Luftime mes forcave ukrainase dhe pro-rusëve, disa të vrarë

April 15, 2014 21:33

Luftime mes forcave ukrainase dhe pro-rusëve, disa të vrarë

Forcat e Ukrainës kanë nisur një sulm ndaj separatistëve pro-rusë. Autoritetet ukrainase thanë se forcat qeveritare kanë marrë nën kontroll aeroportin në qytetin lindor ukrainas Kramatorsk.

Mediat ruse kanë bërë me dije se katër deri në pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën gjatë këtij operacioni.

Kanali televiziv Rossiya 24, ka shfaqur pamje televizive nga Kramatorsk ku shihen avionë luftarakë dhe helikopterë duke fluturuar mbi zonë.

Në qytetin tjetër Slovyansk, forcat ukrainase të mbështetura nga automjete të blinduara kanë arritur të rrethojnë një grup pro-rus.

Rreth 500 trupa ushtarake ukrainase të mbështetura nga 20 autoblinda dhe tanke, raportohet se kanë hyrë në qytetin Slovyansk.

Sipas mediave te huaja prej disa ditesh ka pasur shenja se qeveria e re e Ukrainës po përpiqet të ushtrojë fuqinë e saj në lindje të vendit, pa shfaqe të madhe të forcës, veçanërisht në Donjesk dhe Karkiv, ku militantët prej ditësh kanë zaptuar godinat qeveritare.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi se çdo përdorim i forcës nga qeveria e Ukrainës në lindje mund të dëmtojë bisedimet mbi krizën që përfshin BE , Rusinë, SHBA dhe Ukrainën , të cilat do të mbahen në Gjenevë.

“Ju nuk mund të dërgoni tanke kundër qytetarëve tuaj dhe në të njëjtën kohë të mbani bisedime , ” tha Lavrorv gjate një vizite në Kinë.

Por Ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, deklaroi nga Berlini se do të rriten sanksionet ndaj Rusisë, nëse kjo e fundit nuk është e gatshme të zgjidhë krizën e Ukrainës.

“Nëse Rusia nuk është e gatshme ti japë fund përshkallëzimit të situatës në lindje të Ukrainës, duhet të përgatitet se Gjermania dhe Bashkimi Europian do të nisin fazën e tretë të sanksioneve” , tha ai.

Ndërkohë Rusia nga ana e saj ka mohuar të gjitha akuzat për orkestrim të protestave në lindje të Ukrainës, duke akuzuar qeverinë e Kievit për paaftësi dhe nëpërkëmbje të interesave të popullësisë etnike ruse.

eerr

April 15, 2014 21:33
Komento

1 Koment

  1. fat man April 16, 05:51

    Gjermanet e dine mire se zgjidhjen e krizes e bejne ata qe e krijuan ate, Amerika dhe BE. Ne kundershtim me cdo norme elementare te DEMOKRACISE sponzorizuan dhe nxiten opoziten se bashku me organizata fashiste dhe mafioze ne Ukraine, duke rrezuar me grusht shteti nepermjet kallashit qeverine e ligjeshme tee dale me voten e qytetareve. Donin te izolonin me tej Rusine, qe pas vitit 2000 ka gjetur ritmin dhe po ben progres si ne ekonomi dhe ne fushen nderkombetare, kerkonin qe Ukrainen prej nje lidhje me Rusine ne te njejtin shtet per 350 vitesh t,ja kundervinin asaj, shkuan per te vene vetullat e nxorren syte. Kete corbe qe e gatuan ta hajne vete perendimoret dhe te mos bejne pjestare edhe Rusine, ne fund te fundit eshte vete populli te beje zgjedhje per formen e regjimit dhe te shpalle se me ke do te bashkejetoje, kjo nepermjet votes s lire. Ate qe kerkuan per t’ja futur tjetrit, e hengren vete sa krahu, por me bryl te perthyer.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*