Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, konflikti i tretë i armatosur në të cilin Rusia dhe Turqia janë në anë të kundërta: A po shkojnë dy vendet drejt luftës?

October 17, 2020 13:42

Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, konflikti i tretë i armatosur në të cilin Rusia dhe Turqia janë në anë të kundërta: A po shkojnë dy vendet drejt luftës?

Nga Janusz Bugajski

Pas rreshtimeve në Siri dhe Libi, lufta midis Armenisë dhe Azerbajxhanit është konflikti i tretë i armatosur në të cilin Rusia dhe Turqia janë në anë të kundërta. Kjo është potencialisht përballja më e paparashikueshme dhe më e rrezikshme për të dy shtetet si dhe për mjaft rajone fqinje.

Kur lufta për rajonin e Nagaran-Karabakut shpërtheu në 1988, të dyja (Armenia dhe Azerbajxhani) ishin republika sovjetike dhe luftimet e tyre patën ndikim të paktë jashtë Bashkimit Sovjetik. Pas më shumë se tridhjetë vjetësh, Armenia dhe Azerbajxhani, ashtu si Gjeorgjia, janë të vendosura në një korridor strategjikisht të rëndësishëm midis Detit Kaspik dhe Detit të Zi – një urë midis Europës, Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme.

Të tre shtetet e Kaukazit të Jugut janë të tkurrura midis tre fuqive historikisht perandorake: Rusisë, Turqisë dhe Iranit. Përveç kësaj, Gjeorgjia është aspirante e NATO-s dhe ka një partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara. Siguria dhe integriteti i saj territorial kërcënohet nga Rusia, e cila ka pushtuar dy rajone të vendit , Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut.

Por është lufta e rifilluar mbi Karabakun që paraqet rrezikun më të madh për rajonin. Shpërthimi i dhunës, së fundmi, është më kritik sesa lufta e parë, pasi të dy palët nuk mbështeten më në armatimet e vjetruara sovjetike por në pajisjet moderne me të cilat të dyja janë furnizuar nga Moska dhe fuqitë e tjera.

Pas gati tridhjetë vjet negociatash të pafrytshme, qëllimi i Azerbajxhanit është të rimarrë Karabakun dhe shtatë zonat azeren përreth të kapura nga Armenia. Territoret e pushtuara, nga ku janë dëbuar pothuajse një million azerë, përbëjnë pothuajse 14 për qind të territorit të vendit. Jerevani ka shpërfillur katër rezoluta të KB që riafirmonin integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe i bënin thirrje Armenisë të tërhiqte ushtrinë e saj.

Deri më tani Baku ka evituar bombardimin e territorit armen pasi kjo mund ta fusë Moskën në luftë. Kremlini ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë mbi vetë Karabakun edhe pse Armenia është një nga aleatët më të afërt të Rusisë. Dispozitat e përbashkëta të mbrojtjes të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Moska (CSTO) i referohen vetëm territorit armen dhe jo (territorit) të huaj të pushtuar.

Jerevani po përpiqet të provokojë azerët që të sulmojnë Armeninë e mirëfilltë duke bombarduar disa qytete azerbajxhanase, përfshirë Ganja-n, qytetin e dytë më të madh në vend. Qeveria e Armenisë gjithashtu ka deklaruar se Turqia është përfshirë në luftime, duke përllogaritur se kjo do të provokojë një përgjigje të fuqishme nga Moska.  Ajo pretendon se Ankaraja ka dërguar luftëtarë sirianë për të ndihmuar aleatin e saj të ngushtë –Azerbajxhanin- dhe se Armenia është mbrojtëse e Europës kundër terrorizmit ndërkombëtar. Si Ankaraja ashtu edhe Baku mohojnë rekrutimin e ndonjë mercenari.

