Luftë tregtare SHBA-BE, Juncker: Nuk do të qëndrojmë duarkryq

March 2, 2018 23:02

Luftë tregtare SHBA-BE, Juncker: Nuk do të qëndrojmë duarkryq

 

Bashkimi Europian nuk do të qëndrojë duarkryq përballë masave të padrejta tregtare të Shteteve të Bashkuara.

Reagimi i zyrtarëve të lartë europian pas njoftimit të Donald Trumpit për rritjen e tarifave ndaj importeve globale të metaleve, ishte i ashpër.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se blloku po konsideron të përgjigjet me të njëjtën monedhë, duke rritur me 25% tarifat ndaj importeve prej 3.5 miliardë dollarësh të Shteteve të Bashkuara. Do të reagojmë me vendosmëri, ishte paralajmërimi i Jean-Claude Juncker.

“Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërsa industria jonë goditet nga masat e padrejta tregtare që vënë në rrezik mijëra vende pune në Europë”, deklaroi Juncker.

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire deklaroi se një luftë tregtare mes SHBA-së dhe BE-së do të kishte vetëm humbës.

Ai u zotua për një reagim të fortë e të koordinuar nga BE-ja.

Kanadaja, Meksika, Kina dhe Brazili thanë gjithashtu se po konsideronin të kundërpërgjigjeshin.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, Roberto Azevedo tha se lufta tregtare nuk është në interes të askujt.

Por, nuk e mendon njësoj Presidenti Donald Trump, i cili në mes të kësaj stuhie që shkaktoi me vendimin për të rritur ndjeshëm taksat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit, u shpreh në Twitter se luftërat tregtare janë një gjë e mirë.

a.s/dita

March 2, 2018 23:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*