Lufta tregtare me SHBA-në, Kina: Nuk do “qëllojmë” të parët

July 4, 2018 22:53

Lufta tregtare me SHBA-në, Kina: Nuk do “qëllojmë” të parët

Kina ka sqaruar sot nëpërmjet një deklarate publike se nuk do të jetë e para që do të vendosë implementimin e tarifave ekstra ndaj mallrave amerikanë.

“Pozicioni i Kinës në këtë luftë tregtare që pritet të fillojë, është mëse i qartë dhe ne e kemi përsëritur shumë herë. Natyrisht që jemi gati të “luftojmë”, por kurrsesi nuk do ta japim ne të shtënën e parë”, ka deklaruar ministri kinez i financave.

Kjo deklaratë ka ardhur në prag të luftës ekonomike që pritet të nisë këtë fundjavë midis SHBA-së dhe Kinës, ose thënë ndryshe: ky sqarim ka ardhur pasi të dy palët kishin lajmëruar praktikimin e tarifave të reja më 6 korrik.

Uashingtoni do të implementojë tarifa të reja mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Kina, që kapin vlerën e rreth 34 miliardë dollarëve. Dhe nga ana tjetër, Pekini do të implementojë të njëjtat tarifa me importet amerikane, ku dominon mishi i derrit.

s.a/ditA

 

July 4, 2018 22:53
Komento

1 Koment

  1. Arben July 5, 05:53

    NUK ka nevoje

    Trump eshte bere si dyfek I prishur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*