Luftë pandëshkueshmërisë së shpifjes dhe gënjeshtrës! (Prova e një falsifikimi)

Andrea Stefani November 5, 2015 23:58

Luftë pandëshkueshmërisë së shpifjes dhe gënjeshtrës! (Prova e një falsifikimi)

Adolf Hitleri këmbëngulte se “nëse thoni një gënjeshtër të madhe dhe e përsërisni vazhdimisht dhe mjaftueshëm, ajo do të besohet”.

Një thënie dhe taktikë që është pjesë themelore e artit të mashtrimit publik që nëse tolerohet, do të jetë me pasoja shumë të rënda për publikun.

Të çfarë natyre? Pikërisht të asaj natyre dhe madhësie që ishin pasojat e vuajtura nga publiku gjerman, pikërisht sepse besoi dhe mbështeti gënjeshtrën e madhe naziste.

Është pikërisht detyrimi që të bëj pjesën time të punës në demaskimin e industrisë së gënjeshtrës që është ngritur këto vite në Shqipëri, që më nxit të sqaroj edhe më tej publikun rreth një mashtrimi që u hodh pak kohë më parë mbi personin tim, duke më akuzuar publikisht me dokumente të falsifikuara, sikur paskam qenë spiun i Sigurimit të Shtetit dhe se gjoja paskam bërë që të dënohet një person.

***

Në Shqipëri po ndodh një tjetër katastrofë. Është katastrofa e të vërtetës që është njëherazi edhe triumf i gënjeshtrës. Ajo që po ndëshkohet është e vërteta ndërsa gënjeshtra lumturohet në qiejt e pandëshkueshmërisë.

Forma më e shëmtuar e kësaj katastrofe janë akuzat që politikanët i hedhin njëri-tjetrit në Parlament e jashtë tij dhe që shumë rrallë, përfundojnë në gjykata. Kjo mungesë dedikimi ndaj së vërtetës ka bërë që edhe kjo e fundit, të paragjykohet si gënjeshtër.

Por nuk ka investim më të madh në favor të gënjeshtrës dhe mashtrimit nëse nuk investohesh që të dalë e vërteta! Ushtar i mashtrimit nuk është vetëm kush mashtron, por edhe ai që hesht për të vërtetën.

***

Nuk kam aspak ndërmend të zhytem në llumin e kësaj kënete që po përbalt gjithë Shqipërinë duke bërë që e vërteta dhe gënjeshtra të kapërthehen aq ligsht, sa nuk mund të dallosh ku nis njëra e ku mbaron tjetra.

Por edhe për faktin se profesioni i gazetarit që ushtroj, jo vetëm nuk do të kishte kuptim, por do të qe pjesa më e ndyrë e industrisë së mashtrimit, nëse nuk do të kishte për idhull të vërtetën.

Prandaj, gjëja e parë që bëra pas hedhjes në qarkullim të shpifjes rreth meje, ishte gjetja në arkiva e dokumentit real që është falsifikuar duke shtuar mbi të emrin dhe mbiemrin tim dhe gjoja firmën time.

Pra, po publikoj dokumentin real ku emri dhe mbiemri Andrea Stefani dhe gjoja firma ime, nuk figurojnë gjëkundi.

***

Është ky një hap i parë që ja kisha borxh, lexuesve të “Ditës” por edhe më gjerë. Si edhe të vërtetës.

Ndërkaq, sikundër kam paralajmëruar, hapa të tjerë do të pasojnë duke dërguar para gjykatës median që e përhapi këtë mashtrim gjithë ngazëllim, duke injoruar çdo parim e teknikë profesionale.

Sepse është skandaloze që një gazetë të publikojë një akuzë ndaj një personi, pa verifikuar fare vërtetësinë e kësaj akuze.

Aq më keq kur dokumentet e publikuara janë të falsifikuara. Aq më keq kur edhe pasi njofton median në fjalë se e gjithë kjo është një mashtrim, ajo nuk lëviz as gishtin për ta korrigjuar mashtrimin. Gjë që të lë të dyshosh se media në fjalë ishte palë në mashtrim.

Ky është një dhunim i hapur i të gjithë kodeve të etikës gazetareske. Të bësh kështu do të thotë që media, e cila ka për mision mirëinformimin e publikut me anë të të vërtetave, të vihet në dispozicion të dezinformimit dhe të gënjeshtrës.

Do të thotë që media, si industri e të vërtetës, të degradojë në industri të gënjeshtrës.

***

Një orgji totale është edhe tolerimi në forumet e gazetave, i fyerjeve, shpifjeve dhe sharjeve për gazetarët që dalin me opinionet e tyre me emër dhe mbiemër por që linçohen me fjalor banal nga anonimë të pabesë dhe pa integritet që derdhin në to libidon e ndrydhur të një të keqeje që i torturon.

Është edhe ky një krim që kërkon ndëshkim nga ligji dhe e drejta. Mjaft me pandëshkueshmërinë edhe në këtë rrafsh!

Prandaj, do të shkoj në gjykatë që, sikundër e thashë në fillim, të jap kontributin tim, sado të vogël, kundër kësaj orgjie të gënjeshtrës dhe mashtrimit që mund të tolerohet, vetëm nëse nuk je i përgjegjshëm për rrënimin që sjell mashtrimi, por edhe për shpëtimin që vjen vetëm nga e vërteta.

dokumenti i vertete 1

Dokumenti i vërtetë

dokumenti i falsifikuar1

Dokumenti i falsifikuar

Andrea Stefani November 5, 2015 23:58
Komento

17 Komente

  1. Historia November 6, 02:46

    Kete taktike edhe komunistet alla shqiptare e aplikuan, sot saliu eshte flamurtari i saj me lulushin.

    Reply to this comment
  2. Hurma Arabie. November 6, 02:52

    Z. Andrea ketyre zagareve kelysh qe marrin porosi nga Antishqiptari i shitur tek serbet Krimineli Sali, kerkoju per demshperblim te prishjes se imazhit jo me pak se 100 euro e del i nderuar.

    Reply to this comment
  3. Kruja November 6, 08:41

    Pa diskutim qe genjeshtra e shendrruar tashme ne Industri , ka marre dhene ne keto 25 vjet . Por per kete dokument mbase nuk do te ishte nevoja te paraqitej kopja e vertete dhe ajo e falsifikuar , mjafton te ballafaqoje datat , dhe gjithçka ishte e qarte .Edhe firma e Andrea Stefanit dukej qe ishte qepur me pe te bardhe (nder te tjera me boje te ndryshme , pikerisht blu , falsifikuesit nuk kane pasur kujdesin qe te pakten te bejne nje kopje pa ngjyra) . Por ne keto vite ajo qe eshte harruar eshte pikerisht ajo qe quhet “ndershmeri intelektuale ose ndergjegje intelektuale ” qe do te thote se as per armikun me te keq nuk mund te perdoret si arme genjeshtra “Jepi Qezarit ate qe eshte e Qezarit….”

    Reply to this comment
  4. Babaxhani November 6, 09:08

    Kryespiuni thote kapeni “spiunin”.

    Zoti Stefani,
    E gjithe kjo ka ndodhur, se i ke pickuar shume keq disa me artikujt e tu. Ne shkrimet e tua ke treguar se je nje nga te paktet qe me te vertete te dhimbet ky komb. Vazhdo punen dhe bjeru sic ju ke rene, kujtdo qe nuk i qendron drejt ketij kombi.

    Reply to this comment
  5. Guri i Kamjes November 6, 13:09

    Sot tek ne shpifja e akuza e pathemelte per te shkateruar jete qytetaresh jane te institucionalizuara. Mbrojtja qe i ben gazetari vetvetes eshte jo vetem e drejte, por e guximshme e mbi te gjitha e argumentuar. Do t’i uroja z. Stefani qe ashtu siç mbron vetveten te mbroje edhe qytetaret e thjeshte qe nuk kane mundesite e aftesite e tij te shkelqyera.

    Reply to this comment
  6. Mark uk November 6, 13:59

    Hera e pare qe flet nje te vertet.Sikur te ishin hapur dosjet kti spiuni te sigurimit te shtetit do ju kishte harru emri.Sikur ata te sigurimit te shtetit edhe sot te vinin separi Andrean do merrnin se duket edhe nga veprimet qe bene.

    Reply to this comment
  7. Daku November 6, 14:20

    Pse mua ky Andrea Stefani me duket tamam me shume mencuri dhe dije. Apo nuk ngjan fiks si ato rilindasit qemoti. Duhet futur ne qeveri. Minister te drejtesise. E ben ai kodoshi e ben. Se ka dhene dhe marksizem dikur. Aty pastaj ka rast dhe te korigjoje dosjen e tij ashtu si duhet. Te mbushe dhe dosjet e te tjereve ashtu si do vete.

    Reply to this comment
  8. dimeron November 6, 14:22

    Zoti Andrea mos i merrni keto nga botime propagandistike.
    Kjo qe thoni ju nuk eshte aspak as origjinale e Hitlerit dhe as eshte thene nga Hitleri (nuk do te gjeni asnje burim qe te thote kete).
    Ate e ka thene nje mbreti francez (nuk me kujtohet se cili prej tyre) rreth dy shekuj me pare: “Calonier, calonier. Il restera toujours quelque chose!” (Shpif, shpif se gjithenje do te mbetet dicka!).
    Duhet me shume seriozitet kur shkruajme.

    Reply to this comment
  9. Tartufi November 6, 14:33

    Nje njeri qe ka kondribuar ne nje shoqeri genjeshtrash e krimesh,nuk ka se c fare ti shtoje
    nje shoqerie demokratike te ndershme , vlera te ndershmerise.
    Une si lexues i kasaj gazete,meqe ti po na thua se e kishe per detyrim tek neve,,,po te ktheje nje pergjigje,,,, Per shtese { problemi me i madh toni eshte se moderatori i peshtire
    i kesaj gazete neve qe jami kunder juve mbeturinave te nje shoqerie genjeshtare kampion
    na fshin komentet } Gazetar Stefani lexusit i ke shpure sheme larg,deri ne Gjermani kur
    shume thjeshte ne kemi patur nje shoqeri komuniste gjysem shekulli,qe me genjeshtra dhe
    krime mbi genjeshtra shtipi nje popull te tere.
    Nga mbeturinat e nje sistemi mashtrus nuk mund te presesh ndershmeri oo Stefani tim.

    Reply to this comment
  10. demo November 6, 14:38

    Kete shprehje e ka thene ministri i propagandes hitleriane,Gebels:Genje,genje,se dicka do te mbetet.

    Reply to this comment
  11. METEH November 6, 14:58

    Z.Andrea,ju,B.Islami.. jeni gazetaret me te mire te DITES qe u lexojme me vemendje.Para se te shkoni ne GJYKATE,duhet te mos reshtni s’e kerkuari qe SHPIFJA te denohet me ligj,pasi ajo eshte hequr me qellim nga SB,i cili nuk rri dot pa shpifur dhe perpasoi edhe shpura e tije shpifin çdo dite ne EKRANE,GAZETA,jashte e brenda vendit duke kundermuar gjithe ambjentin shqipetar sa qe po çuditin Europen,ndaj nuk na pranojne ne gjirin e saj.Shpifin deputetet e PD dhe ne gjykate thonese folem ne emer te PARTISE duke vertetuar se partia e tyre eshte nje lukuni shpifaraqesh te pashoq..!

    Reply to this comment
  12. rudi November 6, 16:03

    jo me shum se nje dite degjuam dhe parlamentin e cpifjeve parlamentin e akuzave po dhe parlamentin e hajduteve degjuam e cfar nuk degjuam por nje gje nuk e kuptoj nga nje ane bucasin i kemi pregatitur dosjet per ne prekurori te cilen po keta vete e trumbetojne qe skemi drejtesi per ku valle i kane keto dosje ne cilen prekurori ne kjo qe e lakojne vet keta ne te gjitha rasat e mbas tyre gjith bota ne kjo qe denon vetem te pa mbrojturit !Ndaj Stefan vellai zor se do gjesh te drejten se dhe ti ndoshta i ke lakuar nonjehere.

    Reply to this comment
  13. fteri November 6, 16:13

    Andrea ! je intelektual shume elegant dhe prodhimtar,kam respeekt personalisht per pregatitjen , karakterin dhe guximin tuaje te larte.Por nje vrejtje per ju dhe shume intelektual e gazetar te tjere me itegritet si jeni ju,problemet shume te mprehta si shpifja e baltosja kunder individit ose falsifikimi i dokumentave si ne rastin tuaj qe eshte nje krim me i rende ,dhe me keqe qellimi per ti ngritur kurthe nje kundershtari potencial ,per ta nxjerrur nga qarkullimi me metoda spiunazhi dhe shpifje dhe me keqe kur ajo kthehet industri (kur ne keto falsifikime merr pjese shume aktor si pershembull,eksperti i krimeve,prokurori,gjykatesi,mjeku i urgjences ,,kur falsifikohet raporti mjeko-ligjor , kur mjeksia ligjore falsifikon shkaku e vdekjes se viktimes dhe falsifikohet si vdekje natyrale ose vetvrasje , kjo ka funksionuar ne gjykata e prokurori dhe mjeksi ligjore si organizat kriminale ku shume viktimave u ka mbire bari ,ne 24 vjet keto falsifikime provash jane krim i rende i pa pare ndonjeher ne historine shqiptare kur vendi gjykohej nga kanuni ,keto krime falsifikimi sot jane me rrenqethse e te renda kur kryhen ne bashkepunim Politika+Prokurori+gjyqesori +Medjat me gazetaret,+ policia gjyqesore ,+mjeksia ligjore ,te gjitha se bashku perbejne fabriken e krimit ne shqiperi qe sot eshte kthyer ne industri akuzash dhe baltosje dhe tani jane te rrezikshme edhe per vete gazaetaret ,politikanet dhe vete shtetin .Por keto krime TE RENDA per shoqerine i ngrini vetem kur u vjen veza te bytha Z.Andrea,kurse per popullin e thjesht e viktimat e kesaj fabrike krimi qe nxjerr vetem mute zoti do hakmerret.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
  14. hammurabi 196-201 November 6, 19:55

    sistemi drejtesise eshte garanti i se vertetes. “ligji eshte i barabarte per te gjithe”
    soliidarizoj me ju andrea!

    Reply to this comment
  15. qiri November 6, 20:18

    Pse gjyqtari Sybi Sulce (nga Korca nese eshte gjalle) nuk prononcohet dhe te nxjerre te verteten qe nen nenshkrimin e tij nuk ka pasur nenshkrim te Andrea Stefanit? Eshte idiotesi te pranosh qe poshte shenimeve te nje gjyqtari lidhur me nje akuze te nenshkruhet edhe nga personi qe akuzon. Te gjithe duhet t’a sulmojne genjeshtren dhe mashtrimin. Por me sa duket edhe Sybiu ka qene dhe mbetet nje mashtrues.

    Reply to this comment
  16. selim rroshi November 7, 12:13

    Po mire ta bejne se vet ke mare pozicionin e felliqur te mbrosh palen e dhjere ne pushtet e te sulmosh tjetren qe ishte ne pushtet. Ajo pala qe mbron ti e kishte per detyre te fulftonte krimet e pales tjeter dhe se beri asnje dite se po ben te njejten gje vete. Ti thjesht llapaqen i nje pale hajdutesh kunder pales tjeter kaq. Hem ke zgjedhur kete pozicion te dhjere hem ngrihesh si zogu nga bajga lopes e ciceron per padrejtesi se se duron dot corben e saj.

    Reply to this comment
  17. lina November 12, 10:49

    dhe fytyren e ke si gomar ti andrea spiuni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim