Lufta midis te resë e të vjetrës nuk është e thjeshtë

July 10, 2018 08:59

Lufta midis te resë e të vjetrës nuk është e thjeshtë

I nderuar Thano

Zoti Pandeli Majko ka bërë shumë mirë që nuk e ka votuar të ashtuquajturin ligj për Teatrin, të miratuar të enjten në Parlament. Më mirë kështu, “sahanët pa kapak”. Deri më tani ky zotëri ishte “i fundmi i mohikanëve”, pothuajse nga të vetmit politikan të “grupit të sulmit” që i hynë kësaj politikës në fillim të viteve 90-të.

Pothuajse të gjithë të tjerët e kanë kristalizuar aktivitetin e tyre në raport me të ardhmen. Dikush në pension, dikush nën “çatinë” e vet, dikush në rrugë të “hapur”, shefi “i madh” i 90-ës, Haveli i “pazarit të vjetër” endet në perandorinë e tij të “Shpellave të Ali Babës”, rreth të cilit gumëzhijnë mizat e bishtit të vet, disa kanë ndëruar edhe jetë e ndonjë edhe ka provuar qelitë e burgut. Nga të paktët që endet akoma si një sonambul politik yhjesht i padëmshëm, që i ka shpëtuar deri më tani territ të politikës shqiptare të pas “revolucionit demokratik të gjelave te detit” është ky zoti Majko, Pandeli Majko, ky “trim i tërbuar” i tolerancës dhe mirëkuptimit me më të pakuptimtën gjë që ka ndodhur për kaq e kaq kohë në politikën tonë, me partinë e themeluesit të më të zezës histori që ju ka ndodhur shqipëtarëve, me partinë e krimit zyrtar, grabitjes e përçarjes të popullit në emër të …popullit.

E nuk e ka keq ky zoti Pandi Majko që abstenon në projekt vendimin në fjalë i cili ka të bëjë me “realizimin e projektit për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me partner privat”. Sepse ky projekt vendim, për të me sa duket nuk është asnjë gjë në krahasim me atë që ka bërë ai në të kaluarë “heroike”, në drejtim të “kulturës dhe shkencës” të vendit. “Për Teatrin Kombëtar, thotë e shkruan ky “rilindas” i voçkël i mbetur qysh nga kohërat e herëshme, pranoj komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të ‘një gisht’ më shumë sesa unë! Në vend që të merren me komente, i këshilloj të shohin dramën ‘Vizita e damës plakë’…e 1991-shit. Të tjerat janë fjalë”.

E nuk e ka keq! Ato që ka bërë ai bashkë me ata që “nuk pranojnë komente”, me të cilët bashkon votën e vet imagjinare, tani janë të pa përshkruara. E morën “Shqipërinë komuniste” me një kryeqytet prej 250 mijë banorësh, e çuan në vitin 1997 me gjysëm miljoni, i vazhduan vitet 2000 me 800 mijë dhe tani ky qytet kryeqytet i gëzon “me plot shëndet” një miljon banorë, aq sa nuk ka ndodhur e kurrë nuk ka për të ndodhur ndonjëherë në botë e në histori. Në këtë raport, kur në një vend me afro 3.5 miljon banorë të ketë një kryeqytet me 1 miljon, i bije që Nju Yorku për afro 30 vite nga 15 miljon te kishte sot 100 miljon banorë dhe Pekini nga 18 miljon të kishte 500 miljon banorë. Në fillimet e politikës të atyre me të cilën përpiqet të bashkojë votën ky “jaran paqedashës socialist” u shkatërrua edhe ajo pak politikë tepër racionale që ndiqte shteti komunist, pas të cilit nga një qytet ku kontrollohej gjithëkush kur hynte e dilte, u kthye ne një “kuplara” urbanistike ku mund të hynte e vazhdon të hyjë kushdo, me shtëpi pa shtëpi, me punë pa punë, me pasuri pa pasuri, me tokë pa tokë…

