Luftoni për dashurinë (dhe tri këshilla të tjera për jetën në çift)

February 28, 2018 15:45

Luftoni për dashurinë (dhe tri këshilla të tjera për jetën në çift)

Është shumë e vështirë të thuash si duhet të jetë saktësisht një lidhje.

Secila histori dashurie është e veçantë në vetvete dhe nuk ekzistojnë rregulla që vlejnë për të gjithë.

Megjithatë, ja disa sugjerime:

1- Nuk ekziston “turpi” në shtrat

Ndani ato që doni të provoni në shtrat. Ndoshta jo të gjitha mund t’u pëlqejnë të dyve, por mos kini turp t’i thoni. Intimiteti në shtrat është çelësi i kënaqësisë për pjesën tjetër të ditës.

2 – Kujtoni fillimet

Nuk bëni keq të kujtoni ndonjëherë fillimin e lidhjes. Kur, ku, si, pse. Kjo risjell në kujtesë emocionet e forta të ditëve të para. Dhe ndihmon shpesh ta kaloni më lehtë një grindje apo mosmarrëveshje.

3- Harroni dominimin mashkullor

Harroni që mashkulli është domosdoshmërisht poseduesi dhe se femrat nuk janë të pavarura. Sot fuqia e femrës në një lidhje është e padiskutueshme. Ato e dinë çfarë duan dhe nuk kanë prirje vetëm për kuzhinë.

4- E fundit, por më e rëndësishmja: Luftoni për dashurinë!

Luftoni nëse jeni me zemër të bindur që kjo është dashuria e jetës. Nëse është vërtet dashuri, asgjë nuk do mundet ta thyejë dhe sado e pamundur të duket, në një formë apo në një tjetër ajo do zgjasë përgjithmonë.

b.m. / dita

 

February 28, 2018 15:45
Komento

2 Komente

  1. Bello, cuore nudo (in boca a lupo) February 28, 15:59

    Lufto per Amoren !

    nji ide mjaft sexi 🙂

    S’do kishte lufte qe ja vlen me shume ,me te omel …

    jam gati te hidhem mes asaj flake.

    le te behemi prush e ngrohim oden e amores

    per te ardhmen tone e ata qe do vijne …

    duke dhene nji sinjal te forte brezave / vleres

    qe ka ne jeten tone dashuria

    Reply to this comment
  2. ne sulm shokeni .. March 1, 19:54

    per at zog qish ne lashtesi ,
    asht ba luft e madhe,
    ather kur ishte aq e veshtir ne bot .
    po soot ?

    hidhuni ne sulm vllazen
    pernryshe ju rrofte ajo pushk qe mbani ne dor .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*