Disa këshilla për flokët

September 5, 2016 12:15

Disa këshilla për flokët

 

Flokët kanë një jetëgjatësi të limituar. Por gjatë jetës sonë ato rinovohen vazhdimisht. Ky proces rinovimi ndjek disa cikle, 20 deri në 30 të tilla gjatë gjithë jetës.

Në kokë ndodhen 100.000 deri në 150.000 fije floku. Ato rriten rreth një centimetër në muaj; më pak me kalimin e viteve dhe më shpejt në verë.

Rënia e flokëve ndodh kur fijet e flokut që po rriten hyjnë në kontakt me ato, të cilat kanë ndërprerë rritjen: në këtë rast të parat shtyjnë të dytat duke i rrëzuar. Kjo fazë zgjat nga 1-3 muaj.  Në këtë rast nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

webmd_rf_photo_of_man_applying_minoxidilHumbja e flokëve është më e theksuar gjatë vjeshtës dhe pranverës. Ajo gjithashtu rritet edhe në fund të një shtatzënie për shkak të ndryshimeve hormonale dhe gjatë menopauzës.

Stresi dhe e flokët: Periudhat me stres të lartë kanë ndikim të madh në trupin tonë dhe për këtë arsye edhe tek flokët. Në periudha stresuese flokët ndalojnë rritjen.

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve: Cikli i flokëve mund të ndikohet edhe nga mungesa e vitaminave. Nëse mendon se, rënia e flokëve po zgjat shumë konsultohu me një mjek për mungesë hekuri në ushqime.

Rutina e përditshme: Flokët ekspozohen rregullisht ndaj sulmeve të llojeve të ndryshme, sidomos në verë nga dielli, kripa e detit dhe klori. Në verë, shpëlaji shpesh flokët me ujë të ngrohtë, përdorni shampo që të përmbaj kamomil dhe mos i laj më shumë se katër herë në javë.

Kini kujdes kur përdorni tharësen e flokëve: Mos e teproni me shpejtësi maksimale.

Mos mendo se, të presësh flokët i ndihmon ato për t’u rritur më shumë.

Dita

September 5, 2016 12:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*