Lufta kundër drogës, kryeprokurori Llalla akuzon policinë

October 24, 2017 10:51

Lufta kundër drogës, kryeprokurori Llalla akuzon policinë

 

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka sulmuar sot policinë për luftën kundër drogës.

Edhe pse nuk përmendi emra, Llalla duke iu referuar hetimeve të antimafias italiane tha se trafiku i drogës drejt Italisë është bërë me mbështetjen e individëve që kanë për detyrë goditjen e këtij krimi të rëndë.

Llalla theksoi se institucionet duhet të jenë më efikase në punën e tyre, pasi sipas tij faktet tregojnë se “këto institucione më së paku nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre”.

“Hetimet e antimafies italiane së fundmi kanë siguruar të dhëna se grupe kriminale shqiptare kanë trafikuar drejt Italisë, tonelata lëndë narkotike kanabis dhe në shumë raste kjo është realizuar me mbështetjen e individëve që kanë për detyrë goditjen e këtij krimi të rëndë.

Kjo është gjendja aktuale dhe situata nuk është më e mira e mundshme. Institucionet shqiptare sipas detyrave të përcaktuara nga kompetenca e tyre ligjore duhet të jenë më efikas në veprimet në terren. Këtu e kam fjalën edhe për ato institucione e kanë për detyrë parandalimin, mbledhjen e informacionit, identifikimin dhe referimin e tyre në organin e procedues të çdo rasti, si të individëve edhe të grupeve kriminale që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike.

Gjithashtu është e rëndësishme të sigurohet një kontroll më i rreptë i vijës kufitare me mjete që ka në përdorim me qëllim zbulimin në kohë të rasteve të trafikut të lëndëve narkotike. Faktet tregojnë se këto institucione mësë paku nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre”.

Kryeprokurori Llalla tha më tej se strategjia e qeverisë kundër kanabisit është përmirësuar

“Disa muaj më parë qeveria shqiptare në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka hartuar një strategji kombëtare në luftën kundër kanabis. Strategji e cila aktualisht është duke u përmirësuar”, përfundoi Prokurori i Përgjithshëm.

October 24, 2017 10:51
Komento

6 Komente

  1. ??? October 24, 11:06

    Ky Palla a eshte ne dijeni se puna e tij eshte te mbledhe fakte ligjore per cdo rast te shkeljes se ligjit dhe ti coje ceshtjet ne gjykate dhe jo te komentoje punen e qeverise? Cfare lidhje ka ky idiot me institucionet e tjera qe nuk jane ne varesi te tij. Hajde fshatar hajde!

    Reply to this comment
  2. MH October 24, 14:46

    Landa e pare per Vetting na shesin pordha!

    Strategji e cila aktualisht është duke u përmirësuar”, përfundoi Prokurori i Përgjithshëm.
    Taman.
    Tashti kur strategjia asht permiresuar.Iu plasi muti ne duar dhe iu ngjeshi turinjeve dhe surratit.
    Habitem qe keni goje dhe fliteni me pompozite e krenari te ç’frenuar.

    Reply to this comment
  3. kali October 24, 15:09

    Ky felliqesire prokuror a ka pasur prokurore ne rrethe,qe akuzon policine.Cfare benin vartesit e tij dije.

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta October 24, 17:29

    Po Lazaratin , kur qellonte kunder helikoptereve qe kontrollonin territorin per drogen e hetove ti apo kerkoje prova nga policija edhe per kete , U zgjove kur u fut Sajmir Tahiri me Policine ne Lazarat edhe atehere me droje dhe vetem kur bandat e Lazaratit vrane Policin . Sic duket e tere kjo qe po ndodh sot me Ish Ministrin e Puneve te Brendeshme , eshte hakmarrje per Lazaratin!?

    Reply to this comment
  5. Konti Sbalta October 24, 17:32

    Po Lazaratin , kur qellonte kunder helikoptereve qe kontrollonin territorin per drogen e hetove ti kryepokurori i sali berishes! apo kerkoje prova nga policija edhe per kete , U zgjove kur u fut Sajmir Tahiri me Policine ne Lazarat edhe atehere me droje dhe vetem kur bandat e Lazaratit vrane Policin . Sic duket e tere kjo qe po ndodh sot me Ish Ministrin e Puneve te Brendeshme , eshte hakmarrje per Lazaratin!?

    Reply to this comment
  6. El bigotte October 24, 19:30

    Nuk ka kryeprokuror me te korruptuar se Ky se nuk mund ta quaj te tille kete legen..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*