Lufta kundër informalitetit, Klosi nga Elbasani thirrje punonjësve: Mos pranoni të punoni në të zezë

September 16, 2015 14:02

Lufta kundër informalitetit, Klosi nga Elbasani thirrje punonjësve: Mos pranoni të punoni në të zezë

Lufta kundër informalitet në tregun e punës është një nga prioritet e qeverisë, jo vetëm për shkak se ajo ndikon direkt në sistemin e sigurimeve shoqërore, por edhe sepse ajo dëmton direkt punëmarrësit.

Nga Elbasani ku inspektoi nga afër një nga bizneset e mëdha të këtij qyteti në fushën e përpunimit të peshkut, ministri Blendi Klosi i ka përcjellë një mesazh të qartë bizneseve në rolin e punëdhënësve dhe punonjësve, se nuk do të lejohet më që të ketë punonjës në të zezë. Ndaj ai i ka bërë thirrje së pari të gjithë punëmarrësve që të kërkojnë të drejtat e tyre për tu deklaruar dhe për të përfituar sigurimet shoqërore.

“Do donim që të bënim thirrje të gjithë punonjësve që të kërkojnë nga punëdhënësit që të sigurohen dhe të paguajnë sigurimet shoqërore, pasi pagimi i sigurimeve shoqërore i jep atyre mundësinë që të kenë një punë të denjë, por edhe nxjerrë nga skllavëria e punës së zezë”, – tha ministri Klosi në fjalën e vet.

Por jo vetëm kaq, pasi ai ka theksuar se regjistrimi i tyre në sistemin e sigurimeve shoqërore, i jep atyre një mundësi për të patur nesër edhe një pension më të mirë. “Më shumë se kaq regjistrimi në punë të ligjshme i jep atyre një pension të denjë që i do i shoqërojë gjatë gjithë jetës pasi të mbarojnë marrëdhëniet e punës. Vetëm duke kërkuar dhe duke qenë transparentë do të jenë të mbështetur nga ligji i sigurimeve shoqërore”, – shtoi Klosi. Ai për këtë ka ofruar atyre mbështetjen mësimore për të qenë të mbrojtur në kërkesën e tyre për të pasur një punë të denjë.

Duke marrë shkas nga shqetësimi që përfaqësuesi i biznesit që vizitoi kishte për punëtore, ministri Klosi kërkojë nga të gjitha institucionet shtetërore që të angazhohen plotësisht për ti ardhur në ndihmë bizneseve për tu siguruar atyre një fuqi punëtore të kualifikuar.

Ky biznes ka një kërkesë dëshpëruese për punëtorë. Bëhet fjalë për një kapacitet prej më shumë se 1 mijë punëtorësh. Kjo është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e zyrave tona të punës. Ne nuk mund të rijmë në këtë situatë por duhet të jemi shumë më aktiv. I gjithë sistemi ynë i arsimit tonë profesional duhet të jetë në përputhje të plotë me kërkesën e biznesit dhe të tregut të punës. Ne nuk mund të vazhdojmë të bëjmë kurse për profesione që nuk ekzistojnë më. Ne nuk mund të shkojmë me zyra pune që funksionojnë në bazë lagje por duhet të funksionojmë me strategji rajonale”, – tha Klosi.

September 16, 2015 14:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim