Lufta tregtare SHBA-Kinë; Bisedime të detajuara, por aspak progres

August 25, 2018 09:14

Lufta tregtare SHBA-Kinë; Bisedime të detajuara, por aspak progres

Bisedimet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë qenë tejet të mbushura me detaje, por u mungonte progresi, teksa negociatorët amerikanë kanë nënvizuar rastet e firmave amerikane të dëmtuara nga praktikat kineze, ndërsa Kina argumentoi se thjesht po përmbushte detyrimet e saj në përputhje me Organizatën Botërore të Tregtisë. Kështu shprehen personat me njohuri mbi përmbajtjen e diskutimeve.

Bisedimet dyditore në Uashington, të udhëhequra nga zyrtarë të konsideruar të nivelit të mesëm, bënë shumë pak në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje tregtare që sa vjen e përkeqësohet mes dy ekonomive më të mëdha të botës, e përfunduan të enjten pa një deklaratë të përbashkët.

Në Uashington, ndërkohë, u zhvilluan seanca dëgjimore gjatë javën për një tjetër raund tarifash të propozuara ndaj importeve kineze me një vlerë prej 200 milionë dollarësh, që me të gjitha gjasat do të hyjnë në fuqi në fund të shtatorit, apo fillim të tetorit.

E ndërsa grupe të palës amerikane kanë dhënë sinjale kontradiktore mbi faktin sesa presion i duhet bërë Pekinit gjatë mosmarrëveshjeve tregtare, zyrtarë nga Departamenti i Thesarit, që udhëhoqën bisedimet, si dhe përfaqësues amerikanë të Tregtisë, që kanë pasur një linjë më të ashpër, u bashkuan në mesazhin e tyre, thonë burimet e “Reuters”.

Bisedimet erdhën pasi të dyja palët vijuan edhe më tej kërcënimet për tarifa mbi mallra importi me vlerë 16 miliardë dollarë, të palës tjetër. Pekini madje ka dorëzuar edhe një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë mbi detyrimet që kanë për të përmbushur Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni i kërkon Pekinit të përmirësojë qasjen në treg dhe mbrojtjen ndaj pronës intelektuale për kompanitë amerikane, të shkurtojë subvencionet industriale dhe të zvogëlojë hendekun prej 375 miliardë dollarësh në tregti.

Ndërkohë, në një deklaratë të shkurtër të së premtes, Ministria kineze e Tregtisë tha se të dyja palët zhvilluan një shkëmbim idesh “konstruktive” dhe “të sinqerta” mbi çështjet tregtare, ndaj mbetet në pritje të hapave të ardhshëm. Ndërsa zyrtarët amerikanë, përfshi presidentin Trump, prisnin shumë pak nga këto bisedime.

l.h/ dita

August 25, 2018 09:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*