Lufta kundër terrorizmit, Mbreti Abdullah: Me Ballkanin në BE ia dalim

February 14, 2016 17:26

Lufta kundër terrorizmit, Mbreti Abdullah: Me Ballkanin në BE ia dalim

Shtetet e dështuara, zonat e konfliktit dhe ndasitë fetare janë terrene pjellore për terrorizmin. Ky ka qenë thelbi i fjalimit të Mbretit Abdullah të Jordanisë, në Konferencën për Sigurinë që po mbahet në Mynih, ku monarku jordanez është ndalur edhe te Ballkani dhe sfida, që ai po paraqet.

Duke u ndalur tek Europa, Mbreti Abdullah thotë se është thelbësore të mos injorohet sfida që paraqet Ballkani.

“Vendet me shumicë myslimane në Ballkan meritojnë mbështetjen tonë, në mënyrë që të parandalohet kërcënimi i terrorizmit. Këto vende janë vija kryesore e frontit në luftën kundër ekstremizmit, teksa janë gjithashtu linja e parë e mbrojtjes. Asgjë nuk mund të jetë më e kushtueshme për Europën, sesa rritja e destabilitetit dhe ekstremizmit në Ballkan. Ndaj është thelbësore të goditen ekstremistët në të gjitha anët, që kërkojnë të mbjellin ndasi në këtë pjesë të Europës. Sipas mbretit jordanez, sfida më e madhe sot është aftësia e disa eksponentëve, që të veshur me petkat e Islamit përfitojnë për të avancuar axhenda politike në Ballkan, që nuk janë në interes të Europës” – thotë Mbreti Abdullah.

Në vijim të fjalës së tij, Abdullah bën apel për të drejtuar sytë nga vende si Bosnje-Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Sipas tij, këto vende dhe të tjera në rajonin e Ballkanit, duhet të jenë pjesë integrale e arkitekturës së Europës dhe shtylla të sigurisë dhe prosperitetit.

“Afrojini këto vende më pranë jush, si modele të bashkëjetesës, moderimit dhe tolerancës, në mënyrë që ato të bëhen linja e parë e stabilitetit të Europës. Nëse nuk veprojmë tani, rreziqet vetëm do të rriten. Nëse nuk veprojmë të bashkuar, do të humbasim mundësitë për sukses”, përfundoi ai.

February 14, 2016 17:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim