Luftonte përkrah ISIS në Siri, vritet 20-­vjeçari nga Kosova

July 20, 2015 17:50

Luftonte përkrah ISIS në Siri, vritet 20-­vjeçari nga Kosova

Flurim Zenuni,  është një tjetër shqiptar nga Kosova që ka humbur jetën në Siri. 20-vjeçari i ishte bashkangjitur grupit ekstremist të njohur si Shteti Islamik apo ISIS, pak muaj më parë. Zenuni është nga fshati Kuk, komunës Dragashit, ndërsa ka poseduar edhe nënshtetësi gjermane, ku edhe ka jetuar me familje.

Siç mëson ‘Zëri’, Zenuni i është bashkangjitur ISIS-­it, nga Gjermania. Kur familjen e tij e kanë njoftuar ditë më parë për vdekjen e Flurimit, disa familjarë të tij që jetojnë në Kosovë, kanë hapur të pame në fshatin Kuk. Flurimi ka jetuar në Gjermani bashkë me prindërit dhe një vëlla, i cili është më i madh se ai me moshë, dhe radikalizimi i tij ka ndodhur në Gjermani.

Nuk dihet numri i saktë i kosovarëve që jetojnë në diasporë e që iu kanë bashkangjitur ISIS­it, siç është rasti i Flurimit. Por, nga Kosova në ISIS, llogaritet që kanë shkuar dhe janë kthyer rreth 300 persona, në mesin e të cilëve ka edhe gra e fëmijë të mitur.

July 20, 2015 17:50
Komento

7 Komente

  1. Dritani July 20, 18:06

    He mo boll me ksi lajmesh. Late nam. Sa mafioza nga Shqiperia ka qe vdesin duke shit droge, nuk i nxjerrim te gjithe neper gazeta. Na i shpifet.

    Reply to this comment
    • arbeni nga tepelena July 20, 20:17

      dhe ti vete e kupton ndryshimin apo jo,te rritesh ne gjermani ne ate vend ku shqiptaret e gjore po bejne cmos te ven ,dhe te vdesesh ne siri nuk ka vend besoj.

      Reply to this comment
  2. Drenicak July 20, 19:21

    Shkoni shkoni se u presin 72 vergjiredha dhe lumj mjalti!
    Fare dalshi nane e budallve ….
    Ai qe frekuenton xhamit kshtu perfundon.

    Reply to this comment
  3. Fillori July 20, 20:13

    Mish per top, si ky Zenuni, do perfundojne te gjithe ata qe nuk dine se , ne kete bote eshte turp ta japesh gjene me te shtrenjte ,JETEN,per motive dhe bindje regressive e pa vlere.
    Me e pa e justifikuar eshte kjo sacrifice per nje ish Kosovar me pashaporte Gjermane!

    Reply to this comment
  4. semanjaku July 20, 20:45

    Mire t I behet,,te gjithe ekstremistet fanatik,hendeqeve te botes si qen do perfundojne. Keta lloj shkojne me deshire per te vrare njerez te pa fajshem duke bere krime macabre po aty perfundojne edhe vet. Ketij shqiptarogjermanit nuk I ka munguar asnje mundesi per te jetuar me se normal,,cfar donte ne mes te krimineleve?

    Reply to this comment
  5. lato July 20, 23:07

    Te kesh dy klase shkolle dhe te besosh dokrrat e fese,nuk shkon.Kryeministri i sotem nuk besonte dogmen komuniste,nuk besonte te atin,nuk besonte demokracine e Saliut dhe nuk ka si te respektoje muslimanizmin e te ngreje xhami ne mes te Tiranes.Duhet ti jape fund hipokrizise,ti lere iftaret gala dhe budalliqet e fese dhe te respektoje kushtetuten.Jemi shtet laik.

    Reply to this comment
  6. Djal Tirone re July 21, 07:45

    1 me pak, ishalla u shofshin te gjithe ata qe marrin rrugen per atje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*