Lufta kundër terrorizmit sjell në Tiranë një gjykatës kontakti italian

December 20, 2015 20:15

Lufta kundër terrorizmit sjell në Tiranë një gjykatës kontakti italian

Në Tiranë do të vendoset gjykatësi i kontaktit për luftën e përbashkët ndaj terrorizmit midis Italisë dhe Shqipërisë.

Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando, në një postim në “Facebook”  shkruan se në javët e ardhshme do të dërgojë në Tiranë një gjyqtar kontakti.

“Së bashku me prokurorin antimafia dhe antiterrorizëm, Franko Roberti, takuam pjesën më të madhe të zyrtarëve të Shqipërisë – kryeministrin Edi Rama, ministrin e Drejtësisë, ministrin e Brendshëm, kryeprokurorin. Diskutuam në takime operative për strategji të përbashkëta midis Italisë dhe Shqipërisë për luftën ndaj terrorizmit. Italia do të mbështesë Shqipërinë me prani të kapaciteteve njerëzore dhe teknologjisë. Në javët e ardhshme unë do të dërgoj një gjyqtar ndërlidhës në Tiranë për të promovuar dhe për të forcuar bashkëpunimin në hetimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore”, thuhet në statusin e ministrit.

Andrea Orlando zhvilloi dy ditë më parë një vizitë zyrtare në vendin tonë, i shoqëruar dhe nga prokurori i antimafies dhe antiterrorizmit, Franko Roberti.

 

December 20, 2015 20:15
Komento

2 Komente

  1. Kris 1 December 20, 21:07

    per luften kunder terorizmit ne i kemi dhene botes nje oficer kontakti:edvin Ramen

    Reply to this comment
  2. drejt December 21, 01:00

    Shume mire se ne duam shkop qe te na shtysh per te punuar. Sa tja fillojme punes kemi keq se per metoda sjemi keq. Duhet ti bjeri bilbilit FBI ose Italia qe te kujtohet SHIK-u

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*