“Luftë” shqiptare euros, BSH miraton paketën kundër valutës

February 7, 2018 17:24

“Luftë” shqiptare euros, BSH miraton paketën kundër valutës

 

Banka e Shqipërisë miratoi një paketë masash ligjore, të cilat synojnë të ulin përdorimin e euros në ekonominë shqiptare.

“Procesi i deeuroizimit është i nevojshëm dhe dobiprurës në afatin e gjatë, si për përmirësimin e efektivitetit të politikave ekonomike dhe financiare ashtu edhe për uljen e rreziqeve të stabilitetit financiar. Studimet dhe analizat tona evidentojnë se përdorimi i valutave të huaja në sferën e aktivitetit të brendshëm ekonomik e financiar është në një shkallë relativisht të lartë. Ky fenomen lidhet si me përdorimin e lartë të valutave në transaksionet tregtare, ashtu edhe me përdorimin e lartë të tyre si mjet kursimi, në formën e depozitave bankare, apo edhe si mjet financimi, në trajtën e kredimarrjes në valutë”, tha Guvernatori Gent Sejko.

Paketa rrit kostot për bankat nëse ato pranojnë depozita në euro, ose japin kredi në këtë monedhë.

Sipas Guvernatorit, këto masa do të ulin rreziqet për ekonominë.

“Këto ndryshime rregullative synojnë ta bëjnë më të kushtueshme (pra, më pak të preferuar) veprimtarinë në valutë të sektorit bankar dhe të forcojnë mekanizmat e ndërgjegjësimit të huamarrësve (veçanërisht të atyre individë dhe të pambrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit) për rreziqet që shoqërojnë huamarrjen në valutë. Këto ndryshime, hyjnë në fuqi brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti”, sqaroi Sejko.

Ulja e përdorimit të euros në ekonomi është rekomanduar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si dhe agjencia e vlerësimit “Standard and Poors”.

Sipas tyre, kjo masë nxit ekonominë dhe forcon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

a.s/dita

February 7, 2018 17:24
Komento

4 Komente

  1. A February 7, 18:18

    Mileti nuk duhet ti besoje ne asnje menyre bankave te kujdo niveli qofshin, ministrise se financave dhe ekonomise dhe qeverise ne pergjithesi.
    Me parat e vehta mileti duhet te qendroje larg tyre dhe kursimet e tyre ti mbajne ne valute te huaj kryesisht ne EVRO, USD dhe per nevoja te perditeshme ne LEK.
    Kursimet jo ne LEK se pastaj politika shqiptare si qeveritar mafioz bejne sa here dhe si te duan vleresimin e lekut sipas interesave te tyre, here e ulin dhe here e ngrejne, sepse eshte ne doren e tyre dhe jo te faktorit financiar nderkombetar.

    Reply to this comment
  2. Amerikani February 7, 21:37

    Shume mire me masat. Ketu nuk behet fjale per “lufte kunder euros” si titujt pa sens qe vendosin gazetare te panxene me dije.
    Nqs keto masa forcojne ekonomine ok.

    Reply to this comment
  3. Adih February 8, 03:17

    Cdo gje eshte fallco ,genjeshter e vjedhje ,e mafjes ne pushtet e ne banka ,kete e kupton dhe gomari .I kam vene re , se gjithmone per krishtlindje dhe per pushime te refugjateve ,keta agallare mafjoze e ulin voluten sidomos euron ne krahasim me lekun e dhjere shqiptar . .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*