Lufta qesharake e bravave!

July 31, 2019 13:02

Lufta qesharake e bravave!

(Mbas 10 Gushtit qeveria mund t’u presë fondet rebelëve të fundit të opozitës)

 

Ish kryebashkiakët opozitarë,

në vend që Lulashit t’i fusin shuplaka fytyrës,

si kalamaq të nevrikosur,

ndërrojnë bravat e zyrës!

 

Midis gjithë betejave të humbura,

që opozita ka bërë në këtë vend,

si beteja e bravave,

kjo e fundit do të mbahet mend!

 

O Lulash i Bashajve,

që nga gomarllëqet kurrë s’je tundur,

të paktën këtë mos e quaj betejë,

se do të llogaritet si betejë e humbur!

 

Tani shpresat tek Voltana dhe Xhelali,

që me deklarata të lënë pa fjalë,

po do ta shikoni atë farë vajze e djali,

se si nga bashkitë do dalin me bisht në shalë!

 

Padyshim do ketë rezistencë,

nga më të betuarit e SHQUPIT,

që këtë e mendojnë luftë për ekzistencë,

ose luftë kundër halldupit!

 

Voltana do rezistojë më shumë,

dhe mund të shajë si vagabondët,

po Qeveria pas datës 10 Gusht,

ja pret pa problem të gjitha fondet!

 

Gjer tani policia po rri si spektatore,

dhe kundër protestuesve s’reagon,

por po të dojë për një çerek ore,

hyrjet para bashkive i pastron!

 

Socialistët kanë vendosur të mos konfrontohen,

se qeveria e zë lepurin me qerre,

por protestuesit vetë do të largohen,

nën zhegun e kësaj vape vere!

 

Lulashi vdes për pak përplasje civile,

ëndërron dhunë shtetërore,

dhe ndjek me ankth një pakicë debile,

nga zyra e freskët në Shtëpinë Qendrore!

 

Luli Basha urgjent duhet të kish ikur,

se nuk ka mbajtur as dhe një premtim,

dhe pse është me kohë një zjarr i fikur,

çdo ditë bën pa turp nga një betim!

 

Ti kot betohesh qyqari Lulash,

se s’ke këllqe-betimet s’i mban dot,

vajte gjashtë vjet duke bërë tranazh,

dhe veç për fitore flet si idiot!

 

Gjer më sot asnjë betejë s’ka fituar,

dhe kur ju fal gati gjithë Qeveria,

në mënyrë madhështore ka dështuar,

dhe prapë në krye e mban partia!

 

Luftën e bravave sot inkurajon,

duke e futur opozitën në aksionin më komik,

po ai është shkrehur aq keq sa e mendon,

si aksion të mirëfilltë politik!

 

Lulashi tani as vetë s’e beson,

se është vogëluar sa një gogël,

dhe në të gjithë llojet e pushteteve,

nuk ka as ndikimin më të vogël!

 

Të gjithë në SHQUP sa dalin e flasin,

i bien pa pushim legenit,

dhe absolutisht mendjen s’e vrasin,

të gjejnë një shteg të rifuten brenda sistemit!

 

Monika është shumë më e zgjuar,

e kuptoi greminën e Lulash Debilit,

ndaj në LSI për të ligjëruar,

ja ka lënë vendin  komikut-Petrit Vasilit!

 

Petriti më keq se Luli ka rrëshqitur,

nga mufkat që këput kjo kuptohet,

por vetja e shkretë i duket aq e ditur,

sa vetëm me veten e vet mund të krahasohet!

 

Meta është tejet i shqetësuar,

që LSI-ja është në prag të ekzistencës,

ndaj mesazhe “të egra” përditë ka lëshuar,

nga zyra e tij luksoze e Presidencës!

 

A.DUKA

July 31, 2019 13:02
Komento

6 Komente

  1. gjitoni i Benkos July 31, 17:49

    Mor po leri ish-kryebashkiaket opozitar,
    hidh ca syte nga ishet e Rames gomar,
    akoma nuk e ke marre vesht or torollak,
    Kartelen e kuqe per ate Gjushin vocrrak?
    Eja na shkruaj per Gjushin o Duka poet,
    pse Amerika s’e do atje ibretin ta ket?,
    hap syte Duke se prej Gjushit me pas,
    i futet dhe Rames ne bythe goxha Pras.

    Reply to this comment
    • shqipe July 31, 18:27

      [[[[[[[[[[[[[[[[[[[[[[[[[[[[[[[[[[

      Preshin e ka per sua
      partia jote,o tru thare.
      Qese eshte fut demokraci
      Tritani yt i doli pronar!

      Reply to this comment
      • pi ilacet oj shqipe July 31, 20:19

        shqipe pelivania je e dehur sot,
        me Tritan po me ngaterron kot,
        ate nuk e kam as far dhe as fis,
        nuk jam as anetar i asaj partis,
        mba pra vesh per sa te thash,
        o militantja nga trute tallash.

        Reply to this comment
  2. # July 31, 19:06

    Bravisimo Shqipe.
    Pronari i preshit doli Tritani me vendim popullor,te pushtetit te Lushnjes.

    Reply to this comment
  3. MH July 31, 19:14

    Gjithe inteligjenca politike e PD ka perfundue ne ushtrimin e forces nepermjet gjymtyrve dhe teknikes primitive te perdorimit te bravave.Ky fakt tregon bindshem qe truni intiligjences se PD ka perfundue ne shterpezim.Kerkon te zgjidhin ceshtjet nepermjet forces.Kur te drejten e forces e ka Ligji.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim