Luftëtari pezullon trajnerin Ahmataj dhe 2 titullarë

May 14, 2019 13:28

Luftëtari pezullon trajnerin Ahmataj dhe 2 titullarë

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, klubi i Luftëtarit ka njoftuar pezullimin e trajnerit Juljan Ahmataj së bashku me zëvendësin e tij Neritan Novi. Gjithashtu janë pezulluar për një afat 2 javor edhe futbollistët titullarë Albano Aleksi dhe braziliani Xhekson.

Ky vendim i drejtuesve erdhi për shkak të humbjes së thellë në takimin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës, që solli dhe eliminimin e bluzinjve. Në këto dy javë, skuadra  do të stërvitet dhe drejtohet nga trajneri Jovan Mihajlovic.

Deklarata për shtyp e Luftëtarit:

Klubi i futbollit Luftëtari, pasi ka ndjekur me shqetësim ecurinë e skuadrës dhe sidomos humbjen e thellë në takimin përballe Tiranës, çka solli edhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, stafi drejtues i klubit ka analizuar me seriozitet situatën dhe ashtu siç ishte paralajmeruar, ka marrë masa disiplinore.

Nga ana jonë janë pezulluar për një afat dy javor, trajneri Julian Ahmataj si dhe zv. Trajneri Neritan Novi. Gjithashtu për një afat dy javor janë pezulluar edhe futbollistët Albano Aleksi dhe Jackson Ferreira Silverio.

Klubi i futbollit Luftëtari nuk mund të tolerojë kurrsesi paraqitje si ajo përballë Tiranës në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës, ku skuadra u shthurr totalisht duke pësuar gola dhe një humbje të pa përtypshme.

Luftëtari ben me dije se për trajnerët apo lojtarët e pezulluar nuk do të ketë masa financiare, duke i paguar ata rregullisht si gjithë pjesa tjetër e skuadrës.

Në këto dy javë, skuadra në procesin stervitor, apo ndeshjet e kampionatit do të drejtohen nga trajneri i portierëve Jovan Mihajlovic.

Arritja e objektivit mbijetesë, edhe pse ende jo matematikisht, bën që skuadra të ketë mundesinë e rotacionit dhe ne po shohim me përparësi aktivizimin e lojtarëve, të cilëve nuk u është dhënë mundësia të tregojnë vlerat e tyre.

Luftëtari ka nisur tashmë punën për formatimin e skuadrës për sezonin e ri dhe perforcimin e saj me elemente cilësore. Ne jemi të vendosur të ndërtojmë serish një Luftëtar dinjitoz, i cili do t’i japë tonin Superligës Shqiptare dhe do të bëjë krenar një qytet të tërë.

Ju Faleminderit!

j.l./ dita

May 14, 2019 13:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*