E veçanërisht pa këto dy të fundit. Tirana e viteve 90-të u bë Eldorado e Ballkanit, aty mund të bësh pasuri e tokë vetëm me “pak vaj për pushkën e gjatë” të shqiptarit e me hunj zjarri. U shkatërrua Tirana anë e mbanë, u zgjerua kuturu si ajo ameba një qelizore që nuk ka as kokë e as trup por vetëm një njollë që rritet zhvillohet kuturu e po kuturu lëviz. “Hordhi” fshatarësh sulmuan e rrethuan qytetin, duke ja marë frymën nga do. Sulmo, pushto, grabit, shkatërro, ja këjo ishte politika urbane e atyre viteve kur Pandeli Majko përpiqej e përpiqej të bëntë diçka, por që nuk arinte ta nxirte “qimen nga qulli”, megjithëse mbi muret e studjos të vetë e përshëndeste përditë portreti i preferuar i Presidentit Xhon Kenedi, i cili edhe ashtu portret u “përdhos” nga këta lloj politikanësh, këta mumje që vetëm imitonin, bënin si demokrat duke qënë këllira të demokracisë e i lanë hapur krahun një prej komunistëve më mënxyrë që kishte pjellë regjimi i Enver Hoxhës, atij që vrau, preu, grabiti e që sot bën si “nëna e dreqit” në mbrojtje të traditave e të aritjeve të demokracisë shqiptare të “ozurpuar nga mafja e kuqe e nga djemtë e Bllokut”.

E vetmja gjë që ariti të mbante me shpirt nëpër dhëmbë diçka fizionominë e Tiranës urbane ishin arterjet kryesore të projektuara e filluara në kohë të Zogut e te strukturuara e peërfunduara në kohën e Enverit. Jashtë atyre sot nuk ka më asgjë tjetër përveçëse një anarshije që nuk quhen më rrugë por thjesht shtigje e kalime. Ja këjo është Tirana sot, Tiranë të cilën me të kaluarën e lidh vetëm emri i saj, emri i “Zogut të zi”, emri i “21 dhjetorit” të Stalinit, Lapraka, Shallvarja, Xhomlliku, Brryli e Kino Studjo.

Githëçka tjetër është shpërfytyruar, ka marë formë e “pallatit me shigjeta” dhe të rrugës të “burgut”, një “fshat” i tëmerrshëm ku flihet gjumë, pihet kafe, parkohen makina dhe “digjet” korent. U zhduk çdo lloj shenjë kulture, krejt kinematë e libraritë, u dogjën dhe u degraduan shkolla, ju vu ferra krejt kodrave të bukura e të fisme që rrethonin qytetin, u shkul gjelbërimi e rrënjët e pemëve qindravjeçare u dëndën me beton e hekur, gjithë ajo mrekulli ku në çdo cep e rrugë të Tiranës zbriste si me “dorën e Zotit” freskija e malit të Dajtit, tashmë edhe atij ja “kanë marë frymën”, të paguash katet e larta që të shohësh pak prej tij. E çfar nuk është bërë në këtë vend e në këtë Tiranë!

Në këtë Tiranë që edhe pas 50 vitesh nuk do të ketë “takat” për të mbajtur as 500 mijë banorë me “bukë e me punë” e jo më një miljon, e që këta zorrëzopë që sot shesin oratorinë më të pjerdhur që mund të ndodh, na ftojnë në “mbrojtje të kulturës e historisë tonë”, të cilat na u dashka t’i mbrojmë tani “pas vdekjes”, thjesht për hesap të bythës të tyre të majmur me pasuritë e pakthyeshmë të vendit e me brinjët e thyera të kurrizit  të fukarenjëve.

E sot, sot na del ky Pandeli Majko dhe tregon prralla me mbret, si jo pak idjotë e intelektualë të dyshimtë, që përpiqen të ngatërrojnë dynjanë, duke luajtur me naivititin politik të mjaft artistëve dhe duke luajtur me teatrin një farsë më se të pështirë. Shihni “vizitën e damës plakë”, thotë ky Majkua, sikur po na intrigon me kushedi se çfarë! Medemek me “shuplakën që pëson individi apo shoqërija që idealet i kthen në mall” siç moralizon këjo dramë e që i paska bërë përshtypje këtij zotërije (këtij ama, jo Edi Ramës) që në rininë e vet, pas të cilës,  së bashku me kolegët e vet politikanë, që e kthyen Tiranën “pa dashjen e tij” në një qytet tiran.

Pa ta pyesim një herë këtë dy herë kryeministër. Çfar vlere të qënësishëme historike ka Teatri sot? Zero! Zero në histori e jo në në tentativat që kane bërë artistët e intelektualet tanë për të ritur nivelin e tij kulturor e patriotik të shqipëtarëve. Më e madhja vlerë aty eshtë roli i kesaj godine si teatër (te tjerat janë vickla hilacakësh). E çfar pjesësh janë luajtur aty për 50 vite le ta themi e që duhet të mbahen mend për vlerat e tyre që do ti shërbejë të ardhmes të shoqërisë? Toka Jone, Furrenalta, Komunistet, Prefekti, Familja e Peshkatareve, Cuca e maleve, etj.etj. (nga dy apo tre çfaqje në javë) të cilat një herë në 5 apo 6 vite janë ndërprerë për të shikuar ndonjëherë Hamletin, Arturo Ui apo Dhelpra dhe rrushtë, apo edhe ndonje tjetër “rrallë e për mall”?

Asgjë, asnjë lloj pjese, gjurmët e të cilës mund të sherbenin si “shkollë” apo si “model” për çdo kënd që kërkon të ndërtojë pritmërinë e te ardhmes. Përveçse asaj, që të mund të shohin se si dramaturgët dhe aktorët kanë ditur aq bukur te “zbërthenin” mësimet e Partisë si dhe të kujtonin me “nostalgji” se sa me efektivitet e bënin “edukimin komunist të masave”? Për se tjetër? Po! Për aktorët me të vërtet të medhenj që kanë luajtur aty. Por këjo mund të realizohet në çdo moment e me mjete krejtësisht të njëjta, si me këtë teater ashtu si edhe me te tjerët, me foto, me kujrtime, me filmime e me rrëfime. Besoj e imagjinoni : pse, si te thuash per “Globusin” se 500 vite më parë këtu ka dhënë cfaqje Shekspiri, është njësoj me atë se këtu në Teatrin tone 40 vite me pare u dha premiera e dramës “Komunistët” të R. Pulahës, ku na ka bërë për të qarë me lojen e tij R. Ndrenika (respekt per te dy keta zoterinj te nderuar)? Etj…

Çeshtja qendron te vete ndertesa, te cilësija e saj si ndërtim. Kejo, besomeni (une jam ndertues) eshte nje “plehrë” e plotë, një ndërtesë pothuajse e amortizuar nga ana konstruktive, një rrezik për qindra spektatorë që mund ti zërë për fund nga momenti në moment, një volum krejt i kalbur. Asnjë vlerë arkitektonike nuk ka. Ca paralelopipedë  të deformuar e të llangosur me llaç, që më tepër do ti pershtateshin nje punishteje qumështi në periferi, e jo…, ç’farë… në një Teatër Kombëtar!

E ja në këtë “betejë” qesharake e ofenduese për qytetarët u fut ky zoti Pandi Majko, në vend që të bëntë çështë e mundur që në vazhdimësi të çështjes të luftojë realisht për trajtimin ekrejt asaj zone duke u mbështëtur te shkencëtarët tanë urbanist e realist njëkohësisht, për t’a trajtuar krejt atë zonë bashkë me teatrin në kuadrin e ndërtimit të një zone tmerrësisht delikate (nga masakrimi që i është bërë përqark), por që me PëPëra apo pa PëPëra të riprojektojë denjësisht kohën e perspektivën e Tiranës tonë të dashur e të coptuar tashmë për vdekje. Aty në tavolinë, “t’i thyej turinjtë” Kryeministrit me argumente, me mnyrën më të përshtatëshme e ekonomike të ndërtimit, investimit, përputhjen e saj me planet urbanistike të hartuara në përshtatje me qytetin, të ardhmen e tij, e jo të rrijë e të na bëjë foto shope përball kamerave, për të treguar me voten e tij skuthe se sa dhim…okrat është e sa fort lufton kur opozita dhim…okratike lufton për një kauzë të vërtetë dhim…okratike.

Më në fund le ta mari vesh njëherë ky zoti Majko ky “i ri që nuk ka plakje” se lufta midis te resë e të vjetrës nuk është e thjeshtë e nuk bëhet sipas brezave. Shpesh ndodh që i riu ka “moshë më te madhe” se plaku, pa le që ka edhe të rinj që kane “vdekur” ende pa e kaluar rininë biollogjike. Lufta midis këtyre akteve social historike nuk është “e omël mer jahu, si ajo hallva” e façizmit të Prefektit të Besim Levonjës,  por është një betejë që do para së gjithash do trima me mend e jo kapedanë budallenj.

Bardhyl Ermini

 

 

 

July 10, 2018 08:59
Komento

8 Komente

  1. Arben July 10, 10:36

    Rrofshin kullat 60 kateshe te prokurorit Fusha.

    Reply to this comment
  2. H.LEKA July 10, 15:51

    I nderuari e respektuari ermini qe edhe pse shkruan rrall e per mall shkrimet e tua i pershtaten thenjes se nje kritiku te madh rus:Arti matet me pak!!
    Per fat te keq kesaj radhe nuk i ke shpetuar tundimit hamòetjan:Tu bi o non tu bi,essere o non essere te rosh apo mos rrosh ose ne gjuhen e Pandelinjve analfabete ish studente te Dhjet Arit :O te prishet o te mos prishet!!
    Edhe une si ndertues natyrisht jo urbanist e as ambjentalist po mbi te gjitha si qytetar qe ka kaluar rinine ne kryeqytetin europian Tirane dhe ne pleqeri sheh kryeqytetin e dikurshem kthyer ne Kandahar ,marre ne konsiderate edhe pakeze gjezdisjen e njohjen e qyteteve e urbanistiken Europiane nga Roma e ish perandorise kryeqytet i Italise,Milano kryeqytet i industrise,Napoli i lashtesise,Venecia perle e Perendise,Torino i kultures historise ,mbreterise urbanistikes dhe qe ze vendin e DYMBEDHJETE ne Bote nga GJELBERIMI mendoj:

    ‘Kulla e barit nuk duhet te digjet’ dhe pse nuk duhet te kete ‘VLERE PERDORIMI’ por thjesht VLERE ku te kthehet ne nje kartoline argetimi çlodhjeje e defrimi mes gjelberimi.

    Kush eshte i interesuar pas gati 30 vjetesh qe shkaterroi tere veprat e artit kultures e shkences si ISIS ne Irak Siri,Libi e tani kerkon nje teater modern me miliona valute ne kryeqytetin e kalifatit Bathore te ndertuar nga te HUAJIT per te bere çfaqje te HUAJIT ku te defrehen elita IDOTE e hajrie Honmeve perfshi ‘zonjat e para’ pa tru ne koke e me perixoma edhe princeshen ZOGOLLI simbolin e obskurantizmit kjo ne guhen SHQIPE perben KRIM ekonomik ambjentalist urbanistik kulturor e artistik?
    Kush eshte i interesuar per THJEATRO ne vendin ku mbizoteron shkalla me e larte e analfabetizmit dhe injorances le te siguroje FONDET ashtu si u siguruan per DHJETRA kisha dhe xhamija dhe te ndertohen edhe DHJETRA theatro pa u bere ZHURME si per kishen e madhe e Xamine e madhe ku degjohen:
    ‘Zani i hoxhes dhe i priftit ne nje kange te degjenerume
    O pikture ideale e vjeter njimije vjeçe”!!Migjeni
    Je ne gjendje ti pergjigjesh pyetjes:Pse pikerisht aty e ka ngulur gozhden nastradine e jo ne vend tjeter ku ‘Edhe mishi te piqet dhe helli te mos digjet’?Me respekt per shkrimet e tua dhe redaksise qe me te drejte u jep hapesire ne faqet e saj si nga te paketat e lire e pa varur e profesioniste.H.LEKA

    Si intelektual qe njeh jo vetem anen kostruktive te nje ‘malli’ e aqe me teper objekti e di shume mire te besh dallimin midis VLERES dhe VLERES se perdorimit qe ne rastin konkret e para ka paresi se nuk eshte thjesht nje Lavatrice qe para viteve ‘9o behej politike çmimesh e shpesh i jepej paresi vleres se perdorimit e Lavatriçja qe i ka sherbyer deri me sot njerezimit me shume edhe se interneti blihej me shtrenjte e shitej me pak ….Godina e teatrit as qe duhet diskutuar prishja e kjo nuk ka te beje me funksionimin e tij ….

    Reply to this comment
  3. emigrant July 10, 16:52

    Shume drejt ,te behen muze me urdher te nje psikopati nje shtepi gjethesh apo bunker art e te mos behet muze i filmit e teatrit ku te ekspozohet tere jeta artistike e mbi gjysem shekulli kjo godine eshte jo vetem injorane por dhe donkishotizem me karakter psiqik..ku vend strehimet per kohe lufte i kthejme ne muze dhe veprat ‘kulti’ si lidhja e shkrimtareve,akademija e shkencave kinostudjo stalla biznesmenesh..po hotel dajti e mrekullira te tjera

    Reply to this comment
  4. info analitike July 10, 19:32

    Pa ta pyesim pak kete shokun militantint enverist qe merr persiper te vere etiketa mbi gjerat me vlere e gjerat pa vlere. Po dhurimi i truallit publik si te duket o shoku Bardhyl, po gjithe ai angazhim i partise per te votuar me cdo kusht nje ligj antikushtetues qe te lejoje kete kalim pronesie si te duket ty shoku Bardhyl?
    Qe Tiranes se vjeter po i zhduken te gjitha simbolet e vjetra ketu nje merite shume te madhe ka kriepsikoja.qe aty ku kishte ndertesa e kinema historike ndertoi ca kulla te shemtuara, apo jo shoku Bardhyl?
    Meqenese ti nuk i ditke vlerat e zones ku eshte ndertuar teatri dhe te vete teatrit lexo shkrimin e Aurel Plasarit se i ka renditur shume mire faktet qe vec nje militant koketul si puna jote mund ti mohoje: https://lapsi.al/2018/07/02/kazma-kunder-historise-te-kthehet-kunder-vetes/

    Reply to this comment
  5. vasili July 11, 12:09

    Zotin Ermini,e ndjej si nje oaz te fresket,ne shkretetiren zhuritese te Arnautistanit.
    Nje shpirt teper i ndjeshem,shoqeruar me kulturen e vertete dhe profesionalizmin e tij,ben qe te komunikosh natyrshem me te dhe ne te njejten kohe te entuziazmohesh,qe intelektuali i vertete shqiptar dhe pse teper teper i rralle,nuk ka vdekur,por vjen dhe shperthen dikur.
    Ky vend me ´´presidentin me te mire te kohrave´´,pjese integrale e bandes injorante dhe te eger te zbritur nga shpellat dhe me nje kryevezir,qe vazhdon ti rrjedhin bojrat nga surrati,dhe qe i lejon asaj bande te bej cte doje,dhe kete rradhe i lejoi asaj bande ta hiqte zvarre duke i mbajtur iso asaj me :“Ta prishim apo te mos e prishim stallen-teater“.Dhe per me teper shpellaret e degjonin per here te pare fjalen teater.
    E vetmja e drejte per te lehur,por kurre nuk duhej lejuar te lehnin kaq gjate.mendoj se i takonte atyre pseudo-artisteve,per tju prezantuar turmes si artiste.
    Dhe mbi te gjitha ne e kemi teatrin,bile me te madh ne bote:
    Karagjoz arnautistan- teater..

    Reply to this comment
  6. Lili July 11, 20:51

    Kur ignorantet marrin penen…
    Ky teater eshte i vetmi exemplar i teatrove art nouveau ne Shqiperi,e vetem per kete fakt meriton me u mbrojt,o idiotete e albanistanit qe asnje pike referimi kulturor nuk keni.
    Meriton te mbrohet qofte vetem me treguar botes se po kishin teater ne shekullin 20 e jo vetem mbas ardhjes ne pushtet te Rames e Veliajt,me idiotsirat e tyre ´e vjeter e rejà’sepse keta ende nuk fiqirojne sa duhet per me kuptuar se e reja e tyre behet e vjetra shume shpejt ,bile shume shume ma shpejt se para disa viteve…
    Ky teater meriton te mbrohet sepse nuk duhet lejuar fshirja e memorjes alla enver hoxha..
    Edhe duhet te mbrohet per mos me lejuar kriminalitetin me pastruar paret e tyre n’ato kulla .
    Edhe duhet te mbrohet per me mbrojt pronen publike nga grabitcaret alla fusha shpk ,rama e veliaj qe meritojne vetem burgun ne kete rast per gjithe shkeljet ligjore qe kane kryer.

    Reply to this comment
  7. Plaku Xhuxhumaku July 12, 01:15

    O Bardhyl, ik e meso shqip nje here, pataj jep mendje per teatrin, Nuk shkruhet “këjo” or byl, po “kjo”. e di qe eshte gje e vogel, po shpesh mbas gjerave te vogla fshihen trupjerdhjet e medha. Ty te ka pjerdhur mendja o i gjore qekur lexoje pordhat e Enver Bythos.

    Reply to this comment
  8. SHQIPTARI July 13, 14:22

    Shqiptare, ndergjegja popullore po zgjohet me ne fund,kjo eshte nje mrekulli nga Zoti,per ti thene NDAL barbarise se rradhes ndaj indentitetit te Tiranes se kuqe, qe lau me gjakun e luftetareve te lirise e demokracise kalldreme,rruge e bulevarde,packa se indentiteti i Tiranes u perdhos ne dite e vite deri me sot nga eterit tek bijte e mostrat e diktatures komuniste qe nuku kane te ndalur ne ligesi.Faleminnderit vellezer,me se fundi u zgjuat,Ju sot bete ate qe duhej bere shume vite me pare,por me mire vone se kurre;thote Populli.Godina e Teatrit Kombetare jo vetem se eshte nje dhurate per popullin e artistet pas 5 shekujsh rroberie nen sundimim gjakatare te turqeve osmanllinj e sherbetoreve te tyre shqipfoles,qe si dje dhe sot nuku kane te ndalur ne ligesi,por ka nen ombrellen e memorjes se saje nje mori ngjarjesh,datash e kontributesh nga patriote e luftetare te fjales se lire,lirise,demokracise e progresit njerezore ne dite e vite,aqe sa po ti perkujtosh si detyrim patriotik,kulturore e njerezore,do te mbulonin me pllaka mermeri te gjithe fasaden ballore te Teatrit Kombetare,gje qe duhej ish bere ,por qe do te behet gjate rikonstruksionit gjeneral te tije,ne nderim te kontributit qe kane dhene e po japin per me te miren e mundeshme njerezore ne mbrojtje te vlerave njerezore te indentitetit per Tiranen e Shqiperine…….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*