Lugët (një urim për Pashkë)

April 8, 2018 00:34

Lugët (një urim për Pashkë)

Astrit Çerma

Im at, furrxhi i lagjes, rrëfente: – I kisha të ndara vëndet e sergjenit të madh ku vendosja tavat në furrë. Ne të majtë kaurët, në të djadhtë muslimanët. Edhe lugët që përzija gjellët ishin dy, secila e varme nga naija e vet.

– Usta Isuf – më porosisnin të gjithë,- Se mos na e përzien gjellën me lugën tjetër…

– Jo, oree..Ç’është ajo fjalë?..Ama, dëgjoni këtu: Po ju erdhi tek gjella era mysliman juve kaurve, ose, po ju erdhi tek gjella era kaur juve muslimanëve, ta dini, nuk e keni të “keqen” nga sergjeni, as nga lugët, edhe as nga unë. E keni nga furra.Unë një grykë furre kam edhe një shtrat furre kam. Këtu hyjnë të gjitha e ketu dalin të gjitha. Aty brenda s’ka as kaur e as myslimanë, aty vlon. Vlon për secilën tavë sipas harxhës së vetë, ama, vlon për të gjitha. Se ç’japin e marrin tavat me njena- tjetrën aty mbrenda, për atë Zot që është një, unë, aaaa, jooo…Nuk mbaj përgjegjësi!

Astrit Çerma

Disa shtrembëronin turinjtë, disa rrudhnin buzët, por, shumica qeshte me të madhe… Kur, vinin ditët e sebepeve dhe shtohej puna shumë, si me marifet, kur kishte bajram rralloheshin tavat e kaurëve dhe kur kishte pashkë rralloheshin tavat e muslimanëve. Secila palë gatuante nëpër shtëpija. Dhe jo nga frika e lugëve që mund të përziheshin, jooo… Por, t’u lironte vendin palës tjetër që të “mbaronte punë” sa më shpejt dhe sa më mire meqë ishte festë.

Mbas sebepeve, unë nuk rrija pa i cyt. Merja një tufë lugë nga shtëpija dhe i shtrija në mes të sergjenit të madh…

– Ç’janë këto lugë usta Isuf?!- pyesnin ato që edhe dinin edhe nuk e dinin “hilen”.

– Janë lugët tuaja – i përgjigjesha.- Mi solli “filani” e kollani”…I kishit harruar mbramë kur shkuat për t’i uruar për festën që kishin.

Plaste e qeshmja. Dhe kur qesh njerëzia, hajde e mere vesh po qe i zoti kush është kaur dhe kush është msliman… Ah, vendi im i mrekullueshëm….Qyteti im…Njerëzit e mi…Në çdo festë vetëm urime dhe qeshje! Ahhh…

 

April 8, 2018 00:34
Komento

19 Komente

  1. redi sheheri April 20, 14:55

    Qe mome Deja ka qene guzhinjere ke kopshi me dreke ,kete kam 55 vjet qe e di,por qe lale Isufi paska qene furrxhi kete s`e dija

    Reply to this comment
  2. Dielli mbi KORAB April 20, 15:42

    Je i madh Astrit.
    Na e mbushe zemren me gezim dhe syte me lote.
    Nje Diell ndriçon per te gjith ne banoret e tokes,pavarsisht se kujt zoti ne i falemi.
    Gezuar Pashket Shqiperia ime.

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi April 20, 20:53

    Astrit Çerma rri e rri/ Ama kur flet na qit flori! Nderime Astrit! Jemi miq vetëm këtu te “dita” dhe në filma. Në të tjerat jo, por sidoqoftë me esse-të tuaja unë jam mik! Kaq mjafton që unë t’a ndjej shijen e mikut!

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit April 20, 21:06

    futeshin ne furre te ndare myslimane e kaure dhe dilnin nga furri me nje fe te vetme,hhahhahahaaa.Ia kalofsh mire Astrit!

    Reply to this comment
  5. Shaban Shpiragu April 20, 22:07

    Nje tregim shume kuptimplot. Artisti po artist mbetet. Jo,jo,sharje e ofendime jo kaur e jo mysliman,jo turk e jo grek ,tani keto vjet po i degjojme. Kemi jetuar sa e sa vjet ne mes te krishtereve. apo te krishter ne mes temyslimaneve ,po nuk kemi degjuar ofendime. Gezimet e hidherimet jane kaluar bashke. Festat respektoheshin e uronin ne shtepi njeri tjetrin,ndaj tregimi i Astritit eshte me se i vertet,se populli qeshte,se e kuptonte hymorin e xha Isufit!
    Pershendetje Astrit.

    Reply to this comment
  6. Bato Mokra April 21, 07:15

    Keto tregimthe sinjifikative te Astrit Cermes jane sa per disa konferenca qe organizojne zyrtaret per bashkejetesen fetare (faturat e tyre te luajne kapakun e mendjes, le me ato qe shkojne ne xhepat e tyre, edhe ky vjedhin nder trashegimite me te vyera historike te popullit tone).
    Pershendetje. Meqe here-here kam qene “ndihmes-vullnetare” te nje furretar i njohur, me duket se tregimthet kane ate afshin, qe te bie ne fytyre e ne trup, kur hap kapakun e furrit per te nxjerre tavat e muslimaneve dhe te krishtereve.

    Reply to this comment
  7. ab April 21, 09:34

    Bukur!

    Reply to this comment
  8. P.A.B April 21, 10:23

    Shpesh nje fabul a nje rrefim jetesor, evokon me shume dhe paraqet me qarte ate qe duam te shprehim ne nje analize te gjate. Gjithmone mendoj se kemi me teper nevoje per “copeza te vogla personale, e njerezore” sesa lajme me krime te pafund e lufte politike. Kinezet kane nje proverb simpatik: “befsh nje jete interesante” Ne fakt eshte mallkim, “pac sa me shume probleme” ose “mos te zencin kembet dhe” Jemi lodhur me interesanten!

    Reply to this comment
  9. Pipi April 21, 11:26

    Kjo rrefenje e artistit Astrit Cerma e beri punen e vet edhe ne faktin se, te pakten deri tani, komentuesit kane qene ne te njejten linje me fabulen e tij. Faleminderit, Astrit!

    Reply to this comment
  10. babo April 21, 11:45

    Dulla e degjeneroi gjithe popullin, vetem ate duhet te besonim, ai ishte zoti,

    Reply to this comment
  11. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku April 21, 12:56

    Astrit Cerma per PRESIDET te shqiptarve.
    Ai e meriton kete gjo ,..si burre i mençun,tolerat,,…me shije te holle humori dhe mbi te gjitha me atdhedashuni dhe patriotizem modern.
    Falemniderit zotni- Astrit.

    Reply to this comment
    • hosteni April 21, 16:26

      po moj eksperte nga kamza e meriton pijaneci me u bo president,,,,,,,,,,,,,pyte 1 her pijanecin ishte esell apo tape kur e shkroi kete artikull,,,,,,,,,,artisti pijedashes……!!!!!!!!!!!!1

      Reply to this comment
  12. fat man April 21, 23:54

    Po te fusim Saliun ne furre do te digjet Saliu, apoo… Furra.

    Reply to this comment
  13. Qifti i lumtur 1975 April 8, 02:30

    Ne fakt kete “fabul” qe na thote Astriti eshte te filmi shqiptar “Cifti lumtur”.
    .

    Qe ishte një komedi për jetën e viteve ‘70. Dy të rinj që vijnë nga besime të ndryshme fetare vendosin të martohen me njëri tjetrin dhe ua bëjnë të njohur dashurinë prindërve të tyre.

    Në takimin midis dy baballarëve i ati i djalit i rrethuar nga gruaja dhe halla krijon gjithfarë situatash komike pasi nuk e fsheh dot se nuk e do vajzën që vjen nga “një fe tjetër”. Por më në fund dorëzohet. .

    .Brezit te ri duhet ti flasim per traplleqet e kohes para 67-es ku mbyste percja-shallvaret-penebreket-furka -brekushet fejesat e qindra idiotlliqe te tjera ku me idiotja ishte ndalimi moral i njerezve me besim te ndryshem.
    .
    Nuk me rruhet se nje person beson apo jo por eshte kriminale qe shteti shqiptar te harxhoje miljona dollare ne vit per te paguar hoxhallaret ndertimet e kultit biles dhe pastruesit dhe sherbetoret e tyre..

    Je myslyman..paguaj per hoxhen zoteri

    Je katolik paguaj priftin

    je batakci ..me falni bektashi paguaj baba Mondin….cfare emri Edmond batakciu..

    ….
    Ose pse duhet te kthejne myslymet sumen nga Gjergj Kastrioti…Pse koloneli Janullatos erdhi i perkohshem per 3-5 vjet dhe u be i perhershem biles Hamshori i Monikes e beri sqiptar janullen……
    .
    Ose pse Ermeija prifti serb mallkon Kosoven dhe e quan ate vend te shejte te Serbise ?
    .
    Pse Batakcinjte Bektashinj e quajne akoma nje Abaz Aliu nga Persia si profet…
    .
    Pse sali bisha na futi ne konfernce islamike….

    Ka dhe qindra PSE qe shume komentues qe jane dehur nga furra e babait te Acermes dhe nuk kuptojne se ne Shqiperi besimtaret popullore jane si dele te perendise kurse kupola e tyre ne Athine Beograd Stamboll -Meke dhe Vatikan kane nje bilanc negativ…dhe kjo nuk duhet harruar..
    .
    Kane qene keto kupola klerikesh qe si furrtare e kane futur ne tave kombin shqiptar dhe kane rrembyer 75% te territorit dhe 60% te popullsise..
    .
    Nese ka nje veper madhore Enver Hoxha eshte sheshimi qe i beri dogmave fetare ..Nese dikush e fajson xhaxhin se prishi objektet fetare..kam qene deshmitar okular per nje objekt me vlera qe vete Enver Hoxha e mbrojti nga turmat berishste dhe tritanshehiste..dhe nxorri ligjin per mbrojtjen e monumenteve.

    Reply to this comment
  14. XXXL April 8, 04:32

    Astrit….. ne e dime qe yt ate ka perdorur luge “floriri”, ku i ke fshehur, perse i ke zevendesuar me lige druri, nga ai druri qe behen nallane …. Oh sa kom qesh.
    Po per Pashket cfare uji u shtonte gatimeve …. uje te bekuar e e e eeee.
    Qenkeni ushqyer me bollek si familje.

    Reply to this comment
  15. SS April 8, 09:16

    …shkrimi bukur por vetem nje sqarim fjala kaur = gjaur nga turqishtja perdorej ne rastin kur dikush ishte i pa fe ose kishtet nderuar fene ne kete rast shqipot qe u kthyen muslimane duehj te quheshin kaur .por si ne cdo rast kjo rrace sunite ato qe bene vete ja faturon tjetrit …..

    Reply to this comment
  16. Kujtimi April 8, 20:19

    Hajde pra o Tito ne qytetin tend te njerezit e tu, pse vazhdo e lan pjata ne Amerike? Hajde se kudo qeshje e urime do gjesh…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*