Zbardhet letra e Metës dërguar ‘Venecias’: Shqipëria rrezikon kapjen totale të shtetit

January 23, 2020 14:54

Zbardhet letra e Metës dërguar ‘Venecias’: Shqipëria rrezikon kapjen totale të shtetit

Zbardhen argumentet me të cilat Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias “Për dhënien e një opinioni mbi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”

Kreu i Shtetit ka informuar Venecian për shkeljet kushtetuese dhe ligjore të Parlamentit për zgjedhjen pa garë të Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit.

Në pikat që renditen janë  se nga Kuvendi nuk ka pasur asnjë reflektim ndaj këshillave të Komisionit të Venecias.

Presidenti nënvizon se ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunim dhe zbatim të Kushtetutës por se mazhoranca ka refuzuar bashkëpunimin dhe ka çuar deri në fund skenarin e saj. Ai akuzon Kuvendin se ka tentuar rrëmbimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit me qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

 “Të dhënat e shtrembëruara dhe pyetjet vetësugjeruese të Kuvendit synojnë lexim të gënjeshtërt të situatës” argumenton presidenti.

Po kështu kreu i shtetit ka dërguar informacion të plotë të dokumentuar, dhe një listë pyetjesh që qartësojnë kushtetutshmërinë e veprimeve të secilit”

Përse kërkoi Venecia përcaktimin në Kushtetutë dhe ligj të rradhës së emërimeve?

Mosrespektimi i radhës a përbën shkelje të gërmës së Kushtetutës?

Cila dispozitë kushtetuese parashikon që një institucion të emërojë disa gjyqtarë kushtetues njëkohësisht?

Kur Qeveria, Kuvendi, të gjitha Bashkitë, Këshillat Bashkiakë dhe thuajse të gjitha institucionet e pavarura, janë në duart e një partie të vetme: a i shërben kapja e Gjykatës Kushtetuese interesit politik për t’iu shmangur kontrollit dhe llogaridhënies?

Në fund Meta shpreh shqetësimin se “Shqipëria në çekuilibër të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës, rrezikon kapjen totale të shtetit.

Presidenti i Republikës, gjithashtu ka përcjellë për Komisionin e Venecias një informacion të zgjeruar mbi veprimtarinë e Presidentit të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) në lidhje me këtë proces.

Lexo KËTU letrën e plotë

l.h/ dita

January 23, 2020 14:54
Komento

8 Komente

  1. Nje koke pa lare: January 23, 15:15

    Po per 21 janarin kur Salehu vrau kater shqiptare per bllokun e Ilir Floririt a ja ka cuar Venecias?

    Reply to this comment
  2. MH January 23, 16:58

    Kam vrejtje per titullin:

    “Zbardhet letra e Metës dërguar ‘Venecias’: Shqipëria rrezikon kapjen totale të shtetit”!

    Shqiperia rrezikon kapjen e shtetit.Po kush duhet ta kapin shtetin.Serbi,Greku,Rusia,Turkia,Maqopiqo.
    Shqiperia njehesohet shtet.Dhe nuk di se cfare te bluen ty mendja me kete kapje.
    Munde te thuash ne Shqiperi rrezikohet kapja totalisht e pushtetit.Po kurrsesi Shqiperia te kapin shtetin.
    Ne nuk dime te shkruajm me drejteshkrim,por jo te mos dijme dhe cfare te bluajm.

    Reply to this comment
  3. MH January 23, 16:59

    Cilin shtet do kapi Shqiperia.

    Reply to this comment
  4. Shqipja pa ndikime nga italishtja January 23, 18:37

    Edhe fjala “zbardhet letra” nuk shkon shqip.
    Nei i themi thjesht e me elegance “del letra”.

    Reply to this comment
  5. Z January 23, 18:53

    Shteti shqiptar eshte kapur nga kreu i shtetit Meta! Hajdut i guximshem dhe trim qe s’ka frike nga askush. Keta “trima” nuk e kuptojne se duhet te kene frike nga ligji dhe jo nga personi! Njelloj si Saliu! Ka te beje me mentalitetin fshatar te tyre!

    Reply to this comment
  6. Ethen Lalaj January 23, 20:35

    D I T A,ben mire qe evidenton shkrimet e Like Floririt i cili po na gajas se qeshuri.Likeja ka frik nga shkarkimi per vjedhjet qe ka bere,apo se Rama kap te gjitha pushtetet-edhe GjK,per te shpetuar vet nga burgu qe ka vrare MIZAT,se per vjedhje nuk ka asnje dosje te hapur si vet AI.!

    Reply to this comment
  7. loni January 23, 22:13

    Budallallek me te madh s’kam degjuar ndonjehere, eshte njelloj si te thush se; une jam kapur nga vetja ime.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim