pederastet e Anglise I binin ne sume dylberit
      te shqiperise,,,, aq here ju binte dylberi ne sume komunisteve shqiptare oooo Tare sakati.
      Armiqte e te mireve te ketij populli jane Curcillet e qelbur dhe te peshtire o koqija e kandarit,,, te tjerat jane
      brockolla per te mbuluar te verteten.

      Reply to this comment
  6. T. Voda August 15, 03:57

    z. AURON ..!!
    –Mir mor mir … , na i ke ”zbuluar ” ato gjera…, te kohes LUFTES . . Por LUFTA, sic e ka thene dikush , dihet,.. eshte POLITIKE ME SPIUNAZH DHE GJAKDERDHJE.
    — Po kesht, edhe pas-lufta e 50 viteve, ishte POLITIKE , SPIUNAZH DHE LUFTE , por pa gjakderdhje ndermjet kundershtaresh , por, nermjet SHQIPTARESH. .
    — KESHTU; – Te gjith ata , qe gjate luftes ne nje fare menyre i kishim armiq te pebashket [si bashkpuntore te fashizmit] , ne 10 vitet e para te pas-clirimit u perdoren si ” MISH PER TOP”,kunder shqiperis. Pra i vune SHQIPTARET kunder SHQIPTAREVE. …….. duke pregatitur e FAVIRIZUAR BASHKEPUNTORET e tyre te NGJISNIN SHKALLET ….. duke i shtyre te VET-HELONIN , VET-MBYTNIN E VET-ASGJESONIN edhe njeri tjetrin [ po shiptaret ].
    —- POR ,… politika 50 vjecare [e para 90] , pati dhe krahun tjeter te medaljes, .. NGRITI DHE TRANSFORMOJE NJE SHTET NGA ZERUA, NGA GERMADHAT NE MAJAT ME TE LARTA qe Shqiperija si kish arritur , dhe ne disa drejtime AS KA PER TI ARRITUR KURRE. …—- I ndjeri Namik Vebi Fadile Hoti [sic prezantohej her-here] thosh nje paradoks.. ..” per te miren e atdheut mund te jesh dhe spiun”..

    —–..POR…, PROBLEMI ESHTE . Cfar mesimesh kemi nxjer dhe si punohet per te ardhmen…
    Ne shume drejtime eshte shkuar dhe po shkohet drejt ZEROS, PERCARJES, SHPERBERJES, …drejt HUMBJES SE VETEDIJES DHE TE SIGURISE KOMBTARE, etjjj…
    — ,.Jane shtuar njerzit gjak-shprishur, gjak-pshurrur,, bisht-perdredhur dhe kurriz-perkulur. . ”KUAJT E TROJES” SYNOJNE TE INSTALOHEN NGA BAZA DERI NE MAJEN E PIRAMIDEES,

    Reply to this comment
  7. Lec-kabashi August 15, 05:39

    — Komentusi ”gjyshja makron ……….”

    Ha.ha ha……………………..
    ……………..me ke ber te qesh perkohe te gjat, jo per emrin qe i ke gjetur GJYSEM KOMENTUSIT , por per 1/2 e DEKORATES dhe per 1/2 e DHENDRRIT

    Reply to this comment
  8. demo August 15, 08:48

    Enver Hoxha krijoi njeriun FALLCO dhe Auron Tare eshte forme e ketij kallepi.
    I gjithe shkrimi ka TITUJ DOKUMENTESH,SIRTARE ARKIVASH,,RAFTESH,VALIXHESH.emra funksionaresh engleze me shumice, por mungon pikerisht DOKUMENTI,QE JUSTIFIKON TITULLIN E SHKRIMIT.Pra te gjithe ketij shkrimi i MUNGON PERMBAJTJA,i mungon brumi.. I gjithe Tarja eshte nje goxha djale serioz me kostum dhe kollare,me syze metalike,
    Pra,eshte nje forme,,..poor i mungon PERMBAJTJA,..sepse eshte i pa shkolle,
    Dhe Historia nuk behet me tapa topi.
    Enver Hoxha i mahniti haxhi qamilet me kostumet elegante,me kepucet lustrafin,me buzeqeshjet VALENTINO,..

    Reply to this comment
    • na munde enver , na munde... August 15, 15:03

      dear demo !

      Jam befasuar ne nje koment tuajin para ca ditesh kur thoje qe ja kam falur enverit te gjitha kur ndegjoj altoporlantin e hoxhallareve qe pellasin ne 5 te sabahut dhe trembin kalamanjte.
      Pra nese e ke “falur” enveri pse ha mut si ai polici i vogel i portokallise..
      .
      Ju lutem lexoni me poshte dhe te betohem se kam qene me antienverist se ty por me kete islamiket dhe janullatosit qe e kane pushtuar ate vend sinqerisht ja kam falur te gjitha
      __________________________
      18 maj 2015, 16:54
      Vajza që përloti Erdogan: Ishte rrëqethës ai moment!

      Blendina Dibra, nxënësja 16- vjeçare e Medresesë së Shkodrës, recitoi në përurimin e Xhamisë së Prezës, duke bërë që Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan të shpërthente në lot.

      ..
      Ka shkaktuar shumë bujë poezia që një vajzë recitoi para ciftit Erdogan në Kalanë e Prezës.

      Poezia është një thirrje patetike për xhihad dhe e vendosur në kontekstin shqiptar është një retorikë për luftë fetare.

      Njohës të historisë së Erdoganit thonë se ai është arrestuar nga policia turke si islamist pikërisht se ka recituar dikur këtë poezi, ndaj dhe është prekur nga inskenimi i Prezës.

      Eksportimi i problemeve emocionale politike dhe personale të presidentit të Turqisë në Shqipëri, është mirë të shmangen

      Por meqë jo gjithcka është në dorë tonë, së paku ndaj tyre të mbahet qëndrim.

      Kjo poezi është e mjaftueshme për të kuptuar se është e tepërt të bëjmë dhurata të tilla në raste vizitash.

      Vjersha është qartëisht nxitje e urrjetjes fetare dhe dikush duhet të përgjigjet kur shkelet Kushtetuta.

      Lexojeni:

      Ej krenaria e botes islame, presidenti yne , prijesi yne Rexhep Taip Erdogan.

      “Minaret tona mos i ler pa ezan o Allah
      Ose thirrni ketu ata qe bejne mjalte
      Ose mos na ler pa zgjojte e bleteve
      Ketu jane pa ze minaret
      Vendin qe eshte bere mysliman, mos e ler pa mysliman o allah
      Ketu trupi eshte pa dashuri o Allah
      Na jep fuqi, mos e ler pa luftetar sheshin e xhihadit o allah
      Vitet qe presin heronjte, mos i ler pa heroj o allahu im
      Te dime te dalim kunder armiqeve
      Neve mos na ler pa shpirt o allahu in
      Ose ndaje vendin e mbetur pa kerrkend, ose mos na ler pa coban o allahu im
      Ti mos na ler neve pa ty, pa uje e pa ajer o allahu im
      Vendin qe eshte pjekur me myslimane, mos e ler pa myslimane o allahu im”
      COHU ENVER NGA VARRI SE SHQIPERISE I DOLI BARI…
      ..

      Reply to this comment
    • kasemi August 16, 09:43

      historia nuk behet me tapa topi. ne fakt une e kam ndjekur ciklin e shkrimeve te zotit Tare dhe me kane pelqyer shkrimet e ekulibruara te mbeshtetura ne dokumenta. pa mllef apo sharje por vetem me analiza. a mund te sjellesh ndonje shkrim tuajin i dashur demo qe ta shikojime ndryshimin midis teje dhe tares?

      Reply to this comment
  9. demo August 15, 23:14

    Degjo ti envericke! Une kam shkruar edhe me shume se ato qe ke lexuar ti,kam shkruar edhe “Rrofte shoku Enver”,por ti je mjaft e zgjuar te kuptosh kontekstin,ironine,paradoksin,groteskun..
    Qe ne kohen e Migjenit faltoret ishin kthyer ne Pacavra te mykuna ku shkonin ca pleq te roitur.Fakti qe i prishi enveri,zgjoi dreqnit nga xhehenemi sot,maloke katundare dhe jevgj mbushin xhamite dhe per karshillek imponohen,i duan pallavrat arabike me altoparlante.Shkurt,,Pallavrat fetare i varrosen Rilindasit,por i c`varrosi Enveri(duke i ndaluar).Eshte si deshira per te pire ne kohen e Proibicionizmit.

    Reply to this comment
    • demonfagos August 16, 15:00

      Sinqerisht “demo” me ca kakrroca interneti si intelektuhalja-infoanalitike-plaku qyqemaku po ja rrisni lavdine xhaxhit.Kishte nj efare lezeti ta “masakroje” Enverin deri aty nga marsi 1997-es por pastaj duhet mbyllur sqepi dhe suma.
      .
      Po mire kete anglezin ketu poshte duhet ta denojme apo lavderojme qe u be me Enverin ?
      .

      “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”, ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
      Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
      Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.

      Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
      Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
      “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
      Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
      Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
      E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
      Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
      Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
      Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
      Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
      Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
      Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
      Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
      Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
      Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”.

      __________________________________
      Po ky demo mavriu ( ne mos qofte ai Visar Shiti i Sales) pse kalon ne konvulsione sa here dalin dokumete angleze orgjinale qe tregojne madheshtine e Enverit ?

      Nuk mjaftojne dhe monstrat anal-iste por jane dhe mostrat e internetit ku dhe te Dita jane disa ky “demo” .Zavalli “demo” edhe sot nuk ka kursyer helmin e tij.Se ky demo-ja
      -po na quan marshallin tito-shpetimtarin e Shqiperise
      -po na quan xhaferr deven Hero kombetar
      -po na quan lufte ncl si lufte civile
      -po na quan Karl Marksin budalla
      po ne 1984 na paska punuar ne nen firme kroate
      -po ne vitet 70′ na paska punuar ne Gramsh
      -dhe me e forta na paska shkruar 13 libra dhe shume dokumentare
      Pra Demoni Demo i fshehur pas ferres ka vite te tera qe hedh helm te zi..por kam nje pyetje:
      Po pse o monster merr dynjane me goje me gjuhe te helmatisur..
      Pse nuk na thua kush jane keto libra por rri pas gardhit dhe gjuan si puna jevgut ?
      .
      Kam qene kunder Enverit dhe Mehmetit por per tipa si puna juaj kane bere
      mire qe ju kane shkerdhyer me qen e me mace se e meritoni…

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*