Lufta tregtare e Trump, BE strategjike afrohet me Kinën

July 16, 2018 11:53

Lufta tregtare e Trump, BE strategjike afrohet me Kinën

 

Në një atmosferë të pasigurt të ekonomisë globale, liderët e Evropës dhe Kinës po takohen për të peshuar rrugët për t´iu kundërvënë pasojave të politikës së Presidentit Trump “Amerika First”.

Sulmet e Presidentit të SHBA Donald Trump ndaj sistemit ndërkombëtar të tregtisë duke vendosur tarifa dhe angazhimi i tij në një retorikë virulente kundër tregtisë, kanë afruar partnerët tregtarë të Amerikës të gjejnë një përgjigje të përshtatshme.

Liderët e Bashkimit Evropian dhe Kinës, partnerët më të rëndësishëm të SHBA-së, takohen të hënën (16 korrik)në Pekin, ku temat kryesore të agjendës do të jenë marrëdhëniet e tregtisë, investimeve globale dhe bilaterale.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe shefi i Komisionit Jean-Claude Juncker do të përfaqësojnë BE-në. Ata do të zhvillojnë bisedime me zyrtarë të lartë kinezë, përfshirë Presidentin Xi Jinping dhe Kryeministrin Li Keqiang për një sërë temash mes të tjerash, sfidat e ekonomisë globale dhe sigurisë, përfshirë marrëveshjen nukleare me Iranin, situatën në Siri dhe ndryshimet klimatike.

Nisur nga përshkallëzimi i tensioneve tregtare si pasojë e vendosjes së tarifave “tit-for-tat” të dyja palët pritet të shprehin mbështetjen e tyre për rregulla që bazohen në sistemin tregtar ndërkombëtar, nën survejansën e Organizatës Botërore të Tregëtisë.

Të bashkuar kundër tarifave

Tarifat e Trumpit për çelikun dhe aluminin si edhe kërcënimeve për taksa të reja në industrinë e automjeteve, kanë shqetësuar partnerët tregtarë të Uashingtonit në të gjithë Evropën, sidomos Gjermaninë.

Po ashtu Kina ka qenë në qendër të kërcënimeve të Trumpit për muaj me rradhë. Administrata e SHBA-së ka vendosur tarifa 25% për 818 produkte kineze me vlerë 34 miliardë dollarë amerikanë dhe një fazë e dytë prej 16 miliardë dollarësh është në përpunim e sipër. Ndërkaq Pekini është përgjigjur menjëherë duke njoftuar se do të kundërpërgjigjet për çdo dollar. Ndaj hakmarrjes kineze Trumpi kërcënoi tarifa 10% kundrejt 200 miliardë dollarë importeve kineze. Kina e ka akuzuar SHBA-në se po thellon konfliktin në tregti dhe thuhet se Pekini shpreson të bashkojë forcat me Brukselin në një front të unifikuar kundër politikës së njëanshme të Uashingtonit “America first”. Kina dhe BE-ja së bashku japin një të tretën e prodhimit ekonomik global dhe gati gjysmën e tregtisë botërore.

Mosmarrëveshje të mëdha

Megjithëse të dyja palët janë tashmë në një anë lidhur me tarifat, observuesit mendojnë se nuk pritet që Brukseli dhe Pekini të formojnë një aleancë  kundër Uashingtonit. Samiti pritet vetëm të prodhojë një komunikatë modeste që afirmon mbështetjen një sistem multilateral tregtie. Kjo sepse BE-ja dhe Kina kanë mosmarrëveshje të forta për çështje të tilla si aksesi në treg dhe të drejtat e autorit.

Dhoma e tregtisë së BE-së ka konkluduar, se Kina është një nga tregjet më restriktivë në botë. Firmat Evropiane dhe Amerikane janë ankuar vazhdimisht se ndeshen me një sërë vështirësish në tregun kinez. Një çështje tjetër është e drejta e autorit. Iniciativa e Pekinit “Made in China 2025” që synon kthimin e Kinës në lider teknologjik në nivel global, vlerësohet si shtrytëzuese nga shumë specialistë në BE. Të dyja palët janë përplasur kohët e fundit edhe për iniciativën kineze Belt and Road Initiative (BRI) që nëpërmjet një infrastrukture me vlerë 1 biliardë dollarë synon t´i japë një impuls tregtisë me vendet e Afrikës, Azisë dhe Evropës.

Ankesat janë më se normale

Në Bruksel disa shikojnë me dyshim forcimin e lidhjeve të Pekinit me Evropën Lindore dhe Qendrore duke u shqetësuar se ndikimi i Kinës në këto vende mund të rrezikojë unitetin e BE-së, normave dhe vlerave të saj.

“Evropianët kanë shqetësime kur bëhet fjalë për lidhjet e tyre ekonomike me Kinën. Fuqia ekonomike dhe konkurrenca nga Kina janë në rritje. Në këtë kontekst me rritjen e populizmit në Evropë, janë shtuar edhe shqetësimet rreth Kinës”, thotë për DW drejtori i Qendrës për Studime Evropiane në Universitetin e Fudan-it në Shanghai, Ding Chun. Pork jo është mëse normale, nëse kihet parasysh se bëhet fjalë për ekonomitë numër dy dhe tre në nivel global, shton eksperti.

Të dyja palët kanë kërkesat e tyre, tha ai, por theksoi se Kina beson se do të marrë Statusin e Ekonomisë së Tregut, e cila do t´i lejojë të shijojë të njëjtin status në treg si BE-ja dhe SHBA-ja, kur bëhet fjalë për hetimet kundër dampingut në OBT.

“Unë shpresoj se Kina dhe BE-ja do të mund të bëjnë progress konkret në fushën e bashkëpunimit ekonomik, për shembull duke çuar përpara bisedimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për investimet”, tha Chun. “Nga një marrëveshje e tillë do të përfitonin të dyja palët madje e gjithë bota. Ky do të ishte një kontribut në luftën kundër proteksionizmit”.

Pekini dhe Brukseli janë në proces negociatash për të arritur një traktat dypalësh investimesh, që synon të sigurojë më shumë mbrojtje ligjore dhe mundësim për futje në treg të investorëve nga të dyja palët. “Dhoma Evropiane mirëpret arritjen e një marrëveshjeje që përfshin shqetësimet e tregut në të gjithë sektorët dhe krijon një klimë rregullatore biznesi më transparente dhe më të qëndrueshme”, tha Harborn.

“Topi është në fushën e Kinës dhe është urgjente që qeveria të tregojë se po lëviz përpara në një nivel deçiziv të negociatave përpara fundit të vitit 2018. Duke bërë këtë dërgohet një mesazh i qartë se Kina është e gatshme të plotësojë premtimet drejt hapjes së tregut. Nëse do të ketë vonesa, kjo do të kishte efekte negative si për Kinën ashtu edhe për BE-në.”/ DW

l.h/ dita

July 16, 2018 11:53
Komento

2 Komente

  1. A.W. July 16, 12:37

    BE si i mbyturi qe kapet dhe pas gjarperit. Sa te mjere por dhe qesharake keta dy ne fotografi me kinezin ne mes. Pijaneci Juncker tape si gjithmone. Polaku Tusk krejt medioker dhe kinezi me te qeshuren e tyre hipokrite si maske. Mjer Europa ne dore te kujt ka mbetur, pret shpetim nga Kina. Te shpresojme qe Kina mos ndjeke shembullin e ISIS qe mbushi me refugjat Europen se perndryshe…Europa do ngjyhet krejt e verdhe.

    Reply to this comment
  2. USA citizen July 16, 18:30

    Ore ti organ genital me inicialet A.W. Kapesh pas Europes levizjet e se ciles jane te detyruara qe kur ne zyren ovale ka hyre nje “clown me toupe orange” qe shpall EU armik, qe i thote KM britanike hidh ne gjyq EU edhe pse dolet vete nga Unioni, qe i shpall lufte tregtare gjithe botes(Canada, Mexico, China, Japan, South Corea, EU). Do me per Belulin o A.W??? Jepi Cezarit cka i takon Cezarit dhe jepi perendise cka I takon perendise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*