Duhet një Institut për Studimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

May 4, 2019 10:33

Duhet një Institut për Studimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

Dr.Marenglen Kasmi

Debati i ditëve të fundit mbi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ), tregon qartë se ka ardhur koha që trajtimi historiko-shkencor i kësaj periudhe të rëndësishme të historisë së shqiptarëve duhet të institucionalizohet, me ngritjen e një Instituti të Studimeve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Ngritja e një institucioni të tillë i shërben jo vetëm trajtimit me seriozitet të së kaluarës, mos harresës së gjakut dhe sakrificave të dëshmorëve që ranë në luftë kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre por, i shërben edhe edukimit të brezit të ri, në një kohë kur Neofashizmi është një tendencë në rritje në vendet europiane perëndimore.

Historiografia dhe historia popullore

Si në të gjithë vendet e Europës Lindore të dala nga regjimi komunist edhe Shqipëria është përfshirë në procesin e rishikimit të historisë së saj. Deri në fillimvitet 1990, analiza e së kaluarës shikohej si një detyrë vetëm e historiografisë.

Ndërkohë që historiografia si shkencë është duke përjetuar një krizë të thellë, si pasojë e ndryshime politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore që erdhën fill pas ndryshimeve demokratike, trajtimit historik të së kaluarës i është shtuar edhe me një dimension i ri, historia publike, ose më saktë historia popullore.

Historia popullore është e rëndësishme për hulumtimin e kujtesës. Por ajo nuk mund të dalë jashtë kornizës së përgjithshme që përcakton historiografia. Po ashtu, ajo nuk mund të merret si referencë, në kuadër të ritrajtimit të çështjeve thelbësore historike, por i plotëson ato.

E thënë më shkoqur, kriza në të cilën është futur historiografia, e sidomos ajo e periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ), si pasojë edhe e politizimit të tejskajshëm të saj, inkurajon historinë popullore të merret me hartimin e një versioni të saj historik, duke synuar shpesh të rehabilitojë figura historike të pa rehabilitueshme kundër LANÇ-it, nëpërmjet përdorimit të argumenteve ta paqëndrueshëm shkencërisht dhe të  pasaktë historikisht.

Në këtë kuadër, shpesh e vërteta deformohet, çdo gjë e shkruar gjatë periudhës së komunizmit relativizohet, ose më saktë zerohet, dhe ngjizet një e “vërtetë e re”, e cila merr vulën e absolutes, ndonëse “këto të vërteta” janë më tepër produkt i opinioneve personale ose prejardhjes familjare, ku dominojnë kapërthime mendimesh brenda një dimensioni historik bosh, që shpesh bien ndesh me të vërtetën historike.

Si pasojë e shumëfishimit dhe modernizimit të mjeteve bartëse të historisë popullore, siç janë mediat, rrjetet sociale etj., por edhe nga fakti që, shoqëria është e gatshme të thithë më shpejt këtë lloj informacioni të shkruar në gjuhë të lehtë dhe që fokusohet mbi hulumtimin e kujtesës dhe fateve njerëzore, ndizen debate të panevojshme dhe të pabazuara shkencërisht për vërtetësinë e objektit që ato trajtojnë.

Në këtë kuadër, gjatë këtij debati më së shumti bëhet fjalë për interpretime të fakteve historike, sesa për faktin vetë. Shkurt, interpretimet e fakteve historike sipas interesave të caktuara, jashtë kontekstit të kohës, shpesh mbi copëza dokumentesh të arnuara e qepura keq me njëra-tjetrën dhe duke e mbështjellë gjithmonë e gjithçka nën vellon e trajtimit të krimeve të komunizmit në vitet 1945-1990, bëjnë që realiteti historik të tjetërsohet, duke e vendosur shoqërinë shqiptare para dilemës së përkufizimit të vlerës dhe antivlerës, të përçarjes së mëtejshme dhe të keqpërdorimit historik të së kaluarës, thuajse në një masë më të stërholluar dhe dinake se çka ndodhur shpesh deri në vitin 1990.

Në gjithë këtë katrahurë interpretimesh e versionesh historike të hapërdarë, arrihet shumë lehtë në krijimin e një tabloje të përgjithshme historike, nëse nisemi nga përkufizimi i vlerave – çka përfaqësonte Antifashizmi, së keqes – që ishte Nazifashizmi dhe së gabuarës – që ishin gjithë bashkëpunëtorët e tyre gjatë Luftës Antifashiste në Shqipëri  e kudo.

Që antifashizmi është vlerë pranohet nga shumica, madje edhe nga “historianë”, të cilët investohen qartazi kundër së vërtetës historike. Por, për ta ndryshon puna kur vjen fjala te antifashizmi shqiptar. Sipas logjikës së tyre, lufta e shqiptarëve ndaj së Keqes (lexo Nazifashizmi dhe bashkëpunëtorët e tyre) ishte e keqe.

Kësisoj, ata e përkufizojnë luftën ndaj të Gabuarve (lexo bashkëpunëtorët e Nazifashizmit) si një gabim dhe jo si një luftë ndaj së Keqes dhe së Gabuarës. Gjithmonë sipas kësaj logjike, kjo Lufta Antifashiste ishte e “keqe” dhe e “gabuar” sepse u shndërrua nga komunistët në një luftë civile, duke mos luftuar kundër pushtuesve, por vetëm kundër kundërshtarëve të brendshëm.

Pra, natyra e luftës së popullit shqiptar kundër pushtuesit tentohet të njësohet, me natyrën e drejtuesit të kësaj lufte, Enver Hoxhës ose forcës politike që e drejtoi atë, Partisë Komuniste (Punës) në vitet 1944-1990.

Këto dy fenomene duhen ndarë nga njëra-tjetra. Nëse flasim me shifra, nga viti 1941 deri në vitin 1944, numri i komunistëve pjesëmarrës në LANÇ shkonte nga 2400 deri në 3600 anëtarë partie, pra rreth 4-6% të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Kështu që, kjo nuk mund të ishte një luftë vetëm e komunistëve, por një luftë e gjithë popullit shqiptar kundër pushtuesit, siç ishte edhe lufta e shumë popujve të tjerë.

Deri në vitin 1990 ka plot gjëra që janë interpretuar njëanësisht, sipas interesit të Partisë. Por, kjo nuk do të thotë që duhet bërë një përmbysje e gjithë historisë së shkruar në këtë periudhë. Madje mund të themi me bindje të plotë shkencore se, me hapjen e arkivave të huaj, aspekte të caktuar të kësaj lufte, siç është për shembull bashkëpunimi me pushtuesit, jo vetëm që nuk mund të vihet në dyshim, por përkundrazi është mëse i faktuar historikisht, gjë që e ngarkon me përgjegjësi politike krahun nacionalist për politikën e dështuar që ndoqën gjatë luftës.

Po ashtu, nuk mund të vihet në dyshim që në raste të caktuara, e kryesisht në fund të luftës, lufta u përdor nga Enver Hoxha edhe politikisht.

Nëse vlerësojmë zhvillimet politiko-ushtarake të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, arrijmë në përfundimin se lufta e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte në tërësinë e saj një luftë antifashiste, e drejtuar kundër pushtuesve të huaj, ndonëse kryesisht në fazën e fundit të saj shfaqen në raste të veçuara edhe elementë të një konflikti civil, apo lufte për pushtet.

Nisur nga përkufizimi i luftës civile, mund të thuhet se në një vend të pushtuar nuk mund të ketë luftë civile, e sidomos atëherë kur njëra palë pjesëmarrëse në konflikt, bashkëpunon dhe mbron interesat e pushtuesit. Pas pushtimit gjerman, antagonizmi në rritje ndërmjet Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste u bë një nga faktorët kyç për politikën gjermane në Shqipëri.

Të dyja këto rryma politike kërkonin me çdo kusht të vinin në pushtet pas lufte. Premtimet e gjermanëve, që pushtimi ishte një pasojë e pastër e nevojave ushtarake, lidhur me garancinë e një Shqipërie të pavarur, zgjonte te nacionalistët shqiptarë shpresën për realizimin e një politike të brendshme dhe të jashtme relativisht të pavarur.

Edhe besimi se gjermanët do të shkatërronin lëvizjen komuniste – çka ata për hir të së vërtetës thuajse e arritën në dimrin 1943-1944 sepse e vendosën ushtrinë partizane në një pozicion shumë të vështirë ishte një arsye jo e paktë e nacionalistëve shqiptare për të pranuar këtë realitet. Jo më kot në këtë periudhë pason edhe bashkëpunimi në masë i Ballit Kombëtar me pushtuesit gjermanë.

Sipas bindjes së tyre, sido të vinte puna, ata do të kërkoheshin pas lufte sepse kishin merita në themelimin e shtetit shqiptar. Kështu kishte qenë gjithmonë prej vitit 1912. Por këtë radhë lufta i kishte ndryshuar gjërat.

Krijimi i Institutit për Studimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

Diskutimet e fundme për luftën, e sidomos në këtë 75-vjetor të çlirimit të vendit, nxorën edhe njëherë në pah nevojën për ngritjen e një instituti për Studimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ngritja e një institucioni të tillë shkencor i shërben kujtesës historike dhe jo nostalgjisë ndaj së kaluarës, – siç dëgjojmë hera-herës të flitet. LANÇ-i mundësoi që, shqiptarët, për herë të parë në historinë e tyre luftuan të bashkuar në këto përmasa ndaj pushtuesit dhe për më tepër në aleancë me fuqitë demokratike perëndimore. Si kurrë më parë shqiptarët arritën të krijojnë një ushtri prej mëse 70.000 luftëtarë e luftëtaresh, të rreshtuar në radhët e Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Me përjashtim të ndonjë vendi, “me pena të çoroditura” siç është Shqipëria, nuk ka ndodhur që të vihet në dyshim natyra dhe karakteri i Luftës Antifashiste. Është e turpshme të dëgjosh, madje edhe nga “akademikë e shkencëtarë”, se si glorifikohet nazizmi dhe politikat e ndjekura prej tij, vetëm se Hitleri gjoja premtoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë apo që lufta ndaj Nazifashizmit mundësoi ardhjen e Enver Hoxhës në pushtet dhe, si e tillë, nuk ka asnjë vlerë dhe të mohohet gjaku i mijëra të rinjve dhe të rejave idealistë, që ranë për atdheun në moshë të njomë.

Këto mendime e shumë teza të tjera, që kulmojnë me shndërrimin e Luftës Antifashiste në një luftë civile, kanë pështjelluar mendjet e shqiptarëve pas vitit 1990. Sigurisht që rishikimi i kësaj periudhe historike është i nevojshëm, por duhet të kryhet nga institucione të mirëfillta shkencore dhe jo nga zgjatimet e grupeve të interesit apo individëve të caktuar, të strukur nën petkun e një pseudo-akademizmi të siguruar me qoka e mandate, madje edhe parlamentare.

Sa më sipër, prishja dhe tjetërsimi i institucioneve dhe hallkave shkencore në këto 28 vitet e fundit, që deri në vitin 1990 merreshin me trajtimin shkencor të së kaluarës, tregon më së paku një përpjekje për të manipuluar kujtesën historike ndaj luftës Antifashiste, ku qartazi vendosen në rolin e viktimave ish-bashkëpunëtorë të Nazifashizmit.

I vetmi argument që përdoret është antikomunizmi i tyre, i cili jo vetëm që duhet të trajtohet rast pas rasti, por po ashtu nuk mund të jetë vlerë përgjithësuese që zeron çdo mëkat, gabim apo krim që kanë kryer krah pushtuesit ndaj historisë së kombit dhe bashkatdhetarëve të tyre.

Pa dashur të krijojmë ndonjë përshtypje të gabuar, në këtë luftë ka edhe viktima dhe, për këtë nuk mund të mjaftohemi me argumentin se kështu e ka lufta, por duhet që të gjitha rastet të evidentohen dhe të trajtohen me paanshmëri.

Sikurse është e nevojshme që, me të njëjtin kujdes historik dhe shkencor të vlerësohet edhe pala tjetër që doli fitimtare nga lufta, gjatë së cilës dhe në emër të cilës janë bëre edhe vrasje dhe spastrime, personale dhe politike.

Gjithsesi, këto fenomene nuk mund të përgjithësohen dhe nuk ja ulin aspak vlerën natyrës antifashiste të saj. Dhe këtë trajtim e bëjnë vetëm institucionet, siç do të ishte për shembull Instituti i Studimit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Por si shfaqet përvoja jonë në këtë fushë?

Fill pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, u krijua dega e Historisë Ushtarake, që shpesh njihej edhe me emrin Zyra e Historisë Ushtarake. Misioni i saj ishte gjetja, grumbullimi, skedimi dhe botimi i dokumenteve historike, sidomos për periudhën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri 1939-1944. Kjo Zyrë u mbyll shpejt nga fillimi i viteve 1950.

Në vitin 1953 u përfshi në programet mësimore të Shkollës së Oficerëve lënda e Historisë Ushtarake. Dhjetë vite më vonë, në vitin 1963, kjo lëndë hyri dhe u bë pjesë e programit mësimor në Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu“, paraardhësja e Akademisë së Forcave të Armatosura.

Kjo lëndë ishte pjesë e katedrës së zbulimit dhe ushtrive të huaja. Në vitet 1970-1986, në Akademinë e Mbrojtjes u përurua dhe funksionoi Sektori i Studimeve të Shkencave Ushtarake. Pjesë e rëndësishme e saj ishte edhe Dega e Historisë së Artit Ushtarak me dy ndarje, a) nga Lashtësia deri në vitin 1939 dhe b) Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare 1939-1945

Në to punonin afro 15 punonjës shkencorë/ pedagogë, të cilët merreshin me studime të mirëfillta shkencore, natyrisht me kufizimet e asaj periudhe për shkencat historike në përgjithësi dhe atë ushtarake në veçanti. Puna e tyre u karakterizua në veprat „Historia e artit ushtarak të popullit shqiptar në LANÇ 1939-1944“, botuar në vitin 1989dhe „Historia e Artit Ushtarak shqiptar nga lashtësia deri në vitin 1939“, botuar në vitin 2001.

Ky sektor u mbyll në vitin 1986 dhe u fuqizua Katedra e Historisë së Artit Ushtarak, e cila kishte 7 anëtarë dhe merrej me mësimdhënien e kësaj lënde. Afro 70% të vëllimit të punës së kësaj Katedre e zinte puna kërkimore-shkencore. Përmasat dhe misionin e saj Katedra e ruajti deri në vitin 1992, kur nisi shkurtimi dhe reformimi i Ushtrisë Shqiptare. Aty nga fundi i vitit 1993, Katedra e deriatëhershme u zvogëlua në 4 vetë.

Në vitet 1996-1999 efektivi i saj ra në 3 vetë dhe u quajt Dega e Historisë Ushtarake, e cila u mor me studimin dhe evidentimin e historisë së ushtrive shqiptare në vitet 1912-1939. Në përfundim të vitit 2000, Dega botoi librin „Historia e Ushtrisë Shqiptare 1912-1939“, pjesa e parë. Në dhjetor 2004, kjo Degë u shpërnda plotësisht.

Prej vitit 2006 ajo u rikrijua me tre anëtarë në Akademinë e  Mbrojtjes „SpiroMoisiu“ dhe qysh prej kësaj kohe ka ruajtur pak a shumë këtë strukturë dhe këtë mision.

Siç shohim më sipër, deri në vitin 1990 studimi i Luftës Antifashiste, si një pjesë e rëndësishme e Historisë Ushtarake të popullit shqiptar, shfaqet në një formë të konsoliduar institucionale, ndërkohë që me ardhjen e ndryshimeve demokratike, në pikëpamje të përmbushjes së misionit, kjo strukturë është pothuajse jo ekzistente.

Theksuam vetëm historinë ushtarake, si një aspekt të rëndësishëm të Historisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por edhe reformat e ndërmarra në institucionet e tjera, siç është Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë etj. të cilët janë përgjegjës kryesorë për shkrimin e historisë kombëtare, janë tjetërsuar dhe luftojnë për ekzistencën e tyre, si në pikëpamje strukturore, financiare por edhe shkencore.

Parë në këtë këndvështrim, por nisur edhe nga përvojat botërore, tani më vonë se kurrë, duhet që qeveria të hartojë një ligj për ngritjen e një instituti për Studimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në varësinë e Kuvendit të Republikës, me një mision dhe status të qartë shkencor. Nëse është krijuar një institut për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në periudhën 1944-1990, i cili varet nga Kuvendi dhe raporton çdo vit para tij, përse nuk duhet të ngrihet edhe një institucion i tillë, i cili të ketë në misionin e tij studimin e LANÇ-it?

Përveç studimit në mënyrë objektive të kësaj periudhe të rëndësishme në aspektin e së shkuarës, ngritja dhe produkti shkencor i studimeve të antifashizmit shqiptar si pjesë e atij botëror, që do të ketë ky institucion, i shërben edhe edukimit qytetar dhe brezit të ri, sidomos në një kohë kur në Europë po vërehet një gjallërim i vrullshëm i ekstremizmit të djathtë, përfaqësuar nga parti me ngjyra të theksuara Neofashiste e Neonaziste.

Për hir së vërtetës,në një projekt të tillë u punua para disa vitesh nga deputetja e Partisë Socialiste, znj. Xhaçka, por puna mbeti në kuadër të një projekti dhe nuk pati zhvillime të mëtejshme. Ndoshta do të ishte mirë që ky projekt të nxirrej përsëri nga sirtari.

****

Botuar sot në Dita. Ndalohet riprodhimi i pjesshëm ose i plotë i materialit pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

May 4, 2019 10:33
Komento

31 Komente

  1. Lili May 4, 11:31

    Pse,
    Sepse taxepaguesit e evropes nuk do japin pare per pseudostudime per glorifikim te komunizmit sidoos sot kur e djathta po fiton kamos poena n’evrope!
    Me forcat tuaja glorifikoni tragjedine e shqiperise qe ishte murtaja komuniste qe kapi shtetin e shkateroj kombin se pasojat po i korrim sot te asaj qe keni mbjell dje( per te parafrazuat ate zm! )

    Reply to this comment
    • Niku May 4, 12:45

      Keta kane lajthitur fare. Jo po do te jepen pare per neofashizmin!!! Me mbahen mua nga taksat qe maskarej si Tufa e kompani te denigrojne ata qe u vrane kunder fashizmit!!! Ikni dhe pirdhuni ju vemje te peshtira! Fashizmi nuk ka te ardhme sepse krijohet antifashizmi qe jua regullon qejfin ashtu si kurse ndodhi ne Luften e Dyte Boterore.

      Reply to this comment
    • Genci May 4, 12:53

      U habita kur ne emisionin Opinion te Blendi Bythes pashe qe nje nga te ftuarit ishte nje person qe llapaqenos pa pushim e duket sikur thote mencurira, nderkohe qe duhet te heshte se eshte nje pinjoll i dyfishte i komunizmit, i babait te deklaruar, nje oficer madhor i Enver Hoxhes, por si thone gojet e liga, edhe bir biologjik i Kadri Hazbiut. Hahaha. Shikojeni sa I ngjan. Nuk thone kot beme baba te te ngjaj.

      Reply to this comment
    • Shega May 5, 05:18

      Shoku autoroviç, kerkoje institutin ne Beograd dhe Moske.
      Se sa (nuk) ndryshon fashizmi me komunizmin lexojeni ne leterkembimet e komunistit Fan Noli me fashistin Musolini ne vitin 1924.

      Reply to this comment
  2. bureto May 4, 12:32

    Ja me ne fund nje shkrim nga nje profesionist dhe qytetar (ne kuptimin jo militant) ne kuadrin e ketij debati qe ka hapur gazeta Dita (ne fakt vetem kjo) keto ditet e fundit. Ashtu si Milo pardje, edhe Kasmi sot, duke qene te dy historiane dhe specialiste te fushes jane me shume objektive se sa subjektive, siç kushdo mund te jete. Kasmi i meshon faktit qe me kete pune duhet te merren institucione dhe historiane serioze te larguar nga influencat e ndryshme politike te momentit, qe vetem se e deformojne dhe i prishin pune hartimit te nje historie qe t’i qendroje koherave. Sepse siç thuhet, historia nuk eshte si puna e atij ushtarit qe edhe kur nuk ka faj apo ka bere gabim, duhet t’i rrije gatitu gjeneralit. Personalisht edhe vete, si nje komentues modest ne kete forum, jo pak here kam shprehur mendimet e mija per tema e probleme te ndryshme. Edhe me rastin e ketij debati, nisur nga Braho-Shehu, ne tre-kater komente qe kam bere, i jam permbajtur te njejtes linje. Pra duhet te qendrojme larg dasive, konfliktualitetit ideologjik, dhe me shume te jemi pro parimeve qe i sherbejne çeshtjes kombetare dhe trendit te kohes. per tema te ndryshme te historise, sidomos te asaj, sipas fakteve, dokumenteve dhe deshmive autentike te mbeshtetura e provuar edhe nga burime te tjera, specialistet le te vene pikat mbi ‘i’ dhe t’i jepet gjithësecilit ajo qe i takon. Patrioti dhe ai qe ka dhene jeten e pasurine per interesat e kombit ne piedestal dhe ne te kundert hileqaret, demagoget dhe kriminelet qe me shume kane menduar per pushtetin dhe pasurimin, aty ku e kane vendin ne koshin e plehrave te historise, kushdo qofshin ata. Edhe te pas periudhes 1990. Po marr nje shembull. Gjeneral Parllaku ne intervisten dhene gazetarit Qafoku, para dy netesh, kishte shprehur respektin me te madh per Sali Berishën??!!.. Se pse, ai e di. Nga qe per shkak te moshes aq e ka gjykimin, apo kushedi ç’lloj subjektivizmi apo mirenjohje perverse ka ndaj tij, e shtyn per kete. e pra, te tilla deshmi nga aktore, sidomos nga ky takem, qe kane nje emer dhe nje rol ne histori, ne periudha te ndryshme te saj, ka pa fund. A duhet shkruar historia mbi kete baze? Jo! Ato mbeten folklorike dhe kurre nuk duhet t’i sherbejne nje historie te shkruar mbi baza shkencore, qe aq me pak te sherbejne per edukimin e brezave per historine popullit te vet. Histori Bardhe e Zi nuk mund te kete. Ka vetem histori, ku brenda saj ka te bardhe dhe te zinj, edhe te kuq, ashtu siç ajo ka ndodhur ate ore, ate dite, ate kohe qe ajo ka ndodhur. Historine duhet ta udheheqe e verteta, komentet jane tjeter gje dhe le t’i beje si t’i vije per shtat. Shkrime te ndryshme per ngjarje dhe data, te bera ne ndonje rast edhe nga anonime, si dhe komentet rreth tyre nuk jane histori.

    Reply to this comment
  3. Shqiptari May 4, 12:57

    Qe ishte lufte antifashiste kjo eshte e vertete. Qe te quhet si Clirimtare dhe per me teper “per Liri”, kjo nuk ka as me te voglen mundesi. Se sa Liri filloi per shqiptaret nga 29 Nentori i 1944 der 47 vjet me tutje e tregon Shqiperia e rrethu me tela me gjemba ku u vrane shqiptare ne kufi pa ju gjendur kockat vetem se donin emigrimin.
    Asnje pushtues a pushtim nuk ja ka bere Shqiperise kete turp qe i beri 47 vjet enverizmi i fillu me 29 Nentor 1944!
    Prandaj ajo fjala Lufte antifashiste shkon te thuhet, por ama Lufte clirimtare per Liri kafshoni gjuhen se eshte sarkazma me e madhe ndaj nje populli te burgosur per 47 vjet ne 28 000 km2 me dite te pare burgu 29 Nentorin 1944.

    Reply to this comment
    • Zefi May 4, 15:09

      O Shiftari serb!
      Per Luften Antifashiste Nacional Clirimtasre ju kelyshet e bashkepuntoreve me pushtuesit nuk keni asnje te drejte morale te flisni e shkruani se jeni shpallur me kohe si ARMIQ te asaj lufte te lavdishme!
      Ju mund te flisni per ato cfare ka bere Balli dhe Legaliteti,ne se ju interteson te mburreni me ato!
      Por ju vec TRADHETISE nuk keni cfare spjegoni tjeter ndaj tere kohes kete pune do beni:Do mundoheni te zhvleftesoni LANC-in,por kurre nuk do t’ia arrini dot!

      Reply to this comment
      • Shqiptari May 4, 17:02

        shko or kapterr Zefi injorant meso te shkruash shqip me pare, “Shqiftari” dhe “Clirimtasre” vetem analfabete si rraca jote enveriste mund te shkruajne. Duket se je me shkolle Partie…

        Reply to this comment
  4. Emigrant May 4, 13:21

    Z.Marenglen. Historiani ka detyren e shenjte te pershkruaje sic ka ndodhur dmth te shkruaje ngjarjen sic ka ndodhur. Jo te beje interpretimin e tyre,ndryshe transformohet ne ideollogji. Dhe ju e dini shume mire se cndodh me idellogjite. Ato kane shkaktuar tragjedira te tmershme njerzore. Interpretimi eshte ne koken e cdo njeriu interpertimi i asaj qe ndodhur realisht.Prandaj mjaft me keto pallavra te pafundme

    Reply to this comment
  5. Ylli May 4, 13:35

    A mund te jete lufta kunder se Keqes dhe se Gabuares ,e keqe dhe e gabuar ???
    Ohh naivi Marenglen ,sigurisht qe po .Nese kjo Lufte ka si pasoje ardhjen e nje Te Keqe dhe Te Gabuar me te keqe e me te gabuar se e para ,atehere sigurisht qe po .
    Ajo qe erdhi me mbrapa ishte pushtim me tere kuptimin e fjales….heqje e lirive njerezore baze ,marrje e prones dhe eleminim i saj ,izolim dhe ndalim i levizjes se lire …..kush pushtues i beri keto ???
    Nese Shqiperia do vazhdonte rrugen e nderprere ne 1939 ,vendi do ishte komplet ndryshe ,jo i persosur por te pakten jo i sakatosur ne lufte klasash e urrejtje komuniste .

    Reply to this comment
  6. info analitike May 4, 16:09

    Po pse o shoku Marenglen nuk te mjaftuan 45 vjet trushpelarje propagandistike me Luften dhe nje Instiut i Studimeve marksiste leniniste qe me shume ishin studime enveriste?
    Shoku Marenglen a duhen denuar kriminelet e luftes ne radhet e partizaneve dhe genocidi e krimet e tyre ndaj shume te pafajshmeve?
    Mjaft me riperteritjen e propagandes se vdekur eneveriste. Merrni shembull nga shtetet e tjera ish-socialiste e ato perendimore qe krahas krimeve nazi-fashishte denuan edhe ato te partizaneve e e regjimeve kriminale e diktatoriale qe u instauruan.

    Reply to this comment
  7. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha May 4, 16:51

    UNE JAM NJE NGA ATA QE ME VRANE NE KUFI PO NUK UA THEM EMRIN…..

    Reply to this comment
  8. deputetja socialSSaliste SpiroPORDHA May 4, 17:05

    Si po tregojne bathet pas 30 vjetesh do jete kjo Zgjidhja:
    ————–
    Mbasi na lane pa shtet pa pasuri pa breke pa prone pa siguri dhe kufi do te na i mbyllin dyert soi nje kamp i madh perqendrimi ku do kete me shume muxhahedine hajdare ‘kosovare’ se sa SHQIPETARE pas ardhes te atyre qe derdhen GJAK dhe DJERSE dhe mbasi te na heqin edhe vizat edhe SHENGEN qe ca kafshe me siper e quajne ‘LIRI’ do na sulmojne nga toka ajri deti fqinji greqi dhe krushka SERBI me ca avjone te majkes RUSI!
    Nga keta shoket e Xenit dhe andi Bushatit bytheqifre ketu me siper kush do ta ,mbroje ‘Nenen sKiperi’ e kush do ta shkruaj m,e pas kete histori !?
    ‘Poshte kAmunistet,te na e rruajne ballistat,’Te qofte dheu i lehte o Mit’hamut’

    Reply to this comment
  9. fshatari pafshat May 4, 17:07

    Bota i ndan luftrat ne:
    Lufte e drejte ose Lufte e padrejte. Dhe kjo ndarje nuk eshte nje kapricio e studiuesve apo udheheqesve shtetrore. Lindi si nje domosdoshmeri urdheruese per te vendosur Rendin ne vend te Kaosit ne Histori. Cdo koment tjeter eshte retorike, demagogji, poshterim i Lirise, Drejtesise, Popullit etj.,… .
    Lufta e Dyte Boterore ishte lufte e drejte pasi NaziFashizmi pushtoi Europen ku, shtetet ishin secili ne shtepine e vet, punen e vet, familjen e vet, qejfin e vet …. Erdhen pushtuseit NaziFashiste dhe i detyruan popujt qe te punonin, jetonin, gezonin sipas avazit te NaziFashisteve. Kush i kundershtoi NaziFashistet e vrane, coptuan, shkatrruan, dogjen etj., … .
    Rrofte NaziFashizmi.
    Poshte Liria, Drejtesi, Jeta, Demokracia, … .
    Boni qef me qefin e NaziFashisteve.
    NaziFashizmi osht qef sepse, ja bo qefin ene grus te ballisteve dhe kuislingeve. Jo vetem ktyne te fundit.

    Reply to this comment
  10. QInam QIrjo QIrjazi May 4, 17:30

    @ shoqes apo loqes info analitike

    Po e ke mbaruar shkollen fillore para ’90 a je ne gjendje te kuptosh se ne klanin ‘KAPO’ qe sundon per 70 vjet si i konsideron e ‘epiteton'(kamunist ballist zogist,krriminel’ emerat e me poshtem:

    -‘Shokun’ Hysni Kapo numurin dy te diktatures qe mbulonte tere organet e diktatures kuader polici sigurim kunderzbulim ushteri!’

    -Serbin Karaxhixh Sali doktorin e bllokut dhe doktorin personal te shoqes Vito qe u dekorua para 3 vjetesh dhe te tij qe ne prere rritoi dhe qenushin Andi Bushatlli?
    -Shkodranmin sigurims Bushati Medi dhendurrin e shokut Hysni qe ne ’90 kish pasaporta diplomatike bashke me familjen dhe doktorin serb Sali

    -Tere klanin kapo dhe kuneterit e baz
    xhanaket e shokut Hysni Xhelil Gjonat ,sulejman Bushatet,Gaaqo Nershot e kompani o te shkerdhefte KINA ty dhe tere keta truçkulur analfabete ç’fare iu mban pragu e ajo shtepi me ca ‘intelektuale’ te rrjedhur e te pjerdhur nga trute,qe po er ktheni informacionin ne fevzi balli fari xeni orgji!!!!!!!

    Reply to this comment
  11. demo May 4, 17:33

    Lufta banditeve.Ti o Kasmi je bere si kalamajte e Coles,qe tregojne Legjenda per Zani Caushin.Jo Institut,por GJYKATE SPECIALE PER DENIMIN E KRIMEVE TE KOMUNIZMIT,duhej te ishte ngritur nga shteti i Sali Berishes,qe mori ne ate kohe 80% te votave te popullit per kete pune.
    Maloku,ish komunisti fanatik,i shnderruar ne antikomunist frenetik,u hapi gjyq per kafe,me coi nana me la gojen,,Ketu mbaron filmi.

    Reply to this comment
  12. intelektuali May 4, 18:19

    ME PARE DO TE DUHEJ NJE NUREMBERG ALBANEZ PER KRIMET E ENVERIT GJATE LUFTES

    O Mar-Eng-Lenini qe ke dale nga brima e “miut” per t’u rreshtuar ne “Anen e Duhur” te klasiskeve te Marksizem-Leninizmit per te mbrojtur ISTIKAMIN qe po lekundet nga mesymjet e Armikut dhe qe eshte bere Tema kryesore e debatit ne gazeten e nerume DITA, helbete vetkuptohet kjo shoqeruar me nje ilustrim mbreselenes Antifashist ne faqe te pare,

    por:

    Mar-Eng-Lenini i Enverit qe ne fillim ben disa gabime te qellimshme qe te befasojne edhe nga koka e shkrimit si nje Kryeartikull Famekeq qe do te anatemoje me nje goditje “Knock Out” Institutin e perfolur te Agron Tufes, te cilin gerdalla e Enverit, deputet i Parlamentit dhe Keshilltar i Kryeministrit, Spartak Braho madje kerkon qe t’i veje drynin e inkuizicionit komunist. Prandaj le t’i marrim gjerat me radhe dhe te shikojme si qendron puna ne nje menyre gjakftohte dhe pragmatike:

    Debati lindi kur nje punonjes i Institutit te Drejtorit Tufa publikoi nje liste me komuniste qe kishin kryer krime kunder njerezimit gjate Luftes, te githa te dokumentuara me fakte nga Arkivat, Spartak Braho dhe gjithe Lukunia e enveristeve pas tij reaguan menjehere duke akuzuar Tufen si pergjegjes te shkeljeve ne Ligj dhe Kushtetute dhe shikoni se cfare argument qyfyri nxjerrin:

    “Kushtetuta dhe Ligji shqyptar ndalojne symbyllur hulumtimin e krimeve te komunizmit gjate Luftes, por e lejon qe ky investigim te kryhet pas saj, sepse gjate Luftes mund te vrasesh njerezit si zogj pule si ta doje kokra e qefit te kriminelit.”

    Keshtu tingellonte pak a shume kercenimi publik ne media dhe TV qe i bente Gerdalla e Enverit dhe Edvinit, Spartak Braho, Drejtorit Agron Tufa dhe qe ky kriminel dhe xhelat i komunizmit e hodhi ne votim ne Parlament mbylljen e Institutit per Krimet e Komunizmit.

    A KA REZIL ME TE MADH SE KY PER VENDIN TONE QE PO KERKON TE ANTARSOHET NE BE?

    Akuzat qe Instituti i Krimeve te Komunizmit financohet nga shteti dhe taksapaguesit nuk eshte i vertete, sepse shumica e financimeve vijne nga Organizata dhe Fondacione jo qeveritare si “Konrad Adenauer” etj dhe shume pak nga Buxheti i Shtetit qe gjithashtu “mbahet ne kembe” jo vetem nga taksapaguesit e Shqypnise, por edhe direkt nga kredite afategjate nga FMN dhe BB qe jane organizata financiare qe mbeshteten nga Bota Demokratike dhe Antikomuniste, pa te cilat do te ishte i pamundur zhvillimi ekonomik i vendit.

    Nuk eshte ktu vendi dhe koha vendi te vecoj se ne vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore Institutet per krimet e Komunizmit jane krijuar shume kohe me pare ne se vendin tone dhe gezojne respektin e plote te shoqerise civile, dhe kane mbeshtetje te plote nga politika dhe populli ne keto vende qe jane me afer historise se tyre komuniste me vendin tone.

    PSE NE SHQYPNI PO ANATEMOHET INSTITUTI I E KRIMEVE TE KOMUNIZMIT DHE GERDALLAT KRIMINALE TE ENVERIT DUAN TA MBYLLIN ME DRYN ME ARGUMENTA QESHARAKE ALLOGJIKE?

    Gerdallave kriminale te Enverit si Spartak Braho mjafton t’i kujtojme Rezoluten e BE per klasifikimin e krimeve te komunizmit njesoj si krimet e fashizmit dhe keto krime si dy ane te te njejtes monedhe perkujtohen cdo 23 gusht nga pothuaj te gjithe popujt e Botes Demokratike dhe mohimi i krimeve te komunizmit sipas nje Rezolute tjeter te OKB-se perben veper penale qe denohet me burg.

    Ne kete situate te tensionuar del Mar-Eng-Lenini ose Marengleni i Internacionales Komuniste qe hedh tymnaja propagande enveriste ne kete forum te gazetes DITA duke e quajtur turp tezen se citojme:

    “..Vetem Hitleri gjoja kishte premtuar bashkimin e Kosoves me shqypnine…”

    KUSH E KA TREGUAR KETE QYFYR?

    sepse:

    I vetmi qe mund te tregonte ndonje dokument te Wehrmachtit te Hitlerit qe i “falte” Shqypnise Kosoven do te ishte “Miu” bolshevik i Arkivave ne Gjermani Marenglen albanezi, por ky dokument famoz akoma nuk ka pare driten e diellit, vetem sa eshte shfaqur ne komentet dhe replikat e katunareve dru me pre te gezetes DITA, aq me shume te jete publikuar zyrtarisht nga akademike dhe shkencetare “Armiq” te LANC-it jugosllav te Enverit sic pretendon edhe Marengleni ne shkrimin e tij te sotem.

    E VERTETA ESHTE KATERCIPERISHT E KUNDERTA

    Per here te pare ideja per bashkimin e trojeve shqyptare u hodh ne Mukje te vitit 1943 dhe per kete ka shume dokumenta dhe jo llogje propagande si te Marenglenit dhe kjo ide erdhi me nje oferte angleze per ndryshimin e kursit politik te vendit nga Lindja Bolshevike ne drejtim te Perendimit Demokratik, edhe per kete ka dokumenta origjinale, madje oficeret angleze qe bujten te familja e intelektualit u spiunuan nga Enver Hoxha me ane te kunatit te tij Bahri Omari ku edhe jetoi gjate gjithe Luftes si levend borgjez me gjithe Nexhmijen dhe Wehrmachti i Hitlerit dergoi nje snaiper SS per t’i vrare anglezet qe do te ishin prezent ne Mukje me oferten e tyre, historike per kombin tone, por qe arriten t’i shpetojne vdekjes duke u larguar ne Mal te Zi te veshur tebtil si fshatare vendas.

    A KA KRIM ME TE MADH ANTISHQYPTAR SE TRADHETIA E MUKJES?

    Pse te mos hulumtohet dhe te investogohet sot 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit kush i spiunoi tek fashistet oficeret e larte angleze qe erdhen ne Shqypni me nje oferte per bashkimin e trojeve tona? Sado te jene perpjekur kriminelet dhe xhelatet e Enverit me kalemxhinjte e tyre pseudohistoriane ne sherbim te plote te Partise se Punes, per fat te mire kane mbetur dokumenta origjinale dhe sende qe deshmojne faktet tronditese qe nxjerr papushim intelektuali ne media dhe ne kete forum te gazetes DITA si per t’i thene Politikes sone:

    J KU I KE GJURMET, GJEJE “UJKUN”!

    Pse te mos hulumtohet kush i spiunoi tek fashistet Qemal Stafen dhe shume komuniste idealiste te tjere qe u vrane dhe u likuiduan me nje pabesi te papare antishqyptare nga sadisti Enver Hoxha, tradheti makaber antinjerezore qe e beri deri ne fund te jetes se tij kriminale?

    prandaj:

    O Marengleni i Marksit, i Engelsit, i Leninit, por me shume o Marengleni i Enverit,

    LLOGJET DEMAGOGJIKE QE HEDH NE KETE FORUM TE GAZETES DITA NUK I HA AS QENI I RRUGES

    sepse:

    Llogjika e ftohte dhe pragmatike te urdheron:

    Po te jesh me LANC-in jugosllav te Enverit duhet te jesh me Luften Partizane te Jugosllavise Komuniste te Titos qe do te thote automatikisht se duhet te nderosh dhe te respektosh Aleksander Rankovicin, Antifashistin historik te Jugosllavise qe u be shefi i UDB-se dhe qe vrau dhe masakroi kosvaret si nje kulceder e vertete me akuza se kishin bashkepunuar me gjermanet. Nga ana tjeter po te hidhemi ne Greqi ne kete vend te Rezistences Antifashiste duhe te nderosh dhe te respektosh gjeneralin historik, Napoleon Zerven qe kishte nje ushtri mjaft te madhe Antifashistesh greke, por qe vrau dhe masakroi edhe ky si Rankovici i titos ne Jugosllavi popullsine came dhe u konfiskoi pasurite dhe pronat me akuzat po keshtu se kishin bashkepunuar me gjermanet.

    HE MO MARENGLENI I ENVERIT NE CILEN ANE TE HISTORISE DO TE VENDOSESH TI?

    Ne anen e Rankovicit dhe te Zerves si Antifashiste me fame boterore, apo ne anen e shqyptareve nga Kosova dhe Cameria si kolaboracioniste te masakruar pa fame boterore?

    Reply to this comment
  13. xxx May 4, 18:22

    Jam i kenaqur z marks-eng-len qe i ben jehone idese time te shpallur prej kohesh ne shtyp e qe ti tani e propogandon si idene tende Urime o shqiptar hesapi…

    Reply to this comment
  14. Buda May 4, 18:47

    Eshte nje marrezi qe i ashtuquajturi “Institut për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit” te mos jete pjese e Akademise se Studimeve Albanologjike, por nje institucion i pavarur qe falet nje here ne mot tek komisioni perkates i Madias ne Kuvendin e Shqiperise!? Kuvendi eshte organ legjislativ dhe mund te kishte ne vartesi nje Institut te kerkimeve juridike e konstitucionale, por kurrsesi nje organ amator dhe anti-shkencor si i ashtuquajturi Institut i Studimeve te Krimeve te Komunizmit”!?

