Lufta ndaj drogës në Filipine, Gjykata e Hagës nis hetim ndaj Dutertes

February 9, 2018 13:02

Lufta ndaj drogës në Filipine, Gjykata e Hagës nis hetim ndaj Dutertes

Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës nisi një hetim paraprak mbi dyshimet për krime kundër njerëzimit të kryera nga presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, në “kryqëzatën” e tij brutale kundër drogës.

Gjykata mori vitin e shkuar një raport që paraqiste prova se, Duterte ishte përgjegjës personalisht për ekzekutimet pa gjyq dhe vrasjet masive gjatë 3 dekadave, që kur ai nisi luftën kundër drogës në vitin 1988, ndërsa ishte kryebashkiak i qytetit Davao.

Statistikat zyrtare në Filipine tregojnë se, 4.000 njerëz janë vrarë nga policia në operacionet antidrogë, që kur Duterte u bë president. Por, në raportin e prezantuar nga një avokat filipinas shkruhet se, bilanci i viktimave i kalon 8.000.

Prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale thanë se do të hetojnë dyshimet për krime, të kryera të paktën që prej 1 korrikut 2016, në kuadër të fushatës kundër drogës.

Zëdhënës të Dutertes thanë se hetimi është humbje kohe dhe parash nga gjykata ndërkombëtare, madje përbën edhe shkelje të sovranitetit të Filipineve.

Që prej marrjes së pushtetit në vitin 2016, Duterte nisi fushatën e premtuar kundër drogës dhe kritikët e tij thonë se policia ekzekuton e mbrojtur nga presidenti.

o.j/dita

February 9, 2018 13:02
Komento

1 Koment

  1. po salih berishen Kriminelin e popullit Shqiptare kur do ta hetoj Haga ? February 9, 13:09

    interesant sa larg shikoka gjykata e Hage-s ne filipine loool ,
    nderkohe qe mbyll syte kundrejt Krimeve te salih adurrahman brrishes ne Shqiperi ,
    i cili ka vrare 10 fish me shume se dutertes ne Filipine .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*