Lufta private e Blair! Raporti: E dinte që nuk kishte armë kimike në Irak

July 6, 2016 14:20

Lufta private e Blair! Raporti: E dinte që nuk kishte armë kimike në Irak

Në Londër është botuar raporti i shumëpritur për hetimin, mbi arsyet dhe pasojat e angazhimit ushtarak të Britanisë në luftën në Irak përpara 13 vitesh, përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Forcat britanike u dërguan në luftë “përpara se mundësitë paqësore për çarmatimin të ezauroheshin”, thuhet në raportin “Chilcot”.

Raporti kritikon – siç pritej, – vendimin e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, i cili mbështeti pa rezerva politikën amerikane të pushtimit të Irakut, për përmbysjen e regjimit të ish-diktatorit Saddam Hussein, duke e argumentuar atë ndërhyrje ushtarake në 2003-shin me praninë dhe rrezikun e armëve të shkatërrimit në masë nga Iraku, armë që as nuk ekzistonin.

Kërcënimi i armëve irakiane “u parashtrua me një kërcënim sigurie, që nuk u justifikua nga qeveria e Tony Blairit”, thekson raporti.

Në raportin prej 12 vëllimesh thuhet se, në rast të veprimeve të ardhshme ushtarake, lipset një analizë më e kujdesshme dhe gjykim më i thellë politik, përpara vendimmarrjes. Raportit iu desh një vit të hartohej dhe përbëhet nga 2.6 milionë fjalë.

Vendimi i ish-kryeministrit britanik të kohës, Tony Blair, për të angazhuar trupat britanike në pushtimin e Irakut, pas votimit në Parlament që e autorizonte një veprim të tillë, ishte një nga vendimet më të debatueshme të politikës së jashtme britanike në 50 vitet e fundit.

Blair ishte ndër më shumë se 100 dëshmitarët e pyetur në këtë hetim, duke dalë dy herë përpara panelit. Raporti përfshin detaje të dokumenteve sekrete të qeverisë, vlerësime të Shërbimeve Sekrete, si dhe korrespondencën private mes Blairit dhe ish-Presidentit amerikan Bush, në prag të ndërhyrjes ushtarake.

Raporti zbuloi edhe 28 letrat dhe mesazhet private që dy liderët kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin. Në korrik 2002, 9 muaj përpara ndërhyrjes ushtarake në Irak, Bler i premton Bushit: “Do të jem me ty çfarëdo do të ndodhë”!

Ndërkohë që një e-mail që kryeministri i Britanisë i dërgon presidentit të SHBA-së pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, shkruan se duhet të nisë një fushatë ndaj vendeve që posedojnë armë të shkatërrimit në masë. Në një tjetër korrespondencë, Bler shkruan: “Më mirë të veprojmë tani dhe të shpjegohemi më vonë”…

Tony Blair, muaj më parë kishte kërkuar ndjesë në një intervistë dhënë CNN-it, ndërkohë që pritet që të shtohen thirrjet që ai të kërkojë sërish ndjesë për vendimmarrjen e tij politike për luftën në Irak. Familjet e ushtarakëve britanikë të vrarë në konflikt ka gjasa ta çojnë çështjen në gjykatë.

Familjarët e 179 ushtarëve të vrarë në konflikt kanë përgatitur një padi ndaj ish-kryeministrit të Britanisë.

Por shpresat që Blair të përballet me një proces kriminal lufte shuhen, pasi Sir John Chilcot ka thënë se ai nuk vendos nëse pushtimi ishte “i ligjshëm ose jo”, dhe se ai “nuk ishte as gjykatë dhe as juri e një gjykate”.

David Cameron ka votuar në atë kohë në Parlament për të mbështetur qeverinë e Blairit, ndërsa udhëheqësi aktual i opozitës, Jeremy Corbyn ka qenë ndër të paktët deputetë, që ka kundërshtuar fuqishëm ndërhyrjen britanike, siç ka qenë kundër edhe për ndërhyrjen ushtarake në ish-Jugosllavi për konfliktin në Kosovë.

July 6, 2016 14:20
Komento

4 Komente

  1. Arben July 6, 16:48

    TE ISHTE CESHTJA TEK NJE TONI BLER, E KISHIN BERE THERROR DHE ISHTE ZGJIDHUR.

    CESHTJA ESHTE ME E THELLE, QYSH PREJ 1972, AMERIKA LA STANDARTIN E FLORIRIT DHE E LIDHI DOLLARIN ME NAFTEN.

    PERSE NAFTA DUHET TE SHITET VETEM ME DOLLARE?????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    TE GJITHE LUFTRAT QE BEHEN NE ATE ZONE JANE NE THELB LUFTERA KUNDER PROSPERITETIT TE NJEREZVE TE ATIJ RAJONI.

    NE KOHEN QE QEVERRITE E ATYRE SHTETEVE E KUPTOJNE SE DUHET TE SHESIN NAFTEN SIPAS INTERESAVE TE TYRE KOMBETARE, NE MENYRE QE TE KENE PROSPERITET, ESHTE PIKERISHT KOHA QE AMERIKA I LESHON BOMBAT.

    E KA KALUAR SI E KA KALUAR DERI TANI AMERIKA KETE PUNE, MIREPO NJEREZIT PO NDERGJEGJESON CDO DITE E ME SHUME.

    NUK MUND TE MASHTROSH TE GJITHE NJEREZIT GJATE TE GJITHE KOHES, DO TI DALI SYLESHI EDHE AMERIKES.

    Reply to this comment
  2. Dardi July 6, 17:16

    Pa luften kinder terroristit Sadam Hysein, bota do te ishte 100 here me e tmerrshme . Blair ka pas te drjete, veq egersirat e kundershtojne. Sepse nuk logaritin se qka do te behej nese nuk do te intervenohej, por nese nuk do te i tervenohej….llogari e gabuar .

    Reply to this comment
    • Arben July 7, 10:37

      CA PO THUA, PO VRITEN DITE PER DITE 200-500 CIVILE, VETEM NE IRAK, A KA ME KEQ SE KAQ????!!!!!!!!!!

      PO VETE AFERSISHT 20 VITE QE U BE PUSHTIMI, NUK ESHTE KOHE E VOGEL QE TE JUSTIFIKOHEN.

      DHE MBI TE GJITHA ESHTE FAKTI SE AMERIKA NDERHYRI PER TE RUAJTUR SKEMEN E SAJ GRABITESE DUKE CMUAR NAFTEN VETEM NE DOLLARE, AS QE NUK I SHUKET FARE PER ATA NJEREZ.

      Reply to this comment
  3. info analitike July 6, 23:21

    Ndersa genjeu mbi Sadamin u be mik i ngushte e keshilltar i diktatoreve te tjere. Ky per para ishte i gatshem te bente gjithcka, vetem per Ramen ka punuar gratis. Hajde besoji perrallat rilindjote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*