Lufta kundër virusit nuk fitohet vetëm me kërcënime dhe gjoba

March 23, 2020 09:06

Lufta kundër virusit nuk fitohet vetëm me kërcënime dhe gjoba

Nga Endrit Avdullari

Covid-19 ka infektuar qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota dhe qeveritë e Bankat Qëndrore kanë ndërhyrë fuqishëm këto javë për të qetësuar tregjet financiare dhe ulur pasojat ekonomike dhe shoqërore të pandemisë së shkaktuar nga virusi korona.

 

Dy pacientët e parë të prekur nga virusi hynë në Shqiperi më 26 Shkurt. Mbledhja e parë urgjente e qeverisë që miratoi masa të veçanta mbi këtë temë ishte me 9 Mars. Ditët ndërmjet ishin vendimtare për përhapjen e shpejtë të virusit. Udhëtaret e dhjetëra avionëve dhe trageteve që vinin nga Italia dhe Greqia çdo ditë, as nuk testoheshin, jo me të bllokoheshin. Një thirrje e presidentit Meta për të mbyllur kufinjtë që në fund të janarit kur nisi përhapja ne Itali dhe Greqi, ra në vesh te shurdhër.

Një ndërhyrje e menjëhershme – si ajo e Kinës dhe shumica e vendeve aziatike do pakësonte përhapjen dhe shkurtonte kulmin e infektimeve në katër javë. Vonesa e Shqiperisë dhe e disa vendeve të tjera si Italia, Mbretëria e Bashkuar etj. kanë sjellë një dëm të madh, ndërsa pritet që virusi të vazhdojë të rrisë përhapjen në popullsi edhe për 12 javë të tjera.

Siç nënvizoi kancelarja gjermane Merkel, efektet e virusit do varen nga ndjekja e udhezimeve të qeverisë nga qytetarët. Në rastin e Shqipërisë – për shkak të mungesës së fondeve për urgjenca – të gjithë të vetëpunësuarit dhe ata pa kontratë pune vazhdojnë të dalin në punë kundër udhëzimit për ruajtje hapësire të detyruar nga mungesa e të ardhurave të tjera dhe rrjedhimisht kjo do çojë në një përhapje më të shpejtë të infektimit. Masat e rënda ushtarake që po bazohen mbi modelin spanjoll (apo video të paidentifikuara) dhe francez, nuk po shoqërohen me ndihma të fuqishme për bizneset që po mbyllen apo për nëpunësit që humbin rrogën siç po ndodh në vendet e tjera evropiane.

Shtetet e Bashkuara menjëherë pas përhapjes së virusit në fqinjin tonë, Itali, pezulluan fluturimet nga Evropa dhe miratuan një paketë ndihmash për të paguar ditët e punës atyre që do sëmureshin nga virusi.  Pritet që çdo amerikani t’i jepet një çek 1.000 dollarësh për të përballuar krizën. Në shumë vende po bëhet e paligjshme të heqësh dikë nga puna, të përzësh nga shtepia dikë qe jeton me qera, të vësh kamatë mbi kredinë, të rritësh artificialisht çmimet e artikujve bazë, po rimborsohen rrogat e humbura deri në 2500£, për të vetëpunësuarit në palestra, bare dhe industritë që do goditen nga kriza.

Këto lloj masash deri më tani nuk janë marrë në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka marrë disa masa financiare për të përballuar krizën. 100 milionë dollarë për firmat që kanë vështirësi objektive (?) me pagat. 2.5 miliardë lekë do jepen për ministrinë e shëndetësisë. Ndërkohë vetëm firma që ka marrë përsipër “check-up”-in ka perfituar fonde prej 3.3 milardë lekë. Pra më shumë fonde janë dhënë për kontrollet rutinë se për krizën më të madhe të shëndetësisë me të cilën po përballet brezi ynë.

65 milionë dollarë për nevojat e menjëhershme të miratuara nga qeveria janë më pak se fondet e dhëna për inceneratorët, disa prej të cilëve as nuk punojnë. Ndërkohë shpërndahen fonde – që do manaxhohen nga ministri Ahmetaj, i cili është ende mbrapa me projektet për rimëkembjen nga tërmeti – për ministrinë e mbrojtjes këtej, ministrinë e shëndetsisë andej, po askush nuk na thote se nga do merren, si do paguhen, për çfare do shpenzohen saktësisht këto para apo hollësira të tjera të vlefshme dhe të detyrueshme për t’u bërë publike.

Ministrja Manastirliu tha fillimisht që spitalet ishin gati për krizën dhe kishin 6.000 shtretër në gatishmëri. U kuptua heret që virusi ishte nënvleresuar dhe qeveria ishte e nënpergatitur për krizën. Ministria e Mbrojtjes nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me depo ushqimore apo rezerva të tjera që qeveria normalisht duhet të ruajë, nuk ka thënë sa do vazhdojnë masat ushtarake, nuk duket se është konsultuar as me Parlamentin dhe as me Presidencën. Nëse jemi në luftë me virusin siç thotë kryeministri, pse nuk ka një fond urgjence, pse qeveria u gjet kaq e lodhur financiarisht?

Përveç masava të pamjaftueshme, disa urdhëra të kryeministrit kanë gjasa të jenë të paligjshme. Kryeministri nuk ka kompetencë të bllokojë rrogat e administratës apo të atyre që jetojnë me ndihmë sociale  thjesht sepse dalin në rrugë jashtë orarit.

Punonjësit që mbrohen nga statusi i nëpunesit civil dhe ndihmat sociale që mbrohen me ligj, nuk mund të shantazhohen kaq lehtë vetëm sepse do kryeministri. Ai mund të vërë gjoba sigurisht, por ky kompleks plotfuqie që e bën të mendojë se ai mund të bëjë çfarë të dojë, dëmton  jo vetëm besueshmërinë e masave, por edhe shtetin ligjor dhe nuk e ndihmon situaten. Kryeministri ka marrë pushtetin absolut dhe ka veshur përkrenaren e Skënderbeut me fuqitë e urgjencës së një qeverie në luftë, por as nuk po ndihmon as po qetëson popullsinë në një mënyrë të denjë për një situatë lufte.

Nga specialistët e shëndetit publik, nuk shpjegohet urdhri i qeverisë për të qarkulluar vetëm në orare të caktuara. Kjo jo vetëm që nuk e ndihmon situatën por përkundrazi, e përkeqëson atë duke rritur pa arsye fluksin në oraret e ngushta të qarkullimit çka krijon kushte për mosrespektimin e hapësirave dhe rrjedhimisht përhapjen e shpejtë të virusit.

E njejta llogjikë për udhëzimin që vetëm një prind të shkojë në punë. Mjafton vetëm një person për ta infektuar të gjithë familjen. Në këtë menyre virusi do arrijë në çdo shtëpi. Kryeministri na thotë që “nuk ka asnje lloj mirëkuptimi” per ata që nuk ndjekin urdhrin edhe pse njerëzit kanë nevoja, kanë frikë, janë pa ndihma, kanë një kryeministër që nuk i qetëson, t’u japë kurajo dhe zgjidhje si liderët evropianë me komunikim të hapur dhe dalje publike bashkë me shkencëtarë dhe specialistë të pavarur.

Në këtë moment paniku ku ne kemi nevojë të jemi të bashkuar në distancë, të ndihmojmë njëri-tjetrin sipas mundësive me dhimbsuri dhe kujdes, kryeministri di të na tregoje vetem një gjë – gjobat, ushtrinë dhe forcen e ligjit. Mungojnë empatia njerëzore, dëshira për t’u bashkuar dhe luftuar virusin si popull, kursimet që qeveria duhet të ruajë për raste te tilla.

Shqipëria ndërkohë  po afron 80 infektime nga Covid-19. Numri mund të duket i ulët në krahasim me vendet e mëdha por duhet të kemi parasysh që është më i lartë se vende me popullsi shumë më të lartë se ne si p.sh Bosnia dhe Hercegovina, Bjellorusia  apo Hungaria.

Buxheti yne numeron sa e sa konçesione, rruge, PPP me projekte dhjetëra milionë euro secili. Tani të gjithë po kuptojmë se të gjitha kursimet që një qeveri normale duhet të ketë në raste fatkeqësish natyrore, lufte, mungesa ushqimore etj. nuk egzistojnë dhe tani e gjejmë veten në luftë me virusin por me asnjë armë financiare për ta luftuar.

Mesazhet nga qeveria kanë qenë gjithmonë pas faktit të kryer. Në fillim ripërsëritja e vazhdueshme e “jemi të përgatitur” kur ndërkohë shumë shpejt u kuptua që nuk kishte maska dhe kur pastaj ato u gjetën u kuptua që nuk bënin. Ka mungesa për aparate frymëmarrje, për teste, staf dhe kushte minimale siç u vu në pah dhe nga vetë personeli i spitaleve. Kuadri mjekësor vazhdon të kërcënohet për të mbajtur sekret mungesat.

Nuk është marrë asnjë masë reale për të pezulluar apo rregulluar tarifat e telefonisë dhe internetit në mënyrë që njerëzit që kanë mundësi të punojnë nga shtëpia. Shumica e vendeve evropiane kanë shtetëzuar ose kanë bërë të paktën një marrveshje me spitalet private, me firmat që prodhojnë artikuj bazë, import-eksport etj. ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë reagim për këtë.

Një qeveri që nuk ishte gati për të mbyllur kufinjtë, nuk ishte gati për një dyndje në spitale, nuk ka asnjë fond për urgjencat sepse e ka boshuar atë në kohë paqe, në vend që të na vijë krah e të na qetësojë shpirtërisht e financiarisht në këto kohë të vështira, na kërkon të rrimë brenda e të mbyllim gojën e se do na vërë gjobë e do na bllokojë rrogën pa miratim nga parlamenti apo bazë në ligj.

Më pëlqyen videot që na tregonin si laheshin duart. Po uroj që dikush të shpjegojë aty edhe si priten thonjtë.

 

 

March 23, 2020 09:06
Komento

7 Komente

  1. Erhard March 23, 11:10

    Kryeministri di vetem te kercenoje dhe te merret vetem me 1% te popullsise se vendit qe nuk zbaton rregullat,por edhe vete ky kryeministyer,mqe nxjerr urdhera e VKM me koken e tij,pa nje mbledhje qeverie duke ndryshuar ato sip[as qejfit nuk ben gje!
    Kercenon njerezit se do t’u heqe perkrahjen elonnomike etj!
    Po ku e gjen kete te drejtye me ligfj ky arrogant,kur as me vemdim gjytkate nuk mund te mbahewt rroga,pensioni pa le me perkrahja sociale dhe per me teper ri imbursimi i barnave!
    Kjo eshte me sghume se arrogance totale!
    A ka njeri ne qeveri etj qe t’i kujtoje ketij njereiu se po flet badiava si Isman Gazepi dikur?
    Me shume njerezit kane mesuar nga keshillat e mjekut Titero se sa kercenimet karagjoze te kryeministrit,qe ka frike te dale ne zyre sic bejne te gjithe homologet e tij ne bote!

    Reply to this comment
  2. Erhard March 23, 11:11

    Kryeministri di vetem te kercenoje dhe te merret vetem me 1% te popullsise se vendit qe nuk zbaton rregullat,por edhe vete ky kryeminister,qe nxjerr urdhera e VKM me koken e tij,pa nje mbledhje qeverie duke ndryshuar ato sip[as qejfit nuk ben gje!
    Kercenon njerezit se do t’u heqe perkrahjen elonnomike etj!
    Po ku e gjen kete te drejtye me ligfj ky arrogant,kur as me vemdim gjytkate nuk mund te mbahewt rroga,pensioni pa le me perkrahja sociale dhe per me teper ri imbursimi i barnave!
    Kjo eshte me sghume se arrogance totale!
    A ka njeri ne qeveri etj qe t’i kujtoje ketij njereiu se po flet badiava si Isman Gazepi dikur?
    Me shume njerezit kane mesuar nga keshillat e mjekut Titero se sa kercenimet karagjoze te kryeministrit,qe ka frike te dale ne zyre sic bejne te gjithe homologet e tij ne bote!

    Reply to this comment
  3. Erhard March 23, 11:11

    Kryeministri di vetem te kercenoje dhe te merret vetem me 1% te popullsise se vendit qe nuk zbaton rregullat,por edhe vete ky kryeminister,qe nxjerr urdhera e VKM me koken e tij,pa nje mbledhje qeverie duke ndryshuar ato sip[as qejfit nuk ben gje!
    Kercenon njerezit se do t’u heqe perkrahjen elonnomike etj!
    Po ku e gjen kete te drejtye me ligfj ky arrogant,kur as me vemdim gjytkate nuk mund te mbahewt rroga,pensioni pa le me perkrahja sociale dhe per me teper ri imbursimi i barnave!
    Kjo eshte me sghume se arrogance totale!
    A ka njeri ne qeveri etj qe t’i kujtoje ketij njereiu se po flet badiava si Isman Gazepi dikur?
    Me shume njerezit kane mesuar nga keshillat e mjekut Pipero se sa kercenimet karagjoze te kryeministrit,qe ka frike te dale ne zyre sic bejne te gjithe homologet e tij ne bote!

    Reply to this comment
  4. VLORA March 23, 11:19

    Te gjithe jane kunder gjobave ,kunder kercenimeve etj po asnjeri nuk jep receten si te veprohet kur njerzit dalin xhiro ne bulevard,pleqte ne lulishte te lozin domino.Shajne per spitalet e drejte por shikoni pak fotot nga SPANJA,ITALIA si jane kolapsuar

    Reply to this comment
    • Gruda March 23, 11:48

      O Vlora!
      Ne si qytetare te ketij shteti ne 99% te popullsise i kemi pranuar dhe zbatuar urdherat e qeverise,por ne shohim cdo dite qe kryeministri nuk merret fare me hallet tona,por ben vetem kercenime me gjoba etj ndaj shkelesve!
      Ke ta shkeles nuk jane shume,prandaj ata nuk vene mend me kercenime mediatike,por duan veprime konkrete!
      Flitet per goba,por keto jane mufka se te papuneve,femijve,pensionnistevce etj nuk ke ku ia merr gjoben,se as me vendim gjykate nuk hiqet pensioni apo perkrahja sociale!
      Cfare vlere kane kercenimet boshe te kryeministrit kur nuk kane baze ligjore?
      Ku i mbeshtet kryeministri gjobat qe ve?
      Mbi te gjitha ne nuk po shikojme qe ky kryeminister te vere ne pune ministrat,por del vetem vete per cdso gje duke luajtuyr rolin e tellallit te kohes se Zogollit!
      Ne qe jemi shumica nuk po shphim gje!
      Thone se do japin ndihme ushqimire per pensionistet kryefamiljare,por i tille jam edhe une,por deri me sot nuk me kane dhene ndonje gje!
      Mis valle kryeministri kujton se ne kemi aq leke,sic ka ai qe te mbushim dollapet me ushqime?
      Shohim ne tv qe ushtreia con ushqime,por sic duket behet sa per reklame!
      Se njerezit hane 3 here ne dite e jo nje here ne muaj!
      Si u mbuloka furnizimi me ushqime kur per dy jave ne Yzberisht nuk kemi pare asnje ndihme?
      Njerezit hane ushqim,z.kryeminister e jo propagande boshe!

      Reply to this comment
  5. klemi March 23, 13:03

    Eh more gazetar, po perse more ndjell vetem zi per kete vend? Perse e krahason me disa vende qe masat i moren me shume vonese, ne kohen kur vendi yne mori masa te menjehershme, por nuk po i zbatojme more zoti gazetar. A je shqiptar apo jo? Perse nxit lloje lloje komentuesi qe te flasin vetem budallalleqe, ne kohen kur nuk eshte koha per to.

    Reply to this comment
  6. Elona March 24, 17:42

    Shyqyr qe doli dikush per ta analizuar situaten me shifra e me shembuj nga vendet e tjera se keta edhe po t’i kritikosh me fakte thone “mos e politizo situaten”. Bravo per analizen dhe shembujt konkrete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim