Lufta kundër korrupsionit çon në pranga 2 policë për 50 mijë lekë të vjetra

Redaksia Online March 8, 2013 15:52

Lufta kundër korrupsionit çon në pranga 2 policë për 50 mijë lekë të vjetra

Ndërsa qeveria propagandon tolerancë zero ndaj korrupsionit, fenomeni çon në pranga ata që tentojnë për herë të parë ose e kanë “pazarin” e ulët.

Dy inspektorë të Policisë Rrugore janë arrestuar sot në Laç, për korrupsion. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me Prokurorinë e Laçit kanë vënë në pranga inspektorët Haki Xhixha, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Lezhë, dhe Naim Dani, 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mabë të Lezhës.

Ata u vunë në pranga në autostradën e Laçit, në vendin e quajtur kryqëzimit te “Arbëria”, pasi i kanë marrë një shtetasi 50 mijë lekë për zhbllokimin e dokumenteve të automjetit të tij.

Ndërkohë, por sot me të njëjtën akuzë janë arrestuar edhe dy efektivë të policisë kufitare dhe një komando i repartit të Zall Herrit.

Arben Sinani, 44 vjeç, përgjegjës në Qendrën e Shkëmbimit të Informacionit, pranë Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Emigracionin, Shkodër; Adriatik Selmani, 39 vjeç, operator në Stacionin e Policisë Kufitare dhe Emigracionit në Murriqan dhe Artan Tafa, 37 vjeç, nënoficer në repartin komando në Zall Herr  janë arrestuar për korrupsion në bashkëpunim. Ata siguronin dokumente fiktive të hyrjeve të automjeteve në pikën kufitare Muriqan, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Redaksia Online March 8, 2013 15:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*