SHBA: Duhet një ministri e Brendshme plotësisht funksionale!

November 8, 2018 12:18

SHBA: Duhet një ministri e Brendshme plotësisht funksionale!

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas lëvizjeve në ministrinë e Brendshme dhe emërimit në krye të saj të Sandër Lleshaj.

Në një njoftim në faqen zyrtare ambasada bën  me dije se “jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare”.

Më tej ambasada thotë se Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Nga ana tjetër, SHBA përforcon qëndrimin e para pak ditëve të Bashkimi Evropian teksa bën apel se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të ketë një ministër në krye.

Deklarata e plote e ambasadës amerikane

“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët.

Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen.

Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme.

Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë.

Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar.

l.h/ dita

November 8, 2018 12:18
Komento

5 Komente

  1. syri November 8, 12:45

    Duhet te degjoje Saliu dhe Likja! Ora po afron! Sic ka thene Rajmonda Bulku ‘tik – tak”!

    Reply to this comment
  2. i juaji Edi Rama. November 8, 12:53

    Plotesisht funksionale e kemi patur Ministrine e brendeshme (ne funksion te plote te trafikut te droges).

    Reply to this comment
    • Miri November 8, 15:27

      Edi Rama ilaci I paraziteve.Ua mbylli rrubinetat dhe I ka bo me fol me veten ose tee lehin neper forume.Ec perpara Rama ,lehja eshte zanati qenve.Dhe nji mandat tjeter the zhduket rraca qenve.

      Reply to this comment
  3. katarakti November 8, 17:06

    Jam i sigurt qe Edi Rama e ka blere edhe ambasaden e Amerikes ne Shqiperi. Siç bleu edhe zgjedhjet. me parate e droges dhe te krimit. Ndryshe nuk spjegohet shprehja se qeveria paska punuar mire, paska arritur suksese, paska luftuar kete dhe ate! Ky eshte kulmi! A nuk e kane degjuar keta diplomatet e Rruges se Elbasanit se çfare thote ylli ne ngjitje Lul Basha dhe burri i nalte i shtetit Saleh Berisha rreth qeverise Rama?! Hajde ta supozojme se nuk i kane degjuar keta te dy, po Tit Vasilin qe ben çdo dite ham ham ham nuk kane veshe ta degjojne?! Ketu ka tradhti burra!.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*