Turqia ka shprehur mbështetjen e saj ndaj përpjekjes së Azerbajxhanit për të rifituar territoret e tija dhe ka vendosur disa avionë luftarakë F-16 në vend, ndonëse ata për momentin nuk janë përfshirë në luftime. Gjithashtu, në verë, ajo u angazhua në stërvitje të përbashkëta ushtarake me Azerbajxhanin, megjithëse këto ishin më të vogla se stërvitjet shumëkombëshe ‘Kavkaz 2020’ të Rusisë, (të zhvilluara) në Rusinë jugore dhe Armeni.

Si Turqia ashtu edhe Rusia mund të përfshihen drejtpërdrejt nëse lufta përshkallëzohet dhe kërcënon të ndërpresë lidhjet e rëndësishme të energjisë, transportit dhe komunikimit midis Azisë Qendrore dhe Europës, si dhe midis Rusisë dhe Iranit. Korridori Jugor i Gazit, naftësjellëset Baku-Tbilisi-Ceyhan dhe Baku-Supsa, të cilat furnizojnë me naftë azerbajxhanase portet e Mesdheut dhe Detit të Zi, mund të ndikohen të gjitha. Lufta gjithashtu mund të ketë ndikim në autostradën Azerbajxhan-Gjeorgji, pjesë e projektit për rrugën e dytë më të gjatë të Europës – Autostradën Lindje-Perëndim E60, nga bregu i Atlantikut në Francë deri në kufirin kinez. Kabllot kryesore të fibrës optike, të cilat lidhin Europën me Azinë Qendrore, gjenden gjithashtu afër zonës së konfliktit.

Çdo ndihmë e Moskës për Armeninë që rrit praninë ushtarake të Rusisë afër kufirit turk ose u shkakton disfatë forcave azeriane do ta tërhiqte Ankaranë në konflikt. Përfshirja e Turqisë mund të jetë veçanërisht e dëmshme për Rusinë. Ankaraja mund të mbyllë ngushticën e Bosforit për marinën ruse, të bllokojë gazsjellëset dhe naftësjellëset ruse dhe të ndërhyjë në projektet veri-jug të Moskës me Iranin. Nga ana e saj, Rusia mund të ndajë Gjeorgjinë në gjysëm me një korridor ushtarak në mënyrë që të përforcojë trupat e saj në Armeni dhe mund të kërcënojë të bllokojë të gjitha tubacionet Lindje-Perëndim për Europën.

Nëse lufta, nga një përballje lokale kthehet në një (përballje) rajonale, Irani gjithashtu mund të detyrohet të mbështesë Armeninë dhe Rusinë. Si një anëtare e NATO-s, Turqia mund t’i bëjë thirrje aleatëve të saj për të siguruar ndihmë, sipas nenit 5 të dispozitës për mbrojtje të përbashkët. Në të njëjtën kohë, Rusia do të përpiqet të mobilizojë anëtarë të tjerë të CSTO për të ndihmuar drejtpërdrejt Armeninë. Në skenarin e përshkallëzimit të plotë, SHBA do të ndihen të detyruar nga traktati të mbrojnë Turqinë, si dhe partnerin e tyre strategjik Gjeorgjinë, duke u tëhequr kështu në konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

 

Dita, Albania

ARE TURKEY AND RUSSIA HEADING TOWARD WAR?

Janusz Bugajski

The war between Armenia and Azerbaijan is the third military conflict in which Russia and Turkey are on opposite sides, following the standoffs in Syria and Libya. It is potentially the most volatile and dangerous confrontation for both states and for several neighboring regions.

When the war over the region of Nagorno-Karabakh erupted in 1988, both were Soviet republics and their fighting had little impact outside the Soviet Union. After more than thirty years, Armenia and Azerbaijan, together with Georgia, are located in a strategically important corridor between the Caspian and Black Seas – a bridge between Europe, Central Asia, and the Middle East.

All three South Caucasus states are squeezed between three historically imperial powers – Russia, Turkey, and Iran. In addition, Georgia is a NATO aspirant and has a strategic partnership with the United States. Its security and territorial integrity is threatened by Russia which occupies two regions of the country – Abkhazia and South Ossetia.