    Nga ana tjeter, te kerkosh nje Institut per Studimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (1939-1944) bie ndesh me Sektorin e Ludtes Nacional-Clirimtare te Institutit te Historise prane Akademise se Studimeve Albanologjike te Shqiperise. Te gjitha verejtjet e Dr. Marenglen Kasmit jane shume te drejta per t’u bere prezent ne Institutin e Historise te ASASH. Eshte tjeter pune qe te gjithe kuadrot drejtuese te Akademise se Studimeve Albanologjike jane emeruar nen mbikqyrjen e rrepte te ish-Kryeministrit Sali Berisha ne vitet 2007- 2008 dhe zbatojne urdherat politike te tij.

    Personalisht, une e keshilloj studiuesin e talentuar Marenglen Kasmi te mos merret me probleme administrative qe nuk mund te zgjidhen ne kushtet aktuale politike, por t’i kushtohet teresisht studimit te Rezistenses se Popullit Shqiptar gjate Luftes se Dyte Boterore dhe t’i dhuroje shqiptareve nje veper madhore historike.

    Reply to this comment
  15. valentina May 4, 20:35

    Kemi pritur 30 vite per procesin e rishikimit te historise me te rendesishme te popullit Shqiptar,perse te mos presim dhe disa vite,ku mund te jete sherbimi me i mire qe mund ti behet brezit te ri per te njohur historine e vendit te tyre,eshte e domosdoshme qe te futen ne filter te gjithe personalitetet qe kane drejtuar shtetin Shqiptare nga 90_ta deri me sot nga ish-presidente dhe ish-kryeministra,sepse demi qe i kane sjelle Shqiperise politikanet Shqiptare,nuk mund te krahasohet as me te gjitha pushtimet qe ka perjetuar vendi,nese vendi nuk pastrohet nga politikanet mafioze eshte e kote te pretendosh se duke ngritur nje institucion te tille, nuk do te vazhdojne te dekorohen dhe reabilitohen cubat qe vrisnin pas ferre dhe kolaboracionistet e nazi-fashizmit,a nuk e shihni keta bastarde politikane duke i bere karshillek luftetareve dhe pasardhesve te tyre duke iu mohuar perpjekjet dhe gjakun e bijve dhe bijave me te mire te popullit te rene ne ate lufte, ku te cilet jane futur ne gare,se cili jep me teper dekorata per tradhetaret?

    Reply to this comment
  16. Tushi May 4, 21:45

    A do jene dakort tufa dhe ky intelektuali per ngritjen e ketij instituti.. Bravo artikull shkrues.

    Reply to this comment
  17. Tushi May 4, 21:57

    Thirrje urgjente institutit….mos harroni ti jepni dekorate intelek(..Halese)

    Reply to this comment
  18. HALIM MADHIHALIM. May 4, 22:38

    Te pergzoi shume dhe te uroi shume suksese qe shkruan per LANCIN ky institu ne vartsi te parlamentit duhesh ngritur qysh ne villim te viteve 90. se kriminelet jane ber heronji dhe gjaku i deshmorve po vyshket shume ne vent qe te ngrihet ne piedestal dhe ata qe bashkpunuam me fashizmin e nazizmin po na dalin heronje Urime DR.MARENGLENI

    Reply to this comment
  19. KOZi May 4, 23:54

    Mendoj qe te marrim shembull vetem nga shtete ish komuniste se si e trajtojne sot temen e luftes se dyte ! KOnkretisht nga Polonia, Cekia, Hungaria, Kroacia pse jo edhe nga Kosova,,,,tung

    Reply to this comment
    • intelektuali May 5, 09:17

      Ja ta hote intelektuali si e trajtojne temen e LANC-it ne vendet e tyre vendet ish komuniste satelite te BRSS:

      SAPO DEGJOJNE FJALEN LANC DHE KOMUNIZEM TE VENE HUNE DHE TA ZBUSIN KURRIZIN ME SHUME SE BARKUN

      Reply to this comment
  20. gjermani i fundit May 5, 15:52

    PO behen 75 vjet qe mbaroi Lufta ne Shqiperi. Partizani me i vogel atehere,psh 15 vjeç tanime do jete 90 vjeç. Per Lanç dime ato qe shkruan fitimtaret. Me kaq mendoj se çeshtja eshte e ezauruar. Vertet kishte pak komuniste ne formacionet partizane, por grupi kryesor politik per organizimin e luftes ishte PKSH, dmth, roli i komunisteve ishte vendimtar. Po e theksoj kete se mohimi i Lanç nga kundershtaret e ka zanafillen pikerisht tek PKSH qe eshte frymezuese dhe organizatore e Lanç-it. Nuk ben dot historik per Luften duke minimizuar prezencen politike te PKSH, prandaj me mire lereni kete pune se nuk eshte per ju.

    Reply to this comment
    • KOZi May 5, 20:04

      Ok ” Gjermano ” po tere diten ngelem me nje buqete lule ne dore ! Nuk gjejme varrin e Komandantit te Brigades se pare Mehmet Shehu as varrin e Komisarit Tuk Jakova ! Na ndihmo nje cike ……..

      Reply to this comment
  21. kam degjuar May 5, 20:57

    Duhet dhe nje institut per studimin e varreve te ballisteve, per femrat balliste, per kenget e ngritura nga populli ballisteve, per lapidaret qe ka ngritur gjermani per ballistet dhe ne fund nje institut per te gjithe ata qe flasin e shkruajne perçart sot per historine: te izolohen me nastro goja e tyre per te mos infektuar shqisat e tjera te njerzeve se perhapen epidemi.

    Reply to this comment
  22. Fatmir Duraj May 10, 19:10

    I nderuar Maringlen!Jam dakort me sa shkruan ,po nuk do asnje krah te verteten,ata duan rremuj,e verteta eshte shkruar per LANC dhe diktaturen,kujt i intereson?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim