Lufta kundër trafikut të narkotikëve, Tahiri takon ambasadorët e BE-së

June 11, 2014 12:05

Lufta kundër trafikut të narkotikëve, Tahiri takon ambasadorët e BE-së

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, zhvilluan sot një takim me ambasadorët e BE-së për të prezantuar strategjinë për luftën kundër trafikut të drogës.

Takimi u zhvillua në zyrat e BE-së në Tiranë. Në përfundim, ministri Tahiri u shpreh se zgjidhja e problemi të trafikut të narkotikëve duhet të përfshijë edhe shoqërinë dhe partnerët ndërkombëtarë.

“I kërkova ambasadorëve të ndaja planin e Ministrisë për luftën kundër kultivimit të lëndës narkotike dhe zgjidhje potenciale të kësaj çështje që nuk është e vogël. Është një problem që e njohim e dimë e do ta adresojmë bashkë me ta. Së shpejti nis misioni I fotografimit të zonave me parcelat e kanabisit. Ka nisur zbatimi i planit për luftën kundër kultivimit me takimet sensibilizuese dhe grupet monitoruese. Është një problem që shkon përtej Policisë së Shtetit, ministrisë e qeverisë, dhe zgjidhja duhet të përfshijë shoqërinë e partnerët tanë BE”, tha Tahiri për mediat.

 

June 11, 2014 12:05
Komento

2 Komente

  1. patrik June 11, 12:53

    Ku e keni gjetur kete foto me ate qendrim tipik te Chaplin?! Policia…ata te dy ne rresht!!!!

    Reply to this comment
  2. baba nga durrsi June 12, 02:22

    nuk po marr vesh gjo se ca po bohet, katunaret mbill e vadit canabis, policia shkul e grumbullo canabis?! keshtu mund te vazhojme gjith jeten deri ne infinit! uroj qe te kene ndonje plan tamom sic duhet se keshtu nuk ka kuptim!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*