But it is the renewed war over Karabakh that poses the gravest danger to the region. The latest violence is more serious than the first war as the two sides no longer rely on outdated Soviet weaponry but on modern equipment supplied to both sides by Moscow and other powers.

After almost thirty years of fruitless negotiations, Azerbaijan’s objective is to recapture Karabakh and seven surrounding Azeri districts held by Armenia. The occupied lands make up almost 14 percent of the country’s territory, from where almost a million Azeris were expelled. Yerevan has disregarded fourUN resolutionsthat reaffirmed Azerbaijan’s territorial integrity and called on Armenia to withdraw its military.

Thus far Baku has avoided bombing Armenian territory as this could bring Moscow into the war. The Kremlin has declared that it will not intervene over Karabakhitself even though Armenia is one of Russia’s closest allies.The common defense stipulations of the Moscow-led Collective Security Treaty Organization (CSTO)only apply to Armenian territory not to foreign conquests.

Yerevan is trying to provoke the Azerisinto attacking Armenia proper by bombing several Azerbaijani cities, including Ganja, the country’s secondlargest. Armenia’s government also claims that Turkey is involved in the fighting, calculating that this will provoke a strong response from Moscow. It asserts that Ankara has sent Syrian fighters to help its close ally Azerbaijan and thatArmeniais a defender of Europe against international terrorism. Both Ankara and Baku deny that any mercenaries have been recruited.

Turkey has expressed support for Azerbaijan’s attempt to regain its territory and stationed several F-16 warplanes in the country, although they are not currently involved in the fighting. It also engaged in joint military drills with Azerbaijan in the summer although these weresmaller than Russia’s multi-national Kavkaz 2020 exercises in southern Russia and Armenia.

Both Turkey and Russia could become directly involved if the war escalates and threatens to cut off critical energy, transportation, and communication links between Central Asia and Europe and between Russia and Iran. The Southern Gas Corridor, the Baku-Tbilisi-Ceyhan and Baku-Supsa oil pipelines, delivering Azerbaijani oil to Mediterranean and Black Sea ports could all be affected. War can also impact the Azerbaijan-Georgia highway, a part of Europe’s second-longest road project – the E60 East-West Highway from the Atlantic coast in France to the Chinese border. Major fiberoptic cables linking Europe with Central Asia are also close to the conflict zone.

Any assistance by Moscow to Armenia that increases Russia’s military presence close to the Turkish border or inflicts defeats on Azeri forces would pull Ankara into the conflict. Turkey’s involvement could prove especially damaging for Russia. Ankara can close the Bosporus straits to the Russian navy, block Russian pipelines, and interfere with Moscow’s north-south projects to Iran. For its part, Russia could sever Georgia in half with a military corridor to reinforce its troops in Armenia and threaten to cut all East-West pipelines to Europe.

If the war spreads from a local to a regional conflagration, Iran may also be ensnared to support Armenia and Russia. As a NATO member Turkey could call upon its allies to provide assistance under Article 5 provisions of common defense. At the same time, Russia will try to mobilize other CSTO members to directly help Armenia. In the full escalation scenario, the U.S. would feel treaty bound to defend Turkey as well as its strategic partner Georgia, thus bringing it into direct confrontation with Russia.

 

——–

Kolonën e Bugajskit mund ta lexoni ekskluzivisht në DITA print dhe online çdo të shtunë. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

October 17, 2020 13:42
Komento

11 Komente

  1. Arben October 17, 15:29

    Përpara Sulltan

    je shpresë për popullin

    tregoju vendin zullumqarëve

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi October 17, 18:44

    Nga levizjet e deritanishme te Rusise dhe Turqise duken se te dyja vendet do te jene marre vesh per shume gjera, ndoshta do te shkojne drejt kembimit te popullatave ne te dyja zonat e “huaja” te njera-tjetres. Nese nuk jane marre vesh me pare Rusia me Turqine, por edhe me Ameriken dhe Europen, atehere konflikti i tanishem ne Nagorni-Karabak mund te dale jashte kontrollit, duke perfshire Rusine dhe Turqine ne konflikt, gje qe mund te coje edhe ne zgjidhjen e problemit kurd ne fund.
    Ngushticen e Bosforit Turqia mund ta bllokoje, por kjo con ne konflikt te menjehershem me Rusine, per mos-zbatim marrveshjesh mbi kete ngushtice. Si ne kete rast edhe ne rastin e Karabakut, konflikti Rusi-Turqi nuk do te sjelle detyrimisht perfshirjen e NATO-s, pasi konflikti behet pastaj i paparashikueshem! Mund te kete idiote qe te kujtojne se mund te jete parashikuar gjithshka dhe gjithshka eshte nje loje ku NATO, Rusia, Turqia dhe ca te tjera ta afrojne konfliktin drejt Kines, mirpo ne kete rast konflikti do te jete i paparashikueshem! Ndaj mendoj se ky konflikt do te zgjidhe e shumta vetem dy zonat e “huaja” ne Azerbajxhan dhe Armeni, ose e shumta (por kjo me mundesi me te pakta) mund te zgjidhe edhe problemin kurd, te cilin Turqia ka rreth 40 vjet qe perpiqet ta (c)zgjidhe ne interes sa me te madh te saj!
    Persa i perket Shq. ne kete konflikt, nese konflikti zgjerohet, edhe kjo mund te paguaje patjeter gabimet e politikaneve te saj te bera pergjate ketyre 25 vjeteve te fundit ne lidhjet e saj si bytha me breket me Turqine dhe forcat me konservative turke, sepse kjo politike shqiptare e ka ditur shume mire qe Turqia ka probleme te medha etno-gjeo-politiko-fetare, dhe keto probleme politikanet shqiptare i kane sjelle edhe ne Shqiperi. Biles shqiptaret, kudo ku jane, kane kane disa vjet qe po e paguajne kete politike shqiptare, por bejne sikur nuk kuptojne!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 20, 12:41

      ximo
      ke të dretjë kur thua “konflikti Rusi-Turqi nuk do te sjelle detyrimisht perfshirjen e NATO-s”!
      nëse do të ketë një të tillë!?
      atëherë do të kemi vetëm një rrëzim të brëndëshëm të erdoganit dhe mbyllje të konfliktit!!
      tërë mullari me mut që po bën erdogani këto 10-15 vitet e fundit e kanë bër që turqia vetëm de jura është partner i natos!!rrëzimi i erdoganit dhe rivendosja e sistemit demokratik,laik në turqi do ta mbyllte menjëhetë konfliktin që ne imagjinojmë sot!!
      sa për problemin kurd!?
      është shumë i vështirë për tu zgjidhur!!periudhën më të mirë e patën në 2015 kur ishin në paqe me turqit dhe lufta siriane + ISIS ishin në vlagë!!
      erdogani prishi bashkpunimin me kurdët dhe bëri zgjedhje të tjera!kështu që mbylli dhe mundësinë e një bashkpunimi me kurdët!!
      përse e them një gjë të tillë,”bashkpunim me kurdët”!?
      sepse do të ishte veprimi më i mënçur i politikës turke!një veprim që do të sillte me një përqindje të madhe në një ndryshim po aq të madh!
      për mendimin tim mund të krijohej një konfederatë turko-kurde që do të përfshinte teritorin e sotëm turk duke iu aneksuar dhe pjesa kurde e sirisë e irakut!!këto do të ishin të realizushme,dhe shumë të shpejta!!falë gjëndjes në këto vënde!!gjithashtu falë gjëndjes në siri e irak do të kishte pak kundërshtim dhe më shummë mirkuptim si nga të dy shtetet po ashtu dhe nga të mëdhenjt!!
      krijimi i konfederatës turko-kurde do ti jepte mundësinë që kurdët të ishin të barabartë në shetin që kanë jetuar prej 500 vjetësh!!të barabartë në tërë kuptimin e fjalës!!kulturë dhe gjithçka e kanë pothuajse të njëjtë,përfshi dhe forcën politiko ushtarake që ka turqia e sotme!edhe bota do të kishte një problem më pak!!
      ndoshta me kalimin me kohës mund të gjenin dh enjë zgjidhje me iranin për pjesën e mbetur në iran!!
      por këtë dëshirë nuk e kanë as kurdët e as turqit!!
      erdogani jo e jo!atij i intereson pushteti dhe gomarllëku i tij!ai nuk mund të lërë një turk tjetër të sundojë e jo më një kurd që të drejtojë turqinë!!ai vazhdon e ëndërron ditën kur do të ketë fuqinë e osmanëve të dikurshëm për të bërë të njëjtat masakra që ata kanë bërë!!
      hë për hë po i bën kundër kurdëve në turqi,e siri!!

      Reply to this comment
  3. mali October 17, 19:18

    Janusz Bugajski!Ke shkruar shume ne anglisht por nuk kuptoj sa lexohesh nga shqiptaret dhe sa vleresime ke nga kombi juaj.Ben politiken e botes dhe haron se ka nje Shqiperi ,ne se quan vehten qe ke gjak shqiptari.Ku eshte kontributi yt per problemet shqiptare?Ke nje “New Bugajski Hour”,kujt i vlen ajo?Sa shqiptare e dine kete ?

    Reply to this comment
  4. Arben October 17, 19:50

    .

    Reply to this comment
  5. mali October 17, 21:48

    E kam thene edhe me pare:Lufte per tregje dhe burime nafte dhe qymyr guri midis shteteve,dhe lerini pordhet UN.Hitleri ate deshte naften e Bakuse dhe qymyryrin e uraleve.Keto do ti mare me i forti.Pik……

    Reply to this comment
  6. Mollosi October 17, 22:50

    Rusia per nje kohe do te rri e qete. Ajo nuk do t’i ndihmoje Armenise as me armatime. Dhe e gjithe kjo do te behet per tu “dorezuar” Armenia ne duar te Rusise. Vetem atehere Rusia do te marre anen e Armenise. Ne kete rast Turqia do te terhiqet sepse e di qe nuk e ka forcen qe te luftoje kunder Rusise.

    Reply to this comment
  7. En Very October 18, 10:21

    Buga Buga dijetar statistikash shkollore,me mire te ishe bere drejtor instati ose poste ketu tek ne,ose tek Adisa,te pakten do gjeje veten duke bere tendera kabllash optik,ose te ishe drejtor informacioni ne kryeministri,dhe te na lexoje ate qe ben lideri yne suprem El Vini,keshilloje qe te beje me ligj detyrim qe njerezit te dalin nga shtepite vetem me kaske motori,edhe per edukator kopshti nuk je keq,mund ti beje orarin ditor mistrecave te kombit tone,te ardhmes,te pakten ti instruktosh qe te nderojne veten ne rradhe te pare ,shoket dhe shoqet e klases etj etj…Buga eshte ne dilem se mos Putini na perplaset me Erdoganin,hahahahahaaaa,….hahahahaaaa,qenke edhe me i vogel se gjerat miopike qe i permend si strategji midis shtetesh,…

    Reply to this comment
  8. xyz October 18, 10:39

    Rusia dhe Turqia pretendojne qe te rrisin rrolin e tyre ne maredheniet nderkombetare.Ekonomilisht kjo shkone shume ngadal dhe duan qe ushtarakisht te gjinden ne rang te fuqivet tjera duke u armatose intensivisht dhe ndejtur large konflikteve ushtarake ditekte …

    Reply to this comment
  9. spartak October 18, 14:18

    Po të ishte gjallë i madhi Pandi RAIDHI , do të sugjeronte ashtu urtë e butë z. BUGAJSKI : Po thellohu , bre djalë , thellohu . Thellohu , thellohu ,.. .
    Lojën e luajnë bashkë SHBA , Rusi dhe, hidhen në lojë , kush ma shumë e kush ma pak, të gjithë të tjerët me në krye Kinën e vazhdojnë Angli , Francë , e kanë fillu me u fut në lojë së fundmi me forcë dhe Gjermania e Japonia , madje dhe Italia e Turqia .
    Besoj, se nuk të ka hik nga kujtesa historike numri i madh prej afro 30 miljonë njerëzve të pa fajshëm, që u vranë përgjatë 4-5 viteve të luftës së dytë botërore .
    Epo, që nga viti 1946 e deri më sot , nëpër qindra luftra e konflikte në mbarë botën janë vrarë dyfishi , mbi 50 miljon njerëz komplet të pa fajshëm , duke fillu me qindra mijëra fëmijë .
    Kush i fitoi këto luftra . Asnjë përveç Super Miljarderëve të industrive të armëve që drejtojnë politikat botërore , që heqin e vendosin në pushtet presidentët e udhëheqësit e gjithë botës , ato që drejtojnë Uollstritin , FMN-në , BB-në dhe gjithë politikë bërjen e ngrehjes së konflikteve .
    Kujt po i bëhet vonë prej tyre se kush do vritet e sa do vriten . Ato shofin vetëm interesin për nxitjen e konflikteve , sepse paret vijnë mbrapa .
    Vetëm kaq , e freskët fare . Konflikti Turqi-Greqi . Franca mban anën e Greqisë e vrap po e armatos sa të mund, se e ka mik .
    Po ashtu Rusia e SHBA-ja të dy palët .
    Azerbajxhan-Armeni . Kishte ra deri diku në qetësi . Prit . Ngadalë një çikë . Kanë dale dhe armë të reja . Ku do I provojmë Dronët ? Tek vehtja . Mos e dhëntë zoti . Eksperiment e mish për top të tjerët , e ne shesim armatime e mbushim xhepat .
    A don Kore , Vietnam , Indi-Pakistan , Kamboxhia , Laos , Birmani , Filipine , Indonezi , Afganistan , Irak-Iran , Iran-Kuvajt , flaka Lindjes së Mesme ka 53 vjet , Liban , Siri , Libi , komplet Afrika , Amerika Latine dhe ajo Qëndrore , konfliktet Angli – Argjentinë , Kolumbia e drogës , Kili i Pinoçetit , Karaibet , Ballkani , e sa e sa të tjera .
    E për çudi . Lufta II Botërore ka 75 vjet që ka mbaru , e manjatët e armëve nga miljarderë janë bërë pa luftë të III-të , super, super miljarderë . Mos shif se nuk i nxjerrin në klasifikime, sepse do tmerrohej bota . Jef Bezosat e Bill Gejtsat do dukeshin liliputë në pasuri para tyre . Kanë fillu me dalë në skenë dhe luftrat bakteriollogjike , madje, po japin fitime marramendëse pa u ndier erë baruti e gjaku fare.
    Serbia dhe armatosja e saj , shërbejnë si fitil me i ndez kapsollën armatosjess së mëtejshme të të gjithë vendeve rrotull , e kjo i intereson manjatëve të LUFTES , të çdo krahu e ngjyre , prandaj mos prit me i ndal dorën kush , por duhet me u pregatit , me u ruajt prej provokimeve e me u bashku sa ma fort .
    E dijnë mirë edhe manjatët e armëve postulatin : “ Pregatitemi për paqe e stabilitet duke u armatos “ .
    Rusi ka shit në Ballkan 500 , ama 10 fishin e ma shumë kanë shit Amerika e të tjerët në kuadër të NATO-s , modernizimit e rritjes së gjoja sigurisë , duke fillu nga Greqia e deri në Kroaci , Bullgari e Rumani , se, për vendet e tjera, si fut njeri fort në hesap , 5 janë sa për 1 .

    Reply to this comment
  10. thjesht... October 18, 20:13

    taman per trurin e islamofileve pro turq, te shqiperise . barazvlefshmeri forcash, midis rusise dhe turqise !?!
    mbidhni mendjen o, vemje primitive . rusia matet me gjithe bote minus veten, ashtu si dhe usa me gjithe boten, po minus veten . te tjeret jane fije shkrepse qe vetedigjen, po e kruajten. .b..ythen .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim