Luftar Paja: Një sqarim për ata që më keqkuptuan…

May 11, 2018 09:16

Luftar Paja: Një sqarim për ata që më keqkuptuan…

 

Udhëzimet e fondit të sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor kanë kufizuar përdorimin e disa medikamenteve të rëndësishme që janë në listën e barnave me rimbursim, por ç’ka bën që shumë pacientë që janë trajtuar deri më tani ta ndërpresin atë.

Një prej të cilave është medikamenti që përdorin pacientët me probleme kardiake që mbajnë nën kontroll hollimin e gjakut dhe shumë prej tyre janë njoftuar nga mjeku i familjes se nuk do ta përfitojnë më me rimbursim, por duhet ta blejnë me çmim të plotë në farmaci.

Një prej pacientëve që është trajtuar me këtë medikament sipas rekomandimit të mjekut kardiolog është aktori Luftar Paja.

“Kur erdhi radha për të marrë trajtimin më tha mjekja që nuk e përfiton se ka disa procedura. Të më heqësh ksarelton mua është të më thuash të shkoj në trombozë, apo të shkoj në varreza të Tufinës apo Sharrës. Unë pensionist jam, nuk më del të blej 100 mijë lekë në muaj këtë ilaç. Do t’i bie në qafë fëmijëve”, është shprehur Luftar Paja dy ditë më parë në një reagim për TCH.

Duke parë keqinterpretimin që i është bërë kësaj deklarate, aktori në një reagim për DITA tha se:

Është keqkuptuar maksimalisht prononcimi im në Top-Channel.

Unë sapo dola nga farmacia ku marr ilaçet dhe isha i revoltuar ngaqë aty nuk mora dot ilaçet që më duhen për zemrën. Ishte një mangësi dhe fola. Por dua të sqaroj gjithë opinionin publik se fola si një qytetar për një problem.

Politizimi ishte jashtëzakonisht qëllimkeq dhe i dëmshëm, sidomos për mua.

Dhe si qytetar i këtij vendi unë i kam sytë në ballë dhe e jetoj këtë realitet dhe pohoj se ka një ndryshim nata me ditën në sistemin shëndetësor nga viti 2013 e këtej.

Nuk e kisha aspak me politikat e qeverisë zemërimin tim. E kisha me përmirësimin e mëtejshëm të punës që po bën kjo qeveri.

Sepse problemi ekziston dhe qeveria, domethënë ministria e Shëndetësisë duhet të jetë më e vëmendshme ndaj qytetarëve që kanë nevoja urgjente dhe nuk duhet t’u mungojnë asnjëherë ilaçet, sidomos ato që kanë të bëjnë me sëmundjet e zemrës.

Kjo është e gjitha.

Dua ta bëj këtë sqarim për të gjithë ata që bënë gjithë atë zhurmë… Sidomos ata andej matanë, të cilëve unë nuk u përkas. Unë dua që kjo qeveri të bëhet gjithnjë e më e mirë…”

e.k/Dita

May 11, 2018 09:16
Komento

5 Komente

  1. BLACK SWAN May 11, 10:38

    O HUMORIST I MULLARIT
    largqofte , kush te keqkupton ty, po ti je problem pa te panjohura, ke 70 vjet qe i sherben propagandes
    ik tani, mendo per ‘hallin’ e radhes qe do te zgjidhe partia,
    po ne fakt ben mire dhe te pushosh, se me zemren nuk ka shaka, ler ca radhe dhe per tet bir , se e ke tamam si veten , besoj dhe ta ka kaluar , jo se nga anet tona i themi
    m… i jati … m … i biri ……

    Reply to this comment
  2. Gjinika May 11, 12:43

    Kur shkruajne injorantet kunder ketij artisti te madh me duhet te them si ska nje Avni Rustem ta cfarrose kete rrace bastardhesh. KUR NUK E ZHDUKE TE GJITHE ENVERI!

    Reply to this comment
  3. specialisti May 11, 14:15

    Zoti, Gjinika
    Te heqesh nga lista e rimbursimit nje ilac qe perdoret per hollimin e gjakut, nuk eshte e drejte. Luftari si edhe te tjere si ai, nuk kane mundesi ta blejne sepse aq e kane pensionin. Luftari ato fjale qe ka thene kur ka dal nga farmacia, i ka fjale zemre e shpirti. Nuk eshte e drejte qe nga lapsi i nje burokrati te Ministrise se Shendetesise, te detyroje Luftarin e shume si ai, tu drejtohen cdo muaj per ndihme femijeve.
    Ky eshte nje problem ekonomiko- shendetesor dhe nuk duhet te politizohet. Pse kujton ti qe kryeministri i ka thene qe te heqe kete ilac te domosdoshem nga rimbursimi ?
    Pa politike, nga dy komentuesit.
    Nuk mendoj se jane pjese e listes qe perfitojne nga rimbursimi.

    Reply to this comment
  4. AKILI May 11, 15:11

    Fjalet qe tha kur doli nga farmacia i ka thene nga shpirti, jo nga zemra se zemren je ka falur partise. Nga qe ka hall se i zemerohet partia, del dhe ben autokritike. A pika te rente o Luftar, qe s’hoqe dore nga servilizmat. Fundja, ke te drejte se me shtate klase partia te beri deputet te asaj kohe te zeze.

    Reply to this comment
  5. info analitike May 11, 16:16

    E pra se na habite se ti je gati te japesh edhe jeten per partine jo me ilacet e zemres.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*