Lufta mes dy grupeve për të grabitur 100 kg drogë, 4 të arrestuar dhe 4 në kërkim

October 8, 2015 10:05

Lufta mes dy grupeve për të grabitur 100 kg drogë, 4 të arrestuar dhe 4 në kërkim

Policia e Përmetit zbardhi dje betejën e armatosur në zonën e Frashërit mes dy grupeve rivale që luftuan për t’i grabitur një kuintal drogë njëri-tjetrit, që po transportohej me mushka. Për pasojë pati një person të plagosur, ndërsa janë arrestuar 4 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni për ngjarjen e ndodhur në fshatin Vërçisht është koduar “Gostomicka”, në bashkëpunim me policitë Gjirokastër dhe Berat.

Burime zyrtare thanë se u sekuestruan 100 kg marijuanë, rreth 2 gramë kokainë, tre automjete dhe gëzhoja automatiku e pistolete në vendngjarje.

Të arrestuarit janë Roland Pata, 41 vjeç, Altin Merdani, 36 vjeç, nga Tepelena, të cilët në bashkëpunim me të dyshuarin Stefan Gjoka, 32 vjeç, banues në Qeparo të Vlorës dhe Elton Abazaj, 34 vjeç, banues në Gjirokastër, kanë plagosur me armë zjarri Gazmor Ibron, 39 vjeç, banues në fshatin Nikollar të Skraparit, me qëllim grabitjen e ngarkesës së drogës që po e transportonte me mushka së bashku me dy vëllezërit e tij.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi i shtetases N.Z., bashkëjetuese e të arrestuarit Pata, pasi në banesë u gjetën dy doza kokaine dhe 5,1 gramë hashash.

Kurse në spital u arrestua i plagosuri Gazmor Ibro dhe në kërkim u shpallën vëllezërit e tij Ilirjan Ibro, 35 vjeç dhe Fatri Ibro, 37 vjeç. Në shtëpinë e tyre u gjetën edhe 60 bimë narkotike të mbjella.

October 8, 2015 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*