Grupet e Miqësisë, deputetët refuzojnë Rusinë, duan SHBA. Cilët janë pro Kinës

November 5, 2017 09:10

Grupet e Miqësisë, deputetët refuzojnë Rusinë, duan SHBA. Cilët janë pro Kinës

Për shkak të orientimit perëndimor të Shqipërisë, ligjvënësit nuk kanë pranuar që të bëhen pjesë e grupit të miqësisë kryesisht me Rusinë.

Nga ana tjetër, shumica e deputetëve kanë kërkuar dhe lobuar për t’u bërë pjesë e grupeve të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Norvegjinë, Suedinë, Zvicrën etj.

Në këto kushte, kur mbi 40 deputetë kanë kërkuar që të jenë në grupin e miqësisë me SHBA, në lëvizje janë vënë kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të plotësuar grupet e miqësisë.

Në mbledhjen e parafundit të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e ka ngritur këtë shqetësim, teksa u ka kërkuar Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit, të ‘detyrojnë’ deputetët të bëhen pjesë e grupeve të miqësisë, pavarësisht vullnetit të tyre.

“Dua të ndaj me kolegët, me dy kolegët, z. Spaho dhe z. Vasili, një shqetësim që mendoj se duhet marrë në konsideratë, pavarësisht dëshirës së deputetëve për të qenë të gjithë në grupin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo me Gjermaninë. Duhet të jemi korrektë diplomatikisht me të gjitha vendet me të cilat Shqipëria … Ah, jeni dakord, se po shihja që jeni acaruar dhe thashë… Për këtë pjesë dua t’ju them dhe t’ju informoj se është shumë e rëndësishme të bëjmë një ndarje të deputetëve dhe një kuotë. Pra, nuk mund të ketë një grup miqësie me 40 deputetë dhe një grup miqësie pa asnjë, raporton Shqiptarja.com.

Duhet të flasim me kolegët deputetë dhe të vëmë një kuotë, maksimumi mund të jetë 25-30, me qëllim që të kemi mundësinë të… Ose të ndryshojmë pastaj vendimin dhe të lëmë një deputet të jetë më shumë se në 5, por këtë nuk e lejon praktika parlamentare e konsoliduar, edhe në vende të tjera. Ndërkohë, kemi ruajtur pak a shumë të njëjtën ndarje që kemi pasur, maxhorancë -opozitë. Duhet ta kalojmë nesër këtë. Më pas, me një praktikë të mirë të nisur për një lloj reforme parlamentare, edhe grupet e miqësisë të kenë një rregullore të funksionimit të tyre, si dhe një agjendë të veprimtarisë së tyre, me qëllim që të mos lëmë vende pa mbuluar”, është shprehur Balla.

Rusia dhe Kina
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, duket se ka qenë ndër të vetmit deputetë, që ka pranuar jo vetëm të jetë anëtar, por kryetar i grupit të miqësisë me Rusinë. Anëtarë të grupit të miqësisë me Rusinë janë Gent Strazimiri, Mimi Kodheli dhe Nard Ndoka. Ndërkaq, Bashkim Fino kryeson grupin e miqësisë me Kinën, ndërsa anëtarë janë Alket Hyseni, Bledar Çuçi, Dashamir Shehi, Edlira Bode, Edmond Haxhinasto, Edmond Leka, Eduard Halimi, Ilir Beqaj etj.

November 5, 2017 09:10
Komento

5 Komente

  1. Lisi November 5, 11:09

    Urrejtja ndaj Rusisë bashkon të majtën me të djathtën shqipëtare :
    Për të djathtën , Rusia simbolizon komunizmin , që e le pa gjumë .
    Për të majtën simbolizon social-imperializmin antikomunist ( sipas mësimeve të shokut Enver ) .
    Ja pra , ekstremet u puqën . Këtë thënie të filozofëve , e shohim të zbatuar në praktikë !
    Më këtë unitet të Baballarëve tanë të Kombit , e mjera Rusi , ç’ka për të hequr ?!

    Reply to this comment
  2. shpatar November 5, 11:12

    Kini tru apo nuk kini sy te shikoni se cfare kerkon populli. Cjane keto nisma politike nga deputet te popullit per miqsite .
    Ne e kemi percaktuar strategjine tone politike . Ajo ,duan apo nuk duan deputetet apo Presidenti e K/M, eshte pro Perendimore .Keto zhurma qe bejne deputetet jane shume te pa gjukua qe kane pasoja per fatet e vendit .
    Perfaqsues te latre te SH.B.A i quajne te rrezikshme, qasjet e Rusise ne Ballkan, ju na dilni pro inisjativave miqsore .Kjo nuk ka by…ku te qendroni.
    Nuk besoj se ka ardhur momenti ti vene ne diskutim se me ke duhet bere miqsi politike .Ne veshtrimin tim ky eshte nje gabim madhor qe do te kete kosto shume te medhaja .
    Hapja e orekseve per miqesi do ti 5 fishoje grindjet dhe armiqsite midis popullit i cili syte i ka drejtuar diku . Do te 10 fishohen spiunet ne radhet tone qe eshte dhe karakteristike e politikanve shqiptare .
    Miqsite le ti bejne shoqatat por ne asnje menyre nga politikane apo deputet te Parlamentit .Deputetet jane te detyruar te marrin pelqimin e popullit qe i ka votuar per keto vendime .Ne se duhet ndryshuar strategjia politike kjo ne radhe te pare duhet diskutuar ne popull .
    Nuk dua te komentoje mbi Rusine ,Kinen ,Turqine ,Vendet Arabe e shume te tjera si India ,Brazili e Amerika Latine .Ne nuk jemi shtet me potence ne politiken globale qe ti hapim rruge bashkpunimit me nje thes kaq te madh .
    Nje vendim i tille me kujton gabimet e pafalshme te Qeverive shqiptare ne te shkuaren .Zogu ,edhe pse gjithe vemendja e Evropes ishte perqendruar per te ndihmuar vendin tone me ane te Italise ,mbante miqsira te fshehta me Jugosllavin e Greqin. Hoxha e drodhi nga i interesonte per te qene i pavdekshem ne politiken shqiptare .I provoje te gjithe si hapur dhe nen rrogoz. Dihet se si u katandisem nga keto politika. Politika qe dhe sot e kesaj dite ka nga ata, qe perfaqsojne popullin tone kane, mendime te ndryshme per qasjet e strategjive ne fushen politike .
    Jemi deshmimtar te shume levizjeve pa interes ne keto 27 viteve te demokracise .Kreret qe kane drejtuar dhe drejtojne politiken shqiptare ,per shkak te karikes hidhen sa ne Perendim e ne Lindje .Kemi ne udheheqjen politike, te trasheguar qysh nga Hoxha simpatizan qe veprojne me urdhera te agjenturave te huaja jo Perendimore .Rama, kur nuk i plotesohet kerkesat e deshira e tij ,mbi negocjatat per ne Evrope ,le shteg se ne do te gjejme partner tjeter.
    Keto si dhe shume alibi te tjera e kane demtuar dhe e demtojne rrugen tone drejt objektivit madhor .Te qendruarit per nje kohe te gjate midis luftrave Lindje -Perendim ,me shprese se do te fitojme nga konjukturat, pa u thelluar, jane e do te jene shume te demshme e me pasoja per te ardhmen e vendit e te popullit tone .
    Ju beje thirje te hiqni dore, ju te paret si deputet te popullit ,e se dyti kokat e politikes shqiptare ,qe me keto ceshtje kaq delikate, te mos luajne me fatet e nje populli .Une e kuptoje pse ju i kerkojne keto miqsi .Qe nuk fitojne simpatin e popullit kete e dim te gjithe .Qe su plasi te tjerve per simpatite qe kini per te tjeret , kete e dine te gjithe .Por ajo qe ju intereson juve eshte personale . Te kerkoni ne raste nevoje strehim bashke me pasurite e pa merituara qe i kin vjedhur popullit shqiptare .Kete ka bere Zogu dhe shume kriminel te tjere te popullit shqiptare edhe sot ne demokraci .

    Reply to this comment
  3. tomorraku November 5, 15:25

    Grupi i miqesise Shqiperi Sh.B.A mos harroi te marre leje Ne D.A.Sh ne se u lejohet te hyjne ne Amerike !?

    Reply to this comment
  4. tomorraku November 5, 15:25

    Grupi i miqesise Shqiperi Sh.B.A mos harroi te marre leje Ne D.A.Sh ne se u lejohet te hyjne ne Amerike ?

    Reply to this comment
  5. Lisi November 5, 16:16

    Tomorraku !
    Të admiroj për mprehtësinë . Me dy
    fjalë ke thënë aqë shumë !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*